Anetaresim Archives - Albeu.com

BE qëndrim të qartë ndaj Greqisë për mosmarrëveshjet me Shqipërinë: Nuk duhet të pengojnë anëtarësimin
Komisioni Evropian shprehet se shpreson se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet e anëtarësimit me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur.

Lidhur me mosmarrëveshjeve dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe mes Shqipërisë e Greqisë, BE ka përsëritur qëndrimin se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero i ritheksoi këto qëndrime kur u pyet në një konferencë për shtyp në mënyrë indirekte, për burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe nëse Komisioni e sheh atë si një çështje reptësisht dypalëshe apo që duhet të shqetësojë edhe BE-në.

Pisonero nuk pranoi të komentojë për çështjen Beleri, duke thënë se Komisioni nuk komenton çështjet gjyqësore në hetim, por po e ndjek atë./albeu.com

The post BE qëndrim të qartë ndaj Greqisë për mosmarrëveshjet me Shqipërinë: Nuk duhet të pengojnë anëtarësimin appeared first on Albeu.com.

BE-ja do të vendosë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian gjatë samitit të së enjtes dhe së premtes në Bruksel do të vendosin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën dhe do të bëjnë ftesë që të përgatitet korniza negociuese e bllokut për këto negociata.

Vende anëtare veçse janë pajtuar që kjo të përfshihet në draftin e konkluzave të përgatitura për miratim në këtë samit, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë.

“Bazuar në rekomandimin e Komisionit Evropian nga 12 marsi i vitit 2024, Këshilli Evropian vendos të hapë negociatat e anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën. Këshilli Evropian fton që të miratohet korniza negociuese kur të ndërmerren hapat relevantë të caktuar, në rekomandimet e Komisionit nga 12 tetori i vitit 2022”, thuhet në draftin e këtyre konkluzave.

Miratimi i kornizës është i domosdoshëm për të nisur negociatat e anëtarësimit me një shtet kandidat.

Këshilli Evropian është niveli më i lartë i BE-së, ai i shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare. Ndërsa Këshilli i BE-së është niveli i ministrave dhe nivelet tjera. Pra, pas vendimit që pritet që të enjten nga niveli më i lartë të vazhdojë puna në Këshill para se të nisin negociatat e anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën.

Më herët, shtatë shtete anëtare të BE-së, përmes një letre, kërkuan që në samitin e 21 dhe 22 marsit të miratohej vendimi për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën. Ky grup shtetesh po ashtu ka tërhequr vërejtjen se dështimi për të miratuar një vendim të tillë do të dëmtonte besueshmërinë e bllokut evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në letrën e dërguar bashkërisht nga shtatë shtetet anëtare që kërkojnë nisjen e negociatave me Sarajevën.

Letra është nënshkruar nga ministrat për Çështje Evropiane nga Austria, Kroacia, Greqia, Italia, Çekia, Sllovakia dhe Sllovenia.

Përmes kësaj letre, këto shtete kanë argumentuar se Bosnje e Hercegovina në muajt e fundit ka bërë më shumë përparim në reforma sesa në disa vjet dhe se procesi i reformave po vazhdon me një ritëm të shpejtë.

“Duke pasur parasysh këtë, mendojmë se është e domosdoshme të shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të vendosim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën”, u tha në letër.

“Një vendim i tillë do ta forcojë rrugën e Bosnje e Hercegovinës drejt BE-së dhe ta sjellë një hap më afër në integrimin në bllok. Nëse dështojmë të bëjmë këtë, atëherë kjo do të dobësonte rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe do të dërgonte një sinjal negativ për gjithë rajonin, të cilit i kemi premtuar para 20 vjetësh se e ardhmja e tyre është në BE”, u tha në fund të kësaj letre.

Bosnja e Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Në samitin e dhjetorit të vitit 2023, BE-ja kishte shprehur gatishmërinë për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën, me disa kushte. Ndërsa me 12 mars të këtij viti, Komisioni Evropian dha rekomandimin që të merret vendimi për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën.

The post BE-ja do të vendosë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën appeared first on Albeu.com.

Delegacioni i Kosovës avokon për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Delegacioni i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ndodhet në Strasburg të Francës për të avokuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Kuvendit të Kosovës.

Në delegacionin e kryeparlamentarit Konjufca janë dhe nënkryetarja Saranda Bogujevci, në cilësinë e kryesueses së delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), deputetët Arben Gashi, Enis Kervan, Arjana Musliu-Shoshi dhe Besnik Tahiri, si dhe zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti.

