ankesa Archives - Albeu.com

Supremja i hedh poshtë pesë ankesat, i hapet rruga certifikimit të rezultateve
<html><head></head><body>

Gjykata Supreme e Kosovës ka shqyrtuar pesë ankesa administrative të paraqitura ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që lidhen me rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Të pesë ankesat janë refuzuar si të pabazuara.

Përmes aktgjykimit AA.nr.29/2026, Supremja e ka rrëzuar si të pabazuar ankesën e Listës Serbe, të ushtruar kundër vendimit të PZAP-së, ZP.Anr.56/2026.

Në ankesën e saj, Lista Serbe kishte pretenduar se subjekti politik “GI – Za Slobodu, Pravdu i Opstanak” (ZSPO) e kishte fituar mandatin e rezervuar për komunitetin serb kryesisht falë votave të marra në komuna dhe vendvotime me shumicë shqiptare, duke argumentuar se në këtë mënyrë ishte cenuar qëllimi kushtetues i përfaqësimit autentik të komunitetit serb.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se këto pretendime nuk qëndrojnë. Sipas arsyetimit të saj, Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e përcaktojnë votën si personale, të barabartë, të lirë dhe të fshehtë, ndërsa Lista e Votuesve nuk përmban të dhëna për përkatësinë etnike të votuesve. Si rrjedhojë, nuk ka bazë ligjore që vlefshmëria apo efekti juridik i një vote të kushtëzohet nga përkatësia etnike e votuesit ose nga përbërja demografike e vendbanimit ku ajo është hedhur.

Po ashtu, Gjykata ka konstatuar se ankuesi nuk kishte sjellë prova konkrete që do të dëshmonin manipulim të votave apo ndonjë parregullsi tjetër zgjedhore me ndikim në rezultat. Sipas Gjykatës, pretendimet ishin mbështetur në supozime dhe krahasime statistikore, të cilat nuk përbëjnë bazë ligjore për ndërhyrje në rezultatin zgjedhor. Gjithashtu, u vlerësua se vetë subjekti politik që kishte fituar mandatin e kontestuar është subjekt i regjistruar për përfaqësimin e komunitetit serb, ndaj nuk mund të konsiderohet se është cenuar mekanizmi kushtetues i vendeve të garantuara.

Me aktgjykimin AA.nr.30/2026, Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar edhe ankesën e kandidates Emilija Rexhepi, nga subjekti politik Nova Demokratska Stranka (NDS), të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, ZP.Anr.57/2026.

Rexhepi kishte kundërshtuar vendimin e PZAP-së duke pretenduar se ekzistonte mospërputhje mes strukturës demografike të vendbanimit dhe rezultatit zgjedhor, dhe kishte kërkuar anulimin e këtyre votave për efekt të ndarjes së mandatit të garantuar për komunitetin boshnjak.

Gjykata ka vlerësuar se pretendimet e ankueses mbështeteshin në interpretime statistikore dhe demografike, të cilat nuk paraqesin bazë ligjore për të kontestuar vlefshmërinë e votave apo rezultatin zgjedhor. Sipas saj, legjislacioni zgjedhor i Republikës së Kosovës nuk e njeh strukturën etnike të popullsisë si kriter për vlerësimin e ligjshmërisë së votimit ose të rezultateve zgjedhore.

Supremja ka theksuar gjithashtu se Lista e Votuesve nuk përmban të dhëna për përkatësinë etnike të votuesve, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mbledh, administron dhe as përpunon të dhëna të tilla. Për pasojë, nuk ekziston bazë ligjore që fletëvotimet të shpallen të pavlefshme mbi supozime që lidhen me përkatësinë etnike të votuesve.

Kolegji i Gjykatës Supreme ka vlerësuar më tej se ankuesja nuk kishte paraqitur prova të qarta dhe bindëse për manipulim votash, ndërhyrje në procesin e votimit, cenim të zinxhirit të sigurisë apo shkelje të procedurave zgjedhore, siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në aktgjykimin AA.nr.31/2026, Gjykata Supreme ka rrëzuar si të pabazuar edhe një tjetër ankesë të kandidates Emilija Rexhepi, nga Nova Demokratska Stranka (NDS), të dorëzuar kundër vendimit të PZAP-së, ZP.A.nr.58/2026.

