andi bushati Archives - Albeu.com

Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimin e GJKKO-së, Andi Bushati: SPAK duhet të kërkojë heqjen e imunitetit të Ballukut në Parlament
Gazetari i njohur Andi Bushati, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Belinda Ballukun, deklaroi se SPAK duhet të kërkojë heqjen e imunitetit të zv.kryeministres.

Gazetari deklaroi se Prokuroria e Posaçme, duhet të t’i dërgojë Parlamentit kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku nga e hëna, duke shtuar se; “në qoftë se prokurori beson apo ka bindjen se është e rrezikshme të qëndrojë në poltronin e ministres, veprimi i detyrueshëm do të ishte ky”.

“SPAK t’ia lërë në dorë Ramës dhe mazhorancës vetë, të rimbledhë prapë Partinë Socialiste për të votuar kundër heqjes së imunitetit të të Belinda Ballukut”, deklaroi ai.

“Tani kur Kushtetuesja me ndikimin e Ramës ja hodhi poshtë këtë artificin që gjeti SPAK-u, SPAK-u është i dënuar, në qoftë se i qëndron bindjes së tij, që të hënën po qe e mundur t’i çojë parlamentit kërkesën për heqje imunitetit Belinda Ballukut.

Pra, në qoftë se për të rrezikshmëria mbi të cilën kërkoi pezullim qëndron dhe është e vlefshme akoma, hapi automatik i SPAK-ut duhet të jetë kërkesa për heqje imuniteti. Pra, në qoftë se prokurori beson apo ka bindjen që Belinda Balluku është e rrezikshme të qëndrojë në poltronin e ministres, veprimi i detyrueshëm do të ishte ky.

Dhe prandaj në këtë prapë po e përdor me ironi, Kushtetuesja na dha mundësinë që SPAK-u të riprovojë vetveten dhe pavarësinë e tij dhe t’ia lërë në dorë Ramës dhe mazhorancës vetë, që ashtu siç e mblodhi Partinë Socialiste për ta çuar te barku i inceneratorit, ashtu ta rimbledhë prapë Partinë Socialiste për të votuar kundër heqjes së imunitetit të të Belinda Ballukut.

Prokurori duhet ta bëjë se s’bën automatikisht kërkesën drejtuar parlamentit për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku. Në qoftë se prokurori nuk ka ndërruar mendje. Pastaj e dyta që lidhet me atë që jo kuptonte, po nënkuptonte pyetja juaj, a do kemi një SPAK më të drejtë me Klodian Brahon dhe kryeministri mund të ndihet i kërcënuar?

Nuk besoj. Pavarësisht se drejtuesi i ri i SPAK-ut u shit si një njeri, i cili mbështetet nga të gjithë aleatët tanë perëndimorë. Në dosjet e tij konkrete, Klodian Braho është një prokuror që i ka mbyllur Edi Ramës dosjen e Dibrës. Që mbarë bota e dëgjoi me zë se si blinte votat nga Edi Rama, Sajmir Tahiri, Ulsi Manja e kështu me radhë.

Klodian Braho është nga ata prokurorë i cili për çështjen e inceneratorit nuk ka shkuar dot më lart se Lefter Koka apo Alqi Bllako, duke injoruar 17 vendimet e marra në një ditë, që gjë që mund ta bënte vetëm Edi Rama. Kështu që unë nuk besoj që SPAK-u i Klodian Brahos do jetë një kërcënim për Ramën, që në fakt kontrollon dhe SPAK-un dhe Gjykatën Kushtetuese siç e pamë sot”, u shpreh gazetari Andi Bushati në SYRI TV.

The post Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimin e GJKKO-së, Andi Bushati: SPAK duhet të kërkojë heqjen e imunitetit të Ballukut në Parlament appeared first on Albeu.com.