“Ky delegacion përfaqëson përkushtimin e spektrit politik të Kosovës për të arritur anëtarësimin në KiE.

Në mes të takimeve kyçe që delegacioni ka marrë pjesë ishte diskutimi në Komitetin e Çështjeve Politike dhe Demokracisë, ku bëhet e ditur se Konjufca ka prezantuar rastin e Kosovës për anëtarësim.

Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme që afirmojnë të arriturat e Kosovës në vitet e fundit dhe adresojnë rekomandimet nga raporti i juristëve eminentë”, thuhet në njoftim.

Gjatë diskutimit të tij, Konjufca është përgjigjur në pyetjet e adresuara dhe bashkëbisedoi me anëtarët e komitetit në lidhje me procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Duke shprehur mirënjohje për këtë mundësi si dhe ndaj PACE, përfshirë Komitetin dhe Sekretariatin për veprimet e menjëhershme në emërimin e juristëve dhe raportuesve të shquar, Konjufca vlerësoi se Raporti i tyre objektiv dhe i përgatitur me shpejtësi, ka ofruar perspektiva të vlefshme.

“Falënderoj veçanërisht të tre raportuesit, përfshirë zonjën Bakoyannis, për organizimin e vizitave në Kosovë në kohë të duhur. Në këtë fazë, besojmë se PACE ka siguruar një vizion të qartë për Kosovën. Siç tregon raporti i juristëve të shquar, ‘rregullat ligjore janë në përgjithësi në përputhje me standardet ndërkombëtare, ose, siç është rasti me Kushtetutën, shkojnë përtej këtyre standardeve’. Aplikimi ynë për anëtarësim daton që nga viti 2022.

Kosova ka punuar për 16 vjet me instrumentet kyçe të Këshillit të Evropës dhe është tashmë anëtare e plotë e Komisionit të Venedikut dhe Bankës për Zhvillimin e Këshillit të Evropës”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Kreu i Kuvendit shtoi se që nga viti 2008 Kosova ka dhënë një rang kushtetues dhe ka zbatuar drejtpërdrejt Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Konventën Kornizë për Minoritetet dhe, që nga viti 2020, edhe Konventën e Stambollit.

“Ne vazhdojmë të mbajmë përkushtimin për të mbrojtur standardet ndërkombëtare dhe për të promovuar të drejtat e njeriut. Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës është shënuar nga përkushtimi dhe përparimi. Vlerësoj mbështetjen dhe njohjen e vazhdueshme nga bashkësia evropiane”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Në kuadër të qëndrimit në Strasburg delegacioni u takua me personalitete të rëndësishme nga grupe të ndryshme politike, duke përfshirë Béatrice Fresko-Rolfo, Raportuesen për Kosovën në Komitetin për Barazi dhe Mosdiskriminim, delegacionin kombëtar të Francës, Kryetarin e Grupit ALDE, Lulian Bulai, si dhe deputetë e përfaqësues të përhershëm të vendeve anëtare.

Kryetari Konjufca, së bashku me anëtarët e tjerë të delegacionit do të realizojnë takime të tjera të rëndësishme.

The post Delegacioni i Kosovës avokon për anëtarësim në Këshillin e Evropës appeared first on Albeu.com.

Kosova aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Krerët shtetërorë të Kosovës kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi si “historike” nënshkrimin e aplikimit të anëtarësimit në bllokun evropian.

“Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive”, tha ajo, duke shtuar se aplikimi për anëtarësim në BE është një hap drejt përmbushjes së ambicieve evropiane të Kosovës.

Dorëzimi i aplikimit pritet të bëhet më 15 dhjetor në Pragë të Çekisë, shtetit që aktualisht kryeson bllokun evropian.

Kosova deri më tani ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Nga 27 shtetet anëtare të bllokut, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Shtetet mosnjohëse janë: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi janë dy shtetet që kanë bërë më shumë përparim drejt anëtarësimit në bllok, pasi deri më tani kanë hapur disa kapituj në bisedimet për anëtarësim.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria gjatë këtij viti nisën procesin e bisedimeve, ndërkaq Bosnjë e Hercegovina këtë javë ka marrë statusin e vendit kandidat.

Kosova po ashtu është shteti i vetëm që nuk ka liberalizim të vizave me BE-në./REL

The post Kosova aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian appeared first on Albeu.com.

Stoltenberg: Suedia po ndërmerr hapa seriozë për tu anëtarësuar në NATO
Suedia ka ndërmarrë hapa të rëndësishme për të përmbushur kërkesat e Turqisë për aplikimin e saj për anëtarësim në NATO, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg gjatë një vizite në Suedi i cili përpos vizitës zyrtare nuk humbi mundësinë të shijonte një xhiro me varkë me kryeministren suedeze.

