ankesa e spanjes Archives - Albeu.com

Pas ankesës së Spanjës, Kosova përjashtohet nga BEREC
Gjykata Evropiane e Drejtësisë anuloi vendimin për lejimin e pjesëmarrjes e Kosovës në Organin e Rregullatorëve Evropianë të Komunikimeve elektronik.

Pas ankesës së Spanjës, Kosovës i është mohuar pjesëmarrja në Trupin e Rregullatorëve Evropianë për Komunikimet Elektronike (BEREC).

“Nga viti 2018, Komisioni ka ndërmarrë veprime për zhvillimin e shoqërisë dixhitale dhe përafrimin e legjislacionit të këtyre vendeve me legjislacionin e BE-së. Një nga këto veprime ishte integrimi i Ballkanit Perëndimor në organet rregullatore ekzistuese ose grupet e ekspertëve, si BEREC”, thuhet në njoftimin për vendimin e Gjykatës.

Përpjekjet e Spanjës për mos ta lejuar pjesëmarrjen e Kosovës datojnë prej vitit 2019, menjëherë pas miratimit të vendimeve, të cilat përfshinin edhe Kosovën.

Në mars 2019, Komisioni Evropian miratoi gjashtë vendime në lidhje me pjesëmarrjen e autoriteteve rregullatore kombëtare (NRA) nga këto vende në BEREC. Në veçanti, ai pranoi NRA-në e Kosovës të marrë pjesë në bordin e rregullatorëve dhe grupet punuese të BEREC-it si dhe në bordin e drejtorëve të Zyrës së BEREC-it.

“Në qershor 2019, Spanja ngriti para Gjykatës së Përgjithshme të Bashkimit Evropian një padi për anulimin e këtij vendimi. Ky padi u rrëzua me vendimin e 23 shtatorit 2020”.

Më pas, Spanja e çoi edhe në shkallën e dytë ankesën e saj për pranimin e Kosovës.

“Spanja apeloi kundër këtij aktgjykimi në nëntor 2020. Spanja kishte argumentuar para Gjykatës së Përgjithshme se vendimi i Komisionit shkel dispozitën e Rregullores aktuale të BEREC-it në lidhje me bashkëpunimin e këtij të fundit me organet e Bashkimit, vendet e treta dhe organizatat ndërkombëtare, pasi Kosova nuk ishte një “vend i tretë” sipas kuptimit të kësaj dispozite. Gjykata e Përgjithshme u shpreh se koncepti “vend i tretë” në kuptimin e kësaj dispozite nuk është i barabartë me atë të “shtetit të tretë”.

Trupi i Rregullatorëve Evropianë për Komunikimet Elektronike (BEREC), i përbërë nga Këshilli i Rregullatorëve dhe Zyra e tij u krijuan në vitin 2009.

Zhvillimi i tregut të brendshëm për rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike dhe përmirësimi i funksionimit të tij janë detyrat kryesore të BEREC. Kjo e fundit duhet të sigurojë gjithashtu zbatim të qëndrueshëm të kuadrit rregullator të BE-së në këtë fushë. BEREC vepron gjithashtu si një forum për bashkëpunim ndërmjet autoriteteve rregullatore kombëtare (NRA) dhe ndërmjet NRA-ve dhe Komisionit./Express/

The post Pas ankesës së Spanjës, Kosova përjashtohet nga BEREC appeared first on Albeu.com.