Fundi i një hakmarrjeje personale
Nga; Andi Bushati

Rreth shtatë vite më parë, pikërisht në të njëjtat mjedise ku sot u turrën forcat e policisë, për të mbyllur televizionin News 24, dhe për të penguar gazetarët të shkonin në punë, Edi Rama hyri si i ftuar i Ylli Rakipit. Ishte koha e kanabizimit të vendit dhe e shpërthimit të skandaleve të para korruptive, që kishin filluar ta gërvishtnin portretin e prijësit të 1 milionë shuplakave.

Me zakonin e tij të përhershëm, për të mohuar realitetin duke sulmuar ata që e vizatojnë atë, ai kishte hedhur në treg termin “kazan”, për të përshkruar ato media dhe gazetarë që nuk i shkonin pas fijes.

Në stilin e tij karakteristik, Rakipi e pyeti nëse edhe pronarët e mediave i konsideronte si të tillë. Shefi i qeverisë përdridhej dhe shmangej për të thënë nëse Sandri apo Vjollca duheshin quajtur kazan.

Radha i erdhi emrit të Irfan Hysenbelliut, pronarit të News 24, Panorama dhe Balkan Web. “Faji i vetëm i këtyre pronarëve është se mbajnë në punë gazetarë si ju” i’u përgjigj ai Rakipit, duke bërë një zgjedhje të qartë mes tij dhe Fanes.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Për një kohë të gjatë që pas ndryshimit të fundit demokratik të pushtetit, mediat e Hysenbelliut e kishin marrë kthesën nga mbështetja për Berishën, në atë për zotin e ri të vendit.

Madje ato kishin përkrahur edhe aksionin e mbylljes së Agon Channel, që ishte një riprodhim mot a mot i skenave të tanishme.

Për këtë shërbim pronari i televizionit dhe mediave të shkruara kishte marrë në këmbim privilegje që nuk mund ti gëzonin të gjithë. Debitor i madh në disa prej bankave të rëndësishme të vendit, flitej se ai riskonte falimentimin.

Me porosi të shefit, disa ministra të qeverisë u angazhuan pranë bankave duke ushtruar fuqinë që jep pushteti për negocimin e peshës së kredive të tij. Lehtësimi për Irfan Hysenbelliun shkoi në miliona euro.

Por ky nuk qe privilegji i vetëm. Me firmën e vet, Edi Rama, lëshoi në plazhin e Golemit, njësoj siç pati bërë për kështjellën e Aleksandër Frangajt, leje abuzive për një hotel të ri tek ish Mak Albania.

Projekti i Prestige Resort, me bekimin e kryeministrit parashikonte zaptimin e rërës së plazhit, ndalimin e qytatarëve të kalonin lirisht përmes saj dhe prishjen e një kondicioni të ruajtur që nga kryeministrat Meksi, Nano, Meta e Berisha që betoni të mos ngrihej mbi nivelin e lartësisë së pishave karakteristike të zonës.

Flitet për të njëjtin vend ku, fotot e bëra publike demostrojnë një orgji ushqimoro-alkoolike mes Edi Ramës dhe Fanes.

Ajo drekë, imazhet e së cilës janë botuar me qindra herë, zhvillohej në të njëjtin vend, ku më pas u pretendua se ishin shkelur kondicionet e lejes së ndërtimit dhe ishin shmangur taksat.

Por, në kohën e dashurisë me botuesin kryeministrit nuk mund ti interesonin detaje të tilla. Ato ishin krejt të pa rëndësishme për sa kohë mediat i shërbenin qeverisë.

Askush nuk di të thotë me saktësi se çfarë ngjau mes tyre që nga koha e lehtësimit të kredive, lejes në Golem dhe fotos së famshme e deri kur ruspat ia behën tek hoteli luksoz, Prestige Resort, për të hequr mbeturinat e shpërthimit me dinamit, gjoja në emër të aksionit për çlirimin e hapsirave publike (çfarë ironie!).

