anetaresimi Archives - Albeu.com

PS nuk lejoi heqjen e imunitetit të Ballukut/ REL: Një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë drejt BE, ja çështjet për të cilën Unioni nuk bën kompromis
Dy ligje në Mal të Zi, që janë kontroverse prej perspektivës së Brukselit, amendamentet e ligjeve në sektorin e gjyqësorit në Serbi dhe dështimi për t’ia hequr imunitetin parlamentar ish-zëvendëskryeministres në Shqipëri, i kanë kthyer këto tre shtete kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian sërish para testit kryesor për pranim, atij për sundimin e ligjit.

Përparimi në të gjithë kapitujt që duhen mbyllur para anëtarësimit nuk do të jetë i mjaftueshëm nëse vendet kandidate stagnojnë apo shënojnë kthim mbrapa në Kapitujt 23 dhe 24, të cilët, sipas metodologjisë evropiane të integrimit, hapen të parët dhe mbyllen të fundit.

“Reformat e pakthyeshme në këto fusha janë kusht që partnerët e zgjerimit të përparojnë në rrugët e tyre të pranimit, duke i përmbushur standardet specifike”, ka rikujtuar Shërbimi për media i Komisionit Evropian në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Reformat nuk janë vetëm për letër, shtetet duhet të demonstrojnë zbatimin e tyre dhe duhet të garantojnë besueshmëri përmes rezultateve të prekshme”, është thënë mes tjerash në përgjigje.

Shqipëria dhe Mali i Zi, janë në krye të listës për t’u bërë anëtarë të rinj të bllokut evropian. Në këtë drejtim, Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka folur me kryeministrin malazez, Millojko Spajiq javën e kaluar në Podgoricë.

“Ju duhet të keni patjetër një gjyqësor të pavarur, që ka kapacitet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe të keni media të pavarura pasi ne nuk do të bëjmë kurrë kompromis në këto çështje”.

Pse dy ligje po ia vështirësojnë Malit të Zi rrugën drejt BE-së?

Ambiciet e autoriteteve në Mal të Zi që të bëhen vendi i 28-të anëtar i BE-së janë komplikuar pas miratimit të dy ligjeve kontroverse.

Bëhet fjalë për amendamente në Ligjin për Çështje të Brendshme dhe Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.

Sipas Komisionit Evropian, këto amendamente nuk janë në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Direktivën për Zbatimin e Ligjit.

Rregullorja për Mbrojtjen e të Dhënave, është ligj që përcakton se si mblidhen dhe ruhen të dhënat e individëve në Zonën Ekonomike Evropiane.

Ajo i forcon të drejtat për privatësi, vendos obligime serioze për organizatat dhe vlen për të gjitha kompanitë në botë që procesojnë të dhëna të banorëve të BE-së.

Direktiva për Zbatim të Ligjit rregullon mënyrën se si autoritetet e policisë dhe gjyqësorit në BE i procesojnë dhe mbrojnë të dhënat personale të individëve, sidomos të viktimave, dëshmitarëve dhe të dyshuarve për shkelje penale.

Opozita malazeze dhe shoqëria civile i kritikojnë ndryshimet e bëra në Ligjin për Çështje të Brendshme pasi besojnë se ato i rrisin kompetencat e ministrit të Brendshëm, sidomos në emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të policisë, dhe kështu më pas hapet rruga për ndikim politik në punën e policisë.

Sa i përket Ligjit për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, kritika më e shpeshtë ka të bëjë me dispozitat që lejojnë qasjen në bazat e të dhënave të organeve dhe institucioneve shtetërore, në disa raste pa vendim gjykate.

Ndërkohë, Mali i Zi pritet të emërojë anëtarë të Këshillit Gjyqësor, trupit kryesor të gjyqësorit, anëtarët e të cilit mund të emërohen dhe shkarkojnë gjyqtarë.

Pse janë ligjet e reja problematike për rrugën e Serbisë në BE?

Në rastin e Serbisë, BE-ja ka qenë e qartë. Pas miratimit të ligjeve të gjyqësorit, me nismë të partisë së presidentit Aleksandar Vuçic, kritikat kanë qenë të shpejta nga Brukseli, përfshirë prej Komisionares për Zgjerim, e cila ka vlerësuar se këto ligje kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe, sipas mendimit të saj, përbëjnë kthim mbrapa.

