Anthony Lopes Archives - Albeu.com

Moment solidariteti që bëri botën të flasë, portieri shtrihet në tokë që shokët të ndërpresin agjërimin
Një gjest i nadh solidariteti gjatë një ndeshjeje të Ligue 1 franceze, ka ngjallur reagime të mëdha në rrjetet sociale dhe mediat sportive.

Gjatë ndeshjes së fituar 2-0 nga FC Nantes ndaj Le Havre, portieri Anthony Lopes, u shtri në tokë në mes të ndeshjes pa asnjë kundërshtar afër, ndërsa topi kishte dalë jashtë loje.

Sipas rregulloreve të Ligue de Football Professionnel dhe Federatës Franceze të Futbollit, ndërprerjet formale gjatë lojës për arsye fetare nuk lejohen.

Megjithatë, ekziston një dallim i rëndësishëm: ndërsa lojtarët e fushës duhet të largohen nga terreni nëse lëndohen, portierët kanë të drejtë të marrin trajtim mjekësor drejtpërdrejt në fushë.

Lopes e shfrytëzoi pikërisht këtë rregull. Ndërsa stafi mjekësor i ofronte “trajtim”, disa lojtarë të Nantes që agjëronin në këtë muaj të Ramazanit shkuan ne shpejtësi te vija anësore, ku u panë duke pirë ujë dhe ngrënë hurma, për të ndërprerë agjërimin e tyre në perëndim të diellit.

Portieri u ngrit ngadalë, duke lejuar disa çaste shtesë para se loja të rifillonte.

Ky gjest njerëzor vjen në një kohë, kur debati për pranimet e gjesteve apo riteve fetare në futbollin evropian është ende i hapur.

Premier League britanike filloi të lejojë zyrtarisht, ndërprerhen w ndeshjeve per te çelur iftarin, një vendim i marrë që nga Ramazani i vitit 2021, ndërsa Bundesliga gjermane miratoi një qasje të ngjashme një vit më vonë. Franca, megjithatë, mbetet e ngurtë në qëndrimin e saj.

Ramazani, i cili këtë vit filloi më 19 shkurt pas vëzhgimit të gjysmëhënës, është muaji më i shenjtë për myslimanët një periudhë agjërimi të plotë nga agimi deri në perëndim të diellit.

Fitorja e Nantes ishte e rëndësishme edhe sportivisht, duke i dhënë ekipit frymëmarrje të nevojshme në luftën e ashpër për të shmangur rënien nga kategoria.

Por përtej rezultatit, ajo çka mbeti në kujtesë ishte pauza e vogël në fushë, një simbol i thjeshtë uniteti dhe respekti, një kujtesë se humanizmi gjen rrugën e vet edhe brenda rregullave më të rrepta.

The post Moment solidariteti që bëri botën të flasë, portieri shtrihet në tokë që shokët të ndërpresin agjërimin appeared first on Albeu.com.