Të vërtetën e dinë vetëm ata të dy, ndonëse disa hamendësojnë se hakmarrja e kryeministrit u nxit nga mbështetja pa leje që mediat e Fokus Grup i jepnin disa prej pjestarëve të skuadrës së tij, në dëm të rivalëve të tyre.

Të tjerë, që pretendojnë se dinë më shumë, flasin për inatin proverbial të Zeusit që në një përplasje telefonike me Hysenbelliun ka lëshuar fjalën “do të shkrij”, pasi ky i fundit me aventurizmin proverbial për të vënë baste me risk, kishte vendosur të mbështeste Lulzim Bashën në zgjedhjet e vitin 2021.

Asnjë nga këto versione nuk është i konfirmuar, me përjashtim të faktit se që nga ajo kohë i gjithë shteti i është vërsulur Irfan Hysenbelliut si një “armiku të popullit”.

Edhe për invadimin e sotëm të bashibozukëve me uniforme, njësoj për hedhjen në erë Prestige Resort para tre vitesh, sërish do të sërviren të njëjtat alibi.

Nga ata që duan, me çdo kusht, ta shohin Edi Ramën si një një diktator liberal, ngjarja nuk do të shihet si një raport i pushtetit me mediat, por si një çështje mospagimi taksash, apo nevoje shtetërore për të marrë një mjedis që i duhet për të prodhuar armë.

Pak rëndësi ka se qeveria Rama ka nxjerrë VKM që i fali me 1 euro pronarëve të mediave pasuri publike, pavarësisht se ajo u ka dhënë atyre godina shkollash për t`u shndërruar në altoporlantë të qeverisë, drama e ndëshkimit të trajektores aventureske të Irfanit, nuk duhet të figurojë askund si problem i shtetit të së drejtës dhe lirisë së fjalës.

Po ashtu sikur vetë Hysenbelliu bëri për rastin Bechetti, shumë gazetarë dhe media të mëdha do të mbyllin sot sytë për goditjen ndaj tij, pa e trajtuar atë ashtu siç është vërtetë, si një hakmarrje personale që buron nga pasionet e njeriu që ka kapur shtetin. Dhe historia do të vijojë të zhvillohet kështu deri sa të pastohet i gjithë ai që pothuajse një dekadë më parë u shpall me bujë si kazan.

The post Fundi i një hakmarrjeje personale appeared first on Albeu.com.

Sara Mila reagon ashpër ndaj Andi Bushatit: Ai është dhunues publik i vajzave në politikë, nuk do të hesht
Sara Mila, kandidatja 29-vjeçare e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, rezultoi më e votuara mes të gjithë socialistëve në listat e hapura në Elbasan.

Dhe për këtë arsye, emri i saj prej disa ditësh është kthyer në temë debatesh dhe akuzash, si e sponsorizuar nga krimi.

Sot, Sara Mila ka reaguar në rrjetet sociale ndaj analistit Andi Bushati, i cili e cilësonte një “një buallicë”.

Ky i fundit, i ftuar mbrëmë në emisionin “Të Paekspozuarit”, shpërtheu me fjalor të rëndë ndaj Sara Milas.

“Sa minuta shpenzuam për Joridën? Ju duket normale të flasim për Joridën dhe të mos flasim për Sara Milan?

Këto janë zgjedhjet e vërteta të këtij vendi. Një buallicë mori dyfishin e votave të Joridës në një vend që ka çerekun e votave të Tiranës. Realitet me buallica unë nuk kap dot”, tha ndër të tjera Bushati.

Ndaj këtij sulmi ka reaguar sot deputetja e ardhshme socialiste, që e cilëson Bushatin si dhunues të vajzave që hyjnë në politikë.

“Në strofullën e tij të përnatshme, ai lëshon helm të përzier me frustrime personale që as ai vetë s’i kupton nga i vijnë. I fsheh pas arrogancës së një pseudointelktuali që kërkon vëmendjen që s’e ka pasur kurrë. Sot, për fat të keq, e fitoi. Kjo sepse preku diçka që është më e madhe se unë: merakun tim për vajzat që guxojnë të hyjnë në politikë. Unë e kam pyetur veten dhe e kam siguruar që përkundrejt asaj çka unë jam, s’ka And që më intimidon.

