ankese Archives - Albeu.com

Bizneset ankohen për bllokim të padrejtë të llogarive, Taksat Vendore: U njoftuan në E-Albania
Një sërë biznesesh në Tiranë ngrenë shqetësimin se bllokimi i llogarive nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave Vendore me arsyetimin e mospagimit brenda afatit të taksës shtesë së ndërtesës për vitin 2023, është bërë pa të drejtë, pasi ata nuk janë njoftuar prej institucionit për detyrime të papaguara.

Përveç masës shtrënguese të mbylljes së llogarive në prag të festave zyrtare të 28-29 Nëntorit, subjektet pohojnë me shqetësim se edhe masa e gjobës së vendosur është e lartë, duke arritur deri në 9% të totalit të detyrimit të krijuar pas muajit korrik 2023.

Një subjekti në Tiranë, sipas njoftimit të nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Vlerësimit dhe Kontrollit më 26 Nëntor 2024, i është llogaritur, si detyrim tatimor i vitit 2024 shumë prej 365,4 mijë lekë.

Në njoftim thuhet se ky detyrim ka lindur pas hyrjes në fuqi të VKM nr.132 “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme”. Për shkak të mospagimit në kohë të tij, subjektit i është vendosur gjoba në masën 31,9 mijë lekë apo rreth 9% e detyrimit për t’u paguar për 2023.

“Në zbatim të Ligjit nr. 9632, dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore” me ndryshimet e fundit, VKM nr.132 dt.07.03.2018 Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ‘ndërtesa’, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës. Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.158 dt. 26.12.2019 Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në qytetin e Tiranës me ndryshimet përkatëse dhe Ligjit nr.9920 dt.19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë me ndryshimet përkatëse, detyrimet tuaja tatimore për Taksat dhe Tarifat Vendore janë si më poshtë”, përcaktohet në njoftim për llojin e detyrimit tatimor shtesë.

Për detyrimet e lindura pas datës 30 Qershor, afati i pagesës është 30 ditë nga data e lindjes së detyrimit, përcaktohet gjithashtu në njoftimin dërguar subjekteve.

Përfaqësuesi i këtij biznesi pohon se nuk është njoftuar më parë nga Bashkia e Tiranës për detyrimin shtesë për taksën e ndërtesës. Ai thotë se teksa e kishte mbyllur pagesën për këtë detyrim që në muajin Qershor të 2023-it, nuk e kishte parë të nevojshme të kontrollonte njoftimet në portalin e-Albania për taksat vendore.

“Nuk prisja se do të përballesha me këtë masë ekstreme, siç është bllokimi i llogarisë, pasi deri në muajin Nëntor nuk ka pasur asnjë njoftim. Detyrimi për 2023-n për këtë taksë është mbyllur që në muajin Qershor 2023. Nuk kemi marrë njoftim të ri për detyrim shtesë. Edhe vlera e gjobës së vendosur është tepër e lartë”, pohon ai.

Edhe kontabilistët shpjegojnë që njoftimi në e-Albania nuk pasqyrohet si njoftim i ri, por duhet të hysh te rubrika për taksat e bashkisë, që të shihet. Por në situatën kur bizneset i kanë mbyllur detyrimet për këtë taksë që në muajin Qershor 2023 edhe kontabilistët vlerësojnë se nuk e kanë parë të domosdoshme t’i kontrollonin.

Një tjetër subjekt po ashtu, sipas njoftimit të dërguar më 26 nëntor nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Vlerësimit dhe Kontrollit i janë llogaritur si detyrime të mëparshme nga taksa e ndërtesës 16,8 mijë lekë. Ndërsa për mospagimin e tyre në kohë i është llogaritur gjoba me vlerë 567 lekë apo rreth 3,5% e detyrimit.

Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore: Bizneset u njoftuan në e-Albania 60 ditë para përfundimit të afatit.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, është pohuar për Monitor se për detyrimin shtesë të taksës së ndërtesës pas hyrjes në fuqi në muajin korrik të VKM-së me rritjen e çmimeve të referencës, bizneset janë njoftuar si me njoftim dërguar në adresat e deklaruara, por edhe nëpërmjet e-Albania. Drejtoria e taksave dhe Tarifave Vendore, sqaron se çdo biznes në llogarinë e tij të biznesit në e-Albania, e ka pasur detyrimin të aksesueshëm që në fund të muajit Korrik 2024, pra 60 ditë para përfundimit të afatit që ishte data 30 Qershor.

“Duam të sqarojmë që nga ana jonë nuk ka asnjë situatë të jashtëzakonshme! Ndryshimet ligjore ndodhin herë pas here për shkak të nevojës dhe patjetër që për këto ndryshime, çdokush, çdo biznes apo qytetar, njoftohet në kohë. Bazuar në ndryshimet e Vendimit numër 457, datë 26.7.2023 të Këshillit të Ministrave për çmimet e referencës mbi pronën e paluajtshme të tipit ndërtesë dhe në zbatim të Vendimit numër 35, datë 28.03.2024, të Këshillit Bashkiak Tiranë, detyrimet vendore shtesë të vitit 2023 erdhën për shkak të ndryshimeve nënligjore të sipërcituara.

Ndodhur në kushtet kur Vendimi numër 457, datë 26.7.2023 i Këshillit të Ministrave, ka hyrë në fuqi pasi kishin kaluar afatet e njoftimit të detyrimeve vendore për vitin 2023, rrjedhimisht duke gjeneruar detyrime shtesë për pjesën e mbetur të vitit 2023 për shkak të ndryshimit të çmimeve mesatare referuese për ndërtesat, janë njoftuar bizneset se këto detyrime vendore të vitit 2023 duhet të shlyhen deri më datë 30 Shtator 2024, në përputhje me Vendimin numër 35, datë 28.03.2024, të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Lajmërimi është bërë me rrugë postare, që është dhe rruga standarde periodike ku të gjithë bizneset njoftohen në adresat e deklaruara pranë Drejtorisë tonë apo Qendrës Kombëtare të Biznesit. Pra, është shumë e nevojshme që të gjithë bizneset apo subjektet të vetëdeklarojnë adresat e tyre, të jenë të sakta në mënyrë që të lajmërohen në kohë për të gjitha ndryshimet apo për të gjithë detyrimet që mund të kenë ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore. Por jo vetëm rruga postare, çdo biznes në llogarinë e tij të biznesit në portalin unik qeveritar e-Albania e ka pasur detyrimin të aksesueshëm që në fund të muajit Korrik 2024, pra janë njoftuar jo vetëm në kohë por edhe i është lënë 60 ditë afat për të paguar, pa lindur gjoba dhe kamatëvonesa apo penalitete të thëna ndryshe. Ne kemi përdorur çdo mjet komunikimi, që çdokush të lajmërohej në kohë për detyrimin dhe në këtë mënyrë të kishin mundësi për t’i paguar po në kohë”, sqaron drejtoria taksave dhe tarifave vendore.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tatimeve Vendore, pohohet se pjesa më e madhe e biznesit ka arritur të marrë këtë njoftim dhe ta vërë në zbatim.

“Shumë subjekte kanë paguar, madje nuk kanë paguar as gjoba dhe kamatëvonesa sepse kanë shlyer detyrimet brenda këtij 60 ditësh që ju është lënë afat. Të gjithë bizneset apo subjektet që janë përballur me këto masa shtrënguese, ka qenë një zgjedhje e tyre. Pra ata nuk kanë paguar detyrimet, rrjedhimisht janë debitorë dhe është marrë kjo masë shtrënguese”.

Pse u rrit detyrimi

Pas rritjes së çmimeve të referencës së apartamenteve në korrik të vitit 2023, bizneseve iu rrit automatikisht detyrimi për taksën e ndërtesës, pasi vlera llogaritet mbi vlerën e ndërtesës.

Rritja e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës, shtrenjtoi automatikisht detyrimin për taksën e ndërtesës, si për bizneset dhe familjarët. Për bizneset formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit, ndërsa vlera e dyqanit në Tiranë llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.