Në këtë rast, ankuesja kishte kërkuar verifikimin e ligjshmërisë së përdorimit të votave të fituara nga subjekti politik Za Slobodu, Pravdu i Opstanak (ZSPO) në gjashtë qendra votimi në Komunën e Prizrenit. Ajo pretendonte se këto vota ishin marrë në vendbanime me shumicë të komunitetit boshnjak dhe se kjo duhej të verifikohej për mbrojtjen e vendeve të garantuara për komunitetin serb.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se vendimi i PZAP-së ishte i drejtë dhe i mbështetur në ligj, pasi legjislacioni zgjedhor nuk e lidh vlefshmërinë e votës me përkatësinë etnike të votuesit dhe nuk ekziston asnjë bazë kushtetuese apo ligjore që votat të vlerësohen sipas strukturës etnike të një vendbanimi.

Sipas Gjykatës, e drejta e votës është individuale dhe secili qytetar ka lirinë të votojë për subjektin politik që zgjedh, pavarësisht përkatësisë etnike.

Po ashtu, Gjykata ka rikujtuar se Kushtetuta garanton njëkohësisht të drejtën individuale të votës dhe mekanizmin e vendeve të garantuara për komunitetet jo-shumicë, por këto garanci nuk u japin organeve zgjedhore apo gjykatave të drejtën të kategorizojnë votat sipas përkatësisë etnike të votuesve apo të nxjerrin përfundime mbi vlefshmërinë e tyre në bazë të të dhënave demografike.

Gjykata ka konstatuar gjithashtu se ankuesja nuk kishte ofruar prova konkrete për manipulim të fletëvotimeve, ndërhyrje në materialin zgjedhor apo ndonjë shkelje tjetër të procesit zgjedhor. Sipas saj, një mospërputhje statistikore mes strukturës demografike të vendbanimeve dhe numrit të votave të marra nga një subjekt politik, në mungesë të provave për parregullsi zgjedhore dhe të një baze të qartë ligjore, nuk mund të prodhojë pasoja juridike mbi vlefshmërinë e votave ose rezultatin zgjedhor.

Me aktgjykimin AA.nr.32/2026, Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Bekim Haxhiut, kandidat për Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, ZP.Anr.54/2026.

Haxhiu kishte pretenduar se vendimi i PZAP-së ishte mbështetur në konstatim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, në zbatim të gabuar të së drejtës materiale dhe procedurale zgjedhore, si dhe se i ishin cenuar të drejtat kushtetuese për t’u zgjedhur, barazia procedurale dhe e drejta për mjet juridik efektiv.

Ai kishte kërkuar rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të PDK-së në vendvotimet që nuk ishin përfshirë në mostrën prej 185 vendvotimeve.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se ankuesi nuk kishte paraqitur prova të mjaftueshme që do ta arsyetonin një rinumërim të plotë, ndërsa raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e 185 vendvotimeve nuk përbënte bazë të mjaftueshme për një veprim të tillë.

Sipas Gjykatës, korrigjimet e evidentuara apo të pasqyruara në raport nuk krijojnë bazë objektive për të përfunduar se procesi i numërimit ishte karakterizuar nga parregullsi sistematike. Natyra dhe shpërndarja e këtyre korrigjimeve, sipas vlerësimit të saj, tregojnë se ato kanë qenë sporadike dhe nuk kanë arritur një shkallë të tillë që do të cenonte besueshmërinë e rezultatit përfundimtar apo integritetin e procesit të numërimit.

Ndërkaq, me aktgjykimin AA.nr.33/2026, Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për deputet Qëndrim Kryeziu, nga Subjekti Politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-se, ZP.Anr.55/2026.