Por pyetja më e madhe është: Deri kur duhet të jetë kështu? Edhe sa kohë vajzat duhet të përtypin baltën që hedhin And-at? Edhe sa studio duhet t’i zhveshin nga dinjiteti për t’i bërë “virale” në këtë mënyrë? Edhe sa adoleshente duhet të vrasin veten për shkak të këtij bullizmi të institucionalizuar?”, thekson Sara Mila në reagim.

Reagimi i plotë i Sara Milas:

Pas 10 ditësh ku portale dhe studio televizive kanë hedhur baltë pa kriter mbi mua, familjen dhe gjithçka që përfaqësoj, njëri prej tyre kaloi vijën e kuqe. Ashtu siç e prisja.

Jo vijën e baltës së zakonshme, për ato akuza të vjetra të humbësve, unë as që e lodh veten. Por këtë herë ndodhi ajo që i druhesha më shumë: një linçim publik, jo politik, por personal.

Si vajzë, si bashkëshorte, si nënë.

Ky dhunues publik ka emër: Andi Bushati.

Në strofullën e tij të përnatshme, ai lëshon helm të përzier me frustrime personale që as ai vetë s’i kupton nga i vijnë. I fsheh pas arrogancës së një pseudointelktuali që kërkon vëmendjen që s’e ka pasur kurrë.

Sot, për fat të keq, e fitoi. Kjo sepse preku diçka që është më e madhe se unë: merakun tim për vajzat që guxojnë të hyjnë në politikë.

Unë e kam pyetur veten dhe e kam siguruar që përkundrejt asaj çka unë jam, s’ka And që më intimidon. Por pyetja më e madhe është: Deri kur duhet të jetë kështu?

Edhe sa kohë vajzat duhet të përtypin baltën që hedhin And-at?

Edhe sa studio duhet t’i zhveshin nga dinjiteti për t’i bërë “virale” në këtë mënyrë?

Edhe sa adoleshente duhet të vrasin veten për shkak të këtij bullizmi të institucionalizuar?

Edhe sa ëndrra vajzash duhet të mbyllen në heshtje që të mos bëhen objekt krahasimi, vlerësimi, talljeje, turpi?

Unë e kam zgjedhur pse jam në politikë:

Jo për t’u marrë me And-at. Por për t’i dhënë fund And-ave.

Për vajzat që sot më ndjekin dhe e di që jeni shumë, dua t’ju them:

Mos lejoni asnjë Andi t’ju fikë shkëlqimin. Asnjë të ulë ritmin. Asnjë të bëjë të ndiheni më pak se ç’jeni. Asnjë të guxojë t’ju trajtojë si trup, si objekt, si pako krahasimi.

Për vajzat me të cilat nesër do ndaj Parlamentin – majtas apo djathtas – e kam një thirrje:

Kjo gjuhë urrejtjeje, ky bullizëm mediatik, duhet të marrë fund. Fjalët që shkatërrojnë, nuk mund të quhen më mendim.

Ligji duhet t’i ndalojë. Jo vetëm morali. Dhe ligjin, qytetarët na kanë besuar ta bëjmë ne.

Për vajzën time:

Kur të rritesh dhe të lexosh këto gjurmë të helmit që mbeten në internet, dua ta dish: Mami s’heshti. Mami nuk u tremb. Dhe nuk u përkul.

Kur të vijë koha jote, di që And-at të jenë vetëm hije të së shkuarës: njerëz pa ndikim, pa ideal, pa busull.

Unë jam vajzë, jam 29 vjeç, dhe jam në politikë për të dëshmuar që lufta për dinjitet bëhet me dinjitet. Dhe meqenëse si burrë nuk zgjidhi njeri gjë, këtë punë do ta bëj si grua. Dhe ju e dini ç’bëhet po iu fut një grua një pune. Dhe ti And e di mirë prandaj ke frikë nga “buallica”.

