Andrzej Duda Archives - Albeu.com

Bideni pret në Uashington kryeministrin dhe presidentin polak
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do t’i takojë liderët polakë, presidentin Andrzej Duda, dhe kryeministrin Donald Tusk në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Ai pritet ta sigurojë aleatin e rëndësishëm të NATO-s, Varshavën, se e gëzon mbështetjen e Uashingtonit, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Para vizitës në SHBA, Duda u bëri thirrje aleatëve të NATO-s për t’i rritur shpenzimet si përgjigje ndaj druajtjeve të mëdha për agresionin e Moskës.

Ai pritet t’i kërkojë Bidenit të dërgojë më shumë trupa amerikane në krahun lindor të aleancës ushtarake me Rusinë.

Takimi i pazakontë i Bidenit me djathtistin Duda dhe proevropianin Tusk, tregon për shqetësimet e Shteteve të Bashkuara se tensionet e mëdha mes liderëve polakë mund ta dëmtojnë aleancën perëndimore.

Gjatë një fjalimi para kombit javën e kaluar, Bideni tha se “nëse dikush në këtë dhomë mendon se Vladimir Putin do të ndalet në Ukrainë, unë ju siguroj se ai nuk do të ndalet”.

Druajtjet për fatin e Ukrainës janë duke u rritur nëpër Evropë, pasi ajo po përballet me mungesë armatimi dhe municioni, derisa Rusia po përparon në fushëbetejë në Ukrainë, në vitin e tretë të pushtimit.

The post Bideni pret në Uashington kryeministrin dhe presidentin polak appeared first on Albeu.com.

Presidenti polak kërkon anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Presidenti polak Andrzej Duda u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që t’i japin Kievit një udhërrëfyes të qartë për t’u bashkuar me Aleancën.

“Ukraina është duke pritur për një sinjal të qartë në lidhje me një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO”, tha Duda më 12 qershor pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Paris.

Takimet trepalëshe që përfshijnë Gjermaninë, Francën dhe Poloninë, të njohura si Trekëndëshi i Vajmarit, filluan në vitin 1991 në Vajmar të Gjermanisë.

Fillimisht, bisedimet synuan të sillnin Poloninë dhe shtetet e tjera të Evropës Lindore më afër Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Gjermania, nw muajin prill e ka miratuar kërkesën e Polonisë për t’i eksportuar pesë avionë të vjetër luftarakë të llojit MiG-29, për ta forcuar fuqinë ajrore të Ukrainës kundër pushtimit rus.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se kërkesa kishte mbërritur të enjten dhe se miratimi i kërkesës në po të njëjtën ditë nga Berlini tregon se të tjerët mund të mbështeten në Gjermaninë.

Gjermania i trashëgoi 24 avionë të llojit MiG-29 nga ish-Gjermania Lindore pas ribashkimit në vitin 1990. Në atë kohë, ky lloj i avionit cilësohej si njëri ndër avionët luftarakë më të avancuar në botë.

Në vitin 2004, Berlini ia dërgoi 22 avionë të tillë Polonisë. Nga dy avionët e mbetur në ushtrinë gjermane, një u shkatërrua gjatë një përplasjeje dhe një është në një ekspozitë në një muze.

Polonisë i nevojitet paraprakisht miratimi nga Berlini zyrtar për t’i dërguar këta avionë në një vend tjetër.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha gjatë një vizite në Varshavë se Polonia do të ndihmojë në formimin e një koalicioni të fuqive perëndimore për ta furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë./REL

The post Presidenti polak kërkon anëtarësimin e Ukrainës në NATO appeared first on Albeu.com.

Presidenti polak pritet në kryeministri nga Edi Rama
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda është pritur sot në një takim nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Kënaqësi takimi me presidentin polak Andrzej Duda”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Më herët, presidenti i Polonisë Duda u prit në takim nga Presidenti Bajram Begaj, me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin ekonomik e tregtar, integrimin evropian të Shqipërisë etj.

Presidenti Duda u prit në takim edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ku theksuan se “Shqipëria dhe Polonia janë aleate të ngushta e të denja në NATO”.

Në pjesën e dytë të ditës së sotme presidenti Duda do të marrë pjesë në forumin e përbashkët ekonomik, që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dy vendet.

Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).

Duda ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare dyditore. Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një presidenti polak në Shqipëri./Albeu.com/

The post Presidenti polak pritet në kryeministri nga Edi Rama appeared first on Albeu.com.