anetaresim ne NATO Archives - Albeu.com

Parlamenti turk shtyn vendimin rreth anëtarësimit të Suedisë në NATO
Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk hapi debatin mbi aplikimin e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, por shtyu procedurat për një datë të mëvonshme pa marrë ndonjë vendim.

Nuk dihej menjëherë se kur komisioni do të rifillonte diskutimet mbi protokollin e pranimit të Suedisë apo kur do të arrinte në asamblenë e përgjithshme të Parlamentit për fazën e fundit të procesit legjislativ.

Takimi u ndërpre pasi ligjvënësit nga partia në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan paraqitën një mocion për shtyrje me arsyetimin se disa çështje kishin nevojë për sqarime dhe se negociatat me Suedinë nuk ishin “pjekur” sa duhet.

Kryetari i komitetit Fuat Oktay u tha gazetarëve se ambasadori suedez mund të ftohet në seancën e ardhshme për të dhënë informacione të mëtejshme mbi hapat që ka ndërmarrë vendi i tij për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë.

Turqia ka ngecur në ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke e akuzuar atë se është shumë e butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime për sigurinë e saj, duke përfshirë militantët kurdë dhe anëtarët e një rrjeti që Ankaraja fajëson për një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.

Turqia është zemëruar gjithashtu nga një seri demonstratash nga mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit [PKK], në Suedi, si dhe nga protestat e djegies së Kuranit që tronditën vendet myslimane.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hoqi kundërshtimin e tij ndaj aplikimit të Suedisë gjatë një samiti të NATO-s në korrik dhe dërgoi protokollin e pranimit në Parlament për ratifikim muajin e kaluar.

Ndryshimi i qëndrimit të Turqisë erdhi pasi Stokholmi premtoi bashkëpunim më të thellë me Turqinë në luftën kundër terrorizmit dhe për të mbështetur ambicien e Turqisë për të ringjallur kërkesën e saj për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Suedia dhe Finlanda braktisën pozicionet e tyre tradicionale të mosangazhimit ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së NATO-s, pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar.

Finlanda iu bashkua aleancës në prill, duke u bërë anëtari i 31-të i NATO-s, pasi Parlamenti i Turqisë ratifikoi aplikimin e vendit nordik.

Marrëveshja e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë ka qenë gjithashtu e lidhur me përpjekjet e Ankarasë për të blerë avionë të rinj luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara dhe për të përmirësuar flotën e saj ekzistuese luftarake.

Megjithatë, si zyrtarët amerikanë ashtu edhe ata turq kanë këmbëngulur se çdo marrëveshje e tillë nuk do të lidhet me anëtarësimin e Suedisë në NATO.

The post Parlamenti turk shtyn vendimin rreth anëtarësimit të Suedisë në NATO appeared first on Albeu.com.

“Ditë historike”, Stoltenberg: Erdogan do të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka pranuar të mbështesë kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, tha shefi i aleancës ushtarake.

Në një konferencë, Stoltenberg tha se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të përcjellë ofertën e Suedisë në parlamentin turk dhe “të sigurojë ratifikimin”.

Pas bisedimeve në Vilnius, Lituani, me Erdoganin dhe kryeministrin e Suedisë Ulf Kristersson, Stoltenberg tha se Turqia kishte rënë dakord për të ecur përpara.

Anëtarësimi i Suedisë në NATO është penguar nga kundërshtimet që Turqia ka pasur që nga viti i kaluar.

“Kjo është një ditë historike,” tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s./Albeu.com/

The post “Ditë historike”, Stoltenberg: Erdogan do të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO appeared first on Albeu.com.

Biden: Suedia duhet t’i bashkohet NATO-s pa vonesë
Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka kërkuar tani Turqisë dhe Hungarisë, të dyja e kundërshtojnë masën, që të mirëpresin Suedinë në Aleancën e Atlantikut të Veriut “pa vonesë”.

Kjo vjen pasi Finlanda iu bashkua zyrtarisht aleancës ushtarake këtë pasdite.

Biden i ka bërë presion Hungarisë dhe Turqisë që të përfundojnë proceset e tyre të ratifikimit që Suedia të bashkohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Mezi pres që të mirëpres Suedinë si anëtare të NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai në një deklaratë.

Në mënyrë që një vend të anëtarësohet në NATO, të 31 vendet anëtare duhet njëzëri të bien dakord për të bërë një ftesë.

The post Biden: Suedia duhet t’i bashkohet NATO-s pa vonesë appeared first on Albeu.com.

