Aneksimi i 4 rajoneve Archives - Albeu.com

Putin shpall gjendje lufte në katër rajonet e aneksuara ukrainase
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se ka shpallur gjendje lufte në rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, duke u dhënë fuqi shtesë krerëve të rajoneve të Rusisë.

Këto katër rajone ukrainase Moska pretendon se i ka aneksuar.

“Kam nënshkruar dekretin për shpalljen e gjendjes së luftës në këto katër subjekte të Federatës Ruse”, tha Putin gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, që u transmetua drejtpërdrejt.

Kremlini më pas publikoi dekretin ku thuhet se gjendja e luftës do të hyjë në fuqi mëngjesin e 20 tetorit.

Putin nuk tregoi se çfarë hapash konkretë do të ndërmerren pas shpalljes së gjendjes së luftës.

Dekreti i tij u jep agjencive të zbatimit të ligjit tri ditë afat për të paraqitur propozime specifike.

“Ne po punojmë që të zgjidhim çështjet e vështira që të mbrojmë sigurinë e Rusisë dhe të garantojmë të ardhme të sigurt, të mbrojmë njerëzit tanë”, tha Putin.

“Ata që janë në vijat e luftës ose janë duke u trajnuar për luftë në qendrat trajnuese, duhet ta ndjejnë mbështetjen tonë dhe duhet të dinë se kanë pas vetes shtetin dhe popullatën”, shtoi ai.

Dhoma e Lartë e Parlamentit rus pritet të mblidhet shpejt për të miratuar vendimin e Putinit për shpalljen e gjendjes së luftës. Pritet që kjo masë të përfshijë kufizimin e udhëtimeve dhe tubimeve publike, por edhe dhënien e fuqive më të mëdha për autoritetet e zbatimit të ligjit.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Pasi Moska mbajti referendume të rreme në katër rajonet ukrainase, më 30 shtator Putin nënshkroi dekretin për aneksimin e tyre. Kievi dhe Perëndimi e kanë cilësuar vendim të paligjshëm aneksimin e katër rajoneve ukrainase, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse./REL

The post Putin shpall gjendje lufte në katër rajonet e aneksuara ukrainase appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodh pas aneksimeve të fundit të Moskës? Këto janë skenarët…
Nga Emanuele Rossi & Gabriele Carrer “Formiche.net”

“Me aneksimin e zonave aktualisht të pushtuara në Ukrainë, Vladimir Putin po përpiqet të konsolidojë politikisht atë që ai nuk mund të jetë i sigurt se do të arrijë ta mbajë ushtarakisht. Në këtë mënyrë ai mund t’i tregojë opinionit publik rus se operacioni ushtarak special (përkufizimi që përdor Kremlini për ta ‘zbutur’ luftën në Ukrainë) ishte një sukses, pasi i dha mundësi Rusisë të marrë kontrollin e këtyre territoreve”- thotë Marie Dumoulin, drejtoreshë e programit për Evropën në think-tankun “Eurpean Council on Foreign Relations”.

Aneksimi nga Rusia i rajoneve të Ukrainës Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson u shpall funjavën e kaluar, në një ceremoni që nisis me një fjalim drejtuar kombit nga presidenti rus, dhe që u pasua nga një koncert festiv në Sheshin e Kuq në Moskë.

Putin, vijon Dumoulin, duke komentuar zhvillimet për “Formiche.net” po “përpiqet ta dekurajojë Ukrainën nga përpjekjet për të rimarrë kontrollin mbi këto territore, por mbi të gjitha Perëndimin nga vazhdimi i mbështetjes së Ukrainën.

“Ai ndoshta shpreson që frika e një përshkallëzimi bërthamor, do ta nxisë Perëndimin të ushtrojë presion mbi Ukrainën për t’u ulur në tryezë dhe negociuar”- shton ajo. Menjëherë sapo u shpall aneksimi, ai u cilësua si i paligjshëm nga vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara.

Ato propozuan një rezolutë për këtë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ndaj së cilës Rusia vuri veton. Jack Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, foli për kërcënimet bërthamore. “Për momentin ne nuk shohim ndonjë kërcënim të afërt për përdorimin e armëve bërthamore nga Moska. Por do të vazhdojmë ta monitorojmë me shumë seriozitet situatën”-tha ai në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër ai njoftoi se “ushtria amerikane në Evropë është e gatshme për çdo lloj skenari”. Tani për Putinin nuk ka asnjë skenar për tërheqje nga hapat e ndërmarra. Aneksimi i këtyre territoreve nënkupton vendosjen e tyre nën ombrellën mbrojtëse – madje bërthamore – të Kremlinit. Dhe kjo mbrojtje duhet të jetë e pakthyeshme, përndryshe është e paqëndrueshme përballë presionit të çdokujt. Kjo do të thotë, se nuk ka kthim mbrapa, dhe çdo lloj lëshimi mund të shihet si humbje.