“Unë e mirëpres faktin që Suedia ka filluar tashmë të ndryshojë legjislacionin e saj kundër terrorizmit. Që të sigurojë që kuadri ligjor për eksportet e armëve të pasqyrojë statusin e saj të ardhshëm si anëtare e NATO -s me angazhime të reja ndaj aleatëve të saj,” tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp me kryeministren suedeze Magdalena Anderson .

“Këto janë dy hapa të rëndësishëm në adresimin e shqetësimeve të ngritura nga Turqia ,” shtoi ai, duke shtuar se ishte optimist se çështjet do të zgjidheshin sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne duhet të adresojmë shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve. Qëllimi është që të adresohen kundërshtimet e Turqisë ndaj anëtarësimit në NATO sa më shpejt të jetë e mundur dhe që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Megjithatë, ai nuk vendosi një afat kohor të qartë, as për takimin e Aleancës më 28 qershor në Spanjë dhe as për zgjedhjet parlamentare të 11 shtatorit në Suedi.

Të dy vendet kandidate, Suedia dhe Finlanda, janë ftuar të marrin pjesë.

Nga ana e saj, Anderson tha se vendi i saj ” i merr shumë seriozisht shqetësimet e Turqisë “, si dhe kundërshtimet e Ankarasë për çështjet e sigurisë. “Ambicia jonë,” tha ajo, “është t’i zgjidhim këto çështje.”

Pushtimi rus i Ukrainës detyroi Suedinë, por edhe Finlandën, në një ndryshim qëndrimi në lidhje me anëtarësimin në NATO.

Stokholmi braktisi një periudhë të gjatë neutraliteti dhe nxitoi të deklaronte synimin për t’u bashkuar me Aleancën e Atlantikut të Veriut, por u përplas me mosmarrëveshjen turke për të dy vendet.

Tajip Erdogan ka akuzuar të dy vendet për mbështetjen e luftëtarëve kurdë, të cilët Ankaraja i konsideron “terroristë”.

The post Stoltenberg: Suedia po ndërmerr hapa seriozë për tu anëtarësuar në NATO appeared first on Albeu.com.

Stoltenberg: Jemi në kontakt të ngushtë me Turqinë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Turqinë për të gjetur një urë komunikimi me Erdoganin në lidhje me çështjen e mos pëlqimit të Ankarasë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Helsinki dhe Stokholmi thanë dje se do të vazhdojnë dialogun me Turqinë për kërkesën e tyre për t’u anëtarësuar në NATO, por nuk thanë nëse ishte bërë përparim në tejkalimin e kundërshtimeve të Ankarasë për t’u bashkuar me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Anëtarësimi në NATO kërkon unanimitet nga 30 shtetet aktuale anëtare të Aleancës.

Stoltenberg do të takohet me zyrtarë nga Suedia, Finlanda dhe Turqia në ditët në vijim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha 24 orë më parë se do të ftojë zyrtarë të lartë nga Suedia, Finlanda dhe Turqia në Bruksel në ditët në vijim për një takim për pranimin e dy vendet nordike në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

The post Stoltenberg: Jemi në kontakt të ngushtë me Turqinë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO appeared first on Albeu.com.

Kushtet e Erdoganit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Presidenti i Turqisë foli në Asamblenë Kombëtare të Turqisë dhe përsëriti se ishte “gabim” që NATO pranoi Greqinë mbrapsht, kur ajo kishte lënë krahun ushtarak të Aleancës pas asaj turke.

Një listë me 10 terma të “përputhshmërisë” së Suedisë dhe Finlandës në mënyrë që Ankaraja të pranojë të anëtarësohet në NATO është publikuar nga gazeta proqeveritare Sabah pasi Erdogan, duke iu drejtuar skandinavëve, përsëriti frazën “mos e bëni Turqinë për diskutime mbi këtë temë.

Në fakt, ndër termat është edhe ndalimi i funksionimit të OJQ-ve “të orientuara nga Turqia” – diçka që mund të zbatohet edhe për organizatat qipriote, përveç atyre kurde.

Presidenti turk përsëriti të hënën se ai kundërshton bashkimin e dy vendeve nordike në NATO, duke argumentuar se ata refuzojnë të ekstradojnë në Turqi njerëz të përfshirë në aktivitetet e PKK. Ai shtoi se NATO nuk duhet të përsërisë gabimin që bëri – siç tha – me Greqinë dhe Francën, të cilat u tërhoqën nga pjesa ushtarake e Aleancës dhe u pranuan sërish.

