anetaresimi i ukraines ne NATO Archives - Albeu.com

Erdogan shpreh mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu të shtunën herët mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke thënë se vendi i shkatërruar nga lufta meriton t’i bashkohet aleancës.

Erdogan i bëri komentet në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili mbërriti në Turqi në kuadër të një turneu evropian për të siguruar mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në aleancën ushtarake pas përfundimit të luftës me Rusinë.

Udhëheqësit e NATO-s që takohen në Vilnius të Lituanisë javën e ardhshme pritet të riafirmojnë se Ukraina do t’i bashkohet aleancës së tyre në të ardhmen.

“Nuk ka dyshim se Ukraina e meriton anëtarësimin në NATO”, u tha Erdogan gazetarëve.

Mbështetja e tij për Ukrainën vjen pasi Turqia ka vonuar dhënien e miratimit përfundimtar për anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke thënë se Stokholmi nuk po godet sa duhet militantët kurdë dhe grupet e tjera që Ankaraja i sheh si kërcënim për sigurinë e saj.

Suedia, së bashku me Finlandën, hoqi dorë nga statusi i vendit neutral që e mbajti për disa dekada dhe aplikoi për anëtarësim në NATO-n pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës vitin e kaluar. Parlamenti i Turqisë ratifikoi anëtarësimin e Finlandës në fillim të këtij viti, pasi Ankaraja shprehu kënaqësinë me përpjekjet e saj për të trajtuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë.

Presidenti Erdogan tha gjithashtu se Turqia po punonte drejt zgjerimit të një marrëveshjeje për drithin, të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, e cila i ka hapur rrugën eksportit të më shumë se 30 milionë tonë drithërave ukrainase përmes Detit të Zi.

Marrëveshja, e cila ndihmoi në zbutjen e rritjes së çmimeve globale të ushqimit, do të skadojë më 17 korrik. Rusia ka hezituar të zgjasë marrëveshjen, duke përmendur pengesat për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave.

Presidenti Zelenski akuzoi Rusinë për pengim të lëvizjes së anijeve.

“Rusia sillet sikur kontrollon të gjithë Detin e Zi, sikur të jetë pronar i gjithë zonës”, tha Presidenti Zelenski në udhëtimin e tij të parë në Turqi që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Erdogan tha se Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitonte Turqinë në gusht, kur ai shpresonte të diskutonte rinovimin e marrëveshjes së drithit, si dhe arritjen e një marrëveshje për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve.

Turqia ka mbajtur lidhje të ngushta me Ukrainën dhe Rusinë, duke i përdorur marrëdhëniet e saj me të dyja vendet për të vepruar si pale ndërmjetësuese.

The post Erdogan shpreh mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO appeared first on Albeu.com.

Lavrov: Nuk e kemi pushtuar Ukrainën, anëtarësimi i tyre në NATO akt kriminal
Ministri i Jashtëm i Rusisë ka thënë se vendi i tij nuk e pushtoi Ukrainën.

“Ne shpallëm një operacion të posaçëm ushtarak sepse nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se afrimi i Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal”, tha Sergei Lavrov për BBC.

Kur u pyet për marrëdhëniet e Rusisë me Mbretërinë e Bashkuar, Lavrov tha se nuk kishte më vend për manovrim.

“Për shkak se Johnson dhe Truss pretendojnë publikisht se duhet ta mposhtin Rusinë, epo të vazhdojnë ta bëjnë”, tha ai.

The post Lavrov: Nuk e kemi pushtuar Ukrainën, anëtarësimi i tyre në NATO akt kriminal appeared first on Albeu.com.

Boris Johnosn: Ukraina nuk ka asnjë mënyrë për t’u anëtarësuar në NATO
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha dje se Ukraina mund të heqë dorë nga oferta për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, një kërkesë kryesore nga Rusia.

Në lidhje me këto komente, kryeministri britanik, Boris Johnson u tha transmetuesve: “Kam biseduar sërish me Volodymyr Zelensky dje dhe sigurisht e kuptoj se çfarë po thotë për NATO-n dhe realitetin e pozicionit. Dhe të gjithë kanë thënë gjithmonë, dhe ne ia kemi bërë të qartë Putinit,  se nuk ka asnjë mënyrë që Ukraina të bashkohet me NATO-n së shpejti”.

Por ai tha se vendimi ishte për Ukrainën dhe udhëheqësin e saj të zgjedhur dhe Britania e Madhe do t’i mbështesë ata.

Ukraina është aktualisht në negociata me Rusinë për të rënë dakord për një armëpushim dhe tërheqje, me Zelenskyn duke thënë mbrëmë se pozicionet negociuese tani “duken më realiste”.

Ukraina ka vite që lufton për t’u bashkuar me NATO-n, por një veprim i tillë do të zemëronte Rusinë, e cila nuk dëshiron ta shohë NATO-n në kufirin e saj./albeu.com

The post Boris Johnosn: Ukraina nuk ka asnjë mënyrë për t’u anëtarësuar në NATO appeared first on Albeu.com.