antaresim Archives - Albeu.com

Përshpejtohet integrimi në BE! Në Samitin e Brukselit, vendet anëtare konfirmuan mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor
Në përfundim të Samitit në Bruksel, udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të vijojnë mbështetjen për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.

Ky ishte një ndër konkluzionet e takimit të Këshillit të Europës, ku të gjithë liderëve pohuan se do vazhdojnë të punojnë me gjashtë vendet e rajonit për t’i bërë pjesë të familjes evropiane.

“Këshilli Evropian zhvilloi një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën në Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë ngushtë me Ballkanin Perëndimor dhe të mbështesë përpjekjet e tyre për reforma në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar për të çuar përpara integrimin gradual mes Bashkimit Evropian dhe shteteve të këtij rajoni gjatë procesit të zgjerimit në një mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në meritë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”.

Ndër vendet e rajonit, Shqipëria dhe Mali i Zi janë në pararojë të këtij procesi. Podgorica mbylli këtë të premte një tjetër grup kapitujsh negociues, ndërsa Tirana do të hapë zyrtarisht grupkapitullin e parafundit në ditët në vijim me nisjen nga puna të presidencës daneze të BE-së, dhe synon mbylljen e tyre në vitin 2027 me objektiv anëtarësimin në BE në vitin 2030.

Fokusi kryesor i samitit ishte agresioni rus ndaj Ukrainës, por krerët e shteteve dhe qeverive nuk ranë dakord për të shtrënguar sanksionet ndaj Rusisë, por vendosën t’i zgjasin ato aktualet edhe me gjashtë muaj.

Vendet e BE-së duhet t’i miratojnë njëzëri çdo gjashtë muaj sanksionet e tyre ndaj Moskës. BE në sfondin e luftës sulmuese të Rusisë kundër Ukrainës ka miratuar deri tani 17 paketa sanksionesh kundër Rusisë.

The post Përshpejtohet integrimi në BE! Në Samitin e Brukselit, vendet anëtare konfirmuan mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor appeared first on Albeu.com.

“Jemi në avancim, synojmë anëtarësimin në BE brenda dekadës”, Rama u bën thirrje emigrantëve: Shqipëria është gati t’ju presë, kthehuni dhe investoni
Kryeministri Edi Rama ka ftuar shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të rikthehen në atdhe dhe të investojnë në Shqipëri. Në podkastin “Flasim”, Rama u shpreh se sot Shqipëria është një realitet krejt tjetër, gati për të pritur emigrantët që duan të kontribuojnë me përvojën e tyre.

Rama theksoi se kthimi i emigrantëve sjell me vete dije dhe përvojë të fituar jashtë vendit, duke e cilësuar këtë si një “armë” për sukses:

“Çdo kthim është një dije ekstra, për shkak të eksperiencës së mbledhur në një realitet tjetër. Shqipëria sot nuk është më e vështirë se Greqia e dikurshme për ata që dikur punuan atje, edhe mes paragjykimeve. Sot, 35% e prodhimit në Kretë është në duart e shqiptarëve. Nëse këta njerëz punojnë tokën këtu, marrin tokë me qira apo bashkëpunojnë me të tjerët, me siguri do të kenë sukses”, – u shpreh Rama.

Kryeministri foli edhe për të ardhmen e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se kthimi dhe investimi në atdhe është një hap me vlerë afatgjatë:

“Shqipëria është në avancim. Së shpejti do të hapim kapitujt e tjerë të negociatave me BE dhe synojmë të anëtarësohemi brenda kësaj dekade. Të investosh sot në Shqipëri është një investim i mirë për të ardhmen”, – tha Rama.

Në fund, kryeministri dha një mesazh inkurajues për emigrantët:

“Kush nuk provon, nuk fiton. Shqipëria është sot e gatshme për të pritur shumë më tepër emigrantë mbrapsht. Ju keni një përvojë që është një armë e fortë për suksesin tuaj këtu”.

The post “Jemi në avancim, synojmë anëtarësimin në BE brenda dekadës”, Rama u bën thirrje emigrantëve: Shqipëria është gati t’ju presë, kthehuni dhe investoni appeared first on Albeu.com.