Kryeziu kishte pretenduar se PZAP gabimisht e kishte trajtuar ankesën e tij si çështje tashmë të gjykuar, megjithëse, sipas tij, ankesa ngrinte një çështje më të gjerë për besueshmërinë e rezultatit përfundimtar të listës së PDK-së. Ai kishte argumentuar se ndryshimet e evidentuara te 90 nga 110 kandidatët e PDK-së, në një kohë kur ishte verifikuar vetëm një pjesë e vogël e votave, ngrinin dyshime për saktësinë e rezultatit përfundimtar. Gjithashtu, ai kishte pretenduar se raporti i KQZ-së dëshmonte ekzistencën e një defekti sistematik në procesin fillestar të numërimit dhe kishte kërkuar rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të PDK-së, si dhe pezullimin e certifikimit të rezultatit zgjedhor deri në përfundimin e këtij procesi.

Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, Gjykata Supreme konstatoi se PZAP i kishte trajtuar në mënyrë të rregullt pretendimet e ankuesit dhe kishte ardhur në përfundimin se ankesa ishte e pabazuar. Gjykata vlerësoi se pretendimet e paraqitura mbështeteshin në të njëjtat të dhëna dhe rezultate të rinumërimit që ishin shqyrtuar edhe më parë, ndërsa raporti i KQZ-së nuk provonte ekzistencën e parregullsive sistematike që do të impononin rinumërim të plotë të votave. Po ashtu, u vlerësua se rinumërimi i 185 vendvotimeve ishte kryer në kuadër të mekanizmave të kontrollit të paraparë nga legjislacioni zgjedhor dhe jo si rezultat i konstatimit të parregullsive sistematike në procesin e numërimit.

Në përfundim, Gjykata Supreme vlerësoi se vendimet e PZAP-së janë marrë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ndërsa pretendimet ankimore nuk janë mbështetur me prova bindëse që do të justifikonin ndërhyrje në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

</body></html>

The post Supremja i hedh poshtë pesë ankesat, i hapet rruga certifikimit të rezultateve appeared first on Albeu.com.

PZAP hedh poshtë të gjitha ankesat për rezultatin zgjedhor
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka rrëzuar të gjitha ankesat e paraqitura pas përfundimit të numërimit të votave.

Sipas vendimeve të publikuara, janë refuzuar ankesat e dy kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë, Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu, të cilët kishin kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së në kuadër të procesit të rinumërimit.

Po ashtu, nuk është pranuar as ankesa e Listës Serbe, si edhe dy ankesa të Nova Demokratska Stranka. Të gjitha këto ankesa kishin të bënin me pretendime për parregullsi gjatë procesit të votimit dhe të numërimit.

Në arsyetimin e Gjykatës Supreme, këto ankesa janë cilësuar si të pabazuara.

Nëse këto vendime nuk kundërshtohen nga palët në Gjykatën Supreme brenda afatit 48-orësh, atëherë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i hapet rruga për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

The post PZAP hedh poshtë të gjitha ankesat për rezultatin zgjedhor appeared first on Albeu.com.

Mbyllet afati i ankesave, pesë parashtresa në PZAP kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ
Ka skaduar afati për dorëzimin e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas informacioneve të bëra publike nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), subjektet politike kanë paraqitur gjithsej pesë ankesa.

Nga këto, dy ankesa janë dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), një nga Lista Serbe dhe dy nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka – NDS).

PDK-ja i ka bazuar dy ankesat e saj në pretendime për mungesë votash, ndërsa Lista Serbe dhe Partia e Re Demokratike kanë ngritur kundërshtime për parregullsi që ndërlidhen me fletëvotimet.

Për këtë çështje ka folur edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se institucioni nuk i komenton ankesat përderisa ato ndodhen në proces shqyrtimi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk komenton çështjet që janë në proces ankimor. Si në çdo rast, KQZ do t’i përgjigjet, brenda afatit, kërkesës së PZAP-it, institucionit kompetent për shqyrtimin e ankesave në procesin zgjedhor, duke sqaruar të gjitha çështjet e nevojshme”, deklaroi Elezi.

