anetaresimi ne BE Archives - Albeu.com

Bundestagu do të miratojë rezolutë për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE
Bundestagu gjerman të enjten do të debatojë dhe votojë për rezolutën për mbështetjen e  anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, të gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas.

Rezoluta e titulluar “Mbështetni në mënyrë aktive Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, është propozuar nga grupi parlamentar në pushtet i SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së.

Në Parlamentin gjerman do të debatohet edhe për dokumente të tjera, fokusi i të cilave është integrimi evropian dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Deputetët gjermanë do të kërkojnë nga Qeveria federale të arrijë në nivel të BE-së pëlqim se pikëpamjet për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë janë “të njëkuptimta, të besueshme dhe të mbështetura nga përparimi i prekshëm”.

Përveç kësaj, propozohet me vendet kandidate të bien dakord  për hapa të ndërmjetëm për lidhje më të ngushta  me BE-në në rrugën drejt BE-në, siç është anëtarësimi i asociuar  në politikëm e përbashkët të jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes  pa të drejtë vote dhe mënyrë për të hyrë në tregun e brendshëm të BE-së në këmbim të reformave dhe zbatimit të kritereve të Kopenhagës, si dhe progres në sundimin e së drejtës.

Kërkohet kategorikisht të refuzohet  çdo lëvizje e kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe anëtarësimi i tyre në NATO, luftë të përforcuar  kundër korrupsionit, vazhdimin e  “Procesit të Berlinit” për bashkëpunimin rajonal dhe reforma në kuadër të BE-së që të sigurohet kapaciteti i saj i ardhshëm për pranimin e anëtareve të reja.

Në dokumentet e propozuara në Bundestag, thuhet edhe se Ballkani Perëndimor mbetet një “rajon i paqëndrueshmërisë latente”.

“Lufta agresive e  Rusisë kundër Ukrainës e ka theksuar cenueshmërinë e kufijve në zemër të Evropës, si dhe faktin se konfliktet e ngrira ose të supozuara të kufizuara hapësinore mund të përshkallëzohen dhe përhapen shpejt. Konflikte të tilla e kërcënojnë stabilitetin dhe interesat e BE-së. Edhe krahas përparimit të madh në dekadat e fundit, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i paqëndrueshmërisë latente, ku krimi i organizuar, korrupsioni dhe  gjyqësori i dobët janë shumë të përhapura”, konsiderojnë parlamentarët gjermanë.

Në rajon, siç theksohet, ende vazhdojnë çështjet etnike dhe fetare.

“Në interes të vetë BE-së është që gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – të cilat ende nuk janë anëtare të BE-së, por janë të rrethuara drejtpërdrejt me  vendet anëtare të BE-së, të arrijnë stabilitet afatgjatë, sundim të së drejtës,  zgjidhje paqësore të kontesteve, struktura të forta demokratike dhe prosperitet ekonomik. Që kjo të ndodhë, këto vende duhet të anëtarësohen në BE”,  qëndron në dokumentin për të cilin të enjten  do të debatohet dhe votohet  në Bundestagun gjerman.

Parlamentari Boris Mijatoviq (Të Gjelbërit) në lidhje me rezolutën e propozuar në Bundestag, në një deklaratë për “360 gradë” thotë se “gjuha maqedonase është e mirëpritur, populli maqedonas është i mirëpritur, shteti i Maqedonisë së Veriut është i mirëpritur të anëtarësohet në BE”.

Kolegu i tij nga FDP, Tomas Haker, thekson se tani ka një mundësi për të përshpejtuar procesin e pranimit të anëtareve të reja në BE dhe kjo duhet të shfrytëzohet. Kryeministri Dimitar Kovaçevski javën e kaluar, pas takimit  të mbajtur të liderëve, ka paralajmëruar se një vend anëtar i madh i BE-së do të miratojë rezolutë për njohjen pamëdyshje të gjuhës dhe identitetit maqedonas, i cili, tha, është verifikuar me atë që ka hyrë në kornizën negociuese.

The post Bundestagu do të miratojë rezolutë për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE appeared first on Albeu.com.

Rama apel drejtësisë: Anëtarësimi në BE varet edhe nga puna juaj, mos ua mohoni fëmijëve Shqipërinë Evropiane
Gjatë fjalës së tij para ambienteve të kryeministrisë,  Rama kërkoi nga drejtësia e re që të jap kontributin e saj në këtë rrugëtim dhe tu mos u mohojë gjeneratës së re të ardhmen evropiane.