The post Sara Mila reagon ashpër ndaj Andi Bushatit: Ai është dhunues publik i vajzave në politikë, nuk do të hesht appeared first on Albeu.com.

Andi Bushati: Pse dyshoj që Erion Veliajn e burgosi Rama!
Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se ka gjasa që Veliaj të jetë burgosur me miratimin e Edi Ramës.

“Nuk kam asnjë provë, por jam përpjekur të bëj analizë. Dolën mediat që jepte direktiva Veliaj. Të njëjtat media, ditën që Veliaj u arrestua, kanë hedhur tezën fort që këtij po ja bën Belinda Balluku. Belinda do themi se e bën mbrapa kurrizit të Ramës? Veliaj prap nxorri në përgjime, që edhe Ulsiu po komplotonte. Edhe Ulsiu mbrapa kurrizit të Ramës?

Në Bashki vajti Rama dhe fshiu njerëzit e Veliajt. Në listat e deputetëve të Parlamentit, nuk do të ketë deputet pro Veliaj. Pra gjithë këto rastësi, më bëjnë të dyshoj se SPAK nuk është nisur të bëjë drejtësi por si me Ben Ahmetaj ka marrë urdhër “merreni qenin”. Pra këto janë dyshimet e mia”, tha Bushati.

The post Andi Bushati: Pse dyshoj që Erion Veliajn e burgosi Rama! appeared first on Albeu.com.

Andi Bushati: Erion Veliajn përveç drejtësisë, tashmë e ka dënuar edhe partia e tij
Në një intervitë në në emisionin “Të Paekspozuarit”, analisti Andi Bushati, ka komentuar procesin ndaj Veliajt dhe faktin e mësuar që kryebashkiaku është përgjuar në qeli dhe sipas SPAK, u ka dhënë urdhra mediave për të sulmuar drejtësinë.

“Ne këtu kemi vetëm fjalën e SPAK dhe jo fakte. Nuk dimë se çfarë urdhërash ka dhënë Veliaj. Ne kur gjykojmë atë që thotë SPAK, duhet të gjykojmë çfarë ka bërë Veliaj që nga viti 2015 me mediat dhe nga qelia besoj se ka bërë të njëjtën gjë.

Po shtuam edhe çmendurinë mediatike këto kohë, që dihet që patjetër sustën duhet ta ketë shtypur Veliaj, se media që të hidheshin në fyt për SPAK, papritur nisën të thonë SPAK fut njerëz kot në burg pa gjyq. Pati diçka që kërciste. Besoj se këtu SPAK duhet të ketë të drejtë në përgjimet që pretendon”, tha Bushati.

Bushati komentoi edhe deklaratën e Grida Dumës, e cila tha se intervista që ka publikuar në emisionin e saj me Veliajn, ka qenë me pyetje të dërguara nga redaksia drejt zyrës së shtypit të Bashkisë.

Bushati tha se kjo është një anomali, pasi zyra e shtypit të Bashkisë, që paguhet me taksat tona nuk mund të jetë në shërbim të një të burgosuri.

Gjithashtu, analisti foli edhe për braktisjen e Veliajt nga Rama dhe PS.

“Ai është kufomë politike, por ajo që është e re, ndryshe nga java e parë, Rama ka një lloj distancimi. Dje nuk kishte asnjë protestues atje. Nuk ka asnjë deputet socialist që foli para gjyqit pro Velisë, ka një lëshim nga PS e ka hedhur për dhjamë qeni.

E dyta, po të shohësh, lsitat e PS janë pastruar nga besnikët e Erion Velisë. Janë disa emra në listën e hapur të Tiranës. Nëse përveç Ramës, Veliaj kishte grup parlametnar 5-6 veta, në parlamentin e ardhshëm nuk do të ketë asnjë deputet të tijin. E ka dënuar edhe partia e tij me vdekje përveç drejtësisë“, tha Bushati.