Vuçiq është përgjigjur duke thënë se nuk e kupton për çfarë kthimi mbrapa bëhet fjalë, meqë Serbia ka stagnuar në rrugën drejt BE-së që katër vjet.

Më 2021, Serbia e ka hapur grupin e kapitujve për agjendë të gjelbër dhe lidhshmëri të qëndrueshme, mirëpo përparim nuk është arritur.

Ligjet në gjyqësor që kanë nisur të zbatohen, janë duke e shtyrë vendin në drejtim të kundërt me standardet evropiane.

Bashkimi Evropian pati kërkuar që ligjet të mos miratoheshin dhe pasi Vuçici i ka nënshkruar ato, Brukseli ka thënë se zbatimi i tyre duhet të pezullohet derisa të ketë një opinion prej Komisionit të Venecias.

Florian Biber, profesor për histori dhe politikë dhe drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit, ka thënë se në një konstelacion të tillë politik, Serbia nuk ka shanse që t’iu afrohet strukturave evropiane.

“Nuk ka të bëjë vetëm me sundimin e ligjit, por me mungesën e respektit për rregullat demokratike bazike. Është e qartë se regjimi aktual nuk është i interesuar në anëtarësim në BE, apo të garantojë se Serbia është shtet demokratik”, ka thënë Bieber.

Sfidat e Shqipërisë

Në vitin e kaluar, Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt negociues, pavarësisht problemeve në sektorin e sundimit të ligjit.

Sikur edhe me vendet tjera kandidate, Komisioni Evropian e ka përmendur në Raportin e Progresit, në tetor të vitit të kaluar se shqetësimet kryesore për Shqipërinë përfshijnë rritjen e presionit politik në gjyqësor, luftën e dobët kundër korrupsionit dhe lirinë e kufizuar të medias.

Sfida e fundit ka të bëjë me refuzimin e deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë për t’ia hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është e akuzuar për korrupsion.

Deputetët nga Partia Socialiste në pushtet kanë refuzuar t’ia heqin asaj imunitetin dhe vendimi është mirëpritur prej vetë kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Parlamenti ka bërë “atë që do të bënte çdo shtet demokratik në Evropë”.

Brukseli nuk është pajtuar me deklaratën e Ramës se kërkesa për heqje të imunitetit nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën.

Radio Evropa e Lirë, ka mësuar që diçka e tillë ka ndikuar drejtpërdrejt në rezistencën e disa vendeve anëtare që t’ia garantojnë Shqipërisë një të ashtuquajtur IBAR pozitiv.

IBAR është shkurtesë për Raportin mbi Vlerësimin e Përkohshëm të Standardeve ku vlerësohet përparimi në sundimin e ligjit, gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, për Kapitujt kyç 23 dhe 24 në negociatat e anëtarësimit.

Derisa vendet e BE-së të mos e miratojnë në mënyrë unanime IBAR-in, Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara në mbylljen e kapitujve.

Mali i Zi, për shembull, është dashur të presë për IBAR pozitiv, i cili është miratuar në qershor të vitit 2024, në mënyrë që të nisë mbylljen e kapitujve. Para këtij vendimi, hera e fundit që ka mbyllur kapituj ka qenë vitit 2017.

A mund të mbyllet njëri sy?

Pranimi i anëtarëve të rinj pa të drejtën e vetos, që aktualisht e kanë të 27 vendet anëtare të BE-së, është diçka për të cilën kanë avokuar, edhe Edi Rama, edhe Aleksandar Vuçiq në një artikull të përbashkët muajin e kaluar në të përditshmen gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, i cili i ka shtuar spekulimet se shtetet e Ballkanit Perëndimor “mund ta mbyllin njërin sy”.

Florian Bieber, beson se brenda këtij kuadri ligjor është e pamundur të ndahen konsideratat politike nga kriteret e sundimit të ligjit.

