Annalena Baerbock. Archives - Albeu.com

Ministrja gjermane vizitë të paparalajmëruar në Kiev
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, mbërriti në Kiev mëngjesin e së martës në një vizitë befasuese, për ta mbështetur Ukrainën.

Vizita e saj nuk ishte paralajmëruar paraprakisht për shkaqe sigurie.

Ministrja gjermane bëri thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, në një kohë kur Rusia po kryen një ofensivë të re në rajonin e Harkivit.

Kjo është vizita e shtatë e Baerbockut në Ukrainë, prej se Rusia e nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt 2022.

Gjermania është njëra prej mbështetësve më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtuesit rus.

Në fillim të këtij muaji, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius , tha se vendi i tij do t’ia dërgojë Ukrainës tre sisteme të tjera raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, të njohura si HIMARS.

HIMARS është një raketahedhës i vendosur në kamion, i cili mund shkrep raketa të shumëfishta përnjëherë.

Në prill, Qeveria gjermane njoftoi se do t’ia dërgonte menjëherë Ukrainës një kundërajror Patriot, një sistem mbrojtës ajror, me të cilët presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë ta furnizojnë Kievin.

Ushtria ukrainase është duke u përballur me trysni të madhe në javët e fundit nga një ofensivë e re e Rusisë në rajonin e Harkivit. Trupat e Kievi po përballen po ashtu me mungesë të municioneve.

Rusia pretendon se i ka marrë nën kontroll një sërë vendbanimesh gjatë kësaj ofensive.

The post Ministrja gjermane vizitë të paparalajmëruar në Kiev appeared first on Albeu.com.

“Hakerët shtetërorë rusë kanë sulmuar Gjermaninë”, ministrja e Jashtme paralajmëron kundërpërgjigje: Nuk do të mbetet pa pasoja
Rusia do të përballet me pasoja për sulmin kibernetik, që dyshohet se është orkestruar nga një grup që ka lidhje me inteligjencën ushtarake ruse, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Gjermania është në mesin e shteteve perëndimore që i jep ndihmë ushtarake Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Dhjetorin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë gjerësisht të ngrira. Në janar të vitit 2023, Berlini tha se hakerët rusë kishin sulmuar disa ueb-faqe gjermane, duke i nxjerrë nga përdorimi, në përgjigje të vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë. Megjithatë, atëbotë autoritetet gjermane thanë se sulmi nuk kishte ndonjë efekt të ndjeshëm.

“Tani ne qartësisht mund t’ia atribuojmë sulmin e vitit të kaluar grupit rus, APT28, që kontrollohet nga shërbimi rus i inteligjencës ushtarake, GRU”, tha Bearbock gjatë një konference për media në Adelaide më 3 maj.

“Me fjalë të tjera, hakerët shtetërorë rusë kanë sulmuar Gjermaninë në hapësirën kibernetike”, shtoi Bearbock.

Kryediplomatja gjermane e cilësoi si të papranueshëm një sulm të tillë dhe tha se ai “nuk do të mbetet pa pasoja”.

Në mars, agjencia gjermane për siguri kibernetike dhe hulumtuesit që punojnë për Alphabet, të kompanisë Google, thanë se grupi i ngjashëm, i quajtur APT29, ishte kapur duke shënjestuar disa parti politike gjermane, me synimin që të vidheshin të dhënat e tyre./ rel

The post “Hakerët shtetërorë rusë kanë sulmuar Gjermaninë”, ministrja e Jashtme paralajmëron kundërpërgjigje: Nuk do të mbetet pa pasoja appeared first on Albeu.com.

Kryediplomatja gjermane e quan provokim të palës serbe rritjen e trupave në kufi me Kosovën
Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, duke e quajtur atë tinëzar dhe tha se Serbia po provokon me shtimin e ushtrisë në kufi me Kosovën.

“Do të donim që të shuanim një herë e mirë shkëndijat e zjarreve të vjetra, vatrat e shumta të konflikteve të mëdha e të vogla në rajon. Provokimet e palës serbe përmes rritjes së prezencës së trupave në kufirin me Kosovën e kanë nxehur edhe më tej situatën që edhe ashtu ishte e tensionuar dhe për këtë edhe biseduam përgjatë takimit. Dhe kjo ndodhte pas një sulmi tinëzar kundër Policisë së Kosovës prej një bande terroriste të armatosur gjer në dhëmbë. Presim pra prej qeverisë serbe që të mund të çojë përpara proceset hetimore të ngjarjeve të 24 shtatorit dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave ashtu sikurse edhe të ngjarjes së majit kundër ushtarëve të KFOR-it”.

Baerbock e bëri të qartë se Marrëveshja e Ohrit është e paalternativë për Kosovën dhe Serbinë dhe se duhet të bëjnë kompromise.

“Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ajo që presim është më shumë gatishmëri për kompromis dhe kurajë për t’u bërë ballë edhe rrymave të kundërta të politikës së brendshme. Pikërisht mbi këto baza është ngritur BE”.

The post Kryediplomatja gjermane e quan provokim të palës serbe rritjen e trupave në kufi me Kosovën appeared first on Albeu.com.

Sulmi në veri të Kosovës, kryediplomatja gjermane thirrje Serbisë: Të heqë dorë nga dhuna!
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, kërkoi nga Serbia që të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna.

