anglishtes Archives - Albeu.com

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, reagon Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore
Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë publikun e gjerë se provimi i gjuhës së huaj, i Maturës Shtetërore 2025, po zhvillohet në kushte të plota sigurie dhe në transparencë të plotë, sipas rregullores në fuqi duke garantuar standardet më të larta të testimit për 27 mijë maturantët në të gjithë Shqipërinë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, sqaron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë opinionin publik se provimi i parë i Maturës Shtetërore 2025, gjuha e huaj, po zhvillohet sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe transparencës, në përputhje me Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Akti i shëmtuar i fotografimit dhe publikimit të tezës së provimit të maturës së lëndës gjuhë e huaj, pasi ka nisur provimi, nuk ndikon aspak në proces dhe nuk mund të hedhë poshtë punën e palodhur të mijëra mësuesve, administratorëve dhe punonjësve të strukturave arsimore në të gjithë vendin, që kanë punuar prej muajsh me përkushtim për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, dënon me forcë çdo akt që synon të dëmtojë besueshmërinë dhe integritetin e Maturës Shtetërore, duke theksuar se çdo përpjekje për të prishur mbarëvajtjen e procesit të provimeve do të trajtohet me rigorozitet, sipas rregullores në fuqi.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, siguron se provimi po zhvillohet me standardet më të mira, duke i dhënë mundësi maturantëve të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e përfituara gjatë viteteve të studimit.

Këto standarde janë garantuar nga strukturat arsimore në çdo hallkë të procesit: Nga hartimi i testeve me profesionalizëm dhe siguri të plotë, deri te përgatitja dhe certifikimi i personelit administrativ. Janë kryer konsultimet në shkolla, testet model të shpërndara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që në muajin janar, zhvillimi i para-testeve në shkolla si dhe mbështetja psikologjike për përballimin e stresit të provimeve, si masa që kanë shoqëruar përgatitjen për Maturën 2025.

Kemi forcuar vit pas viti edhe elementët teknikë të kontrollit, përfshirë kamerat e sigurisë, rregullat për hyrje-daljet dhe standardet e administrimit, duke synuar një ambient të qetë dhe të përshtatshëm për çdo nxënës.

Për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, prioritet mbetet suksesi i çdo maturanti dhe e drejta e gjithësecilit për të zhvilluar provimin në kushte të barabarta.

Për këtë arsye, angazhimi ynë do të vijojë i pandalshëm për të garantuar një proces të drejtë dhe të ndershëm.

The post Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, reagon Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore appeared first on Albeu.com.

Matura 2024/ Teza e provimit të anglishtes publikohet rreth 30 minuta pas fillimit të testimit
Ditën e sotme, në orën 10:00 ka nisur provimi i parë i Maturës Shtetërore 2024, ai i gjuhës së huaj.

30 minuta pas fillimit të provimit, teza ka rrjedhur në rrjete sociale.

Teza e provimit është publikuar nga “Studentet Denoncojne” dhe vjen pas vendosjes të masave strikte të sigurisë, të cilat me sa duket nuk i kanë ndaluar maturantët të hynë në ambientet e provimit me telefonin e tyre.

The post Matura 2024/ Teza e provimit të anglishtes publikohet rreth 30 minuta pas fillimit të testimit appeared first on Albeu.com.