Zelensky rithekson kërkesen për anëtarësimin në NATO: E rëndësishme forcimi i sistemit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti kërkesën e vendit të tij për anëtarësim në NATO gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të aleancës perëndimore të mbrojtjes, Jens Stoltenberg në Davos.

“Ukraina pret që NATO të marrë vendime këtë vit, për ta afruar vendin drejt anëtarësimit në aleancë”, tha Zelensky.

“Udhëheqësi ukrainas gjithashtu informoi Stoltenberg për situatën në vijën e parë të luftës dhe e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s”, sipas një deklarate të zyrës presidenciale të Zelenksy.

Zelensky gjithashtu theksoi rëndësinë e forcimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës përballë bombardimeve të fundit ruse në qytetet e Ukrainës.

“Unë jam mjaft i sigurt se aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje sepse mbështetja për Ukrainën nuk është bamirësi. Mbështetja për Ukrainën është një investim në sigurinë tonë”, tha Stoltenberg.

The post Zelensky rithekson kërkesen për anëtarësimin në NATO: E rëndësishme forcimi i sistemit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Ukraina kandidate për anëtarësim në BE, reagon Zelensky: Unik dhe historik
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai përgëzon vendimin e Këshillit Evropian për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Duke cituar postimin në Twitter të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që shpalli vendimin, Zelensky tha se ky është “një moment unik dhe historik” në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

Sincerely commend EU leaders’ decision at #EUCO to grant ?? a candidate status. It’s a unique and historical moment in ??-?? relations. Grateful to @CharlesMichel, @vonderleyen and EU leaders for support. Ukraine’s future is within the EU. #EmbraceUkraine https://t.co/o6dJVmTQrn

— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 23, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba gjithashtu shkroi në Twitter se “Ukraina do të mbizotërojë. Evropa do të mbizotërojë.”

The post Ukraina kandidate për anëtarësim në BE, reagon Zelensky: Unik dhe historik appeared first on Albeu.com.

Suedia drejt NATO-s, partia në pushtet ofron mbështetje
Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson njoftoi mbështetjen e partisë së saj që vendi të aplikojë për tu anëtarësuar në NATO.

“Ne socialdemokratët konsiderojmë se më e mira për Suedinë dhe sigurinë e popullit suedez është që ne të bashkohemi me NATO-n. Ky është një vendim që ne e kemi marrë pas shqyrtimit shumë të kujdesshëm,” tha Andersson gjatë një konference për shtyp të dielën.

Andersson vuri në dukje se ky vendim ndryshon qëndrimin që vendi ka mbajtur për 200 vjet.

“Për ne socialdemokratët, politika ushtarake e joaleancës na ka shërbyer mirë. Por analiza jonë tregon se ajo nuk do të na shërbejë aq mirë në të ardhmen,” tha Andersson.

“Ky nuk është një vendim që ne e kemi marrë lehtë.”

Kryeministrja tha se vendi duhet të “përshtatet me realitetin” dhe të marrë vendime bazuar në klimën aktuale.

“Është shumë e qartë se ka një “para dhe pas” 24 shkurt 2022. Evropa, Suedia dhe populli suedez po jetojnë në një realitet të ri, të rrezikshëm. Rendi evropian i sigurisë mbi të cilin Suedia ka bazuar politikat e saj për shekuj, tani është nën sulm”, tha Andersson.

Ky njoftim i pritshëm vjen pasi Finlanda njoftoi të dielën vendimin e saj për të aplikuar për t’u bashkuar me NATO-n. Të dyja vendet janë përmbajtur më parë nga anëtarësimi për arsye historike dhe gjeopolitike.

Më herët të dielën, Partia Social Demokratike e Suedisë në një deklaratë në faqen e saj të internetit tha se vendi kishte vendosur të punonte drejt një aplikimi për t’u bashkuar me NATO-n.

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde e quajti atë “një vendim historik” në një postim në Twitter.

The post Suedia drejt NATO-s, partia në pushtet ofron mbështetje appeared first on Albeu.com.

