antaresimi Archives - Albeu.com

Anëtarësimi në BE/ Plani me kushte i rritjes, 31 reformat e Shqipërisë
Shqipëria duhet të zbatojë 31 reforma që lidhen me 141 ndërhyrje që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, arsimin, infrastrukturën dhe teknologjinë deri në vitin 2027, për të përfituar nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në dispozicion të Shqipërisë janë 922 milionë euro në dy vitet në vijim, por kushtet për alokimin e tyre synojnë disa reforma që janë më të efektshme se sa vetë fondet.

Ekspertët sqarojnë qëllimet e planit të rritjes dhe ndikimin e tij në ekonomi dhe në sundimin e ligjit.

Në nëntor të vitit 2023, Bashkimi Europian miratoi një plan të ri rritjeje për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia) nëpërmjet të cilit synohet që në dekadën e ardhshme, ekonomia e Rajonit të dyfishohet me synimin për të reduktuar hendekun ekonomik me BE-në.

Plani mbështetet nga një fond prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027, prej të cilit Shqipëria përfiton 922 milionë euro.

Vendi ynë ka përfituar paraprakisht një shumë prej 64 milionë eurosh, ndërsa pjesa tjetër do të alokohet në bazë të zbatimit të një agjende reformash, e cila u miratua në tetor të vitit të kaluar nga Komisioni Europian.

Kjo agjendë përfshin 31 reforma kryesore dhe disa investime të mbështetura nga 922 milionë euro financim.

Gjithsej janë 143 piketa të lidhura me disbursimin e fondeve.

Më shumë se mbështetja me fonde, ekonomia e Shqipërisë dhe ajo e Rajonit do të përfitojnë nga reformat strukturore, hapja e tregjeve dhe asistenca teknike që jep BE në sektorët kyçë të ekonomisë.

Ardian Haçkaj, Drejtor Kërkimor i Institutit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit me fokus agjendën e integrimit, thotë se financimet për Shqipërinë nga Plani i Rritjes janë ndarë sipas një formule të caktuar nga BE për çdo vend të Ballkanit.

Sipas tij, përfitimi i Shqipërisë do të varet nga shkalla e thithjes së fondeve. Z. Haçkaj shpjegon se suksesi i kësaj agjende varet nga koordinimi i fuqishëm ekzekutiv, kapacitetet e zgjeruara administrative dhe qasja gjithëpërfshirëse për zbatimin dhe monitorimin.

Plani i ri i rritjes ekonomike të Rajonit është bazuar në katër shtylla që synojnë integrimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së, avancimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal, thellimin e reformave në lidhje integrimin në BE.

Gjithashtu synohet që të rriten financimet e paraanëtarësimit në funksion të përshpejtimit të konvergjencës socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Reformat që duhet të ndërmarrë Shqipëria përfshijnë që nga përmirësimi i klimës së biznesit, lehtësimi i tregtisë rajonale, arsimi, teknologjia, të drejtat e njeriut, transparenca e buxhetit, dekarbonizimi etj.

Agjenda e reformave për Shqipërinë është një material voluminoz prej 200 faqesh, në të cilën ndërmerren angazhime specifike në të gjitha fushat dhe sektorët në vend.

Ardian Haçkaj, Drejtor Kërkimor i Institutit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit vëren se sektori privat nuk ka pasur interes për qasje në fondet dhuratë të BE-së, teksa investimet e fundit private të lajmëruara në infrastrukturën rrugore shqiptare po bëhen nëpërmjet PPP.

Si pasojë, biznesmenët shqiptarë nuk po shfrytëzojnë faktin se duke filluar nga qershori 2024, BE bashkëfinancon me grant deri në 50% të kostos së një projekti infrastrukture transporti, shtoi ai.

Plani i Rritjes në Shqipëri parashikon mbështetje financiare prej 922 milionë eurosh për një periudhë 4-vjeçare (shumë e cila u shtohet fondeve ekzistuese IPA), nga të cilat një e treta është dhuratë.

Së bashku me fondet e IPA-s, shuma e fondeve nga BE si dhuratë (jo kredi) për vendin tonë në këtë periudhë shkojnë në 180 milionë euro në vit, thotë z. Haçkaj.