The post Andi Bushati: Erion Veliajn përveç drejtësisë, tashmë e ka dënuar edhe partia e tij appeared first on Albeu.com.

Andi Bushati: Rama na tregoi se Veliaj nuk do të lirohet, mund ta ketë futur vetë brenda
Gjatë një interviste në emisionin “Të Paekspozuarit”, nalisti Andi Bushati, ka komentuar arrestimin e Veliajt, ku shprehet se ekziston një teori që Edi Rama e ka çuar vetë Erion Veliajn drejt qelisë dhe tani “lotët” për të dhe sulmet ndaj SPAK, janë një lloj teatri që duhet të mbajë të karikuar ata që e mbështesin ende Veliajn.

Bushati tha se në mitingun me punonjësit e Bashkisë, Edi Rama e shpalli veten kryetar bashkie dhe e vulosi se deri në 16 Maj, Veliaj nuk do të lirohet.

“Ka patur një teori që Rama ka dhënë viston vetë që Veliaj të hyjë brenda. Çfarë bëri Rama sot? Paragjykoi drejtësinë. Ai nuk mendon se Veliaj mund të lirohet nga Apeli. Nuk mendon se Veliaj mund të lirohet nga Gjykata e Lartë. Ai tha kryetar bashkie tani jam unë, mobilizohuni se pa Erionin duhet të bëjmë edhe mbledhjen e 16 majit.

A e forcon kjo tezën e një bashkëpunimi Rama-SPAK për ta futur brenda? Është një hipotezë. A do të kishte interes Rama, që gjasme po i bie SPAK pasi ka bërë lojën vetë? Po patjetër, sepse do të karikojë militantët pro Veliaj. Sepse dridhet si qen ng hipoteza e një Arben “Ahmetaj 2”. Sikur Veliaj të mendojë se ja ka bërë Rama dhe të bëjë të penduarin?

Rama mund ta ketë futur vetë në bashkëpunim me SPAK dhe çirret tani për arsye elektorale dhe të shmangë një kundërveprim të Veliajt. Këto janë të gjitha hipoteza. Po ta shihje në formë, më ngjau si mitingu i 2 korrikut, që mblodhi Partia e Punës, miting fund regjimi, që i kanë rënë brekët por do të tregojë forcë. Ajo që duket është kjo, Rama sot vulosi që Veliaj deri në 16 maj nuk lirohet, prandaj u vu vetë kryetar dhe vuri atë gocën të lexonte elegji atje. Ai sot u vendos kryetar dhe vendosi që kryetari real është në burg dhe nuk lirohet”, tha Bushati.

The post Andi Bushati: Rama na tregoi se Veliaj nuk do të lirohet, mund ta ketë futur vetë brenda appeared first on Albeu.com.

Andi Bushati: SPAK duhet të shkonte të hoteli në Itali, të vërtetonte akuzat e Ahmetajt për Ramën
Analisti Andi Bushati sulmoi ashpër SPAK-un pse nuk reagon për akuzat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për Ramën dhe qeverinë e tij, dhënë në një emision televiziv. Bushati u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se SPAK-u duhet të shkojë te hoteli i përmendur nga Ahmetaj në Itali dhe të vërtetëojë akuzat e tij.

“Arben Ahmetaj që bëri denoncim se një njeri i paguan Ramës 10 mijë euro në javë Ramës, por të kishte SPAK merrte çarter dhe shkonte atje te hoteli në Itali, te detoksi dhe na thoshte o është e vërtetë ose jo. SPAK merr dëshmitë e Idajet Beqirit, por të të ish-zv/kryeministrit.

Ish-zv/kryeministri i këtij vendi që Edi Rama e ka lënë për 10 vite në atë post. Ne nuk e kishim te SPAK, e kishim te Arben Ahmetaj.

