Andi Bushati eva alikaj Archives - Albeu.com

Andi Bushati “shpërthen” i revoltuar: Degradimi i Eva Alikajt, objekt i shijeve vulgare të Luizit
Hyrja e aktores Eva Alikaj në Big Brother ka shkaktuar shumë debate. Së fundmi, aktorja e njohur u vu në qendër të debatit pas një video ku merrte rreze dielli, ndërsa dy konkurrentët e shikonin.

Gazetari Andi Bushati e ka sulmuar ashpër Alikajn, nëpërmjet një postimi duke e cilësuar si një aktore e degraduar e socrealizmit socialist…

Postimi i Andi Bushatit:

Një video e aktores Eva Alikaj ka shkaktuar tërmet të vërtetë në rrjet. Aty ajo duket duke bërë banjo dielli buzë një pishine, e veshur me rroba banjo.

Vendodhja: shtëpia e “Vëllait të madh”. Ajo që shkakton skandal janë komentet e dy burrave që përgojojnë në mënyrë vulgare format e trupi të saj.

Janë dy personazhe aq të popullarizuar të Big Brother, sa mund të përmenden edhe vetëm me emra.

“Ohhhhhhh, na iku trëndafili”, komenton Luisi si mjeshtër i përcaktimit të vlerave të mishit të bardhë.

Ndërkohë ish-aktorja e njohur përgatit peshqirin për t’u shtriqur nën diellin e ëmbël të një të marte shkurti, me temperatura deri në 22 gradë.

Mënyra se si e shohin dy lojtarët e tjerë të kësaj loje të gërditshme Evën ka pasur me dhjetra komente negative.

Po me të njëjtën frekuencë që ngjalli habi edhe vendimi i saj për të kapërcyer pragun e shtëpisë më vulgare të vendit.

Imagjinoni kudo në perëndim, Meryl Streep, Monica Belluci, apo Catherine Deneuve të marrin pjesë në konkurse të tilla perverse?

Faji i shoqërisë

Në Shqipëri me sa duket ndodh dhe Eva Alika vendosi ta bëjë. E gjendur në paradoksin e një shoqërie spektakli, ku fama e saj nuk arrinte të monetizohej, ajo iu dorëzua tundimit.

E katapultuar nga një mjedis ku shteti nuk financon më 14 filma në vit, protagonistët e të cilëve janë të vetmit yje të nje regjimi që propogandon barazinë, në një tjetër, ku ligjin e bëjnë protagonistët e “Përputhen”, apo Big Brodher, ajo iu nënshtrua rregullave të lojës.

Po ta shikosh me kujdes videon, e vë re se mëkati nuk ndeshet vetëm në mentalitetin e Luizit dhe Shpatit që e redukton gruan në një objekt seksual. Edhe Eva Alikaj ka pranuar ta luajë këtë rol. Ndryshe nuk do shfaqej buzë pishinës me bikini dhe mikrofon me vete.

Ndryshe nuk do ekspozohej me vullnet të lirë në një mjedis të përgjuar 24 orë nga kamerat. Me gjuhën e saj të trupit ajo duket sikur thotë: “harrojeni famën e dikurshme dhe më kini zili format fizike të një 62-vjeçareje”.

Ky degradim e ka një shpegim. Ai duhet kërkuar në mjerimin financiar ku gjenden sot shumica e yjeve të dikurshëm të ekranit të madh. Vetëm pak ditë më parë aktori Genc Fuga që ka krijuar prej vitesh familje me Eni Janin, tregoi me sinqeritet vështirësinë e një familjeje artistësh për të mbyllur fundin e muajit.

“Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fsheh pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. Eshtë një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji” u rrëfye ai.

Hijet që mbeten pas

Kjo i ka bërë shumë nga kjo kategori që të shesin, dikush famën dhe dikush shpirtin. Publiku është ende i neveritur nga ata “kolosë” të kinematografisë socrealiste që përbetoheshin se do të fliijoheshin tek shkallët e Teatrit Kombëtar, nëse ai cënohej një ditë, dhe sot i sheh të bëjnë fushatë elektorale për barbarët që e shëmbën atë.

Pa bërë të dytën, Eva Alikaj me sa duket ka zgjedhur të parën: të hedhë në treg aureolën e saj të shkuar.

Për të kinostudioja “Shqipëria e re” është një “Hije që mbetet pas”. Ajo nuk do të jetë më “Njeriu i mirë” i realizmit socialist.

Në shoqërinë ku kontributet e dikurshme vlejnë shumë më pak se liket në Instagram dhe mallrat me klering që të jep çdo postim i klikuar nga fansat, Eva ka zgjedhur të dytën.

Prandaj ne e pamë në Big Brother si objekt të shijeve vulgare të Luizit.

The post Andi Bushati “shpërthen” i revoltuar: Degradimi i Eva Alikajt, objekt i shijeve vulgare të Luizit appeared first on Albeu.com.