Këto shuma planifikohen të kontribuojnë në bashkëfinancimin e projekteve të infrastrukturës në vend si Linja ajrore e re e transmetimit 400 kV Rrashbull (Shqipëri) – Arachtos (Greqi); Rehabilitimi i HEC-it të Vaut të Dejës; Hekurudha Kristalopigji/Greqi me Pogradecin; segmenti Stacioni hekurudhor Vlorë – Aeroporti i Vlorës (12 km), “Smart Labs”, etj.

Këto projekte, kryesisht infrastrukturore do të vijnë nëpërmjet instrumentit të investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Pesë grupet e reformave që duhen kryer deri më 2027

Nga plani i rritjes, të paktën 50% e 922 milionë eurove do të shkojnë për investime nëpërmjet Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Sipas agjendës së planit të Rritjes, disbursimi i fondeve do të bëhet dy herë në vit, në bazë të përmbushjes së kushteve përkatëse. Nëse kushtet nuk përmbushen, fondet do të pezullohen ose do të ridistribuohen te partnerët e tjerë.

Komisioni Europian e ka miratuar agjendën e reformave që do të zbatohen nga Shqipëria deri më 2027 dhe që synojnë realizimin e 5 objektivave kryesore. Në varësi të zbatimit të tyre do të akordohen edhe fondet prej 922 milionë eurosh ndaj vendit tonë.ç

Më tepër se aspekti financiar (granti 80 milionë euro në vit), Plani i Rritjes duhet të jetë një ushtrim i mirë (ose stërvitje) për institucionet shqiptare për të qenë gati për anëtarësim dhe për të maksimizuar përfitimet nga qasja e institucioneve shqiptare dhe aktorëve të biznesit në politika të ndryshme të BE-së, instrumenteve financiare dhe programeve përkatëse, përpara anëtarësimit të vendit.

Në vlerësimin tonë, ky është përfitimi më i madh nga Plani i Rritjes, thotë zoti Haçkaj.

Objektivi i parë është rritja e konkurrueshmërisë dhe politikave ekonomike kombëtare.

Ky objektiv përfshin disa nisma kryesore që nxisin klimën e biznesit dhe konkurrencës, duke kontribuuar kështu në rritjen ekonomike të vendit, nëpërmjet reformave si rritja e të ardhurave buxhetore dhe përmirësimi i sistemit tatimor.

Reformat synojnë sigurimin e transparencës dhe efikasitetin e shërbimeve shtetërore të kadastrës, për investitorët dhe qytetarët dhe ofrimin e një politike gjithëpërfshirëse për përdorimin e tokës.

Duhet të rritet transparenca e investimeve dhe përmirësimi i qeverisjes së ndërmarrjeve shtetërore dhe ndihmës shtetërore ndaj tyre.

Duhet të përmirësohet korniza e investimeve dhe duhet të vendosen sistemet inteligjente të transportit dhe e-mallrave. Synohet promovimi i eksportit dhe ndërkombëtarizimi, duke përfshirë lehtësimin e eksporteve dhe tregtisë, zinxhirin e vlerës dhe rritjes, etj.

Objektivi i dytë përfshin transformimin e arsimit për një fuqi punëtore të kualifikuar dhe të përgatitur nga ana dixhitale, të lidhura fort me zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Reformat kryesore për arritjen e këtij objektivi kanë të bëjnë me rishikimin e sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional për të përshtatur më mirë kërkesën për aftësi të tregut të punës.

Do të përditësohen kurrikulat në arsimin fillor dhe të mesëm për kompetencat e të mësuarit.

Duhet të përmirësohet Korniza Kombëtare e Kualifikimeve në përputhje me atë të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë (ESG).

Përparojnë aftësitë dhe arsimin digjital për të rinjtë dhe infrastrukturën TIK për shkollat dhe universitetet publike. Forcohet efikasiteti i skemës së papunësisë, mjedisi i kërkimit dhe inovacionit.

Objektivi i tretë është ndërtimi i një infrastrukturës digjitale të sigurt, tё qëndrueshme dhe të aksesueshme.

