Angela Ageler Archives - Albeu.com

SHBA-ja kërkon proces transparent për ligjin e amnistisë në Maqedoninë e Veriut
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, i bëri thirrje të mërkurën Maqedonisë së Veriut për një proces transparent dhe të ligjshëm në miratimin e ligjit për amnistinë, duke thënë se qytetarët duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh dhe se cila është nevoja për një ligj të tillë.

Qeveria maqedonase e dërgoi të martën në Parlament projektligjin për amnistinë, i cili ka nxitur polemika të shumta edhe mes vetë koalicionit qeveritar.

“Më e rëndësishmja për SHBA-në dhe ambasadën është që procesi të jetë transparent, ligjor dhe qytetarët të dinë se pse po miratohet një ligj i tillë”, tha Ageler të mërkurën.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do ta ndjekin nga afër procesin, duke shtuar se ai duhet të jetë “i qartë dhe i kuptueshëm”.

“Ky nuk është ligji i parë i amnistisë dhe sigurisht nuk do të jetë as i fundit”, tha ajo.

Legjislacioni parasheh lirimin nga burgu të personave të dënuar me deri gjashtë muaj burgim, ndërsa të dënuarit me mbi gjashtë muaj burgim, do të përfitojnë ulje të dënimit prej 30 për qind.

Amnistia nuk do të vlejë për personat e dënuar me burgim të përjetshëm, të dënuarit për vrasje, përdhunim, keqpërdorime zgjedhore, për personat e dënuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike, për veprimtari kundër shtetit, për shpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe për të dënuarit për dhunë në familje dhe mbi baza gjinore.

Por, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka thënë se projektligji nuk duhet të miratohet “sepse nuk do të ketë efekte në shpopullimin e burgjeve”, siç pretendon Ministria e Drejtësisë e cila e ka përgatitur draftin.

Për më tepër, polemika ka nxitur edhe mundësia se ky legjislacion, nëse hyn në fuqi, t’i amnistojë edhe të dënuarit që ndihmuan autorët e vrasjes së pesë të rinjve maqedonas në vitin 2012, në rastin e njohur si “Monstra”.

Megjithatë, kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski është zotuar se partia e tij, LSDM, do të kërkojë ndryshime në legjislacion për të pamundësuar faljen e personave të përfshirë në këtë vepër.

Projektligji kundërshtohet edhe nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare, të cilët e vlerësojnë si të motivuar politikisht, por edhe si “hapje të dyerve të burgjeve për kriminelët”.

The post SHBA-ja kërkon proces transparent për ligjin e amnistisë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Ageler: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet t’u tregojnë politikanëve se dëshirojnë të integrohen në BE
Ambasadorja amerikane në Shkup Angela Ageler, ka komentuar procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Ageler theksoi se ajo nuk mund të flasë për këtë, por qytetarët duhet t’u bëjnë të ditur politikanëve se duan të jenë pjesë e BE-së.

“Vërtet mendoj se nuk më takon mua të flas se si po shkon procesi i ndryshimeve kushtetuese. Unë jam ambasadore e Shteteve të Bashkuara. Ne nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian, por kur shoh kufirin dhe numrin e madh të automjeteve që hyjnë e dalin, besoj se prosperiteti dhe siguria e këtij vendi qëndron në pranimin dhe integrimin e tij në Evropë dhe shpresoj shumë që politikanët nga të gjitha partitë politike në vend do të punojnë për realizimin e saj”, ka deklaruar Ageler. /SHENJA/

The post Ageler: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet t’u tregojnë politikanëve se dëshirojnë të integrohen në BE appeared first on Albeu.com.

Ambasadorja amerikane në Shkup kritikon punën e Gjykatës së Apelit
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Gjykatës së Apelit në Shkup për shkak të kthimt të lëndëve të profilit të lartë në rigjykim dhe disa lëndëve të tjera që janë vjetërsuar për shkak të mosgjykimit në kohë nga ana e kësaj gjykate.

Më 11 prill të këtij viti, ambasadorja amerikane, siç kanë njoftuar mediat në Shkup, u dërgoi një letër autoriteteve gjyqësore dhe ekzekutive në vend, ku shprehte shqetësimin e saj dhe të SHBA-së për, siç tha ajo, “anulimin e vendimeve ndaj figurave të profilit të lartë që Gjykata e Apelit e cila i ktheu në shkallën e parë”.

“Çdo ditë e më shumë jam e shqetësuar dhe e zhgënjyer për shkak të numrit të madh të lëndëve [të profileve të larta] që Gjykata e Apelit i ktheu në procedurë të shkallës së parë për rigjykim. Pamundësia e dukshme e gjykatave për të proceduar shpejt çështjet përmes procedurës gjyqësore dhe kalimin e tyre mbrapa ndërmjet Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Shkallës së Parë, ul më tej besimin e ulët që publiku ka te gjykatat”, thuhej në letrën e ambasadores Ageler të publikuar nga televizioni Alsat.

Në letrën, të cilën Ageler ia ka adresuar kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, disa ministrave të tjerë dhe drejtuesve të Gjykatave, thuhet se SHBA-ja ka investuar për 30 vjet mbi gjysmë miliard euro në sundimin e ligjit, por sipas ambasadores amerikane, “rezultatet sa vijnë dhe tkurren”.

“Për më shumë se 30 vjet SHBA-ja e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut në qëllimet e saj, përfshirë sundimin e ligjit dhe qeverisjen efikase. Kemi shpenzuar mbi 560 milionë dollarë për të ndihmuar në këto fusha, përfshirë trajnime dhe programe për shumicën e prokurorëve dhe gjykatësve. Fatkeqësisht, kam frikën se rezultati i ulët i këtij investimi sa vjen e tkurret”, u tha në letrën e Ambasadores Ageler.

Kritikat e ambasadores amerikane për gjyqësorin janë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut.

“Letra do të shqyrtohet ditëve në vijim në mbledhjen e qeverinë”, kanë thënë nga Ministria e Drejtësisë.

Reagimi i ambasadores amerikane ka të bëjë me shumë procese gjyqësore që kanë të bëjnë me ish-zyrtarët nga koha e ish-qeverisjes së kryeministrit, Nikolla Gruevski, të cilët ose janë liruar nga burgu, ose lëndët janë kthyer në rigjykim.

Ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov, një nga familjarët dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Gruevskit, më 13 prill është liruar edhe nga një dënim me burgim prej tri vjetësh, pasi Gjykata e Apelit nuk e ka shqyrtuar në afatin e paraparë, më 7 prill, vendimin e shkallës së parë.

Mijallkov, më 8 mars 2019, ishte dënuar me tre vjet burgim për keqpërdorime zgjedhore në vitin 2013, por aktgjykimi nuk arriti të bëhet i plotfuqishëm.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit në Shkup ka kthyer në rigjykim edhe procesin gjyqësor që ka të bëjë me të dënuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017.

Për këtë vepër me gjithsej 25 vjet burgim ishin dënuar ish-kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski (6 vjet e 6 muaj), ish-ministri i Transportit, Mile Janakieski (6 vjet e 3 muaj), ish-ministri i Arsimit, Spiro Ristoski (6 vjet e 3 muaj) dhe Vlladimir Atanasov, ish-drejtor i Policisë (6 vjet burg)./rel

The post Ambasadorja amerikane në Shkup kritikon punën e Gjykatës së Apelit appeared first on Albeu.com.