Ai njoftoi gjithashtu se procesi i certifikimit të rezultateve do të zhvillohet vetëm pasi të përmbyllen procedurat ankimore dhe të ketë vendimmarrje nga institucionet përkatëse.

“Pasi ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ janë parashtruar disa ankesa, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe të Gjykatës Supreme, të zbatojë vendimet e tyre nëse përmbajnë obligime për KQZ dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, tha Elezi.

The post Mbyllet afati i ankesave, pesë parashtresa në PZAP kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ appeared first on Albeu.com.

KQZ përcakton afatin 48-orësh për kundërshtimin e rezultateve përfundimtare
Në mbledhjen e mbajtur sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të zhvilluara më 7 qershor.

Sipas të dhënave të përpunuara në platformën e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 47.13% të votave. Pas saj renditen PDK me 19.44%, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%.

Në përbërjen e re të Kuvendit, LVV është subjekti i parë me 53 ulëse.

PDK do të ketë 22 deputetë, LDK 18, ndërsa AAK do të përfaqësohet me 7 deputetë.

Sa u takon partive të komuniteteve, Lista Serbe ka fituar 9 ulëse, ndërsa Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP 2. Nga një ulëse pritet të kenë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK, Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Socialdemokratska Unija – SDU, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK, Koalicija Vakat dhe PSA.

Po ashtu, KQZ-ja ka bërë të ditur për subjektet politike dhe kandidatët se kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa ndaj vendimit për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Sipas njoftimit, çdo ankesë eventuale duhet të dorëzohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda 48 orëve.

The post KQZ përcakton afatin 48-orësh për kundërshtimin e rezultateve përfundimtare appeared first on Albeu.com.

PZAP hodhi poshtë kërkesën për rinumërim, ekspertët flasin për prapaskenat dhe ndikimin e mundshëm për PDK-në
Procesi paszgjedhor po vazhdon të shoqërohet me ankesa, kundërshtime dhe pretendime nga kandidatë politikë, ndërsa organet kompetente po i trajtojnë ato sipas procedurave të përcaktuara me ligj.

Në mesin e rasteve të fundit është edhe ai i kandidatëve për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, të cilët kishin kërkuar rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Kjo kërkesë, megjithatë, është refuzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili e ka cilësuar ankesën e tyre si të pabazuar.

Nga vendimi i publikuar rezulton se paneli ka vlerësuar se pretendimet e paraqitura nuk janë shoqëruar me prova dhe argumente të mjaftueshme që do të arsyetonin nisjen e një rinumërimi të ri në shkallë të përgjithshme.

Ankesa e Haxhiut dhe Kryeziut ishte drejtuar kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me kërkesën që të rishqyrtoheshin të gjitha votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja.

Të dy kandidatët kishin shprehur dyshime për mënyrën se si ishte zhvilluar numërimi, duke kërkuar një verifikim shtesë të rezultateve tashmë të publikuara.

Në arsyetimin e vet, PZAP ka theksuar se një kërkesë për rinumërim duhet të mbështetet në fakte konkrete dhe dëshmi bindëse, të afta për të provuar parregullsi që ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor. Sipas panelit, në këtë rast ankesa nuk e ka përmbushur këtë standard ligjor.

Në këtë situatë shtrohet pyetja nëse PDK-ja po e përdor kërkesën për rinumërim të plotë më shumë si instrument për të vënë në dyshim rezultatin zgjedhor sesa si një pretendim të mbështetur në fakte, duke pasur parasysh se PZAP e rrëzoi ankesën si të pabazuar, si dhe nëse kjo pasqyron mungesë besimi brenda vetë PDK-së ndaj procesit zgjedhor dhe rezultateve të kandidatëve të saj.

Burjani: Duhet të ketë parregullsi serioze që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor

Lidhur me këtë çështje, për “Bota sot” ka folur juristi Blerim Burjani.

Sipas tij, pakënaqësitë e individëve të caktuar mund të ekzistojnë, por për të kërkuar rinumërim votash nevojiten prova të forta që prekin integritetin e procesit zgjedhor.

