Andi Maloku Archives - Albeu.com

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe vrasja e Andi Malokut, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën, i shpallur fajtor për vrasjen e shoferit 24-vjeçar Andi Maloku, si dhe për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi.

Në të njëjtin vendim, Kolegji Penal ka lënë në fuqi edhe dënimin me 35 vite burg për Arjol Halilajn, i akuzuar për përfshirje në të njëjtën ngjarje të rëndë kriminale.

Sipas arsyetimit të Gjykatës së Lartë, rekursi i paraqitur nga dy të dënuarit është vlerësuar i pabazuar në ligj dhe në prova, duke lënë kështu në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Sander Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Kujtojmë që 24-vjeçari Maloku mbeti i plagosur në atentatin e 1 nëntorit 2019 të ndodhur në Shkozet, ndërsa drejtonte makinën, në të cilën ndodhej Prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho. I riu ndërroi më pas jetë në Spitalin e Traumës.

Rraja u dënua me burg për jetë në korrik të 2023, si një prej autorëve të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku, i cili humbi jetën dhe Landi Muharremit, i njohur edhe me emrin Aleksandër Laho.

Rraja është i afërm i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja dhe ka qenë edhe më herët i proceduar penalisht. Ai është denoncuar në një rast publikisht nga ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu se e kishte kërcënuar për të mbyllur hetimet ndaj djalit të deputetit, i akuzuar për dhunimin e të dashurës. Ramazan Rraja, pjesëtar tjetër i familjes është po ashtu i akuzuar si pjesëmarrës në atentati, por procesi gjyqësor ndaj tij është në vijim.

The post Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe vrasja e Andi Malokut, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën appeared first on Albeu.com.

Atentati te mbikalimi i Shkozetit në 2019-n, SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë
Këtë të premte, në seancën e mbajtur në Gjykatën e Posaçme të Aperlit, Prokuroria e Posaçme, ka paraqitur provat shkresore për dy të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, lidhur me atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ngjarje kjo e ndodhur në 1 nëntor 2019, ku humbi jetën shoferi i ish-Prokurorit Arjan Ndoj, Andi Maloku.

Prokurori Adnan Xholi, paraqiti në sallë 67 fashikuj përpara gjykatës, duke kërkuar që të mbyllen dyert për mediat në mënyrë që të bëhej dhe prezantimi konkret i provave.

Prokurori Xholi: “Procesverbalet kanë të bëjnë me zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc etj. Kërkoj të jetë një seancë me dyer të mbyllura për ruajtjen e sekretit hetimor, duke qenë se ka të dhëna që deri më tani nuk janë ekspozuar”.

Gjykata e Posaçme, pranoi kërkesën e organit të akuzës që për këtë fazë të leximit të fashikullit që përmban të dhëna sekret, të mos jenë të pranishëm përfaqësues të mediave.

Seanca vijon pa praninë e gazetarëve.

The post Atentati te mbikalimi i Shkozetit në 2019-n, SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë appeared first on Albeu.com.

Jam keq o babë, më kanë gjujt/ U vra në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, babai i Andi Malokut rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birit
Genc Maloku, babai i të ndjerit, Andi Maloku, shoferi që mbeti i vdekur në atentatin mafioz që iu bë ish- prokurorit, Arjan Ndoj, te mbikalimi i Shkozetit më 1 Nëntor 2019, ka dëshmuar në GJKKO.

Ai ka rrëfyer mes lotësh bisedën e fundit me të birin, teksa kujtoi se pas atentatit 26-vjeçari e telefonoi dhe i tha “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt”.

Genc Maloku, dëshmoi para togave të zeza se ishte në shtëpi në ato momente, teksa theksoi se mendoi se i biri po bënte shaka.

Babai i viktimës shtoi se i biri i kishte thënë që po udhëtonin me automjet, kur iu erdhi një makinë, ndërsa para atentatit kishin qenë në restorant. Ndërsa u shpreh se i biri ndërroi jetë pas 7 ditësh në spital.

Arjan Ndoj në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt (Qan).

Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5. Nuk e pashë orën tamam. Mendova se ishte shaka. Po ç’shaka. Orar pasditeje. Në spitalin ushtarak shkova, te vendi i ngjarjes jo.

Komunikova me djalin: “Po ecnim, nuk ishim me shpejtësi, veç kur na vjen një makinë”, më tha. Kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jashtë.

Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi. Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, më ka ardhur te shtëpia. Rrumi ishte akoma në spital, prokurori ishte më mirë, më erdhi te shtëpia. Pas 7 ditësh djali ndërroi jetë”, tregoi Genc Maloku.