“Sigurisht, elitat politike në Mal të Zi dhe Shqipëri e njohin momentumin politik dhe kanë prirje të jenë më pak të rrepta në lidhje me zbatimin. Megjithatë, në fund të fundit, nevojitet pëlqimi i 27 shteteve anëtare, i cili është larg të qenit i garantuar”, paralajmëron Bieber në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Komisionarja Kos, ka folur në këtë drejtim në Parlamentin Evropian në fillim të marsit, duke e theksuar se statusi i liderit në këtë proces nuk garantohet përgjithmonë.

Ajo u ka thënë Shqipërisë, Malit të Zi, Ukrainës dhe Moldavisë që “përparimi duhet të arrihet përmes reformave”.

A mund të ndihmojnë “mekanizmat mbrojtës”?

Mekanizmat mbrojtës nuk janë diçka e panjohur në proceset evropiane.

Kur Bullgaria dhe Rumania janë pranuar në BE më 2017, Komisioni Evropian pati vendosur të miratojë anëtarësimin e tyre, pavarësisht reformave të papërfunduara në fushën e sundimit të ligjit, me kusht që dobësitë të vazhdojnë të adresohen pas anëtarësimit përmes të ashtuquajturit Mekanizëm Bashkëpunimi dhe Verifikimi, i cili mundësoi monitorimin pas anëtarësimit dhe vlerësimin e rregullt të progresit në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit.

Ky mbikëqyrje pas anëtarësimit zgjati plot 16 vjet dhe përfundoi në vitin 2023.

Për Florian Biberin, ekzistojnë zgjidhje për dilemat e mundshme të shteteve anëtare, dhe sipas tij, zgjidhja qëndron në një periudhë kalimtare që do t’u lejonte anëtarëve të rinj t’i zbatonin reformat pas anëtarësimit.

Sipas tij, pranimi i Malit të Zi dhe ndoshta i vendeve të tjera në rajon do të sinjalizonte se ka një të ardhme për rajonin në BE.

“Një projekt i tillë politik duhet t’i bindë skeptikët midis shteteve anëtare dhe duhet të përfshijë gjithashtu mekanizma të qëndrueshëm për të siguruar që anëtarët e ardhshëm do të respektojnë sundimin e ligjit”, vlerëson Biber.

Megjithatë, ai beson se edhe nëse ndonjë anëtar i ri i plotëson të gjitha kriteret, nuk ka garanci se nuk do të ketë pengesa.

Diçka e tillë ka ndodhur në Hungari, Poloni ose Sllovaki disa vjet pas anëtarësimit në BE, kur problemet me pavarësinë në gjyqësor dhe sundimin e ligjit dolën në pah në këto vende, sepse autoritetet shpesh përpiqeshin të ndikonin në gjykata, të kufizonin liritë e medias dhe të zvogëlonin kontrollin mbi institucionet e pavarura./REL

The post PS nuk lejoi heqjen e imunitetit të Ballukut/ REL: Një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë drejt BE, ja çështjet për të cilën Unioni nuk bën kompromis appeared first on Albeu.com.

Anëtarësimi në BE/ Kryeministri Rama: E vetmja perandori ku duam të jemi, të na marrim brenda, ose do t’i përndjekim deri në fund…
Këtë të hënë, në konferencën për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave, kryeministri i vendit Edi Rama, u shpreh se BE është e vetmja Perandori ku Shqipëria dëshiron të jetë.

“Ishim të gjithë kokë e këmbë pas osmanëve, sovjetikëve, kinezëve, por kokë e këmbë për shkak të imponimit dhe jo me zgjedhje, por kjo është me zgjedhje”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama theksoi se nëse BE nuk e anëtarëson Shqipërinë do t’i përndjekim deri në fund.

“Nëse duan të na heqin qafe, të na marrin me vete dhe pastaj do të kenë të gjitha dimensionet tona normale që janë shumë të vogla se sa unë”, u shpreh ai me batutë.

Edi Rama: Të jesh sketip nuk është gjë e keqe, por nuk duhet të na ndalë që të punojmë çdo ditë.

Ne kemi një shumicë si në kohërat komuniste, ishte njësoj edhe në Perandorinë Osmane. Ne u jemi besnik perandorive. Kjo është e para perandori ku duam të jemi. Ndaj kjo shumicë është ndryshe, jo vetëm në shifra, por në thelb të saj. Ishim të gjithë kokë e këmbë pas osmanëve, sovjetikëve, kinezëve, por kokë e këmbë për shkak të imponimit dhe jo me zgjedhje, por kjo është me zgjedhje. Dhe kjo është arsyeja pse Maria e kuptoi se nuk i shpëton dot Shqipërisë, ja pse po e kupton.