“Po, ka pakënaqësi nga individë të caktuar, por që të shkohet në rinumërim të votave duhet të ekzistojnë arsye dhe prova të forta. Në raste të tilla, duhet të ketë parregullsi serioze që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor”, u shpreh ai.

Burjani nënvizon se rinumërimi ose kontestimi i rezultateve zgjedhore nuk mund të kërkohet vetëm mbi bazën e dyshimeve apo pakënaqësive, por duhet të mbështetet në prova dhe fakte konkrete, ndërsa vendimin përfundimtar e merr PZAP pasi shqyrton të gjitha rrethanat dhe raportet përkatëse.

“Për të vlerësuar nëse ka bazë për rinumërim apo kontestim të rezultatit, vendos Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke u bazuar në hetimet që zhvillon, raportet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe, kur është e nevojshme, në bashkëpunim me organet e rendit.

Prandaj, për të kërkuar rinumërim ose për të kontestuar rezultatin zgjedhor, duhet të paraqiten fakte serioze dhe dëshmi konkrete. Këto kërkesa mund të parashtrohen nga subjektet politike, por edhe nga kandidatët e tyre për deputetë”, foli Burjani për “Bota sot”.

Mehmeti: Besoj se synimi ka qenë që procesi të mbyllet sa më shpejt dhe të mos zgjatet më tej

Në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti vlerëson se PDK-ja mund të ketë zgjedhur të mos e shtyjë më tej idenë e rinumërimit të plotë, nga frika se një proces i tillë do të nxirrte ndryshime në renditjen e kandidatëve dhe do të thellonte debatet dhe pakënaqësitë e brendshme.

“Nëse analizohet kërkesa e PDK-së, mendoj se arsyeja kryesore ka qenë shmangia e hapjes së mëtejshme të çështjes së kutive dhe procesit të rinumërimit. Në rast se do të bëhej një rinumërim i plotë, mund të dilnin në pah ndryshime të konsiderueshme në rezultatet e kandidatëve, gjë që do të hapte debate të reja brenda parties”, foli ai.

Analisti shton se PDK-ja, me gjasë, ka synuar që i gjithë procesi zgjedhor të përfundojë sa më shpejt për të shmangur tensione të tjera, duke theksuar se këtë herë mosmarrëveshjet dhe pakënaqësitë po zhvillohen kryesisht brenda vetë partisë dhe ndërmjet kandidatëve të saj.

“Për këtë arsye, besoj se synimi ka qenë që procesi të mbyllet sa më shpejt dhe të mos zgjatet më tej. Nuk mendoj se ka pasur ndonjë arsye tjetër thelbësore. Brenda PDK-së ka pasur gjithmonë gara dhe pakënaqësi të brendshme pas zgjedhjeve, por këtë herë duket se përplasjet nuk po vijnë nga partitë kundërshtare, por nga vetë kandidatët dhe strukturat e partisë.

Kjo tregon se konkurrenca e brendshme ka qenë e fortë dhe se debatet rreth rezultatit po zhvillohen kryesisht brenda vetë subjektit politik”, përfundoi analisti Mehmeti për “Bota sot”.

The post PZAP hodhi poshtë kërkesën për rinumërim, ekspertët flasin për prapaskenat dhe ndikimin e mundshëm për PDK-në appeared first on Albeu.com.

Gjobat nuk ndalen as në ditët e pushimit, bizneset ankohen se ndëshkohen për deklarim të vonuar
Kjo fundjavë ka qenë e gjatë, me katër ditë pushim. Por, siç e kemi thënë shpesh, biznesi në shumicën e rasteve nuk e ka luksin që të rrijë kaq gjatë pa punë.

Administrata, Po! Ajo ia ka lënë vendin shtetit online dhe vetë pushon e udhëton.

Gjithsesi, shumë fundjava apo ditë pushimi zyrtare nuk kanë qenë të qeta këto kohë, ndonëse pothuajse të gjitha veprimet biznesi mund ti kryejë online.