Për të arritur këtë objektiv, parashikohen deri në 2027 disa nisma kryesore, që konsistojnë me përafrimin me rregulloren e BE-së për identitetin Digjital dhe zbatimin e e-Portofolit Digjital për shërbimet publike.

Do të rritet siguria kibernetike, me standardet e BE-së dhe do të përmirësohet korniza për një infrastrukturë digjitale të sigurt dhe të qëndrueshme.

Do të përmirësohet mjedisi i bizneseve inovative dhe mbështetja e nismave të bizneseve me potencial për tranzicionin e gjelbër dhe digjital, si dhe nxitja dhe rritja e sipërmarrjes inovative.

Objektivi i katërt lidhet me avancimin e qëndrueshmërisë energjetike dhe integrimin e tregut rajonal me atë të BE-së.

Reformat nën këtë objektiv konsistojnë në rregullimin gradual të tarifave ndaj çmimeve të tregut dhe në nxitjen e prodhimit të energjisë së rinovueshme përmes zhvillimit të një plani ankandi transparent dhe konkurrues për energjinë e rinovueshme.

Do të vendosen mekanizma për uljen e emetimit të karbonit.

Objektivi i pestë lidhet me konsolidimin e shtetit të së drejtës. Masat që përfshihen nën këtë objektiv lidhen me fuqizimin e punës për parandalimin e korrupsionit dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe forcimin e kapacitetit institucional dhe kuadrit strategjik në fushën e parandalimit dhe luftës kundër drogave.

Do të sigurohet një kornizë e besueshme dhe e qëndrueshme për të parandaluar dhe për të luftuar pastrimin e parave dhe do të konsolidohet pavarësia e llogaridhënies së sistemit të drejtësisë nëpërmjet transparencës.

Synohet rritja e efikasitetit të sistemit të drejtësisë në të gjitha nivelet dhe parandalimi efektiv i korrupsionit. Synohet rritja e lirisë së shprehjes, në përputhje me standardet europiane.

Ushtrimi i vështirë për Rajonin

Plani i rritjes së BE-së për Rajonin u përball me kritika për mungesën e vizionit strategjik dhe lidhjen e tij me instrumentin e procesit të anëtarësimit në BE.

Ndërsa synohet të përshpejtohet ky proces, mekanizmat që drejtojnë një përshpejtim të tillë mbeten disi të paqarta, thuhet në një vështrim që i hodhi zbatimit të planit një vit me vonë, në nëntor 2024, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Rëndësia e planit të rritjes, (Growth Plan – GP) është pranuar nga vendet e EJL6 dhe aktorë të tjerë në BE dhe rajon.

Megjithatë, instrumenti ka marrë gjithashtu kritika të konsiderueshme. Plani është kritikuar kryesisht për mungesën e një vizioni të mirëpërcaktuar të zbatimit.

Megjithëse zbatimi i reformave parashikohet për një periudhë trevjeçare (2024 – 2027), ai nuk i jep përparësi një reforme apo fushe politike specifike.

Sipas CDI-së kjo mund të çojë në konfuzion në përcaktimin e prioriteteve ndërmjet reformave themelore të BE-së dhe atyre që synojnë përfshirjen graduale në tregun e vetëm të BE-së.

Për më tepër, duke pasur parasysh përvojat e mëparshme të ngadalta dhe sfiduese, mbetet e pasigurt se si disa nga reformat e mëdha do të realizohen brenda afatit trevjeçar.

Instrumenti i financimit RGF ndryshon nga IPA në mekanizmin e tij të pagesës dhe kushtëzimin e integruar. Në të gjitha vendet e EJL6, disbursimet kushtëzohen nga përfundimi dhe suksesi i reformave

Për më tepër, për Kosovën dhe Serbinë, qasja në fondet e Planit të Rritjes kushtëzohet edhe nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe nga zbatimi i obligimeve që dalin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i Zbatimit të saj dhe të gjitha Marrëveshjet e kaluara të Dialogut (përfshirë angazhimin në negociatat për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve).

Në fund të vitit të kaluar janë miratuar agjendat e reformave për 5 vende të Rajonit. Lidhur me hartimin dhe zhvillimin e tyre, u parashikua të konsultoheshin axhendat e reformave.