Bizneset në Tiranë, detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës e paguajnë me 2 këste, ndryshe nga familjarët që paguhet çdo muaj nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Afati i pagesës për këstin e parë është muaji prill dhe për këstin e dytë muaji qershor.

Rritja e detyrimit për bizneset dhe familjarët nisi zbatimin nga 1 Gushti 2023. Duke qene se bizneset kishin mbyllur pagesat për taksën e ndërtesës, detyrimi shtesë që u krijua te subjektet për periudhën nga 1 gushti deri në 31 dhjetor 2023, i quajtur dhe si kësti i tretë, u përcaktua me vendim nr.35, datë 28.03.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar të shlyhej brenda muajit Shtator 2024.

“16. Në Kreun XVI “Dispozitat kalimtare dhe të fundit” shtohet neni 78/1, me përmbajtje si më poshtë vijon:

Neni 78/1 1. Përjashtimisht, detyrimet shtesë që kanë lindur si rezultat i hyrjes në fuqi të vendimit nr. 457, datë 26.07.2023, të Këshillit të Ministrave “ Për disa ndryshime në vendimin nr.132, datë 07.03.2018, të Këshillit të Ministrave “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”, të ndryshuar, duhet të shlyhen brenda datës 30 shtator 2024.”/Monitor

The post Bizneset ankohen për bllokim të padrejtë të llogarive, Taksat Vendore: U njoftuan në E-Albania appeared first on Albeu.com.

Pas ankesës së FFK-së, FIFA nis masa disiplinore ndaj përfaqësueses së Serbisë
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka njoftuar të shtunën se ka nisur masa disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit për varjen e një flamuri me përmbajtje politike në raport me Kosovën në dhomat e zhveshjes përpara se të luante të enjten me Brazilin në Kupën e Botës në Katar.

Flamuri i Serbisë i vendosur në zhveshtore përfshinte hartën e Kosovës me sloganin “Nuk ka dorëzim”.

Në fotografitë e publikuara nga zhveshtorja shihej se flamuri ishte vendosur mbi dollapët e lojtarëve, Milos Veljkoviç dhe Andrija Zivkoviç, përpara humbjes 2 me 0 të përfaqësueses së Serbisë ndaj Brazilit.

Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA dhe ministri i kulturës, rinisë dhe sportit, Hajrulla Çeku, e përshkroi imazhin si veprim i përfaqësueses së Serbisë për të përdorur Kupën e Botës për të promovuar “mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale”.

Disgraceful images from #Serbia locker room, displaying hateful, xenophobic and genocidal messages towards #Kosova, while exploiting #FIFAWorldCup platform.

We expect concrete actions from @FIFAcom considering that the @FFK_KS ?? is a full FIFA and UEFA member. pic.twitter.com/xwu6i0j7dG

— Hajrulla Çeku (@HCeku) November 25, 2022

FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive”.

FIFA nuk dha një afat kohor se kur do të merret vendimi, megjithëse Serbia do të luajë të hënën, më 28 nëntor kundër Kamerunit.

Që kur Kosova u anëtarësua në FIFA dhe UEFA në vitin 2016, trupa evropiane e futbollit është siguruar për arsye sigurie që kombëtarja e Kosovës të mos bie në të njëjtin grup me Serbinë apo Bosnje e Hercegovinën në grupet kualifikuese për Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.

Më 25 nënëtor, Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se ka paraqitur ankesë në FIFA për veprimin e ekipit kombëtar të Serbisë.

FFK e quajti këtë veprim si akt shovinist.

“Akte të tilla shoviniste nuk kanë vend në një ngjarje sportive, e aq më pak brenda objekteve ku zhvillohet ngjarja më e madhe e futbollit botëror, prandaj FFK si anëtare e barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë të FIFA-s, kërkon nga ky institucion që të ndërmarrë masa sanksionuese ndaj veprimeve që nxisin urrejtje mes popujve dhe janë kundër vlerave njerëzore”, u tha në njoftimin e FFK-së.