Ndonjëherë nuk punon self-care, ndonënjëherë nuk ngarkon dot dokumentet për barrëlindjet apo raportet e punonjësve.

Një herë tjetër nuk merr dot nënshkrimin elektronik, që të bllokon tërësisht aktivitetin.

Këtë fundjavë të gjatë, bizneset po ankohen se po marrin gjoba për deklarim të vonuar, ndonëse afati është shtyrë automatikisht për shkak se e premtja dhe e hena ishin pushim.

Sipas ligjit të procedurave tatimore, nëse afati i deklarimit ose pagesës së taksave bie në një ditë pushimi zyrtar (ose fundjavë), afati shtyhet automatikisht në ditën e parë pasardhëse të punës.

Kjo do të thotë se nëse afati është të shtunën apo të dielën, kalon të hënën. Nëse është festë zyrtare kalon në ditën tjetër të punës. Nuk ka penalitete nëse veprimi kryhet në atë ditë të parë pune.

Ky është një parim i përgjithshëm procedural (zbatohet edhe në ligje të tjera administrative), që garanton që tatimpaguesit të mos penalizohen për ditë kur administrata nuk funksionon.

Megjithatë, bizneset u ankuan pranë Monitor se afati i deklarimit të sigurimeve për shkurtin ishte data 20 mars, që ishte pushim.

Edhe e hëna është pushim, kështu që afati shtyhet në datën 24, jo vetëm për dorëzimin, por edhe pagesën. Por subjektet raportojnë se atyre u janë shfaqur në sistem kamatëvonesat (shiko foton).

Mesa duket dhe vetë sistemi është “çakorduar” nga ditët e shumta të pushimit që ka pasur administrata.

Përvoja ka treguar gjithsesi, që kur ka pasur raste të tilla, gjobat janë fshirë automatikisht. Por, duhet të presim që administrata të kthehet në punë! /Monitor

The post Gjobat nuk ndalen as në ditët e pushimit, bizneset ankohen se ndëshkohen për deklarim të vonuar appeared first on Albeu.com.

Ankesa e Listës Serbe, Kushtetuesja nuk jep afat për vendim – thotë se do të merret pas shqyrtimit të pretendimeve
Më pak se një javë pas konstituimit të plotë të Kuvendit të Kosovës, me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve, kushtetutshmëria e këtij procesi është vënë në dyshim nga Lista Serbe.

Më 16 tetor 2025, kjo e fundit dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke sfiduar zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, Nenad Rashiq.

Gjykata Kushtetuese në një përgjigje për Telegrafin tha që kërkesa e Listës Serbe aktualisht është duke u shqyrtuar nga Gjykata, pa dhënë detaje më shumë edhe sa i përket se kur pritet të merret vendimi.

“Kjo lëndë është duke u shqyrtuar. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses.

Në ankesën e dorëzuar, Lista Serbe pretendon se ka pasur shkelje të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe aktgjykimit të mëparshëm të Kushtetueses.ç

Lista Serbe kërkoi që gjykata të vendosë një masë të përkohshme, për të ndaluar, siç tha, “veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”.

Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

Zgjedhja e tij u bë pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe, ndonëse u hodhën nga tri herë në votim, nuk morën votat e nevojshme.

Kjo është hera e dytë që Lista Serbe ankohet në Kushtetuese për çështjen e nënkryetarit serb në muajt e fundit, pasi në gusht ishte ankuar kundër votimit ndaras, pasi kreu i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.

Më pas, Gjykata kishte konstatuar se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.

The post Ankesa e Listës Serbe, Kushtetuesja nuk jep afat për vendim – thotë se do të merret pas shqyrtimit të pretendimeve appeared first on Albeu.com.

Kanë gjithmonë ankesa, tre shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë
A e keni vene re qe disa njerez, pavaresisht se çfarë kanë, pavaresisht se çfare fitojnë, nuk ndihen kurrë të kompletuar? Edhe nëse në jetë kanë arritur ose kanë marrë gjithçka që kanë kërkuar, ata përsëri kërkojnë më shumë.