Pjesë nga dëshmia:

Genc Maloku: Lexova dosjen. Në fillim nuk dinin gjë. Më thanë këtë që na ka gjuajtur Plarent Dervishi. Rrumi më tha, jo Arjan Ndoja. Nuk di të kenë pasur ndonjë konflikt.

Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës. Janë nga Nikla ata.

Tre pleq kanë ardhur, një me mbiemër Boja, një plak. “Mos keni konflikte gjëra, gjersa të zbardhet”, këtë më thanë.

Pas ngjarjes, 1 javë pasi nuk ishte çuni më ka ndodhur takimi. Takimi i parë është bërë në Tiranë, isha unë, çuni i xhajës, Bashkimi. Takimi tjetër është bërë në Sukth, nuk e mbaj mend sa kohë kishte kaluar, por si fillim vitit më duket. Biseda ishte “prit të dalë njëherë e vërteta”. Redjan Rraja ishte arrestuar. Njeri tjetër nuk më ka kontaktuar.

Arjol Haliajn, e kam parë në proces. Familjarët e tij, po. Xhaxhain. Kemi diskutuar, “prit sa të dalë e vërteta”.

Halit Valterin e njoh. Ia kërkova unë takimin. I dhashë një USB. Ishte deputet në atë kohë. Ma sollën poshtë derës në një zarf USB, pak kohë pas ngjarjes. E hapa, ishte Redjan Rraja me kapele. Ishte dhe një qeros. USB e prisha. Autorët janë Redjan Rraja, kanë dalë. Unë vetë di që autorët janë këta.

Plaurent Dervishaj, Juljanin nuk e njoh, Vullnet Muçën e njoh. E njoh se jam rritur aty. Është vëllai i Rrumit.

Asnjë gjë nuk kam mësuar nëpër takime. As me Arjan Ndojën nuk kam mësuar gjë. Arben Malokun e kam çun xhaje. Personi që bëri lidhjen mes djalit e Arjan Ndojës.

Djali kishte një vajzë nga Durrësi, e takonte shpesh. Aty e pa çuni i xhajës. Bënte stërvitje, s’pinte as alkool, as cigare. Çuni i xhajës punonte shofer në prokurori. Ai i tha do ishte mirë të bëhej shofer. Unë s’pranova në fillim.

The post Jam keq o babë, më kanë gjujt/ U vra në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, babai i Andi Malokut rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birit appeared first on Albeu.com.

Kërkonte drejtësi për vrasjen e të birit, grupi i Plaurent Dervishaj donte të eliminonte edhe të atin e Andi Malokut
Pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC, SPAK zbardhi tentativën për vrasjen e ish-prokurorit Ndoja dhe Rrumit të Shijakut. Atentati i 1 nëntorit 2019 i mori jetën shoferit Andi Maloku.

Për vrasjen e të birit, Genci Maloku kërkonte drejtësi dhe kishte insistuar disa herë në dyert e prokurorisë të mësonte kush fshihej pas vrasjes së djalit.

Për këtë arsye, duket se grupi i Plaurent Dervishajt kishte planifikuar të hiqte qafe edhe të atin e Andi Malokut.

The post Kërkonte drejtësi për vrasjen e të birit, grupi i Plaurent Dervishaj donte të eliminonte edhe të atin e Andi Malokut appeared first on Albeu.com.

Si u thur plani i vrasjes me aplikacionin “Sky”, atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, zbulohen nofkat e grupit të Plaurent Dervishaj, hakmarrje për…
Ish-prokurori Arjan Ndoji ra pre e një atentati më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ si dhe humbi jetën në spital, shoferi i prokurorit Ndoji, Andi Maloku, viktima më e pafajshme e kësaj historie.

Një dosje e publikuar nga emisioni “Në Shënjestër” hedh dritë jo vetëm për mënyrën se si u krye atentati ndaj prokurorit Ndoji dhe mikut të tij ‘Rrumi’, por edhe se si plani për asgjësimin e tyre nisi disa muaj para se skenari të vihej në jetë.

Sipas dosjes, plani për ekzekutimin e prokurorit Arian Ndoji dhe mikut të tij “Rrumi”, thuhet se nisi fillimisht me shkarkimin e aplikacionit “SKY”.

Organizatorët nisën të përdorin aplikacionin me qëllim që të mos përgjoheshin nga organet ligjzbatuese.

Grupi kriminal i Plaurent Dervishaj, e cilësonte të padepërtueshëm aplikacionin në telefon, por nuk mendonin kështu hetuesit francezë dhe ekspertët e tyre të specializuar në ç’kodimin e aplikacioneve të tilla, sado të sofistikuara që ato mund të jenë.