Suedia: Anëtarësimi në NATO do të rriste sigurinë në rajonin baltik
Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të kishte efekt stabilizues nga i cili do të përfitonin të gjitha shtetet e Detit Baltik, ka thënë ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde më 13 maj, pasi Finlanda fqinje ka treguar përkushtim për t’iu bashkuar aleancës.

“Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forconte portën ndaj konflikteve ushtarake dhe do të kishte efekt të parandalimit të konfliktit në veri të Evropës”, ka thënë Linde para gazetarëve, teksa ka prezantuar një vlerësim parlamentar për çështje të sigurisë.

Pushtimi rus në Ukrainë ka shtyrë Suedinë dhe Finlandën të rivlerësojnë qëndrimet e tyre si shtete neutrale prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në raportin e prezantuar për sigurinë, është thënë se Suedia do të ishte më e cenueshme nëse mbetet vendi i vetëm baltik jashtë NATO-s, ndonëse është përmendur se Rusia mund të hakmerret nëse Stokholmi aplikon për anëtarësim në aleancë.

“Nëse Suedia vendos të kërkojë anëtarësim në NATO, ka rrezik të reagimit nga Rusia”, ka thënë ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist.

“Më lejoni të theksoj se ne jemi të përgatitur për çfarëdo kundërpërgjigje”, ka shtuar ai.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë, ka thënë më 12 maj se duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO, “pa vonesa”.

Suedia pritet të ndjekë shembullin e Finlandës dhe mund të aplikojë për anëtarësim më 16 maj./REL

The post Suedia: Anëtarësimi në NATO do të rriste sigurinë në rajonin baltik appeared first on Albeu.com.

Finlanda dhe Suedia drejt NATO-s, Rusia përshpejton hapat
Dy vendet nordike, Finlanda dhe Suedia, janë të pa lidhura ushtarakisht së paku që nga Lufta e Dytë Botërore, edhe pse të dyja i janë bashkuar programit të partneritetit të NATO-s për paqe në vitin 1994 dhe kanë kontribuar në misionet e udhëhequra nga NATO-ja, qoftë në Ballkan, Afganistan apo Irak. Si vende joanëtare, Helsinki dhe Stokholmi nuk e kanë garancinë e NATO-s se sulmi ndaj një aleati do të nënkuptonte sulm ndaj të gjithëve. Dhe, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ata kanë nisur ta rimendojnë jetën e tyre jashtë NATO-s. Një sondazh i kryer nga kompania YLE në Finlandë, në muajin mars, ka gjetur se 62% e finlandezeve e mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në aleancë. Për krahasim, në vitin 2017, kjo shifër ka qenë 21 për qind dhe nuk është luhatur shumë me dekada të tëra.

Në Suedi, ndërkaq, sondazhi i kompanisë Kantor-Sifo ka treguar se 59% e suedezëve favorizojnë anëtarësimin në NATO, sidomos nëse Finlanda i bashkohet asaj. Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka thënë më 13 prill se vendi i saj, i cili ndan mbi 1,300 kilometra kufi me Rusinë, do ta marrë vendimin për anëtarësinë në NATO “brenda javësh, jo muajsh”.

“Dallimi midis të qenët partner dhe të qenët anëtar është shumë i qartë dhe do të mbetet i tillë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të pasur garanci për sigurinë, përveç me mbrojtjen e përbashkët që garanton Artikulli 5 i NATO-s”, ka thënë Marin. ​

Derisa Finlanda mund të jetë gati brenda ditësh, ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka thënë se Stokholmit mund t’i duhet më shumë kohë. ​

“Nuk jemi gati. Duhet ta analizojmë këtë. Nuk do të marrim asnjë vendim pa një analizë të plotë. Kështu punojmë ne në Suedi”, ka thënë Linde. ​

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se është e mundur që Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen “shumë shpejt”, por aleanca ushtarake nuk ka komentuar se si mund të duket një proces i tillë i shpejtë. ​

Leo Michel, ish-drejtor i politikave të NATO-s në Pentagon, thotë se, marrë parasysh bashkëpunimin e gjatë midis dy vendeve aspiruese dhe NATO-s, procesi i negociatave të anëtarësimit do të shkurtohet, por anëtarësimi formal do të varet nga ratifikimi që duhet t’ia bëjnë të 30 vendet ekzistuese të NATO-s.​