Po ai Dumani, ai i penduari i drejtësisë, çfarë është? Vrasës është edhe ai, po SPAK e merr parasysh. Kurse zv/kryeministrin e këtij vendi, SPAK nuk e merr parasysh.

Edi Rama mund të mos ketë qenë fare atje ku thotë Ahmetaj, mund të ketë harxhuar, 3 mijë apo 5 mijë euro, por unë them se Rama na ka servirur për 10 vjet Ahmetajn, por SPAK në këtë moment që ka vënë standard që i thotë Berishës pse të ka paguar vajza pushimet, duhet të shkojë atje ta vërtetojë”- tha Bushati.

The post Andi Bushati: SPAK duhet të shkonte të hoteli në Itali, të vërtetonte akuzat e Ahmetajt për Ramën appeared first on Albeu.com.

Përurimi i “Namazgjasë”, Bushati: Rama i është nënshtruar urdhërave të Erdogan!
Andi Bushati ka folur për përurimin e Xhamisë së Namazgjasë nga presidenti Erdogan dhe Edi Rama, ku u përjashtua drejtuesi i KMSH.

“I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se Rama iu nënshtrua urdhërave të Erdogan dhe se ndan “llokma” të Shqipërisë për pushtetin e tij personal.

“Mua më shqetëson më shumë kur Erdogan flet në emër të qeverisë time, thotë Ramë dakord të luftojmë gylenistët, aty nuk pamë ndonjë marrëveshje, ndërkohë Presidenti i një vendi tjetër, flet edhe në emër të qeverisë time, këtu nuk marrim vesh se ku jemi.

Sa i përket xhamisë, më vrau sytë dhe veshin një gjë, pashë aty besimtarët që kontrolloheshin nga badigardë turq dhe kalonin nëpër skaner turq, sikur kishin ngritur kampin e Lezhës në Tiranë dhe kishin dhënë një llokmë sovranineti, organizonte gjithcka Erdogan dhe Turqia.

Pastaj, është e tmerrshme po ta mendosh, c’punë ka së pari shteti shqiptar të hyjë në cështjet e fesë, kryetarin e KMSH nuk e dua, port ë Tiranës e dua dhe e dyta, pse shteti shqiptar shkel parimin e laicitetit, nën presionin e një shteti tjetër që është Turqia. E dimë shumë mirë që Ramës ia ka vënë lakun në fyt Turqia. E mbajmë mend deklaratën e Erdoganit në Parlament shqiptar, që i tha po nuk luftoe gylenistët marrëdhënia jonë nuk do të jetë si deri tani.

Rama i ka pranuar kërkesat e tij, pra një njeri i gjithëpushtetshëm i është nënshtruar urdhrave të një Presidenti të një shteti tjetër.

PO thamë, një llokmë Melonit, një afganëve, një në Sazan Trumpit, cfarë na ngeli ne që e quajmë veten shqiptarë? Kemi një njeri që e quan veten pronar të Shqipërisë dhe ndan llokma”, tha Bushati.

The post Përurimi i “Namazgjasë”, Bushati: Rama i është nënshtruar urdhërave të Erdogan! appeared first on Albeu.com.

Mosbindja civile e opozitës, Bushati: Nuk është produktive, por ç’të bësh tjetër kur të përdhunojnë?!
Andi Bushati ka folur për “mosbindjen civile” që opozita thotë se ka nisur, pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se aksioni i opozitës nuk do të prodhojë ndonjë gjë të madhe, por shtoi se nuk ka asnjë rrugë tjetër, pasi janë ezauruar të gjithë mekanizmat demokratike.

“Nuk janë veprime produktive dhe nuk do të prodhojnë as rezultat dhe as tronditje. Por kam kompleksin se dukem shumë cinik kur e them këtë.  Ashtu mu dukën edhe pyetjet tuaja. A do të arrini qeverinë teknike? Natyrisht që jo. A do të bllokojnë jetën shoqërore të vendit? Natyrisht që jo. Unë nuk e shoh me optimizmin e deputetëve që folën këtu.

