Ankthi dhe depresioni Archives - Albeu.com

Sjelljet më të zakonshme të depresionit, si t’i kuptoni nga dikush që flet me ju
Depresioni ndikon në mënyrën se si pacienti shprehet, si me gojë ashtu edhe me shkrim, siç tregon një studim i vitit 2018, i botuar në revistën Clinical Psychological Science.

Në fakt, një sjellje mjaft e zakonshme, e cila mund të bëhet veçanërisht e lodhshme për të tjerët, është një shenjë paralajmëruese për problemet mendore.

Arsyeja për të rikthyer të njëjtat mendime dhe shqetësime, qoftë në bisedat e një pacienti me njerëz të tjerë ose në tekstet e tij të shkruara.

Pacienti mund ta gjejë veten të bllokuar në një lak mendimesh pesimiste, veçanërisht nëse shmang kontaktin me përvojat dhe njerëzit e rinj.

Ai, për shembull, mund të flasë vazhdimisht për ndarjen e tij ose humbjen e një pune që mendonte se ishte një mundësi dhe mbetet pas për atë që po ndodh në pjesën tjetër të botës.

Kjo, natyrisht, është një sjellje që mund të vërehet nga ata që e rrethojnë, të cilët shpesh largohen, të lodhur duke e dëgjuar atë të flasë vazhdimisht për të njëjtat gjëra.

Depresioni është një sëmundje mendore që prek mbi 300 milionë njerëz në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ka një efekt në të menduarit, emocionet, trupin dhe sjelljen e një personi. Hidhërimi klasifikohet si depresion bazuar në intensitetin, kohëzgjatjen dhe efektin e tij në funksionimin e një personi. Megjithatë, askush nuk mund të thotë qartë se cilat janë simptomat e tij, pasi ato shpesh keqinterpretohen ose shpërfillen.

Por si do të dyshoni se jeni duke vuajtur nga depresioni?

-Përpiqeni ta fshehni trishtimin tuaj pas justifikimeve të ndryshme dhe përfundoni duke u trishtuar.

-Keni sukses në shumë fusha, por nuk kënaqeni me fitoret tuaja. Kjo do të thotë, në vend që të ndjeni gëzim, ju ndiheni konfuz.

-Refuzoni të largoheni nga “flluska e sigurisë” dhe vazhdimisht kritikoni atë që bëni.

– Ju shkëputeni nga ajo që ju bën të ndiheni të lumtur dhe ju kënaq. Zakonisht, ju i thoni “po” asaj që ju imponojnë të tjerët.

-Mundoheni të jeni gjithmonë social dhe aktiv, në mënyrë që të “harroni” atë që ju shqetëson.

-Ju mendoni se nuk e meritoni pranimin dhe dashurinë e të tjerëve.

Vihet re se i vetmi person kompetent për të diagnostikuar depresionin është specialisti i shëndetit mendor.

The post Sjelljet më të zakonshme të depresionit, si t’i kuptoni nga dikush që flet me ju appeared first on Albeu.com.

Ankthi dhe depresioni, rritet me 50% numri i personave të shtruar në pavijonet e psikiatrisë në 2023
Çrregullimet mendore po përparojnë më shpejtësi në popullatën shqiptare, por fenomeni pësoi rritje të shpejtë pas pandemisë Covid-19.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë në 4-mujorin e parë të vitit aktual, numri u personave të shtruar në pavijonet e psikiatrisë u rrit me rreth 50%, duke arritur në 1122 pacientë nga 749 që ishin në 4-mujorin e parë 2022.

Shtrimet pësuan rritje edhe në shërbimet e tjera spitalore. Në 4 mujorin e parë rreth 99,500 persona u shtruan në spitale me një rritje vjetore 15%. Aktivitetet e spitaleve publike kanë shënuar rritje për të gjitha shërbimet tregojnë të dhënat.