Raportet e përmbledhura nga Komuniteti i Organizatave Joqeveritare tregojnë se në Serbi mungon aksesi në listën e reformave. Shqipëria e prezantoi agjendën e reformave në BE përpara afateve të konsultimit me publikun.

Vetëm një përmbledhje e kufizuar e titujve të reformave, duke përjashtuar detajet e plota si piketat, treguesit dhe kostot, u vu në dispozicion për konsultim nga Shqipëria.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, projektreforma ishte e padisponueshme për shkak mosmarrëveshjeve ndërqeveritare.

Në Kosovë dhe Mal të Zi, konsultimet me Organizatat Joqeveritare janë bërë me minimumin e bashkëpunimit dhe në Maqedoninë e Veriut, nuk pati asnjë konsultim zyrtar me OQF-të. Në vend të kësaj, u kryen konsultime sipërfaqësore në nivel ekspertësh me OSHC-të e përzgjedhura dhe akademinë.

Fondet janë të pakta, vetëm 0.4% e PBB-së së Rajonit

Një nga kritikat më të mëdha që Plani i Rritjes ka pasur nga Organizatat Joqeveritare është shuma e ulët e financimit.

Plani i Rritjes ofron financim për Rajonin, me një grant vetëm 500 milionë euro në vit për të gjashtë vendet, që korrespondon me vetëm 0.3 – 0.4% të PBB-së vjetore të rajonit.

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim argumentoi se kjo shkallë e ndihmës financiare të BE-së nuk është përshtatur me nevojat e zhvillimit të rajonit dhe as nevojat e tij për konvergjencë me BE-në.

Përveç kësaj, ka pasiguri në lidhje me kriteret që KE do të përdorë për të përcaktuar “përmbushje të kënaqshme” të kushteve të pagesës.

Gjykata Europiane e Llogarive rekomandoi që KE të zhvillojë udhëzime për vlerësimin e përmbushjes së kushteve të pagesës, duke përfshirë edhe çdo ndryshim të mundshëm të kushteve të plotësuara më parë.

Përveç kësaj, Gjykata gjithashtu këshilloi KE-në që të monitorojë në detaje objektivat e reformave për të parandaluar vendet e Ballkanit që të pretendojnë suksese pa kuptim./MONITOR

The post Anëtarësimi në BE/ Plani me kushte i rritjes, 31 reformat e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Mali i Zi në rrugë më të shpejtë të anëtarësimit në BE, Serbia mbetet mbrapa
Mali i Zi dhe Serbia vazhdojnë të konsiderohen si vende udhëheqëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por, në rrethanat ekzistuese, vetëm Mali i Zi mund të shpresojë për anëtarësim të plotë deri në fund të kësaj dekade.

Ky vend ka marrë Raport pozitiv të Vlerësimit të Standardeve nga BE-ja, ndërsa Serbia vazhdon të mos u bashkohet sanksioneve të bllokut kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Nga perspektiva e Brukselit, kjo bën që Mali i Zi të shihet si anëtar i parë i ardhshëm i BE-së. Mali i Zi i ka hapur negociatat për anëtarësim në qershor të vitit 2012, ndërsa Serbia në janar të vitit 2014.

Fazat ku këto dy vende janë tani në procesin e anëtarësimit, janë thelbësisht të ndryshme. Deri më tani, Serbia ka hapur 22 nga gjithsej 35 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga ata 22, ajo i ka mbyllur përkohësisht 2.

Negociatat mes Beogradit dhe Brukselit janë praktikisht të ngrira tash e tre vjet, për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

Mali i Zi, në anën tjetër, i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht 3. Pas disa vitesh stagnimi, ky vend i ka rinisur negociatat në qershor të këtij viti dhe tani po punon drejt mbylljes së tyre.

Ndarja e Malit të Zi nga Serbia

Serbia dhe Mali i Zi, jo zyrtarisht, janë trajtuar në grup, përkatësisht si dy vendet më të avancuara në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Me narrativin e Brukselit, ato janë quajtur “lidere” në procesin e anëtarësimit.