Federata e Futbollit e Kosovës kërkoi nga FIFA që veprimi i ekipit serb në Katar të mos kalohet pa masha ndëshkimore, pasi siç u tha, kampionati botëror i futbollit “duhet të jetë vend i mbizotërimit të thirrjeve për paqe, e jo të përdoret për të nxitur urrejte mes popujve./REL

The post Pas ankesës së FFK-së, FIFA nis masa disiplinore ndaj përfaqësueses së Serbisë appeared first on Albeu.com.

Simbole shoviniste në Botëror, Kosova bën ankesë te FIFA për Serbinë
Serbia u mposht nga Brazili mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-0.

Tifozët serb kanë zgjedhur ta lënë pas futbollin dhe të shpalosin simbole nacionaliste në stadium.

Ata kanë hapur një flamur ku shihet harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb. Dhe jo vetëm kaq. I njëjti flamur është gjendur edhe në dhomën e zhveshjes të lojtarëve serbë.

Për këtë gjë, Federata e Futbollit të Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, kanë dërguar ankesë te FIFA dhe Komiteti Internacional Olimpik Kombëtar./ h.ll/albeu.com

Njoftimi i plotë:

“KOK dërgon ankesë në IOC dhe FIFA për veprimin e ulët të Serbisë në Kupën e Botës “Katar 2022”

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka pritur me shqetësim të madh veprimin e radhës që vjen nga Serbia, e cila edhe një herë përmes veprimeve të turpshme e përfshijnë politikën me sport.

Këtë herë, një gjest i tillë vjen jo vetëm nga tifozët, por nga Kombëtarja e Serbisë në futboll, dhe pikërisht në ngjarjen më të madhe të futbollit, Kupën e Botës 2022, që po zhvillohet në Katar.

Drejtuesit e Federatës Serbe lejuan që një flamur me ngjyra serbe dhe me hartën e Republikës së Kosovës, si dhe me mesazh urrrejtje “Nuk ka dorëzim”, të vendoset në zhveshtoret e Kombëtares së Serbisë, para dhe pas ndeshjes me Brazilit.

Është e turpshme se si udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Serbisë lejuan të shfaqin mesazhe të tilla urrejtje ksenofobike dhe gjenocidale ndaj një shteti me të drejta të barabarta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe FIFA e UEFA.

Komiteti Olimpik i Kosovës në koordinim të plotë me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, anëtare e së cilës është, por edhe në FIFA, anëtare e së cilës është FFK, në mënyrë që të dyja të marrin veprime të menjëhershme ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, konform kartës olimpike dhe rregullave të FIFA-s.

Sot, gjatë ditës, ankesë në FIFA ka bërë edhe FFK.

Besojmë se IOC dhe FIFA do të jenë të vëmendshme ndaj këtij veprimi dhe në Kupën e Botës Katar 2022 të mbretërojë vetëm fryma sportive dhe korrektësia”, thuhet në njoftimin e tyre.

The post Simbole shoviniste në Botëror, Kosova bën ankesë te FIFA për Serbinë appeared first on Albeu.com.

Nuk ka paqe në Afrikë pas play-off Katar 2022, Egjipti ka kërkuar skualifikimin e Senegal
Nuk ka paqe në Afrikë pas Play-off-it kualifikues të Katarit 2022.

Pas polemikës mes Algjerisë dhe Kamerunit në të cilën ishte përfshirë edhe Federata e Futbollit të Gambisë, tani është radha e Egjiptit të kontestojë ndeshjen e luajtur dhe të humbur ndaj Senegalit. Presidenti i federatë egjiptiane të futbollit, Gamal Allam, shpjegoi për “Kingfut” pas ngjarjeve në Dakar, ku Salah dhe shokët e tij u sulmuan vazhdimisht nga lazerat në tribuna.

“Ne nuk kërkuam të riluajmë ndeshjen me Senegalin. Ne kërkuam kualifikimin tonë të drejpërdrejtë në Botëror për shkak të atmosferës armiqësore në të cilën u lauj ndeshja.”

Ndeshja e luajtur më 29 mars u fitua me penallti nga “luanët” e Senegal./h.ll/albeu.com

The post Nuk ka paqe në Afrikë pas play-off Katar 2022, Egjipti ka kërkuar skualifikimin e Senegal appeared first on Albeu.com.