Më mirë të na marrim brenda, nëse jo do t’i përndjekim deri në fund. Nëse duan të na heqin qafe, të na marrin me vete dhe pastaj do të kenë të gjitha dimensionet tona normale që janë shumë të vogla se sa unë.

The post Anëtarësimi në BE/ Kryeministri Rama: E vetmja perandori ku duam të jemi, të na marrim brenda, ose do t’i përndjekim deri në fund… appeared first on Albeu.com.

Rama në Konferencën e Ambasadorëve: Anëtarësimi në BE më afër se kurrë, jemi promotorë të paqes dhe stabilitetit në këtë lagje të Evropës
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një objektiv historik për vendin.

Deklarata u bë gjatë Konferencës 3-ditore të Ambasadorëve Shqiptarë nëpër botë, ku u fol gjerësisht për rolin e diplomacisë dhe sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare.

“Shqipëria është një vend i vogël, por me suksese të admirueshme. Kreditet në arenën ndërkombëtare janë më të larta se asnjëherë më parë”, u shpreh Rama në fjalën e tij.

Ai vlerësoi punën e trupës diplomatike shqiptare, duke theksuar se shërbimi i jashtëm duhet të shndërrohet në një pikë referimi për talentet që dëshirojnë t’i shërbejnë vendit.

Një shembull konkret, sipas Kryeministrit, është puna e bërë në ambasadën shqiptare në Bruksel pranë Komisionit Evropian.

Ai veçoi qasjen e re dhe bashkëpunimin mes Ministrisë së Jashtme, ministrave të Shtetit dhe ambasadorit Ferit Hoxha si një model pozitiv.

“Është krijuar një bërthamë e qëndrueshme, një nga investimet më të bukura ndër vite në shërbimin tonë diplomatik”, tha Rama.

Në vijim të fjalës së tij, Kryeministri theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, duke i bërë thirrje përfaqësuesve diplomatikë të jenë promotorët më të vendosur të këtyre vlerave.

“Kemi detyrimin të mirëmbajmë marrëdhëniet me faktorin shqiptar dhe të përcjellim mesazhin tonë si një komb i përkushtuar ndaj ardhmërisë evropiane dhe partneritetit me botën demokratike”, u shpreh ai.

The post Rama në Konferencën e Ambasadorëve: Anëtarësimi në BE më afër se kurrë, jemi promotorë të paqes dhe stabilitetit në këtë lagje të Evropës appeared first on Albeu.com.

Rama: Jemi një hap larg ëndrrës shekullore, të mendojmë si shqiptarë, jo si socialistë e demokratë, misioni ynë Shqipëria në BE
Në një komunikim online me qytetarët, kryeministri Edi Rama, thotë se Shqipëria është një hap larg realizimit të ëndrrës shekullore, anëtarësimit në BE.

Rama u shpreh për anëtarësimin, duhet të mendojmë si shqiptarë dhe jo si socialistë e demokratë.

“Çfarë kam tradhtuar unë? Apo se Shqipëria është vetëm një hap larg realizimit të një ëndrre shekullore? Duhet menduar si shqiptarë këtë moment, as si socioalist, as si demokrat. Në 3 mandate kanë qenë mbi 60 ministra, dy ministra janë dënuar nga mandati i parë, njëri nga PS, njëri nga partia aleate ndjestë pastë, një i tretë në paraburgim, dhe një i katërt në arrati, zv.kryeministri.

Nëse flisni për luftën kundër korrupsionit, e dini pse ju erdhi dita të flisni? Sepse këtë ditë e solli PS, kjo vendosmëri, kjo ambicie dhe ky vizion për të hyrë në BE. Fokusohuni te ky mision, mos humbni kohën me kënetën. Mua do më duhet të rri edhe pak, më duhet ta përmbus këtë mision, nuk mund të luajmë me fatin. Fokusohuni të tërë te ky mision, është momenti për të marrë hak për të gjithë poshtërimet që i janë bërë kombit shqiptar”, theksoi ai.