Por, pasi Mali i Zi ka rinisur procesin e negociatave në qershor, ndërsa Serbia nuk tregon shenja se do të vendosë sanksione kundër Rusisë dhe në këtë mënyrë t’i “shkrijë” negociatat, e ashtuquajtura “ndarje” mes tyre ndodh natyrshëm. Dhe, aktualisht, ka vetëm një lider drejt anëtarësimit në BE dhe ai është Mali i Zi.

Jana Juzova, nga Instituti për Politika Evropiane – EUROPEUM, thotë se Serbia ka ende një rrugë të gjatë përpara, për të treguar se përpiqet realisht të bëjë reforma demokratike.

“Për shkak të rrugës që po kalon Serbia në aspektin e performancës demokratike dhe marrëdhënieve me Rusinë, mendoj se, aktualisht, nuk ka asnjë argument për ‘bashkimin’ e Malit të Zi dhe Serbisë”, thotë Juzova.

“Nëse elita qeverisëse më prodemokratike dhe më properëndimore do të shfaqeshin në Serbi dhe vendi do ta përshpejtonte ritmin e reformave, atëherë situata do të mund të ndryshonte dhe ndoshta do t’i kishim përsëri dy lidere”, shton ajo.

Në “garën” e kandidatëve për integrimin evropian, Serbia, sipas saj, është shndërruar në një “fëmijë problematik” në Ballkanin Perëndimor.

Mali i Zi në BE më 2028 – një opsion i mundshëm dhe optimist

Ekspertët e Komisionit Evropian nuk e përjashtojnë mundësinë që Mali i Zi, me vullnet politik, t’i mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave gjatë dy vjetëve të ardhshëm, për t’i hapur rrugë anëtarësimit të plotë në BE deri në fund të kësaj dekade.

Në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian tashmë ekziston një plan i përgatitur kalendarik, sipas të cilit, Mali i Zi do të mund ta përmbyllte të gjithë procesin e negociatave për anëtarësim deri në vitin 2026.

Sipas këtij plani, Mali i Zi mund t’i mbyllë katër kapituj të negociatave këtë vit, gjashtë kapituj janë planifikuar të mbyllen gjatë vitit 2025 dhe të gjithë kapitujt e mbetur gjatë vitit 2026.

“Koha e parashikuar për mbylljen e përkohshme të kapitujve pasqyron vlerësimin e Komisionit Evropian për kompleksitetin e arritjes së asaj faze. Afatet reale do të varen nga rezultatet e ofruara nga Mali i Zi dhe pikëpamjet e shteteve anëtare dhe mund të ndryshojnë nga tre deri në gjashtë muaj, me përjashtim të atyre kapitujve që janë planifikuar të mbyllen në fund të vitit 2026, që është afati politik për mbylljen e negociatave”, thuhet në dokumentin e Komisionit Evropian që ka parë Radio Evropa e Lirë.

Sipas këtij plani dhe në rrethanat më ideale, Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028.

Periudha hipotetike ndërmjet viteve 2026 dhe 2028 – pra ndërmjet përfundimit të negociatave dhe anëtarësimit të plotë – është e nevojshme, në mënyrë që të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian – 27 prej tyre – ta ratifikojnë marrëveshjen e anëtarësimit në parlamentet e tyre kombëtare.

“Mali i Zi i ka shanset më të mira nëse e ruan vrullin e sapopërfituar dhe tregon rezultate bindëse në zbatimin e shtetit të së drejtës dhe të reformave demokratike”, thotë Juzova.

KE-ja më e kujdesshme me datat, por nuk e përjashton vitin 2028

Gert Jan Kopman, drejtor i përgjithshëm në Drejtorinë për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, beson se anëtarësimi i Malit të Zi në BE deri në vitin 2028 është “real”, nëse Podgorica zyrtare angazhohet seriozisht.

“Për sa i përket motivimit për vetë vendin, [caktimi i vitit 2028 si afat për anëtarësim] është shumë i dobishëm. Është një gjë transformuese, sepse, çdo javë, do të mbahen mbledhje të kabinetit, ku do të shqyrtohet progresi”, tha Kopman në një panel në Bruksel kushtuar zgjerimit.

Në reagimet zyrtare, zyrtarët e Komisionit Evropian janë më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për datat.