Sipas artikullit të Sabah, 10 mandatet e Ankarasë ndaj Suedisë dhe Finlandës janë:

1. Merr qëndrim ndaj PKK-së, të cilën Turqia e konsideron organizatë terroriste.

2. Të ndalojnë në parlamentet e tyre ngjarjet që lidhen me organizatat terroriste.

3. Ndaloni ofrimin e ndihmës për “Forcat e Vetëmbrojtjes Popullore” në Siri, të cilat – sipas Ankarasë – janë të lidhura me PKK-në.

4. Përshpejtimi i ekstradimit në Turqi të personave të lidhur me “terrorizmin”

5. Ndërprerja e çdo kontakti me grupet kurde në Irak dhe Siri.

6. Për të ndërprerë kontaktet me anëtarët e kërkuar ose të arratisur të organizatës FETO të Fethullah Gulen, të cilët sipas Ankarasë janë të përfshirë në tentativën për grusht shteti të vitit 2016.

7. Mos bëni lëvizje “kundër sigurisë kombëtare të Turqisë”.

8. Fillimi i bashkëpunimit me Turqinë në luftën kundër “terrorizmit” – një tjetër referencë për kurdët.

9. Të ngrihen llogaritë bankare të organizatave dhe qytetarëve të lidhur nga Ankaraja me organizatat terroriste.

10. Të mos lejojnë vendet e tyre të kryejnë aktivitete nga organizata joqeveritare me orientim antiturk – diçka që mund të shqetësojë edhe OJQ-të qipriote

Më herët, me rastin e pranimit të Suedisë dhe Finlandës, presidenti Erdogan përsëri mbajti qëndrim të ashpër, duke folur në parlamentin turk. Ndër të tjera, Erdogan tha:

NATO po bën përpjekje të ndryshme për të forcuar kufijtë e saj lindorë. Lëvizja e vazhdueshme e burimeve të Aleancës në rajon pas fillimit të luftës në Ukrainë, krijon ndjenja të përziera tek ne, pasi nuk e kemi hasur kurrë – si anëtarë të NATO-s – këtë imazh gjatë viteve që kemi luftuar terrorizmin. Ne presim që aleatët tanë të kuptojnë, respektojnë dhe mbështesin ndjeshmërinë tonë. Ne kemi një ndjeshmëri për të mbrojtur kufijtë tanë nga terrorizmi. “Asnjë nga aleatët tanë nuk tregoi respekt për këtë ndjeshmëri, siç e prisnim”, tha fillimisht Erdogan.

“Përderisa refugjatët nuk u kthyen drejt Perëndimit, ne nuk pamë aleatët të ndajnë problemet tona. Këta janë aleatët tanë në NATO. Është e qartë se aleatët tanë nuk e ndajnë këtë ndjeshmëri, megjithëse tregojnë tolerancë të pakufizuar në disa vende që veprojnë ilegalisht në kuadër të NATO-s dhe BE-së.Kjo nuk do të thotë se ne do t’i themi jo çdo propozimi që na bëhet.

Të mbështesësh organizatën terroriste PKK/YPG dhe të kërkosh nga ne mbështetje për anëtarësimin e tyre në NATO është të paktën jo konsistente. “Pritja jonë e vetme është që NATO të tregojë vullnet të mirë ndaj përpjekjeve legjitime të Turqisë për të mbrojtur kufijtë e saj,” tha ai./.albeu.com

The post Kushtet e Erdoganit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO appeared first on Albeu.com.

Pas 5 orësh diskutime, liderët e BE-së i thonë “po” integrimit të Ukrainës në BE
Pas 5 orësh diskutime, liderët e BE-së i thonë “po” integrimit të Ukrainës në BE. Kështu shprehet presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda në një postim në Twitter.

Sipas Nausėda-s, procesi tashmë ka nisur dhe u mbetet ukrainasve që ta përmbushin sa më shpejt.

“Populli heroik ukrainas e meriton që ta dijë se janë të mirëseardhur në BE,” shkruan ai më tej.

A historic night at Versailles. After five hours of heated discussions EU leaders said yes to Ukrainian eurointegration. The process started. Now it is up to us and Ukrainians to accomplish it fast. Heroic Ukrainian nation deserves to know that they are welcome in EU.

— Gitanas Nausėda (@GitanasNauseda) March 11, 2022

The post Pas 5 orësh diskutime, liderët e BE-së i thonë “po” integrimit të Ukrainës në BE appeared first on Albeu.com.