The post Rama: Jemi një hap larg ëndrrës shekullore, të mendojmë si shqiptarë, jo si socialistë e demokratë, misioni ynë Shqipëria në BE appeared first on Albeu.com.

Albin Kurti: BE të heqë masat, Kosova, gati të hapë negociatat për anëtarësimin
Kryeministri Albin Kurti, shprehet se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian (BE), për heqjen e masave të vendosura ndaj saj.

Gjithashtu, Kurti ka theksuar në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, se këto masa duhet të hiqen.

“Masat që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe në planin e rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave të BE-së. Në këtë kontekst kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se Kosova është e gatshme, jo vetëm për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, por edhe të që të hapë negociatat dhe kapitujt e shumtë drejt anëtarësimit.

“Besojmë që anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci, si demokracia me e avancuar në rajon ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vinë nga komisioni Evropian. Krahasuar me rajonin Kosova është jo vetëm e gatshme për statusin kandidat por edhe për të hapur negociatat dhe kapitujt e shumtë drejtë anëtarësimit. Anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike, ne kemi bërë zgjedhje andaj Agjenda e Reformave Evropiane që nga fillimi i mandatit është trajtuar me shumë seriozitet”, ka deklaruar Kurti.

Në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, është diskutuar për përgatitjet e vendit në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, si dhe për reformat kyçe të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028.

The post Albin Kurti: BE të heqë masat, Kosova, gati të hapë negociatat për anëtarësimin appeared first on Albeu.com.

Kreshnik Ahmeti: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE
“Në këtë fazë Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet që duhen për anëtarësim në Këshill të Evropës”. Kështu tha në një intervistë për Radio Kosovën, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti.

Ai thotë se në maj duhet të votojnë së paku nga 2/3 e delegatëve të pranishëm në Asamblenë Parlamentare dhe pastaj opinioni final pozitiv, për anëtarësimin e Kosovës u shkon ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare në KiE.

Intervista:

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës sot ka në rend dite çështjen e Kosovës në Këshill të Evropës. Çfarë prisni të ndodhë në këtë takim sot?

Kreshnik Ahmeti: “Po, komiteti në fjalë ka ftuar sot një mbledhje ku në rend të ditës ka vetëm një pikë të vetme, çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kemi punuar shumë deri në fund të javës që shkoi që të kemi një raport sa më pozitiv dhe pa parakushte. Mendoj që kjo është arrit suksesshëm. Pra, pasi të votohet sot raporti, ai edhe do të bëhet publik sot për herë të parë. Por ajo çfarë mund të ndajë tani është që Dora Bojokani, rekomandon anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës, për më tepër hiqet fusnota për herë të parë, sepse në KiE, që nga fillimi Kosova ka pasur një fusnotë kur është përmendur, që ka qenë më e keqe se ajo e marrëveshjes së Brukselit dhe nuk kemi asnjë lloj parakushti. Pra, të gjitha zotimet që duhet t’i marrë Republika e Kosovës, janë zotime që duhet të adresohen pas anëtarësimit”.

Cilat janë procedurat që do të ndiqen pastaj gjatë muajve në vijim, deri në anëtarësimin final të Kosovës në KiE?

Kreshnik Ahmeti: “Pas mbledhjes së sotme, shkon draft-opinioni i votuar nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci, shkon në sesionin e Asamblesë Parlamentare të KiE dhe besoj që më 19 prill ne do të jemi në rend dite, ku duhet të votojnë së paku nga 2/3 e delegatëve të pranishëm në Asamblenë Parlamentare dhe pastaj, ky si opinion final pozitiv për anëtarësimin e Kosovës u shkon ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të cilët takohen në mes të muajit maj”.

Zotëri Ahmeti, një prej parakushteve për pranim në KiE ka qenë zbatimi i vendimit të Manastirin e Deçanit. Por kohëve të fundit i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se janë edhe dy parakushte, çështja e shpronësimeve në veri dhe ajo e asociacionit. Si do të reflektojë kjo për Kosovën për anëtarësim në KiE?