“Dua tu them sot edhe përfaqësuesve të drejtësisë se shpejtësia e anëtarësimit në BE do të varet edhe nga puna e tyre. Mos ua mohoni fëmijëve tuaj Shqipërinë evropiane që meritojnë. Për sa kohë që unë jam këtu asnjë nuk do të ketë mburojë politike”, tha Rama.

Një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, sot në godinën e kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa opozita mungonte.

The post Rama apel drejtësisë: Anëtarësimi në BE varet edhe nga puna juaj, mos ua mohoni fëmijëve Shqipërinë Evropiane appeared first on Albeu.com.

Datë për anëtarësimin në BE? Ja çfarë thotë komisioneri Varhelyi
Komisioneri për zgjerim i BE, Oliver Varhelyi ka thënë se do të lëvizet sa më shpejt në procesin e negociatave.

Duke iu përgjigjur pyetjes së kur mund të ketë një datë për anëtarësim, komisioneri la të kuptohej se kjo varet edhe nga progresi i Shqipërisë.

“Sa herë që Shqipëria është gati dhe sa herë që shohim që mund të ecim më shpejt, ne do të lëvizim më shpejt. Komisioni do t’i bëjë propozimet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Varhelyi.

The post Datë për anëtarësimin në BE? Ja çfarë thotë komisioneri Varhelyi appeared first on Albeu.com.

Scholz, letër Maqedonisë së Veriut: Pranoni propozimin francez, dhe pse sërish anëtarësimi në BE nuk do të jetë i lehtë
Kancelari gjerman Olaf Scholz në një letër të hapur drejtuar Maqedonisë së Veriut, ka bërë thirrje që të pranohet propozimi, derisa ai ka theksuar se edhe pas pranimit të këtij propozimi, procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë.

Scholz, thekson se vendi i maqedonasve është në Bashkimin Evropian, ku ushqehen gjuhë dhe identitete të ndryshme, ndërsa ka thënë se e kupton frustrimin e qytetarëve.

“Unë ju kuptoj kur thoni: Neve shumë gjatë dhe shumë na është premtuar. Kjo që kërkoheshte prej neve ishte e tepërt. Unë kuptoj dyshimet tuaja nëse me këtë hap me të vërtetë do të hapet rruga për në BE. Unë dua të jem i sinqertë me ju. Madje edhe pas pranimit të këtij kompromisi, procesi për hyrje në BE nuk do të jetë i lehtë. Do të ketë edhe pengesa tjera të cilat duhet të tejkalohen. Por, unë gjithashtu dua t’u them: Së bashku do t’i tejkalojmë detyrat që na presin”, thuhet ndër të tjera në letrën e Scholz./ Alsat.mk

The post Scholz, letër Maqedonisë së Veriut: Pranoni propozimin francez, dhe pse sërish anëtarësimi në BE nuk do të jetë i lehtë appeared first on Albeu.com.

Anëtarësimi i Malit të Zi në BE, Gjukanovic pakt me BE: Jam dakord të largohen nga politika, por me një kusht
Mediat malazeze kanë shkruar ditën e sotme se ka lëvizje të forta politike brenda vendit të tyre, sa i përket të ardhmes në Bashkimin Europian.

Sipas “Vijesti.me”, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka bërë një pakt të fshehtë me liderët e BE-së, ku ju ka thënë se nëse ai është pengesa për anëtarësimin e vendit në familjen e madhe europiane, ai është i gatshëm të tërhiqet nga politika, por me një kusht.

Në media theksohet se burime brenda BE-së, bëjnë me dije se Gjukanoviç ka kërkuar që tërheqja e tij nga politika të jetë me dinjitet.

“Gjukanoviç bëri të ditur se nëse është pengesë për integrimin më të shpejtë evropian të Malit të Zi, ai është i gatshëm të bëjë një hap prapa dhe të largohet nga pushteti, por kërkoi që të lejohet të largohet nga skena politike me dinjitet dhe në mënyrën e tij. Nga figurat kyçe të BE-së (nënkuptohen krerët e shteteve dhe qeverive dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së), Gjukanoviç ka marrë mbështetje për një akt të tillë dhe nëse e mban fjalën do të jetë një zgjidhje krejtësisht e drejtë për BE-në”, tha një burim nga një nga anëtarët kryesorë të BE-së iu referua dosjes malazeze.