Milan tregohet “dinak”, nuk shet bileta për tifozët e Fiorentinës
Të dielën do të luhet Milan-Fiorentina dhe tashmë klubi violë ka nisur ankimin në Lega Serie A.

Klubi i Milanit nuk ka nxjerrë në shitje bileta për tifozët mysafirë, pasi kushdo që do që të jetë në stadium duhet të blejë biletë si një tifoz i Milanit. Por kjo gjë nuk ndodhi për tifozët e Fiorentinës pasi ata nuk ishin njoftuar dhe shitja e këtyre biletave ka nisur një javë më parë, duke bërë që rreth 75 mijë bileta të blihen nga tifozët e Milanit.

Tifozët e Fiorentinës janë irrituar ku bashkë me ta edhe klubi. Fiorentina i ka dërguar një shkresë zyrtare Lega Serie A, por edhe prokurorisë së Firences dhe të Milanos si edhe në dy selitë e policisë.

Ky nuk është një problem i natyrshëm, por i mirëmenduar nga klubi kuqezi, pasi është një fazë delikate e sezonit dhe ata po bëjnë maksimumin për të patur çdo armë për të fituar kampionatin.

Fiorentina gjithashtu është në një fazë delikate ku i duhen fitoret, dhe pa tifozët e tyre do të jenë të humbur në çdo aspekt./ h.ll/albeu.com

The post Milan tregohet “dinak”, nuk shet bileta për tifozët e Fiorentinës appeared first on Albeu.com.

Ankesa e Thaçit dhe Veselit për ndryshimet në aktakuzë, Apeli i Speciales merr vendim
Dhomat e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale kanë marrë një vendim në lidhje me ankesat e Thaçit dhe Veselit.

Ankesa ishte parashtruar më 21 shkurt kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake të marrë më 23 dhjetor 2021.

I njëjti vendim i lejonte Prokurorisë që ta ndryshonte pjesërisht aktakuzën në këtë akt.

Sidoqoftë, Paneli i Apelit ka vendosur kundër apeleve të Thaçit e Veselit.

Lexoni KËTU vendimin e plotë.

The post Ankesa e Thaçit dhe Veselit për ndryshimet në aktakuzë, Apeli i Speciales merr vendim appeared first on Albeu.com.

Ultrasit e PSG-së të revoltuar me klubin, thirrje direkte ndaj drejtuesve
Kolektivi Ultras Paris (CUP) është grupi më me ndikim i tifozëve në Paris Saint-Germain dhe ata e kanë përdorur këtë fuqi për të shprehur pakënaqësinë e tyre me klubin dhe qasjen ndaj tregut të transferimeve.

Ata janë gjithashtu të pakënaqur me zhgënjimin e fundit në vend, pasi PSG u eliminua nga Coupe de France nga Nice në penallti të hënën e kaluar. Si rezultat, CUP kanë kërkuar ndryshime në Paris.

“Për një kohë të gjatë klubi na ka ofruar një pamje që ne nuk e mbështesim më. Është një klub që grumbullon yje si një fëmijë i llastuar, pa u shqetësuar për pasojat sportive”.

Duke folur për zhgënjimin e tyre për eliminimin nga kupa në raundin e 16-të, ata ishin të zëshëm në ndjenjën e tyre ndaj këndvështrimit të klubit për sezonin, duke sugjeruar që ata të luajnë vetëm për Ligën e Kampionëve.

“Klubi duket se ëndërron gjëra të mëdha sa të jep përshtypjen se sezoni fillon në shkurt dhe se shpërfill trofetë vendas”, vazhdoi deklarata.

“Ne nuk e njohim më këtë klub. Sot durimi ynë ka arritur kufirin!

Ne gjithmonë kemi ofruar mbështetjen tonë të palëkundur pavarësisht zhgënjimeve të mëdha. Sot japim alarmin, lojtarë, trajnerë, është koha të reagojmë ose do të vazhdojmë të përballemi me zhgënjime të papranueshme.

