anijet Archives - Albeu.com

Komanda Qendrore e SHBA: Kemi bllokuar kalimin e 31 anijeve drejt Iranit
Shtetet e Bashkuara, kanë bërë të ditur se kanë penguar kalimin e 31 anijeve drejt Iranit, në kuadër të masave të tyre të bllokadës detare.

Komanda Qendrore e SHBA njoftoi se, “urdhëroi 31 anije të ndryshonin drejtim ose të ktheheshin në porte”, si pjesë e asaj që e cilëson “bllokadë ndaj Iranit”.

Sipas deklaratës, shumica e anijeve ishin cisterna nafte dhe “kanë respektuar udhëzimet e SHBA-së”.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, e cilësoi bllokadën si një nga “pengesat kryesore” për zhvillimin e “negociatave të mirëfillta” me Shtetet e Bashkuara.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Donald Trump është “i kënaqur” me bllokadën, të cilën e vlerësoi si “efektive dhe të suksesshme”.

The post Komanda Qendrore e SHBA: Kemi bllokuar kalimin e 31 anijeve drejt Iranit appeared first on Albeu.com.

Anijet me 816 ton mbetje toksike, dy ministri deklaratë të përbashkët: Shqipëria s’mund të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave pa pasur prova
Ministria e Infrastukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit e Mjedisit kanë dalë me një deklaratë për median në lidhje me skandalin me 816 ton të dyshuara mbetje toksike të cilat kanë dalë nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.

Në deklaratë thuhet se po vijojnë hetimet  me OLAF dhe se presim hetimet për të gjetur nëse përgjegjës është eksportuesi apo importuesi

Në këto rrethana, nuk mundet  që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme.

Deklarata e perbashket

Disa fakte të thjeshta, për të ndarë qartë lajme toksike nga rrezikshmëria e dyshuar e mallrave.

Prej disa ditësh, burime të caktuara mediatike bëjnë aludime për “mallra të rrezikshme” që kanë dalë nga Shqipëria, ndërkohë që në deklarata politike akuzohet Qeveria për mosveprim në lidhje me raste të dyshuara të transportit të parregullt drejt Tajlandës dhe Kinës të një sasie mallrash me përmbajtje mbetjesh të dala nga proceset teknologjike në Shqipëri dhe Kosovë.

E rëndësishme të ritheksohet se prej momentit të parë të sinjalizimit të këtyre dyshimeve muajin e kaluar, strukturat shtetërore nisën menjëherë një shkëmbim intensiv informacioni si dhe një hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit).

Por pavarësisht se do ishte e udhës të prisnim rezultatet e hetimeve, përkundrejt paudhësisë së atyre që të vetmin instrument mbijetese në tregun mediatik e politik kanë denigrimin e agjencive ligjzbatuese na duhet të reagojmë  për opinionin publik, për të vendosur kufirin mes botës reale dhe asaj të fabrikimeve e të akuzave të pandalura.

Mallrat rifuxhio, qofshin këto minerale, metale, skrap apo nënproduktet e tyre, sikundër dhe zonat e prodhimit apo përpunimit të tyre, janë shpesh herë objekt kontrolli të posaçëm nga entet mjedisore, doganore kombëtare dhe ndërkombëtare, për efekt të mbetjeve që lidhen me procesin e përpunimit, dhe vetive ndotëse që këto mund të përmbajnë.

Gjithësesi, duhet bërë e qartë se qoftë Konventa e Bazelit për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre, qoftë aktet rregullatore evropiane apo kombëtare për eksportin, tranzitimin dhe klasifikimin e mbetjeve, nuk ndalojnë kurrësesi transportin dhe eksportin e mallrave që kategorizohen të tilla, por vetëm rregullojnë protokollet dhe procedurat e posaçme të autorizimeve dhe të kontrollit të eksportit të tyre.

Janë pikërisht aktet rregullatore mjedisore dhe doganore ato që përcaktojnë qartë se cilat janë mallrat që kërkojnë autorizime të posaçme për t’u eksportuar.

Në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane përmes linjave kontejnerike ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e BE-së, ku kanë ndaluar dhe janë magazinuar përkohësisht, por janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre.