Sipas burimit, presidenti Gjukanoviç kohëve të fundit ka qenë më konstruktiv se kurrë në rrugën evropiane të Malit të Zi dhe nuk ka vënë më piston në rrota duke folur një gjë e duke bërë një tjetër. Është vërejtur ndryshimi në sjelljen dhe veprimet e Gjukanoviçit, dhe në bazë të kësaj, Brukseli shpreson se kësaj radhe nuk do të ketë surpriza të pakëndshme dhe se me përfundimin e mandatit presidencial vitin e ardhshëm, Gjukanoviç do të largohet dhe nga politika aktive.

Mediat malazeze theksojnë se nëse Podgorica i kryen siç duhet detyrat e shtëpisë, të cilat kanë të bëjnë me emërimet në gjyqësor, nga Këshilli Gjyqësor, përmes Prokurorisë Supreme të Shtetit deri në Gjykatën Kushtetuese, me shumë gjasa në fund të shtatorit mund të avancojë në negociatat për anëtarësim me të drejta të plota në BE.

“Qeveria e re në Podgoricë e drejtuar nga Dritan Abazoviç, tashmë ka arritur rezultate mjaft inkurajuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sigurisht, këto janë sinjale fillestare, por janë shumë të rëndësishme sepse Podgorica më në fund ka filluar të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse ky trend vazhdon dhe Mali i Zi përmbush atë që ishte planifikuar deri në shtator, ne mund të mbyllim disa kapituj tashmë në dhjetor. Pas një kohe të gjatë, brenda BE-së ka një dëshirë dhe vullnet politik për të përshpejtuar procesin e afrimit të Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE. Ardhja e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borelli në Këshillin e Stabilizim-Asociimit më 14 korrik nuk është thjesht protokoll apo rutinë. Është në funksion të ofrimit të mbështetjes konkrete dhe elanit të ri për rrugën evropiane të Malit të Zi. Ky qëndrim mbështetet nga të gjithë, veçanërisht nga dy anëtarët kryesorë të BE-së, Franca dhe Gjermania”, tha burimi për “Vijesti.me”.

The post Anëtarësimi i Malit të Zi në BE, Gjukanovic pakt me BE: Jam dakord të largohen nga politika, por me një kusht appeared first on Albeu.com.

Zelenky: BE do të mbështesë kërkesën e Ukrainës për statusin e vendit kandidat
27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të mbështesin ofertën e Ukrainës për statusin e kandidatit, sipas Volodymyr Zelenskyy.

Ukraina është vendosur të bëhet një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE, hapi i parë për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh.

Udhëheqësit pritet të mbështesin masën në një samit që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor./albeu.com

The post Zelenky: BE do të mbështesë kërkesën e Ukrainës për statusin e vendit kandidat appeared first on Albeu.com.

Mbushen sheshet, Gjeorgjia kërkon anëtarësimin e BE
Dhjetëra e mijëra gjeorgjianë mbushën sot sheshet, duke kërkuar anëtarësimin ish-republikës sovjetike të Kaukazit në Bashkimin Evropian.

Duke mbajtur flamuj evropianë dhe gjeorgjianë, rreth 60,000 protestues, sipas Agjencisë Franceze, u mblodhën jashtë parlamentit, disa ditë pasi Komisioni Evropian sugjeroi që Gjeorgjisë të mos i jepet ende statusi i kandidatit.

Shumë organizata pro-evropiane dhe të gjitha partitë opozitare u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre që t’i bashkohen këtij “marshimi për Evropën” për të “demonstruar përkushtimin e popullit gjeorgjian ndaj vlerave perëndimore”.

“Evropa është një zgjedhje historike dhe një ambicie për gjeorgjianët, për të cilët të gjithë brezat kanë bërë sakrifica”, thanë organizatorët në një deklaratë.

???? Anthem of Europe ‘Ode to Joy’ performed outside Georgia’s Parliament.

? Nino Khutsidze pic.twitter.com/JFV88J18WE

— Civil.ge (@CivilGe) June 20, 2022

The post Mbushen sheshet, Gjeorgjia kërkon anëtarësimin e BE appeared first on Albeu.com.