Jo, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për të mirat materiale. Kjo do të thotë, ato nuk janë tamam shenja lakmitare. Megjithatë, ata janë njerëz që ndjekin qëllimet dhe vazhdimisht duan të përmirësohen, edhe nëse kjo është në kurriz të të tjerëve.

Për cilat shenja bëhet fjalë?

Dashi

Në “natyrën” e Dashit është gjuetia dhe suksesi. Ata vazhdimisht përpiqen të pushtojnë qëllime të reja, të cilat kur t’ia arrijnë do të mërziten lehtësisht dhe do të kërkojnë diçka të re. Ata emocionohen, pasionohen dhe mërziten po aq lehtë. Gjithçka është më e mirë se ajo që kishin dhe ata nuk mund të pushojnë nëse nuk marrin atë që u zgjoi interesin.

Binjakët

Dihet se Binjakët mërziten lehtësisht dhe janë gjithmonë në kërkim të diçkaje për t’i emocionuar. Pavarësisht nëse flasim për marrëdhënie personale apo profesionale, ata nuk janë kurrë të kënaqur. Ata janë vazhdimisht në kërkim të të resë dhe në kërkim të eksitimit, por edhe asaj “diçkaje” që do t’ua lërë mendjen. Nëse arrini të mbani të pazbehur interesin e tyre dhe të “luani” me mendimet e tyre, atëherë mund të qëndroni edhe për një kohë në jetën e tyre. Por përsëri, mos llogarisni në të.

Shigjetarët

Në këtë listë nuk mund të mungonte shenja që kërkon vazhdimisht aventura dhe nuk vetëkënaqet. Shigjetarët kanë një dëshirë të pashuar për më të mirën. Ata janë të etur për diçka të re, nuk kanë frikë nga e panjohura dhe vështirë se mbeten në një gjendje të ndenjur. Rreziku është sinonim i emrit të tyre, siç është edhe ndjenja e të qenit të pakënaqur.

The post Kanë gjithmonë ankesa, tre shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë appeared first on Albeu.com.

Ankesa e fermerëve për luleshtrydhet në Fier: S’ka punëtorë, s’ka çmim, as lekë
Kultivuesit e luleshtrydheve në Kafaraj Fier, në pikun e sezonit të vjeljes janë duke u përballur me një sërë vështirësish.

Kryefjalë e shqetësimit të tyre mbetet mungesa e fuqisë punëtore, e çmimit të luhatshëm, moskorrektësisë në shlyerjen e faturave nga pikat e grumbullimit dhe mungesa e politikave mbështetëse nga shteti.

“Unë dua një milionë lekë në vit për punimet e tokës, lëre pastaj plehrat që janë shtrenjtuar shumë, unë kam nevojë për ndihmë nga shteti se nuk i përballoj dot, jemi të dy burrë e grua, pension nuk kemi, të ardhura nuk kemi. Nuk të vjen punëtori pa 20 mijë lekë, nuk e marr dot.

“Pesticidet me çmim shumë të shtrenjtë, edhe nuk bëjnë efekt, një herë në tre katër ditë duhet ti bëj, por nuk e përballoj dot, kemi ngelur vetëm, fëmijët kanë ikur me familjet e tyre. Nuk kemi mbështetje, nuk ka prodhim”.

Kultivuesit pohojnë të indinjuar se mungesa e politikave mbështetëse po i penalizon për të shtuar sipërfaqet e mbjella me luleshtrydhe ndërkohë që kërkesa në tregun europian sa vjen e shtohet.

“Tani fillon piku i vjeljes së luleshtrydhes, fund shkurti deri mes qershori, fuqia punëtore mungon. Mbështetja nga shteti ka qënë zero. Është një kulturë që fillon vjelja që në dhjetor dhe kërkohet por nuk kemi sasinë e duhur që të konkurojmë, nuk i shtoj dot sipërfaqet e mbjella se nuk e përballoj dot. Në ditët në vijim do ulet edhe çmimi se kemi konkurencë edhe nga tregu ballkanik dhe ai europian”.