Përmes një postimi në X, kryediplomatja gjermane tha se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, “të githë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe”.

“Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në këtë situatë të tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë se çfarë bëhet për shtensionim të situatës. Serbia, në veçanti, duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, shkroi ajo në X, që më herët njihej si Twitter.

Nach dem Angriff auf die Polizei in #Kosovo muss sich jeder seiner Rolle für Frieden bewusst sein. In der angespannten Lage auf dem Westbalkan misst sich Verantwortung daran, was man für #Deeskalation tut. Gerade auch Serbien muss unzweideutig zum Gewaltverzicht aufrufen.

— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) September 26, 2023

Një grup i maskuar dhe i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit – zonë e banuar me shumicë serbe – më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku vazhdoi përleshjen e armatosur me Policinë e Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se tre sulmues janë vrarë dhe tetë persona janë arrestuar.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Millan Radoiçiqin, nënkryetar të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm.

Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë.

Lista Serbe – partia që ka mbështetjen e Beogradit – e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiqit.

Sulmi është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

The post Sulmi në veri të Kosovës, kryediplomatja gjermane thirrje Serbisë: Të heqë dorë nga dhuna! appeared first on Albeu.com.

Ministrja gjermane: Kina po e sfidon mënyrën se si jetojmë së bashku në botë
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha më 22 gusht se Kina paraqet një sfidë për “themelet e mënyrës se si jetojmë së bashku në këtë botë” dhe shtoi se Gjermania do të punonte me vendet si Australia për t’u ulur tensionet në rajonin Indo-Paqësor.

Në një adresim për një institut australian të politikës së jashtme, Baerbock tha se përvoja e Australisë me kufizimet tregtare të vendosura nga Kina ka ndikuar që Gjermania t’i ndërrojë politikat ndaj Pekinit.

“Kina ka ndryshuar dhe kjo është arsyeja pse politika jonë ndaj Kinës gjithashtu duhet të ndryshojë”, i tha ajo institutit Lowy.

Përderisa tha se Kina është vend partnere në çështjet si për ndryshime klimatike dhe tregti, ajo ishte “një rivale kur bëhet fjalë për themelet e mënyrës se si ne jetojmë së bashku në këtë botë”, tha ajo.

“Ajo që ne shohim është shfaqja e një bote ku po rritet rivaliteti sistematik, ku disa regjime autokratike kërkojnë ta ndryshojnë rendin ndërkombëtar për t’i rritur sferat e tyre të ndikimit, duke përdorur jo vetëm fuqinë ushtarake, por edhe ndikimin ekonomik”, shtoi Baerbock.

Ajo tha se shumë vende po i afrohesn Kinës sepse atyre u mungojnë alternativat dhe shtoi se Gjermania dëshiron ta ndryshojë këtë gjë.

Sipas saj, Gjermania nuk do ta bëjë këtë duke promovuar konfrontim të ri midis blloqeve, por duke diversifikuar partnerët e saj tregtarë.

“Ne mësuam se sa të cenueshëm na bëri varësia jonë e njëanshme nga importet ruse të energjisë. Ne nuk duam ta përsërisim atë gabim”, tha ajo.

Duke theksuar rëndësinë ekonomike të rajonit Indo-Paqësor për Evropën, Baerbock tha se gjysma e të gjitha anijeve me kontejnerë kalojnë nëpër ngushticën e Tajvanit.

“Çdo ndryshim i njëanshëm në status quo-në përgjatë ngushticës së Tajvanit do të ishte i papranueshëm, aq më tepër nëse kjo do të përfshinte mjete shtrënguese ose ushtarake”, shtoi ajo.

Gjermania mori pjesë në stërvitjet ushtarake 13-vendëshe Talisman Saber në Australi muajin e kaluar dhe hapi ambasadën e saj të parë në Ishujt e Paqësorit në Fixhi më 19 gusht.

The post Ministrja gjermane: Kina po e sfidon mënyrën se si jetojmë së bashku në botë appeared first on Albeu.com.

Ministrja e Jashtme gjermane: Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë në qershor
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE në gjysmën e parë të vitit 2022, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

“Vende si Ukraina, si dhe vende të tjera, e kanë parë prej kohësh të ardhmen e tyre në BE. Jo vetëm që nuk do t’i zhgënjejmë këto vende, por do të mbajmë premtimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo vlen edhe për disa vende në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, madje kjo është arsyeja pse tani në gjysmën e parë të vitit ne duhet të fillojmë përfundimisht bisedimet e pranimit me Tiranën dhe Shkupin”, tha Baerbock pas një takimi të vendeve të jashtme të BE-së në Luksemburg.

Sipas saj, hapja e bisedimeve për anëtarësim me të dyja vendet është një hap i vonuar.

Baerbock theksoi se ajo pati bisedime dypalëshe me ministren e Jashtme bullgare Teodora Gencovska, me çrrastë të dyja ranë dakord se në situatën aktuale është vendimtare fillimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Ajo gjithashtu u dërgoi një mesazh autoriteteve serbe se duhet të mbështesin politikat e BE-së, përfshirë sanksionet kundër Rusisë, nëse Beogradi dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian./alsat

The post Ministrja e Jashtme gjermane: Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë në qershor appeared first on Albeu.com.