Dhe nëse dëshiron të mbijetojë në pushtet, Putini ka luksin të humbasë. “Aneksimi i 4 rajoneve të pushtuara nuk lë hapësirë ​​për negociata. Jo nga Ukraina, e cila nuk mund ta lejojë Rusinë që të përcaktojë se ku përfundon territori i saj. Dhe jo nga Rusia, sidomos tani që këto territore quhen ruse, nuk ka asnjë mundësi që Moska të mendojë t`ia kthejë ato Kievit”- thekson Dumoulin.

Sipas ekspertit të ECFR, pikërisht për këtë arsye po hyjmë në një fazë shumë të rrezikshme të konfliktit: “Ukraina do të vazhdojë të luftojë dhe të shpresojë se do të jetë në gjendje të rimarrë territoret e saj. Por Putini ka shumë pak gjasa që ta pranojë humbjen. Mobilizimi është pjesë e një strategjie përshkallëzimi të konfliktit. Se cilat do të jenë lëvizjet e tij të ardhshme, kjo gjë mbetet shumë e paparashikueshme”.

Kjo edhe sepse i gjithë ky rrugëtim politiko-taktik duhet të merret domosdoshmërisht bazuar tek ajo që po ndodh në fushën e betejës. Dhe siç u përmend më lart, për Moskën nuk ka asnjë lajm të mirë. E forcuar nga shtysa morale që kanë sjellë kundërsulmet e suksesshme në Jug dhe Lindje, Ukraina vazhdon që të sfidojë pushtimin rus të Donbasit, dhe së fundmi ka çliruar qytetin Lyman.

Kjo ngjarje ka një rëndësi të madhe morale dhe taktike. Përballë aneksimit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur se ka paraqitur një kërkesë zyrtare për anëtarësim në NATO. Sekretari i Përgjithshëm i aleancës,Jens Stoltenberg, reagoi në mënyrë të kujdesshme duke cituar rregulloret, dhe shpjeguar se anëtarësimi është larg të qeni një proces i menjëhershëm, pasi kërkon miratimin e 30 vendeve anëtarëve.

NATO nuk mund të lejojë anëtarësimin e një vendi në konflikt, pasi kjo do të nënkuptonte hyrjen në luftë (për shkak të nenit 5 mbi mbrojtjen kolektiv të traktatit të aleancës). Por Stoltenberg siguroi se ndihma ushtarake dhe politike do të vazhdojë pa pushim.

Nga ana tjetër, siç e thekson Gustav Gressel, bashkëpunëtor i ECFR, nga pikëpamja ushtarake, Ukraina vazhdon që të ruajë iniciativën në fushën e betejës dhe mobilizimi rus nuk do ta ndryshojë situatën edhe për ca kohë (dhe ndoshta asnjëherë). Sipas tij tani është koha që Perëndimi ta ndihmojë Kievin në luftën e tij çlirimtare.

“Perëndimi nuk duhet që të frikësohet nga kjo sjellje e Putinit. Agresioni dhe aneksimi nuk mund të shpërblehen. Ukraina ka ende një shans për ta fituar këtë luftë në fushën e betejës, dhe Perëndimi duhet ta mbështesë atë për ta arritur këtë qëllim”- thekson eksperti.

Gjithashtu, Gressel gjykon se Rusia e ka përfunduar tranzicionin e saj në një shtet fashist. Por fashizmi kërkon aftësinë për të mobilizuar në masë shoqërinë. Dhe në këtë kuptim, Rusia është ende shumë e mangët. “Për sa kohë që regjimi i Moskës mbetet në krye të vendit, siguria e Evropës do të bazohet vetëm tek parandalimi ushtarak”- përfundon Gressel.

The post Çfarë ndodh pas aneksimeve të fundit të Moskës? Këto janë skenarët… appeared first on Albeu.com.

Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës, reagon Biden: Pretendimet e Moskës janë të rreme dhe nuk kanë legjitimitet
Joe Biden ka kritikuar “pretendimet e rreme të aneksimit” të Moskës dhe u zotua të mbledhë komunitetin ndërkombëtar për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse.