“Finlanda dhe Suedia e njohin NATO-n shumë mirë dhe NATO-ja i njeh ato. Le të supozojmë se negociatat mund të përmblidhen në një ose dy muaj. Por, e panjohura më e madhe është se sa muaj do t’iu duhen të 30 aleatëve për ta ratifikuar anëtarësimin e tyre në parlamentet ose qeveritë e tyre. Kjo është një pasiguri e madhe”.

“Unë besoj se do të jetë vështirë për ta bërë këtë deri në fund të vitit 2022, por jo e pamundur përpara pranverës së vitit 2023”, thotë Michel për programin EXPOSE  të Radios Evropa e Lirë. ​

Procesi i ratifikimit për Maqedoninë e Veriut – vendin e fundit që është pranuar në NATO – ka zgjatur rreth një vit, ndërsa negociatat e anëtarësimit me një vend aspirues mund të zgjasin edhe me vite. Rusia ka paralajmëruar nëse lejon anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë. Aleanca ushtarake e NATO-s është formuar në vitin 1949 për t’iu kundërvënë perandorisë sovjetike në Evropë. Sot, Rusia pretendon – pa asnjë bazë – se zgjerimi i NATO-s paraqet kërcënim për sigurinë e saj.

Kjo ka qenë edhe një nga arsyet që ka përmendur presidenti rus, Vladimir Putin, përpara se të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ukraina ka shprehur hapur aspiratën për anëtarësim në NATO. Colin Wall, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, thotë për Exposenë se është pikërisht agresioni i Rusisë në Ukrainë ai që po shtyn Finlandën dhe Suedinë në krahët e NATO-s. Sipas tij, pushtimi i paprovokuar i Ukrainës është duke ndryshuar politikën e neutralitetit ushtarak – në rastin e Suedisë pas më shumë se dy shekujsh. ​

“Veprimet e Rusisë në Ukrainë kanë qenë aq të tmerrshme, aq shokuese, saqë kanë eliminuar pothuajse atë mendësinë që ka ekzistuar në Finlandë dhe në Suedi, se Rusia nuk do t’i sulmojë ato. Rusia ka sulmuar një fqinj paqësor. Kështu janë edhe Finlanda dhe Suedia për Rusinë. Andaj, veprimet e Putin duke qenë aq të pacipa, aq brutale mund ta përmbysin politikën e jashtme të Finlandës dhe Suedisë, e cila është e vjetër me dekada apo edhe shekuj”, thotë Wall. ​

Nëse Finlanda i bashkohet NATO-s, kjo do të thotë se kufiri total tokësor midis territorit të NATO-s dhe Rusisë do të rritej për më shumë se dyfish. Sipas të dhënave në ueb-faqen e NATO-s, kufiri tokësor i Rusisë me vendet anëtare të NATO-s aktualisht është 1,215 kilometra i gjatë. Me anëtarësimin eventual të Finlandës në NATO, ky kufi do të rritej për 1,340 kilometra – aq sa është gjatësia e kufirit Finlandë-Rusi.

Finlanda, po ashtu, është një nga vendet e pakta evropiane që vazhdon rekrutimin ushtarak dhe gati një e treta e popullsisë së saj të rritur janë rezervistë. Leo Michel, i cili aktualisht është bashkëpunëtor i Këshillit Atlantik, thotë se zgjerimi i NATO-s me Finlandën patjetër se do ta bënte më të sigurt kontinentin evropian, marrë parasysh edhe aftësitë e saj ushtarake në det, në tokë dhe në ajër. ​

“Ushtria finlandeze mund të mobilizojë 280,000 trupa brenda 30 ditësh. Këta janë njerëz të trajnuar, dhe përveç tyre, ata kanë edhe një grup më të madh rezervistësh. Ata kanë pajisje shumë të mira dhe me vite kanë bashkëpunuar shumë mirë me Suedinë dhe me disa vende të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, thotë Michel.