DETAJE/ Vizita e Charles Michel: Platformë politike për vende jo anëtare në BE
Presidenti i KE, Charles Michel, tha në Tiranë se në situatën e krijuar nga agesioni rus ndaj Ukrainës integrimi europian ka nevojë për mënyra inovative, përtej modeleve tradicionale.

“Përballë situatës së krijuar nga agesioni rus ndaj Ukrainës integrimi europian ka nevojë për mënyra inovative, përtej modeleve tradicionale, ka nevojë për stimuj të rinj, që të përshpejtohet procesi i integrimit europian.” – deklaroi Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel gjatë një vizite në Tiranë. Si një mënyrë të tillë për vendet që nuk janë ende anëtarë të BE, ai paraqiti krijimin e një “Platforme Politike.”

“Objektivi ynë kryesor është t’i japim energji të reja procesit të integrimit në BE. Është shumë e rëndësishme të mos presim vendimin përfundimtar për anëtarësimin në BE por të kemi një platformë politike që mungon. Ky nuk është një justifikim tjetër, që të shtyjmë procesin, përkundrazi është që t’i japim një shtysë më të madhe politike bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës”, tha Charles Michel.

Ai theksoi se “duhet të përfshijmë në nivel politik të gjithë udhëheqësit që t’i kemi së bashku me 27 udhëheqësit e BE-së. Këtë qasje duhet ta zbatojmë menjëherë pa pritur aspak një vendim përfundimtar për anëtarësimin në BE”.

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi të nevojshme një “Platformë Politike” për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor,(BP) “në mënyrë që Bashkimi Europian të kapërcejë këtë fazë kur e gjithë marrëdhënia jonë me BE kalon vetëm përmes procesit të integrimit europian, të kapitujve dhe të hedhur një hap më tutje për t’u afruar politikisht shumë më pranë BP”.

“Në parim flasim për një integrim të menjëhershëm në aspektin politik, që do të thotë në aspektin e pjesëmarrjes së vendeve tona në tryezat europiane, në proceset e përgatitjeve të vendimmarrjeve që lidhen me sigurinë, përballimin e krizave që na prekin bashkërisht, në mënyrë që të bashkëjetojmë si një komunitet i njëjtë, ku brenda tij vendet kanë edhe detyrimet e tyre. Nëse vendet e Bashkimit Europian kanë një numër të caktuar detyrimesh si anëtarë të plotë të Bashkimit Europian, ne kemi të tjera detyrime sepse nuk jemi ende anëtarë të plotë”, tha kryeministri Rama.

Platforma politike, anëtarë të asociuar në BE

Presidenti i KE, Charles Michel, prezantoi në Tiranë edhe idene e “anëtarëve të asociuar ” me BE që e cilësoi ” shumë të afërt me atë të “Platformës politike.”

“Idenë e anëtarëve të asociuar në BE dëshirojmë të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Dëshirojmë të kemi formatet e duhura, që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, të kuptojmë se cilat janë mundësitë, vështirësitë, sesi mund të kujdesemi për njëri-tjetrin, të jemi shumë konkretë dhe operacionalë, ” tha Presidenti i KE.

Kryeministri Rama tha se “ideja e anëtarëve të asociuar të Bashkimit Europian po merr shumë mbështetje”

Ai e lidhi idenë e “anëtarëve të asociuar në BE” me vizionin e Presidentit francez Macron për “Komunitetin politik europian” të paraqitur në fillim të këtij muaji, (09.05) në konferencën ” E ardhmja e Europës” lidhur me nevojën e “organizimit të Europës nga një perspektivë politike me mund/ësi më të gjera sesa ato të Bashkimit Europian, ” si pasojë e luftës në Ukrainë.

“E mbështes plotësisht vizionin e Presidentit të Francës, Një komunitet të ri politik europian, ku të jenë të përfshira jo vetëm vendet e Bashkimit Europian si anëtarë, por dhe vende të tjera jo anëtare. Për sa na takon neve, jemi shumë më afër Bashkimit Europian. Nëse do të vijë dita të jemi anëtarë të asociuar të Bashkimit Europian, kjo u jep fund të gjitha spekulimeve, teorive të konspiracionit, që Bashkimi Europian na mban larg” tha kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp.