Turqia me qëndrim pozitiv për anëtarësimin e Finlandës në NATO
Turqia e shikon me pozitivitet aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO, por nuk mbështet atë të Suedisë, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Qëndrimi ynë ndaj Finlandës është pozitiv, por nuk është pozitiv ndaj Suedisë”, tha Erdogan më 1 shkurt gjatë një fjalimi në Parlamentin turk.

Vitin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Megjithatë, këto dy shtete u përballën me kundërshti nga Turqia dhe që atëherë kanë tentuar që të përmbushin kushtet e vëna nga Ankaraja.

Ankaraja dëshiron që Helsinki, dhe Stokholmi në veçanti, të ndërmarrin një qëndrim më të ashpër kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që konsiderohet grup terrorist nga Turqia dhe Bashkimi Evropian, dhe ndaj një grupi tjetër që pala turke fajëson për puçin e dështuar ushtarak të vitit 2016.

Tri shtetet arritën një marrëveshje qershorin e kaluar për rrugën përpara, por Ankaraja muajin e kaluar pezulloi bisedimet pas rritjes së tensioneve që u shkaktuan nga një protestë në Stokholm, ku u dogj një kopje e Kuranit, librit të shenjtë të myslimanëve.

“Në këtë pikë, Suedia nuk duhet as të tentojë. Ne nuk do të themi ‘po’ për aplikimin e tyre për në NATO për aq kohë sa ata lejojnë djegien e Kuranit”, tha Erdogan.

Gjatë fundjavës së kaluar, lideri turk sinjalizoi se Ankaraja mund të pajtohet që Finlanda të anëtarësohet në NATO para Suedisë. Por, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, tha të hënën se shteti i tij vazhdon të mbajë qëndrimin që dy shtetet të anëtarësohen së bashku.

Nga 30 shtetet anëtare të NATO-s, vetëm Turqia dhe Hungaria ende nuk kanë ratifikuar pranimin e dy shteteve nordike në aleancën ushtarake perëndimore.

I pyetur nëse Turqia ka plane që të ketë procese të ndara për Finlandën dhe Suedinë, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavugoslu, tha se NATO dhe dy shtetet nordike janë ato që vendosin nëse do të ketë ratifikime të ndara.

“Nëse NATO dhe dy shtetet vendosin për procese të ndara të anëtarësimit, Turqia sigurisht që do të rishqyrtojë veçmas anëtarësimin e Finlandës dhe në mënyrë më favorizuese”, tha Cavugoslu gjatë vizitës në Estoni./rel

The post Turqia me qëndrim pozitiv për anëtarësimin e Finlandës në NATO appeared first on Albeu.com.

Erdogan: Turqia mund të bllokojë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë që Ankaraja mund të pajtohet që Finlanda të bashkohet me NATO-n, por jo Suedia.

Ai kritikoi refuzimin e Suedisë për të ekstraduar dhjetëra njerëz të dyshuar të lidhur me grupet militante kurde dhe kritikë të tjerë të qeverisë së tij.

Komentet e tij vijnë disa ditë pasi Turqia pezulloi bisedimet për të pranuar dy vendet nordike si anëtarë.

Lëvizja u nxit nga një seri protestash të diskutueshme në Stokholm, duke përfshirë atë gjatë së cilës u dogj një kopje e Kuranit.

Zyrtarët suedezë kanë dënuar protestat, por kanë mbrojtur ligjet e vendit për lirinë e fjalës.

Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n vitin e kaluar, duke i dhënë fund dekadave të mos-angazhimit ushtarak.

Aplikimi i tyre duhet të miratohet unanimisht nga të gjithë anëtarët aktualë të NATO-s, por Turqia dhe Hungaria nuk kanë arritur të ratifikojnë ofertat e tyre.

Në fjalimin e tij, Erdogan sugjeroi se Turqia tani mund të “të japë një përgjigje të ndryshme në lidhje me Finlandën”, duke shtuar se “Suedia do të tronditet”.

“Ne i dhamë Suedisë një listë me 120 persona dhe u thamë atyre që të ekstradojnë ata”, tha Erdogan. “Nëse nuk i ekstradoni, atëherë më vjen keq për këtë”./albeu.com

The post Erdogan: Turqia mund të bllokojë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO appeared first on Albeu.com.

Finlanda mund të shqyrtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO, pa Suedinë
Finlanda ka thënë të martën për herë të parë se është duke shqyrtuar mundësinë e anëtarësimit në NATO, pa Suedinë, pasi Ankaraja mund t’i vë bllokadë kësaj të fundit.