Në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, shërbimi për shtyp i Komisionit Evropian tha se presidentja e këtij institucioni, Ursula von der Leyen tashmë ka konfirmuar se zgjerimi do të jetë prioritet në mandatin e saj të ardhshëm dhe se Komisioni është duke punuar për të përshpejtuar punën dhe për të përshpejtuar integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk ka afate të paracaktuara. Është e qartë se anëtarësimi mbetet një proces i bazuar në merita, plotësisht i varur nga progresi objektiv i secilit partner”, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian./REL

The post Mali i Zi në rrugë më të shpejtë të anëtarësimit në BE, Serbia mbetet mbrapa appeared first on Albeu.com.

Varhelyi: Në Tetor shpresojmë të hapim kapitullin e parë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Muajin e ardhshëm Shqipëria do të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë për të drejtat themelore. Lajmin e ka dhënë në parlamentin hungarez komisioneri për zgjerimin, ende në detyrë, Oliver Varhelyi në kryeqytetin hungarez Budapest gjatë Konferencës Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP).

Para deputetëve Varhelyi deklaroi se Shqipëria ka bërë reforma të thella, veçanërisht në drejtësi, ndërkohë që nuk ka kushte nga vendet anëtare të BE-së.

Komisioneri njoftoi gjithashtu ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, e cila nuk po arrin që të miratojë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria, kusht për të cilin Brukseli nuk mund të tolerojë qeverinë e djathtë në pushtet në Shkup.

Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në BE: Tani çështja që kemi përpara nuk është nëse do t’i pranojmë shtetet ballkanike në familjen evropiane, por kur do të ndodhë kjo. Sa më shpejt t’i integrojmë plotësisht këto vende, aq më i fortë dhe më i qëndrueshëm do të jetë stabiliteti në kontinentin tonë. Në këto vite kemi marrë vendime të rëndësishme për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mbajtur me to konferencat e para ndërqeveritare.

Shpresoj që muajin e ardhshëm të hapim kapitullin e parë të negociatave për çështjet bazë me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, në varësi të miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Ne kemi hartuar dhe zbatuar instrumente si plani i rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh për të përshpejtuar integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Optimizëm për fillimin faktik të negociatave për kapitujt e parë të anëtarësimit ka shfaqur edhe kryediplomati Hasani një ditë më parë, duke iu referuar relaksimit të marrëdhënieve me Greqinë pas daljes nga burgu të Fredi Belerit. Pritet që Athina të mos kundërshtojë mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare në muajin tetor, ndërsa çështja e pronave të minoriteteve do të monitorohet vazhdimisht gjatë procesit të negociatave.

Komisioneri Varhelyi tha se tashmë shtetet e Ballkanit kanë paraqitur planet e tyre për agjendat e reformave dhe ato do të vlerësohen individualisht në bazë të arritjeve.

The post Varhelyi: Në Tetor shpresojmë të hapim kapitullin e parë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE appeared first on Albeu.com.

15-vjetori i anëtarësimit në NATO/ Në arrest shtëpie, Berisha merr pjesë virtualisht në aktivitet: Shqipëria nuk plotëson kriteret politike të jetë anëtare
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Berisha theksoi se opozita shqiptare ishte e para që do kërkoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nga të gjitha opozitat e vendeve ish-komuniste.

“Duhet të them dy fjalë përsëri. Gjatë këtyre 10 viteve, sigurisht qëka një bashkëpunim të qartë mes Shqipërisë dhe NATO-s. Dhe Shqipëria duhet të përmbushë çdo detyrim, pasi la detyrimet që kishte për buxhetin 2 përqind. E reduktoi buxhetin e mbrojtjes në shifra qesharake. Bazat e ushtrisë u bënë pre e mafies më të rrezikshme të Europës.