Kreshnik Ahmeti: “Unë jam shumë i kënaqur që ambasadori amerikan në Prishtinë e sqaroi javën e kaluar që deklarata e zotëri Escobar, nuk është njoftim për parakushte të reja të vendosura për Republikën e Kosovës. Mënyra se si funksionon KiE është që opinioni të cilin e jep Asambleja Parlamentare (AP), është vetë ajo që i vendos kushtet dhe jo Komiteti i Ministrave (KM). Dhe për këtë KM-ja pyet AP-në për atë se çfarë mendon për anëtarësimin e një vendi që ka aplikuar që të bëhet anëtar i KiE. Prandaj, unë nuk shoh asnjë mundësi që të ketë, nuk do të duhej që të kishte, parakushte në fazën në të cilën jemi, pasi që Kosova ka zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por me duhet të them që, pas kalimit të suksesshëm në AP, ne do të hyjmë në një betejë të re diplomatike që ta sigurojmë anëtarësimin e Kosovës këtë vit në KiE”.

Zotëri Ahmeti, këto ditë kemi një deklaratë nga Mali i Zi që kanë deklaruar se do të votojnë sot kundër Kosovës në KiE. Ju dje jeni takuar me Sekretarin e Shtetit të Malit të Zi. Cili është qëndrimi zyrtar i qeverisë malazeze?

Kreshnik Ahmeti: “Ne, dje, kemi mbajtur konsultimet e gjashta politike ndërmjet MPJ të Kosovës dhe Malit të Zi dhe unë e ngrita këtë çështje para homologut tim malazez, ku mora garanci se Qeveria e Malit të Zi do të votojë në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe për këtë, nuk ka asnjë dilemë. Është e qartë që konteksti politik në Mal të Zi është paksa më i koklavitur dhe ka subjekte që janë pro serbe e pro ruse. Unë pres që sot mund të mos ketë një votë pozitive të delegates e cila e përfaqëson Malin e Zi në këtë komitet por gjithsesi, në AP besoj që shumica do të jenë në favor e edhe nga delegacioni i Malit të Zi, e tash e kemi garancinë e Sekretarit të Shtetit që në ministerial ata do të votojnë në favor të anëtarësimit të Republikës së Kosovës”.

The post Kreshnik Ahmeti: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE appeared first on Albeu.com.

Knaus: Serbia të abstenojë në votimin për Kosovën në KiE, anëtarësimi i saj është i mirë për të gjithë
Gerald Knaus nga European Stability Initiative, ka thënë se Serbia duhet ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës për arsye se edhe serbët e Kosovës përfitojnë, por edhe pse është pjesë e marrëveshjes.

Bazuar në marrëveshjen e Ohrit, ai thotë se Serbia s’duhet të pengojë Kosovën dhe s’duhet ta bëjë këtë as përmes dikujt tjetër.

“Beogradi NUK do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, nuk do t’i inkurajojë të tjerët ta bllokojnë atë dhe do të abstenojë në votimin për anëtarësim në maj”, ka shkruar ai.

Postimi:

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës është i mirë për të gjithë: Qeveria e Kosovës angazhohet përpara anëtarësimit për reformat e rëndësishme pas anëtarësimit, bazuar në standardet e Këshillit e Europës dhe mbi Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Serbët e Kosovës përfitojnë. Për këtë arsye, Serbia duhet të mbështesë Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Europës!

Gjithashtu, në marrëveshjet e Brukselit/Ohrit të vitit 2023 thuhej:

“Të dyja palët do të respektojnë pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës dhe të drejtën e vetëvendosjes.

Palët do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë të tjerët që të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE.”

Rruga përpara tani, bazuar në marrëveshjet e arritura nga të dyja palët (të cilat Kosova i ofroi në mënyrë të përsëritur për t’i nënshkruar, menjëherë):

Beogradi NUK do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, nuk do t’i inkurajojë të tjerët ta bllokojnë atë dhe do të abstenojë në votimin për anëtarësim në maj.

Prishtina do të zbatojë sa më shpejt të jetë e mundur “nivelin e duhur të vetë-menaxhimit të komunitetit etnik serb në Kosovë” të premtuar.

Përparim në interesin e të gjithëve. Drejt një paqeje europiane në Ballkan tani.