Finlanda – e cila ndan një kufi prej 1.300 kilometrash me Rusinë – dhe Suedia, kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, duke iu dhënë fund politikave disavjeçare për mospërfshirje ushtarake.

“Ne duhet të vlerësojmë situatën, nëse ka ndodhur diçka që në periudhë afatgjatë do ta parandalojë Suedinë kah ecja përpara”, ka thënë ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto për transmetuesin Yle.

Megjithatë, ai ka shtuar se është “shumë herët për të marrë qëndrime” dhe se aplikimi i përbashkët përbën “opsionin e parë”.

Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom, u ka thënë mediave të martën se ai është “në kontakt me Finlandën, për të kuptuar saktësisht se çfarë po ndodh”.

Haavisto ka thënë më vonë, në një konferencë për media, se nuk dëshiron të “spekulojë” nëse Finlanda do të anëtarësohet e vetme, pasi “të dyja shtetet janë duke bërë përparim” dhe janë duke treguar përkushtim për anëtarësim të përbashkët.

Mirëpo, “natyrisht, diku në qoshe të mendjes, jemi duke menduar për botë të ndryshme ku disa shteteve do t’iu ndalohej përjetësisht anëtarësimi”, ka thënë ai.

Politikani danezo-suedez, i krahut të djathtë, Rasmus Paludan, i ka vënë flakën një kopjeje të Kuranit të shtunën, para Ambasadës së Turqisë në Stokholm, hap që ka zemëruar Ankaranë dhe shtetet myslimane në gjithë botën.

“Suedia nuk duhet të presë mbështetjen tonë për NATO”, ka thënë më pas presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Liderët suedezë kanë dënuar djegien e Kuranit, mirëpo e kanë mbrojtur të drejtën shtetërore për liri të shprehjes./rel

The post Finlanda mund të shqyrtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO, pa Suedinë appeared first on Albeu.com.

Turqia “nuk është në pozicion” për të ratifikuar ligjin e anëtarësimit të Suedisë në NATO
Turqisë është duke i kaluar koha për ratifikim të ligjeve për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO, para se të mbajë zgjedhjet në maj, ka thënë Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai ka thënë se ratifikimi varet nga shpejtësia e Stokholmit për të përmbushur premtimet kundër-terrorizmit, që janë të përfshira në marrëveshjen e nënshkruar me Ankaranë.

“Stokholmi është plotësisht i përkushtuar në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar në Madrid, mirëpo shtetit i duhen edhe gjashtë muaj tjerë për të nënshkruar ligjet e reja që do t’i lejonin sistemit gjyqësor që të zbatojë definicionet e reja për terrorizmin”, ka thënë Kalin në një konferencë për media në Stamboll.

“Nuk jemi në pozicion për të dërguar ligjin e ratifikimit në parlament”.

Bashkë me Finlandën, Suedia e ka nënshkruar një marrëveshje me Turqinë vitin e kaluar, me qëllim të tejkalimit të kundërshtimeve të Ankarasë për anëtarësimin e këtyre dy vendeve në NATO.

Të dyja shtetet kanë aplikuar për anëtarësim në aleancën veri-atlantike, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ankaraja ka thënë se Suedia duhet të ketë qëndrim të qartë kundër atyre që i konsideron terroristë, kryesisht militantët kurdë dhe një organizatë që e fajëson për tentimet e dështuara për puç më 2016.

Kalin ka thënë se Qeveria suedeze duhet të dërgojë mesazh të qartë “te organizatat terroriste se Suedia nuk është më strehë e sigurt për ta, dhe se ata nuk do të mund të fitojnë para, të rekrutojnë anëtarë dhe të përfshihen në aktivitet tjera”.

“Jemi të lidhur me afate kohore nëse ata duan t’i bashkohen NATO-s para samitit të NATO-s në qershor”, ka shtuar Kalin, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Turqi, që pritet të mbahen në maj.

“Duke marrë parasysh që parlamenti do të shkojë në pushim para zgjedhjeve, kemi vetëm 2.2.5 muaj kohë për të përfunduar gjithçka”, ka thënë ai.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel/

The post Turqia “nuk është në pozicion” për të ratifikuar ligjin e anëtarësimit të Suedisë në NATO appeared first on Albeu.com.

Hungaria do të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të enjten se Parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, në fillim të vitit të ardhshëm.

Në një konferencë për media, pas një takimi të Grupit të Vishegradit në Sllovaki, Orban tha se qeveria e tij tashmë kishte vendosur që Hungaria do të mbështeste pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe se Parlamenti hungarez do ta vendosë këtë pikë në agjendën e sesionit të parë, në vitin e ardhshëm.