Një ndihmë të vyer në këtë rast ia kanë dhënë edhe vetë përdoruesit e saj, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre të krimit në këtë aplikacion, gjatë bisedave që kanë zhvilluar.

“Referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e ‘SKY’ midis datave 13 gusht 2019 dhe 23 shtator 2019, ndërmjet shtetasve Julian Meçaj dhe Amar Shkëmbi, del në pah sigurimi i kushteve dhe masat paraprake që janë marrë nga autorët për realizimin e vrasjes së Arian Ndojit dhe Pëllumb Muharremit (Aleksandër Lahos). Pasi për këtë qëllim, këta persona kanë shkarkuar në telefonat e tyre aplikacionin “SKY”, me qëllim për të mos u përgjuar dhe identifikuar”, thuhet në dosje.

Njeriu kyç që ishte i interesuar direkt për eliminimin e Rrumit, rezulton të jetë Plaurent Dervishaj. Ai është një personazh shumë i njohur, dikur pjesë e bandës së Durrësit, por që do të merrte pafajësinë pas një sage të gjatë gjyqësore. Në operacionin ndaj Arjan Ndojit dhe Rrumit, Dervishaj mban pseudonimet ‘Shoku’ apo ‘Plaku’.

Dervishaj, vetëm 6 muaj para atentatit ndaj prokurorit Ndoji dhe Rrumi, kishte rënë edhe vetë pre e një prite të armatosur, bashkë me dy miqtë e tij, Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhiaj.

Bëhet fjalë për atentatin e ndodhur më 20 qershor 2019, në fshatin Koxhas të Shijakut për të cilin ai dyshonte se ishte organizuar nga “Rrumi i Shijakut”, një rival i fortë i tij në luftën për territor dhe pushtet në qytetin e Durrësit.

Ky duket të ketë qenë edhe motivi për të cilin Dervishaj nisi të thurë planin e tij të hakmarrjes.

“Në bazë të bisedave të kryera, grupi organizator i atentatit të datës 1 nëntor 2019, ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos, me shprehjen ‘Shoku’ i referohen Plaurent Dervishaj, me shprehjen ‘Fshatari’ personit nën hetim Bledar Polovina. Me shprehjen‘Bad’ Amar Shkëmbit (alias Dritan Shkëmbi). Ndërsa me ‘Doku’, bashkëbiseduesit i referohen të pandehurit Redian Rraja; me ‘XONI”, personit nën hetim Ramazan Rraja; me ‘Kili’, Genti Ndërjakut (alias Kili Ndërjaku dhe Ekil Ndërjaku); dhe me ‘Dicio’, i referohen personit nën hetim Endrit Sinanit. Ndërsa Marsel Deçkës i referohen me kodin ‘Kështjella’”, thuhet në dosjen hetimore./BW/

The post Si u thur plani i vrasjes me aplikacionin “Sky”, atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, zbulohen nofkat e grupit të Plaurent Dervishaj, hakmarrje për… appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon shoqërimin e Ramazan Rrajës për atentatin me 1 të vrarë ndaj prokurorit Arjan Ndoj
Drejtuesi i prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani, ka lëshuar një mandat shoqërimi për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist në Krujë Rrahman Rraja. Mëngjesin e sotëm SPAK, RENEA dhe oficerë të BKH kanë kryer kontrollin e disa banesave në zonën e Rinasit, Niklës dhe Krujës, me shpresën lokalizimin dhe më pas arrestimin e Ramazan Rrajës.

Ky personazh është shpallur në kërkim qysh prej datës 17 janar 2023, pasi gjykata e posaccme ka pranuar kërkesën e prokurorisë SPAK, për caktimin e masës së arrestit në burg ndaj Rrajës.

SPAK pretendon se Ramazan Rraja, kushëriri i tij Redjan Rraja dhe persona të tjerë në qytetin e Durrësit, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në atentatin e datës 1 nëntor 2019 në zonën e Sukthit, ku mbeti I vrarë shoferi Andi Maloku, dhe të plagosur rëndë Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Ndërhyrja e SPAK ditën e sotme dhe RENEA, nuk solli asnjë rezultat për kapjen e personit të venë në kërkim, shkruan Ora News.

Herën e fundit, Ramazan Rraja, u shpall në kërkim policor pas atentatit të ndodhur në 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë- Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Në atë kohë, Ramazan Rraha ndodhej jashtë vendit.