Suedia, në anën tjetër, nuk ka kufi të drejtpërdrejtë me Rusinë. Por, nëse edhe ajo do t’i bashkohej NATO-s, një gjë e tillë, sipas ekspertëve, do të lehtësonte operacionet e aleancës në Detin Baltik, pasi të gjitha vendet në bregdetin baltik do të ishin pastaj pjesë e aleancës perëndimore – me përjashtim të Rusisë. ​

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se zgjerimi i NATO-s nuk do të sillte më shumë stabilitet në Evropë, ndërsa Dmitry Medvedev, anëtar i Këshillit të Sigurisë në Rusi, ka thënë se nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, Moska do të detyrohet të forcojë mbrojtjen e saj në Baltik, duke vendosur edhe armë bërthamore. ​

Powell, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, thotë se kërcënimet e Rusisë duhet të merren seriozisht, por nuk beson se mund të ketë agresion të drejtpërdrejtë. Sipas tij, Finlanda dhe Suedia janë shënjestra më të vështira për Rusinë.

“Ne duhet t’i marrim të gjitha këto deklarata shumë seriozisht. Ne e kemi parë se çfarë është në gjendje të bëjë Rusia. Por, në të njëjtën kohë, Finlanda dhe Suedia nuk janë Ukrainë. Ato janë ushtri shumë të afta. Janë të lidhura ngushtë me NATO-n dhe janë një objektiv më i vështirë. Kjo është diçka që Rusia do ta marrë në konsideratë”, thotë Powell. ​

Michel thotë se kërcënimet e Rusisë nuk janë befasi as për NATO-n, as për autoritetet finlandeze dhe suedeze, dhe supozon se si mund të materializohen ato paralajmërime.

“Qeveria finlandeze, javën e kaluar, i ka paraqitur një raport Parlamentit për pasojat dhe për procedurat e anëtarësimit eventual në NATO. Aty thuhet shumë hapur se Rusia nuk do ta pranojë mirë këtë dhe se mund të përpiqet të bëjë një sërë aktivitetesh. Këto mund të jenë aktivitete hibride”.

“Për shembull, rusët, sikurse edhe më parë, mund t’i shtyjnë migrantët përtej kufirit, sepse ka një kufi të gjatë tokësor midis Finlandës dhe Rusisë – mbi 800 milje. Javëve të fundit ka pasur edhe disa fluturime të Rusisë mbi hapësirën ajrore finlandeze. Kjo ka ndodhur herë pas here në të kaluarën dhe finlandezët kanë qenë shumë të shpejtë në përgjigje. Mund të ketë përpjekje edhe për ndërhyrje kibernetike”, thotë Michel. ​

Duke komentuar kërcënimet e Moskës, Shtetet e Bashkuara – si fuqia më e madhe në NATO – kanë përsëritur se NATO-ja nuk është kërcënim për askënd që nuk e sulmon.

“Ne besojmë se dera e hapur e NATO-s është derë e hapur. I takon aleancës së NATO-s të vendosë. Vetëm aleanca e NATO-s mund të vendosë se si duket komuniteti i saj”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë për anëtarësim në NATO në javët e ardhshme, koha mund të përkojë me një samit të NATO-s, që pritet të mbahet në muajin qershor në Madrid. Në atë takim është paralajmëruar se do të hartohet një Koncept i ri Strategjik për të udhëhequr aktivitetet e NATO-s në dekadën e ardhshme./REL

The post Finlanda dhe Suedia drejt NATO-s, Rusia përshpejton hapat appeared first on Albeu.com.

Hill: Serbia s’mund të ketë raporte me Rusinë siç i ka pasur, të vendosë vetë a do të hyjë në NATO
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë në një deklaratë se asnjë shtet në Evropë e as Serbia s’mund të ketë raporte me Rusinë çfarë i ka pasur para 24 shkurtit.

Gjatë një konferencë të organizuar nga Këshilli EuroAtlantik i Serbisë, Hill ka folur mbi pozicionin e Serbisë në komunitetin Euro-Atlantik.