Por unë pyes, kur vjen një bandë në shtëpi dhe të përdhunojnë familjen, çfarë bën? Janë të detyruar të reagojnë sepse janë përballë një bande përdhunuesish.

Opozita mund të sillet edhe si Salianji, që thotë Ministri i Brendshëm e ka vëllain trafikant, por kur vepron si politikan, shkon në burg. Atëherë çfarë të ngelet, të luftosh me përdhunuesin. Nuk ka rrugë tjetër.

Edhe pse kjo nuk është rrugë që të nxjerrë gjëkundi, por vetëm këtë të lënë”, tha Bushati.

The post Mosbindja civile e opozitës, Bushati: Nuk është produktive, por ç’të bësh tjetër kur të përdhunojnë?! appeared first on Albeu.com.

SPAK godet “peshqit” e vegjël, nuk përmbahet Bushati: Nuk kanë b*le, prokurorët të heqin xhaketat dhe të largohen!
Para pak ditësh SPAK kërkoi masa sigurie ndaj tetë personave, që i konsideron si grup të strukturuar kriminal për inceneratorin e Tiranës.

Andi Bushati e ka quajtur këtë një farsë, duke deklaruar se SPAK po godet peshqit e vegjël dhe njerëz që janë përdorur dhe jo zyrtarë të lartë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati deklaroi se SPAK është “tredhur” dhe se prokurorët duhet të heqin xhaketat dhe të largohen pasi nuk e bëjnë dot punën.

“Paratë që këta, Zoto dhe Mërtiri, kanë shpenzuar për televizionet e Edi Ramës, kupton që këta ditëzinj janë sjellë si njerëz që nuk janë në pronë të tyre.  Nuk njoh asnjë biznemen që është në pronë të vetë, ti japë miliona Topit, Klanit, Ifranit, Carlos. Kjo tregon që kanë qenë hajdutë të vegjël të inceneratorit, që kishte pronarë të tjerë. Edhe futja e këtyre në grupin kriminal të rradhës, është teatër.

Është teatër edhe kjo që ndodhi, a i dekonspiroi njeri aksionin? Ngrita pyetjen, e zëmë se nuk i kishin dekonspirua, e zëmë se të gjithë do të ishin në pranga, do të ishte prapë fllusk sapuni. Ç’janë këta në raport me vjedhjen e inceneratorit?

Çfarë tregon kjo? Kjo tregon që SPAK-u, është i tredhur. Kemi pasur herët disa tipa që shkonin dhe gjatë gjithë ditën binin në dashuri me Monica Bellucin, pastaj gjenin 5 mijë lekshin dhe shfryheshin te prostituta e lagjes. Pra ky është SPAK, me aureolë të madhe, por këta merren me prostitutën e lagjes, aq ju lë tredhja që u kanë bërë.

Nuk bie dakord me Tanin dhe Klodin, që pavarësisht kritikës, kanë një lloj shprese. Nuk ekziston më SPAK, e kanë tredhur.

Është më mirë Adriatik Llalla, që mund të ishte i tredhur por nuk i shërbente njërit kundër tjetrit. Këta janë shndërruar në masha të pushtetit të Edi Rama. Ne kemi patur drejtësi që nuk bënte gjë dhe drejtësinë e parë, Alush Dragoshin këta. SPAK është si ata të parit, që u shërbejnë si militantë partie urdhrave që marrin nga lart. Po të themi që këta po mbajnë shpresën gjallë… SPAK nuk është vetëm i tredhur por i kastruar fare, i kastruar…

Të heqin xhaketat dhe të thonë nuk e bëjmë dot këtë punë. Nuk ka prokurori të pavarur në diktaturë. Nuk kanë bole të hetojnë”, tha Bushati.

The post SPAK godet “peshqit” e vegjël, nuk përmbahet Bushati: Nuk kanë b*le, prokurorët të heqin xhaketat dhe të largohen! appeared first on Albeu.com.