Për dijeninë tuaj, ata që nisën përgatitjen për bazën e Kuçovës, u arrestuan pa asnjë motiv nga rilindësit sapo erdhën në pushtet. Dhe në një akt tjetër të turpshëm, Edi Rama urdhëroi zhdukjen nga të gjitha institucionet e flamurit të NATO-s, vetëm e vetëm se kjo ishte një arritje e paraardhësve të tij. Sot, mendoj se në rrafshin politik, Shqipëria nuk plotëson më kriterët politike për të qenë anëtarë e kësaj aleance. Si në asnjë vend tjetër të aleancës dhe në kundërshtim flagrant me parimet më themelore të një shoqërie të lirë, sot të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e një njeriu. Sot, 93 përqind, 95 përqind e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar dhe të zgjedhur, i përkasin partisë shtet dhe ky model nuk ka asgjë të përbashkët me modelin politik të anëtarëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Sot njeriu që ka përqendruar të gjitha pushtetet, përdor sistemin gjyqësor për grusht shteti kundër parlamentit, për të marrë pushtetet e parlamentit. Sot shkelmohen parimet universale të prezumimit të pafajësisë, të garantimit të ndarjes së pushteteve, ndaj dhe kjo forcë politike që realizoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e ka detyrë jetike vendimtare, në një kthesë të re historike, të rivendosë në Shqipëri, pluralizmin demokratik, ndarjen dhe balancën e pushteteve në përputhje me Kushtetutën. Të vendosë kushtetutshmërinë si shtyllë qendrore të një rendi demokratik. Dhe unë kam bindjen se ky përvjetor do jetë për ne, një përvjetor frymëzues për përmbushjen e objektivave të reja tona. Edhe njëherë ju falënderoj shumë dhe ju uroj këtë ditë”, tha ish-kryeministri.

The post 15-vjetori i anëtarësimit në NATO/ Në arrest shtëpie, Berisha merr pjesë virtualisht në aktivitet: Shqipëria nuk plotëson kriteret politike të jetë anëtare appeared first on Albeu.com.

Suedia i përgjigjet kërcënimeve ruse për anëtarësimin në NATO
Ulf Kristersson, kryeministri i Suedisë, ka komentuar synimet e Rusisë për të marrë “masa ushtarake dhe teknike” në përgjigje të hyrjes së afërt të vendit të tij në NATO.

Më 27 shkurt, Ambasada ruse në Stokholm lëshoi një deklaratë të gjatë duke komentuar miratimin e pranimit të Suedisë nga të gjithë anëtarët e Aleancës.

Në të, Rusia shpreh indinjatën e saj për vendimin e qeverisë suedeze për të hequr dorë nga neutraliteti dhe përmend një sërë figurash historike që e kishin kundërshtuar më parë këtë vendim (“duke harruar” se agresioni në shkallë të gjerë i Moskës kundër Ukrainës nxiti vendimin e Suedisë).

Dhe siç vlerësojnë mediat e huaja, thelbi i përgjigjes së diplomatëve rusë përvijohet në dy paragrafët e fundit, ku ata premtojnë, në emër të Federatës Ruse, “të marrin kundërmasa të natyrës politike dhe ushtarake për të minimizuar kërcënimet ndaj sigurisë së tyre kombëtare”.

“Përmbajtja e tyre specifike do të varet nga kushtet dhe shkalla e integrimit të Suedisë në NATO, duke përfshirë vendosjen e mundshme të trupave, municioneve dhe armatimeve të Aleancës në këtë vend”, përfunduan ata.

Kryeministri suedez Kristersson, duke komentuar këtë deklaratë, e quajti të pritur përgjigjen e ambasadës ruse.

“Ishte e njëjta gjë kur Finlanda u bashkua me NATO-n. Dihet mirë se Rusisë nuk i pëlqen fakti që edhe Suedia edhe Finlanda do të bëhen anëtarë të NATO-s, por varet nga ne që të vendosim”, shtoi ai.

Kristersson vuri në dukje se Suedia tashmë po përjeton sulme kibernetike dhe përpjekje për ndikim nga Rusia, por ai shtoi se autoritetet janë të përgatitura dhe mund të shohin se çfarë po bëjnë rusët.

Siç raportohet, blerja përfundimtare e anëtarësimit në NATO nga Suedia po vonohet edhe një herë artificialisht sepse Hungaria ende nuk e ka dërguar dokumentin e ratifikimit në Uashington, duke e shpjeguar këtë vonesë si pasojë e zgjedhjeve presidenciale në vendin e tyre.

The post Suedia i përgjigjet kërcënimeve ruse për anëtarësimin në NATO appeared first on Albeu.com.