Ambasadori Hill ka thënë se SHBA-ja do të përkrahte Serbinë nëse do të shprehte dëshirën të hyjë në NATO por që është çështje për të cilën shteti serb duhet të vendos vetë, .

“I takon Serbisë dhe popullit të Serbisë që të përcaktojë nevojat e tyre të sigurisë. Ne jemi të gatshëm të mbështesim aspiratat e Serbisë dhe ajo duhet të shikojë nga e ardhmja dhe çfarë mund të arrijë për veten e saj. Si anëtare e NATO-s theksoj se i takon Serbisë të vendosë, nëse do të ishte zgjedhje, nëse do të ishte dëshirë, ashtu siç dëshiron Serbia të anëtarësohet në BE, ku ne e mbështesim Serbinë dhe nëse Serbia do të donte të anëtarësohej në NATO, atëherë do të kishte edhe shumë zgjedhje të vështira që do të duhej t’i bënte, shumë procedura për të përmbushur dhe ne do ta ndihmonim Serbinë, por dua të theksoj përsëri, nuk varet nga ne por nga vetë Serbia”, tha Hill.

Diplomati amerikan tha se marrëdhëniet me Rusinë s’mund të kthehen në ato që ishin para 24 shkurtit.

“Presidenti Biden e ka bërë të qartë se nuk ka kthim mbrapa. Dyshoj se ndonjë vend në Evropë, përfshirë edhe Serbinë, do të ketë të njëjtat marrëdhënie me Rusinë si para 24 shkurtit 2022. Ka shumë gjëra në të kaluarën, për të folur se si të shikohet e kaluara, sepse është detyrë e avokatëve, jo vetëm historianëve, por e vetmja detyrë e diplomatëve është të shohin përpara dhe çfarë elementesh do të jetë e nevojshme për të ndërtuar marrëdhënie dypalëshe duke respektuar dëshirat e njëri-tjetrit”, tha ai./albeu.com

The post Hill: Serbia s’mund të ketë raporte me Rusinë siç i ka pasur, të vendosë vetë a do të hyjë në NATO appeared first on Albeu.com.

Albin Kurti: Kosova do të aplikojë për antarësim në BE
Gjatë seancës parlamentare në Kosovë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ai u shpreh se Kosova do të aplikojë edhe në organizata të tjera ndërkombëtare, si Këshilli i Europës.

“Kemi filluar përgatitjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, tashmë e kemi bërë të ditur se këtë vit  do të aplikojmë për anëtarësim në BE, secili qytetar i Kosovës duhet të ketë të drejtën të ankohet në instanca gjyqësore më të larta ndërkombëtare, prandaj bëhet e natyrshme që të aplikojmë edhe në Këshill të Evropës”, tha Kurti.

Sipas tij, siguria është kyçe për Kosovën, ndaj përafrimi me NATO-n është një detyrë tepër e rëndësishme për qeverinë.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë së Kosovës bëri me dije se fushata e nisur nga Serbia për ç’njohje nuk ka pasur sukses./albeu.com

The post Albin Kurti: Kosova do të aplikojë për antarësim në BE appeared first on Albeu.com.

Së shpejti pritet që edhe këto 2 shtete të tjera europiane ti bashkohen NATO-s
Zyrtarët e NATO-s gjatë diskutimeve rreth anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në bllok janë bërë jashtëzakonisht serioze që nga pushtimi i Rusisë.

Gjatë takimit të jashtëm të NATO-s këtë javë ku morën pjesë ministrat e jashtëm nga Stokholmi dhe Helsinki është diskutuar për antarësimin e këtyre dy shtetevesa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo lëvizje ka të ngjarë të zemërojnë Moskën.

Presidenti rus kishte kërkuar që NATO të ndalonte zgjerimin në lindje dhe pranimin e anëtarëve të rinj, duke akuzuar bllokun për kërcënimin e sigurisë ruse. Përkundrazi kësaj, NATO ka rritur mbështetjen e saj për Ukrainën dhe po përgatitet të mirëpresë anëtarët e rinj./albeu.com

The post Së shpejti pritet që edhe këto 2 shtete të tjera europiane ti bashkohen NATO-s appeared first on Albeu.com.