Ancelotti Archives - Albeu.com

Ançeloti zyrtarizon Alonson në konferencën e fundit për shtyp në pankinën e Realit: Kam shijuar çdo gjë këtu
“Çfarë po ndodh? A po largohet dikush?” Kështu e filloi Karlo Ançeloti konferencën e tij të fundit për shtyp në Valdebebas, në prag të ndeshjes kundër Real Sociedad, e cila do të jetë e fundit e trajnerit italian në stolin e Real Madridit.

“Nesër do të jetë shumë e veçantë, është e pashmangshme. Është ndeshja ime e fundit dhe kur mbaron një fazë ka gjithmonë shumë emocione. Por nuk jam aspak i trishtuar, përkundrazi jam shumë i lumtur. U përpoqa të bëja më të mirën time dhe u larguam të lumtur dhe të kënaqur, sepse herët a vonë kjo duhej të ndodhte.

Jam mirënjohës për këto vite: lojtarët, klubin, presidentin… u argëtuam shumë gjatë kësaj periudhe, ia dola. Me shumë dashuri, mbështetje dhe mirënjohje për mundësinë për të stërvitur lojtarë kaq të mrekullueshëm. Tani pothuajse ka mbaruar: ishte mjaft e gjatë, por mbaroi mirë. Nuk jam grindur kurrë me presidentin dhe nuk do të grindem kurrë, as në ditën e fundit. Fillon një fazë e re, të cilën do ta përballoj me të njëjtin entuziazëm me të cilin mbërrita këtu. Gjithashtu e konsideroj sukses mbajtjen e më shumë se 700 konferencave për shtyp. U argëtuam edhe pse nuk mendoj se ishte aq e lehtë. Disa pyetje nuk ishin gjithmonë të bukura.”

Lamtumira- “Këto janë ditë emocionale, flet me lojtarët dhe shumë njerëz të tjerë. Marrëdhënia ime me të gjithë ka qenë shumë e mirë dhe e vlerësoj atmosferën: I falënderoj të gjithë, madje edhe shefat e kuzhinës që përgatitën karbonara për mua para ndeshjeve. Këto janë ditë të veçanta. Emocionohem shumë shpejt, do të jetë një ditë emocionale dhe nëse qaj, nuk është problem. Do të jetë e bukur dhe do ta ndaj me Modriçin, i cili ka qenë një mbështetje spektakolare gjatë kësaj periudhe në Real Madrid. Një lojtar fantastik, një legjendë. T’i them lamtumirë atij do të jetë e bukur”.

Këshillë për trajnerin e ardhshëm- “Nuk dua të jap këshilla, secili ka metodën e vet. Por shijojeni Real Madridin, Çabi Alonso do të jetë i pari dhe i uroj gjithë fatin e botës. Ai ka cilësitë për të trajnuar Real Madridin. Shijojeni gjithçka, kjo është ajo që kam për të thënë.”

Nata më e mirë në Bernabeu- “Ka pasur kaq shumë, kaq shumë! Është shumë e vështirë të zgjedh një. Por unë vazhdoj të flas për rikthimet, sepse janë gjëra që ende nuk kanë shpjegim. Kjo është ajo që më mbetet, veçanërisht ajo kundër PSG-së, Mancester Sitit dhe Çelsit. Ato do të jenë gjithmonë të paharrueshme”.

Tani Brazili- “Ndjesia është shumë e mirë, vërtet shumë e mirë. Jam jashtëzakonisht i emocionuar që kam mundësinë të mos e tradhtoj Real Madridin me një klub tjetër dhe t’i bashkohem ekipit kombëtar me historinë më të madhe, pesë herë kampionit. Është një sfidë e madhe, por më pëlqen shumë ideja e të qenit në gjendje të përgatitem për një Kupë Bote me Brazilin”.

Një rikthim pas Brazilit- “Këto janë gjëra që nuk i di… Pas Real Madridit nuk dua më të stërvit një klub tjetër, ose të paktën nuk doja tani. Këtë e thashë dhe e konfirmoj. Në të ardhmen… nuk e di”.

E ardhmja e klubit-“Mund të mendoni se me Modriçin brezi i artë ka mbaruar. Si çdo gjë, gjithçka duhet të mbarojë herët a vonë. Dhe shumë tashmë janë larguar: Kasemiro, Kristiano Ronaldo, Benzema… por Real Madridi ka vazhduar dhe do të vazhdojë të jetë klubi më i mirë në botë”, përfundoi ai.