Rraja u shoqërua nga policia e Fushë-Krujës mesditen e 31 tetorit 2022, kur sapo ishte kthyer në Rinas me linjën e “Flay Dubai” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rraja dha deklarime në lidhje me hetimin e masakrës së 17 korrikut, duke dhënë pretendimet e tij dhe më tej është lënë i lirë.

Në 15 nëntor 2022 Rramazan Rraja dhe tre persona të tjerë shokë të tij, janë shoqëruar në policinë e Tiranës dhe marë në pyetje lidhur me trajektoren e lëvizjes së tyre, dhe pronësinë e tre automjeteve të blinduara. Ramazan Rraja, është nipi i deputetit të PS për Krujën, Rrahman Rraja.

Ai konsiderohet nga policia dhe prokuroria si miku i Plaurent Dervishaj, i cili prej dy vite qëndron si resident në Dubai, megjithëse kërkohet nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut në shkurt të 2005./Albeu.com/

The post SPAK kërkon shoqërimin e Ramazan Rrajës për atentatin me 1 të vrarë ndaj prokurorit Arjan Ndoj appeared first on Albeu.com.

Kërkon dëmshpërblim se i biri vdiq në atentatin ndaj prokurorit Ndoji?! Revoltohet babai i Andi Malokut
Pas lajmit se familjarët e Andi Malokut, të riut të mbetur i vrarë në atentatin e 1 nëntorit 2019, në makinën e prokurorit Arjan Ndoj, kërkuan në Gjykatë dëmshpërblim pasuror ndaj dy të pandehurve, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj ka reaguar dhe babai i të ndjerit.

Në përfundim të seancës së sotme ai është shprehur  se nuk është e vërtetë që ai të ketë kërkuar një dëmshpërblim të tillë.

“Ç’a dëmshpërblimi do kërkoj për djalin unë. Dëgjova në televizor dëmshpërblim, unë nuk kërkoj dëmshpërblim, ç’a dëmshpërblimi thoni”, tha babai i të ndjerit Andi Maloku.

Nga ana tjetër avokati i familjarëve të viktimës u shpreh se të gjithë po merren me dëmshpërblimin dhe lekët dhe nuk po merren me arsyen se pse i pranishëm në seancë për dhënien e masës së sigurisë ishte dhe vetë zëvendëskryeministri.

Gjithashtu ai u shpreh se media duhet të merret me faktin se përse çështja ka ardhur në gjykatë pa një motiv vrasjeje nga prokuroria dhe jo me lekët e dëmshpërblimit.

“Për sa i përket dëmshpërblimit ai thotë se do ja japë gazetares që ka bërë intervistën, që të zbardhim çështje që janë shumë herë më të rëndësishme. Ligji e ka parashikuar me shumë qartë si bëhet një padi civile dhe një padi penale. Jemi në këto kushte kur ne merremi me lekët e dëmshpërblimit dhe nuk merremi pse shkoi zëvendëskryeministri në dhënien e masës së arrestit

Vjen çështja në Gjykatë dhe… Nuk është e vërtetë që kemi kërkuar dëmshpërblim. Si mund të kërkoj para për djalin. Unë nuk i bëj leksione askujt. Kjo padi dorëzohet në momentin e kalimit paraprak në Gjykatë. Nuk ka asnjë vlerë lekë. Këta lekë thotë do t’ja jap gazetares pse zv.kryeministri shkon në sallë gjysmë ore për të bërë presione. Pse vjen çështja në Gjykatë pa një motiv”, tha avokati.

The post Kërkon dëmshpërblim se i biri vdiq në atentatin ndaj prokurorit Ndoji?! Revoltohet babai i Andi Malokut appeared first on Albeu.com.

E vranë në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, familja e shoferit kërkon dëmshpërblim
Familja e Andi Malokut, shoferit të prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i vrarë nga një atentat më 1 nëntor të vitit 2019, kanë paditur Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn, dy të akuzuarit për ngjarjen.

Familja Maloku kërkon dëmshpërblim për humbjen e jetës së djalit Andi Maloku, i cili drejtonte mjetin e prokurorit në momentin e atentatit.

Shuma e dëmshpërblimit do të caktohet gjatë gjykimit. Seanca e sotme në ngarkim të Rrajës dhe Halilajt u shty për shkak të mungesës së një prej të pandehurve dhe prokurorit Ndoja, i cili është palë e dëmtuar në proces.

Në atentatin e nëntorit 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit u plagos prokurori Ndoja dhe Alekasnder Laho (Rrumi i Shijakut), si edhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.

The post E vranë në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, familja e shoferit kërkon dëmshpërblim appeared first on Albeu.com.