Na respektoni, respektoni ngjyrat tona.”/ h.ll/albeu.com

The post Ultrasit e PSG-së të revoltuar me klubin, thirrje direkte ndaj drejtuesve appeared first on Albeu.com.

21 policë në hetim, kush janë dy efektivët që u ankua ambasada amerikane?
“ABC” raportoi dje se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat gjatë muajit Janar i kërkoi prokurorisë që të hetojë 21 punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe një efektiv të Gardës së Republikës për vepra të ndryshme penale.

Gazetarja Xhensila Kodra e ftuar në studion e “ABC LIVE” dha më shumë detaje lidhur me hetimet e SHÇBA-së.

Por nga e merr informacionin SHÇBA?

Mes kallëzimeve për policët janë edhe dy raste nga ambasada amerikane.

“Te pjesa e kallëzimeve numrin më të madh të ankesave e kanë qytetarët.

Më pas vijnë institucionet, media dhe ambasada amerikane në dy raste për shkelje nga punonjësit e policisë” tha gazetarja.

Për vitin që lamë pas 19 efektivë u shkarkuan dhe arrestuan aksidente rrugore.

30 të tjerë janë referuar për dhunë në familje. 35 për favorizim të drogës dhe kontrabandës, nga 250 që ishin në hetim, mes tyre 60 në nivel drejtues.

Krahasuar me vitet e tjera, 2021 kishte një tjetër ndryshim të trendit. “Dikur ishin policët e rrugores më të kallëzuarit, tashmë janë të rendit” tha gazetarja./abcnews.al

The post 21 policë në hetim, kush janë dy efektivët që u ankua ambasada amerikane? appeared first on Albeu.com.

Ronaldo ankohet për vlerën e tij në treg, ‘Transfermarkt’ i kthen përgjigje portugezit
‘Transfermarkt’ e vlerësoi Ronaldon në 67.5 milionë paund kur ai luante për Juventusin dhe ai u ankua në Instagram. “Ai tha se duhet të vlejë më shumë,” zbuloi website-i.

Jamie Carragher kohët e fundit po merrte një mesazh nga Lionel Messi, pasi eksperti i ‘Sky Sports’ kishte dyshuar nëse kalimi i tij nga Barcelona te PSG kishte qenë i mirë. Kur Cristiano Ronaldo pa vlerësimin e tij të tregut në faqen e internetit, ‘Transfermarkt’, ai e bëri të ditur kompaninë se çfarë ndjeu duke i dërguar një mesazh direkt në Instagram.

Sulmuesi i Manchester United dërgoi një mesazh duke kërkuar një shpjegim për vlerën e tregut që i ishte dhënë. Ata e vlerësuan atë me 67.5 milionë paund kur luante me Juventusin në Serinë A. Ai u rendit i katërti në Serie A pas Christian Eriksen, Lautaro Martinez dhe Paulo Dybala.

Në publikimin e fundit të ‘Transfermarkt’, ata vendosën Cristiano në krye të listës së lojtarëve të moshës 33 e lart. Pavarësisht se ishte në krye të grupit, veterani portugez ishte i zemëruar pasi priste të kishte një vlerësim më të mirë në treg. Menaxheri i kompanisë në Mbretërinë e Bashkuar, Dani Busch, tha për ‘The Athletic’: “Ne vendosëm një listë në Instagram me 10 lojtarë, të moshës 33 vjeç e lart, dhe Ronaldo ishte ende i pari në vlerë, por ai tha se duhet të vlejë shumë më tepër”.

Një punonjës tjetër i firmës tha se mesazhi ishte për “djemtë e mediave sociale”. Lojtari i United ka shfaqur edhe një herë pakënaqësinë e tij në rrjetet sociale. Me Cristiano dhe Messi që të dy po hyjnë në vitet e muzgut të karrierës së tyre, ata mund të kenë filluar të shohin kurbë në rënie dhe nuk janë ende gati të ndiejnë fillimin e fundit./ h.ll/albeu.com

The post Ronaldo ankohet për vlerën e tij në treg, ‘Transfermarkt’ i kthen përgjigje portugezit appeared first on Albeu.com.