andrew cuomo Archives - Albeu.com

Shtohet presioni për dorëheqjen e guvernatorit të Nju Jorkut
Deklarata e prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut se guvernatori Andrew Cuomo është fajtor për disa raste ngacmimesh seksuale u përcoll me reagime të menjëhershme nga njujorkezët. Fryma e përgjithshme në popullatë është se ai duhet të japë dorëheqjen pa vonesë. Një koment të ngjashëm bëri edhe Presidenti Biden të martën në Shtëpinë e Bardhë në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve:

Po shtohet presioni ndaj guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo për të dhënë dorëheqjen, pasi të martën Prokurorja e Përgjithshme ofroi hollësi të një hetimi të gjerë që tha se dëshmon për disa raste ngacmimesh seksuale nga ana e zotit Cuomo.

Njujorkezët e pritën lajmin me reagime të ngjashme:

“Përse paguajmë taksa? Ne, taksapaguesit duam në atë post dikë tek i cili kemi besim. Nuk na duhet një njeri që mendon se është i plotfuqishëm dhe ka të drejtë të prekë gratë si të dojë ,” thotë Lily Cantley.

“Mendimi im është që duhet të kishte dhënë dorëheqjen me kohë. Kur del një grua me këto akuza, duhet hetuar. Kur dalin dy, tre, katër me po të njëjtat akuza… siç thonë kur ka tym, ka zjarr. Në këtë rast ka shumë tym. Pa diskutim duhet të dorëhiqet,” thotë Daniel Moynihan.

Deri tani guvernatori ka qenë sfidues ndaj akuzave. Dje, pas konferencës së shtypit të prokurores së përgjithshme, zoti Cuomo nxori një deklaratë ku thoshte se kurrë nuk ka bërë gjeste të papërshtatshme dhe nuk ka ngacmuar kënd seksualisht.

“Dua ta dini drejtpërdrejt nga unë se kurrë nuk kam prekur askënd në mënyrë të papërshtatshme apo të kem bërë ngacmime të papërshtatshme seksuale,” tha në një dekraratë të regjistruar më parë zoti Cuomo, një demokrat që ka shërbyer si guvernator që nga viti 2011.

“Unë jam 63 vjeç. Kam jetuar tërë jetën time të rritur në sytë e publikut. Nuk jam ndryshe. Dhe nuk kam qenë ndonjëherë si më përshkruajnë”.

Por presioni ndaj tij po shtohet. Demokratë me peshë, ndër ta Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi si dhe kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer u shprehën se në dritën e akuzave të ngritura një një numër kaq i madh grash, ai duhet të largohet nga posti.

Edhe Presidenti Biden reagoi, i pyetur nga një gazetare e CNN-it nëse u përmbahej komenteve të mëparshme se zoti Cuomo duhet të largohet nëse rezulton fajtor nga një proces hetimor:

“Siç e thashë, nëse hetimet, nëse prokurorja e përgjithshme arrinin në përfundimin se akuzat janë të sakta, gjë që thashë në mars, atëherë do të rekomandoja që ai të dorëhiqet. Këtë po përsëris sot. Nuk e kam lexuar raportin, nuk jam në dijeni të detajeve. Thjesht di rezultatin e hetimit,” tha presidenti.

Raporti i detajuar, i cili u prezantua të martën nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, është rezultat i një pune hetimore prej afro pesë muajsh të kryesuar nga dy juristë të pavarur. Ai doli me konkluzionin se 11 gra që e akuzojnë guvernatorin Andrew Cuomo se i kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme, apo kishte bërë komente të sikletshme, me nëntone seksuale ndaj tyre, po thonin të vërtetën.

Zoti Cuomo, babai i divorcuar i tre vajzave të rritura, u zgjodh për tre mandate si guvernator, ashtu si babai i tij i ndjerë, Mario Cuomo./VOA

The post Shtohet presioni për dorëheqjen e guvernatorit të Nju Jorkut appeared first on Albeu.com.

Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 11 gra, Nancy Pelosi kërkon dorëheqjen e guvernatorit të Nju Jorkut
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi i bëri thirrje Guvernatorit të Nju Jorkut Andrew Cuomo të japë dorëheqjen sonte, pasi një hetim zbuloi se ai kishte ngacmuar seksualisht 11 gra.

“Nën udhëheqjen e Prokurores së Përgjithshme Leticia James, një hetim i plotë dhe i pavarur mbi akuzat kundër Guvernatorit Cuomo ka përfunduar”, tha Pelosi në një deklaratë.

“Si gjithmonë, duartrokas gratë që dolën dhe thanë të vërtetën. Duke njohur dashurinë e tij për Nju Jorkun dhe respektin ndaj zyrës së tij, i bëj thirrje guvernatorit të japë dorëheqjen”, tha më tej Pelosi.

Guvernatori 63-vjeçar mohoi sërish akuzat. Në një deklaratë nga zyra e tij, ai nuk e përmendi fare dorëheqjen, por shtoi se do t’i përgjigjet “pikë për pike” akuzave ndaj tij, në një dokument që do të bëhet publik nga bashkëpunëtorët e tij./albeu.com

The post Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 11 gra, Nancy Pelosi kërkon dorëheqjen e guvernatorit të Nju Jorkut appeared first on Albeu.com.

Raporti: Guvernatori i Nju Jorkut ka ngacmuar seksualisht disa gra
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht disa gra, duke përfshirë punëtore në zyrën e tij, është thënë në një hetim të kryer nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, transmeton BBC.

Sipas hetimit, Cuomo ka shkelur ligjet shtetërore dhe ato federale.

Vitin e kaluar, Cuomo është akuzuar për sjellje të keqe seksuale ndaj disa grave.

Ai ka mohuar se ka prekur dikë në mënyrë jo të duhur dhe ka hedhur poshtë thirrjet e demokratëve për të dhënë dorëheqje.

Raporti me gjetje është rezultat i një hetimi disamujor.

Hetuesit është thënë se kanë biseduar me gati 200 persona, duke përfshirë ata që janë ankuar kundër Guvernatorit.

“Hetimi i pavarur ka gjetur se Guvernatori Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht disa gra dhe në mënyrë mënyrë ka shkelur ligjin federal dhe atë shtetëror”, ka thënë James.

Sipas saj, Cuomo ka prekur gratë dhe ka bërë komente ofenduese.

James po ashtu ka thënë se në një rast, Cuomo dhe stafi i tij janë hakmarrë kundër një ish-punëtoreje, e cila e ka akuzuar atë për keqbërje./REL

The post Raporti: Guvernatori i Nju Jorkut ka ngacmuar seksualisht disa gra appeared first on Albeu.com.