The post Knaus: Serbia të abstenojë në votimin për Kosovën në KiE, anëtarësimi i saj është i mirë për të gjithë appeared first on Albeu.com.

Von der Leyen pas konferencës me Ramën: Synojmë hapim negociatat për grupin e parë
Presidentja e KiE-së, Ursula Von der Leyen, ka reaguar në “X”, pas konferencës së pëbahkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një ditë para Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë.

Në reagimin e saj Von der Leyen shkruan se BE synon hapjen e negociatave të grupit të parë.

“Shqipëria ka arritur tashmë kaq shumë. Procesi i shqyrtimit po ecën pa probleme. Falë ekipeve negociuese nga të dyja palët. Tani synojmë të lëvizim me shpejtësi dhe të hapim negociatat për grupin e parë, mbi bazat”, shkruan presidentja e KE-së.

The post Von der Leyen pas konferencës me Ramën: Synojmë hapim negociatat për grupin e parë appeared first on Albeu.com.

Presidentja e Modavisë: Anëtarësimi në BE na mbron nga agresioni rus
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian i shtetit të saj është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur kundër agresionit potencial rus.

Më 1 qershor, Moldavia do të jetë nikoqire e samitit të parë të 44 shteteve të Bashkësisë Politike Evropiane – një nismë e iniciuar vitin e kaluar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, që synon të rrisë bashkëpunimin midis BE-së dhe shteteve joanëtare, ku përfshihen edhe shtetet aspiruese nga Ballkani Perëndimor dhe rajoni i Kaukazit.

Moldavia, së bashku me Ukrainën fqinje, vitin e kaluar morën statusin e vendit kandidatë për në BE, disa muaj pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Moldavia, një prej shteteve më të varfra në Evropë, ka pranuar qindra mijëra refugjatë ukrainas që ikin nga lufta.

Rusia vazhdon të ketë të stacionuar mbi 1.000 trupa në Transnjestër, një rrip toke midis Moldavisë dhe Ukrainës, gjoja për operacione paqeruajtëse dhe për ruajtjen e një depoje të madhe municionesh të epokës sovjetike.

“Sigurisht, nuk mund të krahasohet me atë që po ndodh në Ukrainë, por ne shohim rreziqe dhe ne besojmë se mund ta shpëtojmë demokracinë tonë vetëm duke qenë pjesë e BE-së”, tha Sandu për agjencinë e lajmeve AFP.

“Ne besojmë se Rusia do të vazhdojë të jetë një burim i madh i paqëndrueshmërisë për vitet e ardhshme ne na duhet të mbrojmë veten”, shtoi ajo.

Sikurse Ukraina, edhe Moldavia ishte pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1991, kur edhe shpalli pavarësinë.

Më 1992, Moldavia zhvilloi një luftë të shkurtër me rajonin Transnjestër, të mbështetur nga Rusia, rajon që u shkëput. Moldavia druan se ky rajon dëshiron të bashkohet me Rumaninë fqinje.

Moldavia ndan histori dhe gjuhë të njëjtë me Rumaninë, pjesë e së cilës ishte deri në Luftën e Dytë Botërore.

Sandu, ish-zyrtare e Bankës Botërore që është shkolluar në Shtetet e Bashkuara, u zgjodh presidente në nëntor të vitit 2020, duke zëvendësuar në këtë post Igor Dodonin, që gëzonte mbështetjen e Moskës./REL

The post Presidentja e Modavisë: Anëtarësimi në BE na mbron nga agresioni rus appeared first on Albeu.com.

Anëtarësimi në BE, Scholz jep “dritën jeshile”: Drejt hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut
Dhënia e pritshme e statusit kandidat për Ukrainën në BE ka bërë që kancelari gjerman, Scholz të kërkojë reforma në BE. Scholz ka kërkuar lëvizje në drejtim të hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kërkuar reforma në BE në mënyrë që të lehtësohen pranimet e anëtarëve të rinj në Bashkimin Europian. Jo vetëm kandidatët për një anëtarësim duhet të përgatiten, edhe BE vetë duhet të përgatitet për zgjerimin e unionit, tha politikani socialdemokrat në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa.