Një deklaratë nga presidenti amerikan u lëshua pasi u njoftuan sanksione të tjera kundër regjimit të Vladimir Putin.

Presidenti Biden tha: “Mos bëni gabim, këto veprime nuk kanë legjitimitet.

Shtetet e Bashkuara do të respektojnë gjithmonë kufijtë e Ukrainës të njohur ndërkombëtarisht.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë kontrollin e territorit të saj duke forcuar dorën e saj ushtarakisht dhe diplomatikisht, duke përfshirë edhe ndihmën shtesë prej 1.1 miliardë dollarësh për sigurinë që Shtetet e Bashkuara njoftuan këtë javë.”

Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë të dekurajuara në ofrimin e armëve për Ukrainën.

“Unë u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare të refuzojnë përpjekjet e paligjshme të Rusisë për aneksim dhe të qëndrojnë me popullin e Ukrainës për aq kohë sa duhet.”

The post Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës, reagon Biden: Pretendimet e Moskës janë të rreme dhe nuk kanë legjitimitet appeared first on Albeu.com.

Putin firmosi për aneksimin e 4 rajonëve të Ukrainës, reagon Zelensky: Aplikojmë për në NATO
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga rimarrja e të gjitha rajoneve që janë të pushtuara dhe që do të aneksohen nga Rusia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelenski u shpreh se situata është nën kontroll dhe se gjithçka do të jetë e Ukrainës.

Zelensky diskutoi planet për çlirimin e territoreve të pushtuara nga Rusia, me komandantin suprem ushtarak të Ukrainës.

Sipas tij, Ukraina po vazhdon të furnizojë trupat e saj me armë dhe municione të tjera.

Po ashtu në një tjetër postim Zelensku njofton se Ukraina do të aplikojë për në NATO.

Postimi i Volodymyr Zelensky-t:

De fakto ne jemi në rrugën tonë drejt NATO-s. De fakto ne kemi provuar tashmë përputhshmërinë me standardet e Aleancës Transatlantike. Këto janë reale për Ukrainën, reale në fushë betejë dhe në të gjitha aspektet e ndërveprimit tonë.

Ne i besojmë njëri-tjetrit, e ndihmojmë njëri-tjetrin dhe e mbrojmë. Sot Ukraina po aplikon për ta bërë këtë fakt de-jure. Ndjekja e një procedure që përputhet me rëndësinë për të mbrojtur komunitetin tonë. Me një procedurë të përshpejtuar. Ne po bëjmë hapin tonë, duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në NATO në një mënyrë të përshpejtuar.

Pas referendumeve të rreme të zhvilluara në katër rajonet e Ukrainës, Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson, Kremlini bëri me dije se Presidenti Putin do të nënshkruajë një ligj për aneksimin e tyre.

Zëdhënësi Dmitry Peskov, tha se administratorët e rajoneve të emëruar nga Moska do të nënshkruajnë traktate për t’u bërë pjesë e Federatës Ruse.

Sipas zyrtarëve rusë, katër rajonet, të cilat përfaqësojnë rreth 15% të Ukrainës, votuan me shumicë për t’u bashkuar me Rusinë.

Këto rajone, formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.

The post Putin firmosi për aneksimin e 4 rajonëve të Ukrainës, reagon Zelensky: Aplikojmë për në NATO appeared first on Albeu.com.

Putin “thyen” distancën fizike, “spektakli” i çuditshëm në shtrëngimin e duarve
Presidenti rus Vladimir Putin shpalli sot zyrtarisht aneksimin e katër rajoneve të tjera të Ukrainës, Luhansk, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Kherson, duke pasuar me reagime të ashpra ndërkombëtare.

Në skena të çuditshme, Vladimir Putin dhe udhëheqësit e katër territoreve të aneksuara janë përfshirë në një shtrëngim duarsh të çuditshme në pesë drejtime.

Burrat ngrenë duart lart e poshtë ndërsa turma qëndron për himnin kombëtar të Federatës Ruse.

Vlen të theksohet se përveç paraqitjes jashtë të zakonshmes, është një ndryshim për presidentin Putin, i cili ka një histori të mbajtjes së distancës fizike nga të tjerët, madje liderët europian, si Macron, i ka ulur në tryeza me distancë të largët.

The post Putin “thyen” distancën fizike, “spektakli” i  çuditshëm në shtrëngimin e duarve appeared first on Albeu.com.