“Hungaria me siguri do t’i japë mbështetjen e saj pranimit të tyre. Pasi Qeveria e ka bërë edhe parlamenti do ta bëjë këtë”, tha Orban.

Parlamenti i Hungarisë, në kushte normale, mblidhet rreth mesit të shkurtit të vitit të ardhshëm.

Hungaria dhe Turqia janë të vetmet anëtare të aleancës që nuk e kanë miratuar ende pranimin.

Qeveria hungareze paraqiti legjislacionin përkatës në korrikun e sivjetmë, por Parlamenti, në të cilin partia në pushtet, Fidesz e Orbanit, ka dy të tretat e shumicës, nuk i ka paraqitur ende dy projektligjet për debat dhe miratim.

Finlanda dhe Suedia kanë kërkuar që t’i bashkohen aleancës ushtarake të NATO-s në maj, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

The post Hungaria do të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO appeared first on Albeu.com.

Turqia paralajmëron bllokimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO
Disa javë pas nënshkrimit të një protokolli me kandidatët për anëtarësim në NATO, Suedinë dhe Finlandën, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar të hënën se Turqia ende mund të bllokojë anëtarësimin e dy vendeve nordike në aleancë, nëse ato nuk ndërmarrin hapa që përmbushin kërkesat e sigurisë të Ankarasë.

Muajin e kaluar, Turqia tërhoqi kundërshtimin e saj mbi anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë, por paralajmëroi se do të bllokonte procesin nëse dy vendet nuk arrijnë të ekstradojnë të dyshuarit për lidhje me grupet e jashtëligjshme kurde ose rrjetin FETO të klerikut në mërgim të akuzuar për orkestrimin e një grushti të dështuar shteti në vitin 2016-të.

Pranimi i vendeve nordike në NATO duhet ende të miratohet nga parlamentet e të 30-të anëtarëve të NATO-s dhe parlamenti i Turqisë mund ta refuzojë ende ratifikimin e marrëveshjes.

“Dëshiroj të kujtoj edhe një herë se nëse këto vende nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm për të përmbushur kushtet tona, ne do të ngrijmë procesin (e anëtarësimit)”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit qeveritar. “Qëndrimi ynë për këtë çështje është shumë i qartë. Pjesa tjetër u takon atyre.”

Erdogan tha se Suedia në veçanti nuk po “projektonte një imazh të mirë”, por nuk dha detaje. Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Suedia dhe Finlanda ndaj komenteve të Erdoganit. Turqia i akuzon të dy vendet se janë shumë tolerantë ndaj grupeve që i konsideron si kërcënime të sigurisë kombëtare. Ministri i drejtësisë i Turqisë tha në fillim të këtij muaji se qeveria kishte ripërsëritur kërkesat për ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm të paraqitura nga vendi i tij.

Turqia, Suedia dhe Finlanda nënshkruan një memorandum të përbashkët gjatë një samiti të NATO-s muajin e kaluar. Marrëveshja i lejon vendet të anëtarësohen në NATO, por kërkon që ato të ndërmarrin hapa për shqetësimet e Turqisë mbi terrorizmin dhe të heqin embargon e armëve ndaj Ankarasë. Pas marrëveshjes trepalëshe, NATO ftoi zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me aleancën ushtarake 30-anëtarëshe./REL

The post Turqia paralajmëron bllokimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO appeared first on Albeu.com.

Anëtarimi në NATO, Stoltenberg: Suedia dhe Finlanda firmosin të martën protokollin për anëtarësimin
Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë zyrtarisht protokollet e tyre për anëtarësimin në NATO të martën, sipas Stoltenberg. Por ai theksoi se vendimi për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake prej 30 vendesh tashmë është marrë, shkruan BBC.

Protokolli i anëtarësimit duhet të ratifikohet më pas nga të 30 parlamentet për të lejuar që të dyja vendet të bëhen pjesë e NATO-s. I pyetur nëse aleanca do të luftojë për të mbajtur unitetin me kaq shumë anëtarë të ndryshëm, ai tha: “Gjithmonë do të ketë dallime dhe për mua kjo nuk është një dobësi, ne jemi kombe demokratike.”

Ai tha gjithashtu se është e rëndësishme që anëtarët të jenë të bashkuar rreth çështjeve thelbësore.

The post Anëtarimi në NATO, Stoltenberg: Suedia dhe Finlanda firmosin të martën protokollin për anëtarësimin appeared first on Albeu.com.