Nga verifikimet e të dyja proceseve logjistike të mësipërme, si dhe të ngarkesave të ngjashme në të kaluarën, mallra me klasifikim të tillë nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore.

E njëjta gjë vlen dhe nga pikëpamja e legjislacionit portual dhe të transportit detar: Këto mallra nuk bëjnë pjesë në kategorizimet e parashikuara në Kodin Ndërkombëtar Detar për Mallrat e Rrezikshme (IMDG Code) dhe për pasojë nuk mund të aludohet për mosveprim të administratës portuale apo asaj detare.

Faktet tregojnë se ngarkesa të tilla janë pranuar rregullisht nga vendet tranzit dhe nga vendet e destinacionit fundor. Më konkretisht rezulton se së fundmi 360 njësi kontejnerike të tilla janë pranuar nga autoritetet doganore kineze vetëm në 10 muajt e fundit.

Në çdo rast, konventat ndërkombëtare, parashikojnë se deklarimi i ngarkesës si mall i rrezikshëm apo mbetje e rrezikshme është detyrim i eksportuesit apo importuesit, çka duhet të evidentohet përmes dokumentacionit shoqërues të mallit nga prodhuesi, analizat dhe autorizimet përkatëse. Edhe në këtë rast, janë hetimet e organeve ligjzbatuese, të cilat i mbështesim dhe inkurajojmë plotësisht, ato që do të sqarojnë përgjegjësinë në fjalë.

Autoritetet mjedisore, portuale dhe doganore shqiptare operojnë prej vitesh me protokolle të rrepta për sa i përket autorizimeve të përpunimit dhe transportit të mallrave të rrezikshme, në përputhje me konventat ndërkombëtare përkatëse. Për më tepër kjo gatishmëri e infrastrukturave tona kritike është verifikuar dhe çertifikuar në disa inspektime ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit, duke e klasifikuar Shqipërinë si një vend të sigurt.

Në këto rrethana, nuk mundet  që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme.

Ndaj, në vend që të bëjmë përgjegjëse agjencitë ligjzbatuese për përpjekjet evidente të dy operatorëve ekonomikë, përkatësisht njërit në Shqipëri e tjetrit në Kosovë, për t’iu shmangur përgjegjësive të tyre, do të ishte e udhës për të gjithë që të prisnim rezultatet e hetimeve dhe analizave përkatëse.

Ndërkohë, sigurojmë opinionin publik se sa më lart është e vërteta e bazuar mbi ligje kombëtare e ndërkombëtare dhe fakte reale, ndërsa të tjerat janë konsum toksik i tregut politik e mediatik.

The post Anijet me 816 ton mbetje toksike, dy ministri deklaratë të përbashkët: Shqipëria s’mund të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave pa pasur prova appeared first on Albeu.com.

Meloni nuk humb kohë, ndalon dy anije me emigrantë të hyjnë në ujërat territoriale italiane
Qeveria e Georgia Melonit po përgatitet të ndalojë hyrjen në ujërat territoriale italiane të dy anijeve të organizatave joqeveritare, ekuipazhet e të cilave kanë shpëtuar dhe synojnë të nxjerrin emigrantë dhe refugjatë në breg, njoftoi grupi televiziv i Silvio Berlusconit.

Në veçanti, ministri i ri i Brendshëm italian, Matteo Piandendozzi, nënshkroi një vendim, duke nënvizuar se anijet Ocean Viking dhe Humanity1 nuk janë në përputhje me rregullat italiane dhe evropiane përsa i përket sigurisë, kontrollit kufitar dhe luftës kundër imigracionit të paligjshëm.

Të dyja anijet u shpëtuan dhe po mbajnë rreth 300 emigrantë dhe refugjatë. Në vendimin e Ministrisë së Brendshme italiane, që i është komunikuar ambasadave të Norvegjisë dhe Gjermanisë, thuhet se qeveria Meloni “po shqyrton ndalimin e hyrjes së dy anijeve në ujërat territoriale italiane.

The post Meloni nuk humb kohë, ndalon dy anije me emigrantë të hyjnë në ujërat territoriale italiane appeared first on Albeu.com.