Scholz do të lehtësojë anëtarësimet në BE me reforma

“Për këtë duhet që BE të modernizojë strukturat dhe proceset vendimmarrëse. Jo gjithmonë do mund të vendosen mbi parimin unanim të gjitha ato vendime që duhen marrë sot unanimisht.” Scholz tha se do të flasë për këtë në samitin e BE në fund të qershorit. Në këtë samit krerët e shteteve dhe qeverive të BE trajtojnë kërkesat për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Komisioni Europian ka rekomanduar së fundmi që Ukraina dhe Moldavia të marrin statusin kandidat.Edhe Scholz u shpreh qartë për këtë në qëndrimin e tij në Kiev bashkë me presidentin Macron dhe kryeministrin italian, Mario Draghi.

Scholz i bëri thirrje BE që vendimin për statusin kandidat të Ukrainës ta marrë “në frymën e unitetit”. “E qartë është, që rruga për në BE nuk do të jetë e lehtë, por se duhen përmbushur shumë kritere nga secili kandidat që do ta marrë këtë rrugë”, theksoi Scholz. “Kjo prek shtetin ligjor dhe demokracinë, por edhe të gjitha rregulloret e tjera, që kemi vendosur për njëri-tjetrin ne në Europë.”

Por vëmendja e kancelarit gjerman i drejtohet edhe Ballkanit Perëndimor, ku Scholz zhvilloi një tur vizitash së fundmi. Që më parë ai është shprehur, se duhet të jemi të drejtë me Ballkanin Perëndimor dhe të mbajmë premtimet. Në intervistë me dpa ai tha, se shpreson që nga samiti i BE javën e ardhshme të dalë edhe një impuls për vendet e Ballkanit Perëndimor, që prej dy dekadash presin për anëtarësimin në BE. “Vendeve të Ballkanit Perëndimor ne duhet t’u tregojmë se e kemi seriozisht. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësojnë të gjitha kriteret për hapjen e negociatave konkrete për anëtarësimin në BE, ato duhet të fillojnë tani.”

Statusi i vendit kandidat mund të jepet vetëm me një votë unanime. Për zbutjen e këtij parimi ka prej kohësh shumë diskutime në BE. Problemi është, se edhe për reformimin e vendimit unanim duhet që të vendosin njëzëri krerët e shteteve dhe qeverive në BE. Parlamenti Europian kishte kërkuar para një jave reforma të zgjeruara të konventës europaine dhe të hiqet dorë nga parimi i vendimit unanim gati në të gjithë fushat e politikës.

Samiti i G7-Gipfel do duhet të forcojë bashkëpunimin dhe demokracinë

Samiti i BE është vetëm fillimi i një serie samitesh brenda një jave. Pas tij pasojnë samiti i G7-s dhe ai i NATO-s. Në samitin e G7-s, në të cilin janë bashkuar demokracitë e fuqishme ekonomike, Gjermania mban presidencën e radhës. Scholz është mikpritësi i G7-s nga 26-28 qershor në kështjellën Elmau në Bavari. Ai do të vendosë si pikërëndesë aty bashkëpunimin mes demokracive në të gjithë botën. “Një sukses i rëndësishëm do të ishte, nëse samiti shërben si pikënisja e një vështrimi të ri në botën e demokracisë.”, tha Scholz.

Scholz është mikpritësi i G7-s nga 26-28 qershor në kështjellën Elmau në Bavari

Kuptimi i demokracisë është i reduktuar, nëse me të lidhen vetëm demokracitë perëndimore, pra shtetet e G7-s, Gjermania, SHBA, Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Japonia. “Demokracitë e mëdha të fuqishme në të ardhmen janë në Azi, Afrikë, në jug të Amerikës dhe do të jenë partnerët tanë”, tha Scholz. “Duhet të kemi të gjithë globin parasysh dhe jo vetëm një vështrim të reduktuar tek Europa, Amerika Veriore dhe Japonia. Bota në 30 vitet e ardhshme do të ketë më shumë qendra pushteti. “Nëse ne ia dalim që kjo botë megjithatë bashkëpunon dhe demokracia luan një rol qendror, ky është një hap i madh përpara.” /DW

The post Anëtarësimi në BE, Scholz jep “dritën jeshile”: Drejt hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.