Anija e Titanikut Archives - Albeu.com

Pse 5 milionerët buzë Titanikut vlejnë më shumë se 700 refugjatë?
Nga Lutfi Dervishi

Pyetja revoltuese “PSE?” nuk ka përgjigje të lehtë kur shihet që media i kushton më shumë vëmendje mbytjes së 5 personave kureshtarë për të parë së afërmi mbetjet e anijes Titanik, sesa mbytjes së 700 refugjatëve në brigjet e Greqisë që kërkonin një jetë më të mirë në Europë.

Korit të revoltës që buçet në rrjetet sociale ju bashkua edhe ish Presidenti amerikan Obama që kritikoi “hipokrizinë e medias perendimore”

Kontrasti mes 5 personave që paguan 250 mijë dollare secili për të shuar kureshtjen për rrënojat e Titanikut të zhytur 3800 metra në thellësi të oqeanit Atlantik dhe 700 emigrantëve nga Afganistani dhe Pakistani i bën komentet dhe reagimet edhe më cinike.

Ky është rasti klasik ku vendimi se cila ngjarje merr përparësi jo vetëm ngre pyetje, por edhe çon në protesta publike.

Përplasja e “dy aventurave” është rasti për të shpjeguar se si funksionon media. (Media tradicionale dhe jo ajo e rrjeteve sociale)

1. Lajmi

Jo çdo ngjarje që ndodh është lajm. Ka një sërë elementësh që e bëjnë një ngjarje me bindëse, më të rëndësishme dhe me interesante për audiencën.

Në rastin e incidentit të nëndetëses lidhur me rrënojat e Titanikut, natyra unike dhe historike e ngjarjes mund të kenë qenë faktoret që redaktorët kanë menduar se publiku do të jetë i interesuar. Ngjarje si mbytja e Titanikut ndodhin njëherë në 100 vjet, ngjarje ku një ekip milionerësh humb jetën nga kurioziteti për të parë rrënojat e anijes në fund të oqeanit ndodhin vetëm një herë.

Historia e 5 milionerëve që bëhen të famshem edhe për shkak të aventurës të pazakontë, është përballë një aventure tjetër, por ngjarje “rutinë” ku qindra refugjatë nga vende të shkretuara nga lufta humbin jetën në kërkim të një jetë më të mirë në BE.

Në kriteret e veçanta që një ngjarje e kthejnë në lajm janë e pazakonta, drama, personazhi publik.

“vdekja e një njeriu është tragjedi, vdekja e 10 mijë personave është statistikë”, thoshte me cinizëm Stalini.

2. Interesi dhe angazhimi publik

Titaniku zë një vend të rëndësishëm në kulturën popullore dhe misioni për të parë mbetjet e tij mund të ketë zgjuar kureshtjen dhe të ketë krijuar një ndjenjë magjepsjeje te njerëzit.

Një ngjarje dramatike që mban kuriozitetin gjallë për disa ditë është nga ato raste që redaktorët nuk i lënë të humbasin. Këtu mjafton të kujtoni edhe historinë e Ajlanit, vogëlushit të gjetur pa jetë në brigjet turke i cili u shndërrua në simbol të dramës së klandestinëve sirianë ku media e mbajti gjerë e gjatë në fokus historinë e tij.

3. Qasja në informacion:

Nëse një incident ka informacion më të disponueshëm në krahasim me një tjetër, ai mund të ndikojë që të marrë përparësi Në rastin e fundosjes së refugjatëve, marrja e informacionit të saktë dhe të detajuar ishte sfiduese, duke çuar në mbulim të kufizuar dhe sporadik. Megjithatë, loja mediatike për ta ilustruar ngjarjen me histori që buronin nga e shkuara, lidhje mes momenteve të ndryshme historike apo gjysmëkonspiracione, e bëri akoma edhe më intriguese për të stacionuar njerëzit përballë këtyre zhvillimeve.

4. Koha dhe konkurrenca:

Media është një industri dinamike me konkurrencë të egër. Lajmet e fundit dhe ngjarjet në kohë reale shpesh kanë përparësi. Raportimi live duke shtuar edhe fjalën “nga vendngjarja” është tejet tundues. Drama e nëndetëses në lidhje me mbetjet e Titanikut u shfaq si një lajm i madh, i veçantë dhe interesant në një kohë të varfër me ngjarje të mëdha.

Ka gjithmonë një keqkuptim mes ngjarjeve me interes publik dhe ngjarjeve interesante për publikun. Dhe kjo vlen edhe për median profesioniste pa folur këtu për median e re dhe median e rrjeteve sociale ku zhytja në uji e një personazhi “publik” mund të gjeneroj me shumë like dhe komente se shpërthimi i nëndetëses ku humbën jetën 5 milionere.

Thënë më thjesht ngjarjen nuk e bënë interesante paratë që ata kishin mbi tokë, por historia që ata lanë nën oqean. /albeu.com

The post Pse 5 milionerët buzë Titanikut vlejnë më shumë se 700 refugjatë? appeared first on Albeu.com.

250 mijë $ për të parë Titanikun nga afër, hapet për vizitorët anija e famshme
Titanik do të jetë i hapur për publikun për këdo që do të dojë ta vizitojë, kundrejt një çmimi prej 250 mijë dollarë. E gjithë ekspedita do të zgjasë plot 8 ditë e 7 netë.

Stockton Rush, president i OceanGate Expeditions, ishte ai që inicioi ekspeditën e cila do të nisë nga Porti St. John’s Newsfoundland, Kanada.

Grupi i parë do të ketë 11 persona e do të nisë më 19 maj 2023.

Në 3800 metra nën nivelin e detit, Titaniku është zhytur prej 110 vjetësh. Anija transatlantike britanike u mbyt për shkak të përplasjes me një ajsberg në vitin 1912 gjatë udhëtimit të parë, pavarësisht teknologjisë detare të kohës si anija më luksoze e ndërtuar ndonjëherë. Anija u mbyt në vetëm dy orë e 40 minuta, duke marrë më shumë se 1500 jetë para syve të të mbijetuarve që panë tragjedinë nga varkat e shpëtimit.

Ekspedita do t’u japë turistëve mundësinë të shoqërojnë studiues dhe shkencëtarë. Vizitorët gjithashtu do të përfshihen drejtpërdrejt në mbledhjen e të dhënave dhe informacionit mbi gjendjen e Titanikut së bashku me studiuesit në bord.

Zhytja do të zgjasë rreth dy orë. Ju mund ta ndihmoni pilotin me komunikimin dhe vendndodhjen, të mbani shënime për ekipin shkencor, të shikoni një film dhe sigurisht të hani.

Duket sikur vizitat në kufijtë e imagjinatës janë tendenca e re e super të pasurve. Por në zhytjet e mëparshme morën pjesë edhe njerëz që përdorën kursimet e jetës për të marrë pjesë, si bankierja Renata Rojas.

“Unë nuk jam milionere. Kam kursyer për një kohë të gjatë, kam bërë shumë sakrifica në jetën time për të parë Titanikun nga afër. Nuk kam makinë, nuk jam e martuar ende, nuk kam fëmijë. Dhe të gjitha këto vendime u morën sepse doja të shkoja të shikoja Titanikun”, tha gruaja./Oranews

The post 250 mijë $ për të parë Titanikun nga afër, hapet për vizitorët anija e famshme appeared first on Albeu.com.