Shqipëria i ka mbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave por….

Presidenti i KE Charles Michel e vlerësoi Shqipërinë si “një partnere të besueshme dhe një mike dhe aleate të vërtetë të BE”.

“Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe bisedat për anëtarësim duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai të premten në Tiranë.

Ai theksoi se nuk është “100 perërqind i sigurtë që 27 shtetet anëtare duhet të marrim një vendim të përbashkët, por unë kam vendosur që këtë çështje ta diskutojmë në takimin e Këshillit Europian, në qershor. Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që negociatat e anëtarësimit të fillojmë sa më shpejt, ” theksoi ai.

Kryeministri Rama tha se ” shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, (MV) të fillojnë negociatat formale. Në rast se kjo nuk do të ndodhë gjatë presidencës franceze, që përfundon në qershor, Shqipëria duhet të kërkojë të dalë nga rrezja e konfliktit që Bullgaria ka hapur me Maqedoninë e Veriut.”

Presidenti Michel e cilësoi një kërkesë të tillë të kryeministrit Rama “plotësisht të arsyeshme dhe të përligjur.” /DW

The post DETAJE/ Vizita e Charles Michel: Platformë politike për vende jo anëtare në BE appeared first on Albeu.com.

Komplikohet zhbllokimi i ngërçit Bullgari-RMV, KE nuk flet për ndarje mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut
Nga Erisa Zykaj

Vizita e një delegacioni bullgar në Manastir ka shkaktuar irritim në gjirin e disa komuniteteve të Maqedoninë së Veriut, veçanërisht atë jezuite. Siç raportohet nga media në Maqedoninë e Veriut, arsyeja e irritimit është vizita që delegacioni bullgar ka kryer në një qendër të një ashtuquajturi “bashkëpunëtor nazist”. I pyetur nëse Komisioni Evropian ka një reagim lidhur me këtë çështje në konferencën për shtyp të këtij institucioni (Midday briefing), zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero Hernandez është shprehur:

Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së: “Ju e dini shumë mire qëndrimin tonë, sipas të cilit Shqipërina dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kushtet për fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit. Hapat e mëtejshëm varen nga Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian (shtetet anëtare). Ne shpresojmë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të arrijnë një marrëveshje për çështjet bilaterale që janë pezull dhe shpresojmë që do jemi në gjende të çelim sa më shpejt zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me të dy vendet”.

Por, çështja komplikohet më tej si rrjedhim i një deklarate të dhënë ditët e fundit nga ministrja e jashtme e Bullgarisë, Teodora Genchovska, sipas të cilës, Bullgaria do vazhdojë të ushtrojë veton ndaj Maqedonisë së Veriut derisa kjo e fundit të plotësojë të gjitha kushtet për zhbllokimin e ngërçit bilateral midis dy vendeve lidhur me çështjet e identitetit, historisë dhe gjuhës. Ministrja Genchovske është shprehur se Bullgaria pret garanci kushtetuese për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, duke rikonfirmuar qëndrimin e palës bullgare lidhur me mosrespektimin e të drejtave të minoritetit bullgar në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Europian ka bërë të ditur, se nuk është një kompetencë e këtij institucioni të ndërhyjë në këtë çështje.

Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së: “Kushtet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian janë të njëjtat nuk kanë ndryshuar. Për fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit, shtete anëtare të Bashkimit Europian duhet të aprovojnë kuadrin negociues. Komisioni Europian ka prezantuar propozimin lidhur me këtë çështje shumë kohë më parë. Diskutimet janë ende në nivelin e Këshillit të ministrave. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut që të arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë për çështjet bilaterale që janë pezull, që të bëjmë të mundur ecjen përpara në këtë proces. Ne konsiderojmë, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë të ecin përpara dhe shpresojmë, që konferenca e parë ndërqeveritare të fiksohet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Lidhur me ndarjen e mundshme midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vendimarrjen e Këshillit të ministrave, Komisioni Evropian nuk është përgjigjur, por ka ripërsëritur qëndrimin e mësipërm. Kjo bën të kuptohet, se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e konsiderojnë aktualisht ndarjen e dy vendeve për çeljen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në BE. /abcnews.al/

The post Komplikohet zhbllokimi i ngërçit Bullgari-RMV, KE nuk flet për ndarje mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut appeared first on Albeu.com.