Teksa barra e sëmundjeve po përparon në popullatë për shkak të plakjes së popullsisë dhe stilit të jetesës, disa shërbime shihet se kanë mangësi si në stafe dhe ambiente. Në një situatë të tillë janë edhe shërbimet spitalore për sëmundjet mendore dhe sëmundjet e zemrës.

Shqipëria ka një numër të ulët mjekësh për banorë, por numri i mjekëve psikiatër është shumë i ulët në raport me nevojat.

Mjekët psikiatër vlerësojnë se përhapja e sëmundjeve mendore në popullatë është me e lartë se raportimet zyrtare, pasi ka nën-diagnostikim të ulët për shkak të kulturës së ulët që ka popullata për të pranuar sëmundjen.

Më herët mjeket psikiatër të spitalit psikiatrik në QSUT pohuan për Monitor se në spitalet psikiatrike gjithmonë shfaqet kjo tendencë, numri i pacientëve herë ulet dhe rritet. Kjo pasi disa pacientë kronikë të shtruar në psikiatri që përfundojnë mjekimin, rikthehen sërish për shtrime, pasi gjendja e tyre përkeqësohet nga përdorimi i substancave narkotike.

Pavarësisht se ankthi nuk mjekohet apo trajtohet nga spitalet psikiatrike, mjekët e poliklinikave pohojnë se rastet e pacientëve që vuajnë nga ankthi gjatë kësaj periudhe janë në rritje të lartë krahasuar me vjet.

Mjekja psikiatër Arjan Rreli pranë Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor Nr. 3 në Tiranë tha se pas ngjarjes së tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë së Covid-19 vijon tendenca rritëse e pacientëve me shenja ankthi dhe depresioni.

Mjekja psikiatër Rreli veçoi se ngjarjet e shumta në vend, duke përfshirë aksidentet me humbje jetësh apo vrasjet, të transmetuara nga mediat, por edhe përcjella e tyre nga modelet e tjera të teknologjisë së informacionit po ndikojnë negativisht në shtimin e këtyre pacientëve, duke u shkaktuar ankth dhe pasiguri.

Një tjetër faktor në shtimin e pacientëve me ankth mjekja psikiatër veçoi edhe ndryshimin e shpejtë të temperaturave.

Pandemia Covid -19, ndër simptomat më të rënda që la pas ishte shëndeti mendor. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për rritjen e kapaciteteve në shëndetësi për trajtimin e problemeve mendore.

Stresi, depresioni dhe sëmundjet mendore në përgjithësi u stimuluan nga disa ngjarje të paparashikuara vitit e fundit. Fillimisht tërmeti i vitit 2019, më pas pandemia Covid-19, lufta në Ukrainë dhe më pas çmimet e larta kanë krijuar destabiltet mendor dhe kanë përkeqësuar situatën e atyre me predispozitë depresioni.

Pas një stabilizimi në vitin 2022, numri i pacientëve në spitalin psikiatrik ju kthye rritjes. Mjekët pohojnë se të sëmurët neglizhojnë simptomat dhe trajtimin me medikamente deri sa vijnë në gjendje të rëndë që kërkojnë trajtim spitalor.

Një nga studimet më të mëdha të kryera (deri më tani) mbi efektet mendore që lë Covid-19, ka zbuluar se personat që shërohen nga virusi rezultojnë të vuajnë nga probleme psikiatrike ose neurologjike deri gjashtë muaj më vonë.

Studimi i botuar në revistën “Lancet Psychiatry” mori në vëzhgim të dhënat shëndetësore të mbi 23 mijë pacientëve që ishin rikuperuar nga Covid-19 dhe zbuloi se 34% e tyre kishin probleme neurologjike ose psikiatrike brenda gjashtë muajve..Monitor

The post Ankthi dhe depresioni, rritet me 50% numri i personave të shtruar në pavijonet e psikiatrisë në 2023 appeared first on Albeu.com.