Kjo zonë në Fier, njihet si ferma më e madhe e kultivimit të luleshtrydheve në Shqipëri, ndërsa kultivuesit shprehen se pjesa më e madhe e produktit shkon për eksport.

The post Ankesa e fermerëve për luleshtrydhet në Fier: S’ka punëtorë, s’ka çmim, as lekë appeared first on Albeu.com.

Diskriminimi, rriten ankesat për marrjen e shërbimeve dhe të mirave
Marrja e shërbimeve dhe të mirave në shumë raste kufizohet nga diskriminimi dhe për vitin 2022 të paktën 48.3 për qind e ankesave të bëra pranë Komsionerit lidhen më këtë aspekt.

Në raport me vitin 2021 kjo kategori ankesash është rritur me 4 për qind teksa të larta kanë vijuar të mbeten ankimimet për diskriminim në punësim. Këto të fundit zunë 47 për qind të totalit duke regjistruar një ulje me 5 për qind në raport me vitin paraardhës.

Raporti nënvizon se gjatë vitit 2022, shpërndarja e çështjeve të trajtuara sipas 3 fushave, punësim, arsim, të mira shërbime, vazhdon të jetë e ngjashme me atë të vitit 2021, gjatë të cilit rezulton se, çështjet në fushën e arsimit zënë 4.7% të totalit të çështjeve të trajtuara gjatë këtij viti me një rritje të lehtë prej 0.7 % krahasuar me vitin paraardhës.

Gjatë vitit 2022, nga totali prej 297 çështje të trajtuara gjithsej, (281 ankesa dhe 16 çështje exofficio), nga këto 14 çështje në fushën e arsimit, 140 çështje në fushën e punësimit dhe 143 çështje në fushën e të mirave dhe shërbimeve (213 çështje të regjistruara në 2022 dhe 84 çështje të mbartura nga 2021.

Të dhënat tregojnë se janë subjektet publike ato ndaj të cilave ka më shumë ankesa nga individë që janë ndjerë të diskriminuar dhe si arsye kryesore ka shërbyer aftësia e kufizuar apo bindjet politike e gjendja arsimore edhe pse këto të fundit në rënie në raport me 2021-in.

“Numri total i çështjeve të trajtuara në fushën e të mirave dhe shërbimeve është 143, nga të cilat 117 çështje janë regjistruar në vitin 2022 dhe 26 çështje të mbartura nga 2021. Në total 107 ankesa drejtohen kundër subjekteve publike dhe 36 ankesa drejtohen kundër subjekteve private.

Nga 107 ankesat e trajtuara kundër subjekteve publike, në 39 raste ato janë drejtuar kundër institucioneve të pushtetit qendror dhe në 68 raste kundër institucioneve të pushtetit vendor.

Gjatë vitit 2022, rezulton që çështjet kundër subjekteve publike qendrore zënë 36% të totalit të çështjeve në këtë fushë, ndërsa çështjet kundër subjekteve publike vendore zënë 64% të totalit të çështjeve në këtë fushë” thuhet në raportin e Komsionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

I njëjti vlerëson se ankesat e paraqitura në këtë fushë, kanë të bëjnë kryesisht me mos ofrimin e shërbimeve të nevojshme nga njësitë e qeverisjes vendore ndaj individëve të ndryshëm, që u përkasin komuniteteve të ndryshme apo shtresave vulnerabël.

Një pjesë e mirë e ankesave drejtohen edhe kundër institucioneve të administratës qendrore, ku objekti i ankesave konsiston në mosofrimin apo garantimin e një serie shërbimesh si, shërbimi shëndetësor, si dhe mos ofrimi i transportit publik qytetas pa pagesë, etj. Shkaqet kryesore, për të cilat janë paraqitur ankesat në fushën e shërbimeve kanë qenë: aftësia e kufizuar, raca dhe gjendja ekonomike./monitor

The post Diskriminimi, rriten ankesat për marrjen e shërbimeve dhe të mirave appeared first on Albeu.com.