The post Ançeloti zyrtarizon Alonson në konferencën e fundit për shtyp në pankinën e Realit: Kam shijuar çdo gjë këtu appeared first on Albeu.com.

El Classico vendimtar: Ancelotti përjeton për herë të fundit supersfidën nga pankina e Real Madridit
Pas triumfit dramatik të Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos, fituar 3-2 pas kohës shtesë, futbolli spanjoll rikthehet në qendër të vëmendjes me një tjetër El Clasico, këtë herë vendimtar për fatin e titullit në La Liga. Me vetëm tri javë të mbetura deri në fund të sezonit, katalanasit udhëheqin me katër pikë ndaj Real Madridit, duke e bërë sfidën në “Santiago Bernabeu” thelbësore për garën.

Megjithatë, përtej rëndësisë sportive, vëmendja është përqendruar te trajneri Carlo Ancelotti, i cili pritet ta drejtojë për herë të fundit Realin në këtë përballje legjendare. “Dashuria ime për këtë klub do të zgjasë deri në frymën e fundit. Në fillim është pasioni, por më pas vjen dashuria. Madridi, ashtu si Milani, do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, u shpreh tekniku italian në konferencën për shtyp, duke lënë të kuptohet largimin e afërt dhe duke përmendur pasardhësin e mundshëm: “Xabi Alonso ka bërë një punë të shkëlqyer dhe të gjitha dyert janë të hapura për të”.

Në lidhje me përgatitjet për sfidën, Ancelotti u shpreh i qartë: “Nuk është e nevojshme të motivojmë lojtarët për këtë ndeshje, ata e dinë rëndësinë. Ajo që ka ndodhur këtë javë nuk na ka ndikuar aspak, nuk ka asnjë problem”.

Trajneri italian komentoi edhe eliminimin e Barcelonës nga Interi në Champions League: “Ishte një sfidë e bukur. Barcelona ishte shumë afër kualifikimit, përgëzoj Interin, por edhe PSG. Sidoqoftë, nuk ndjej ndonjë lehtësim – Barça ishte shumë konkurruese”.

Përsa i përket pritshmërive për El Clasicon, Ancelotti shtoi: “Skuadra është entuziaste dhe e motivuar. Ka besim se mund t’ia dalim. Ndeshja e fundit kundër Barcelonës ishte më pak e komplikuar se të mëparshmet dhe kjo na jep besim. Në këtë lloj përballjesh duhet të mbrohemi mirë, sepse Barça të mban në gjysmëfushën tënde. Ne duhet të dimë si të shfrytëzojmë hapësirat që ata lënë pas”.

Një sfidë për titull, një përballje mes legjendash dhe një lamtumirë e ngrohtë nga një trajner që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e “Los Blancos”.

The post El Classico vendimtar: Ancelotti përjeton për herë të fundit supersfidën nga pankina e Real Madridit appeared first on Albeu.com.

Brazili s‘heq dorë nga Ançeloti, Federata rinis negocitat për Botërorin 2026
Ronaldo pak ditë më parë tha se Ançeloti në Brazil nuk ishte një fantazi e medieve pasi kishte qenë vetë ai që kishte bërë ndërmjetësin mes palëve, por më pas asgjë nuk u finalizua pasi Reali kishte vendosur veton duke mbajtur trajnerin në “Bernabeu”.

Sipas “New York Times” Federata Braziliane e Futbollit, në alarm pas shfaqjes horror të ekipit në ndeshjen me Argjentinën, ka rinisur kontaktet me teknikun italian, i cili konsiderohet si njeriu i duhur për të rikthyer pesë herë kampionët e botës aty ku e meritojnë.

Presidenti i rizgjedhur i Federatës në fjalë, Ednaldo Rodrigues, prej kohësh i ka vendosur vetes si qëllim për të afruar Ançelotin.

Rodrigues kishte premtuar që ta merrte Ançelotin që në qershor të 2024-ës, por triumfi në Madrid bëri që gjithçka të mos konkretizohej.

The post Brazili s‘heq dorë nga Ançeloti, Federata rinis negocitat për Botërorin 2026 appeared first on Albeu.com.

Nga Spanja: Ancelotti ka vendosur të largohet nga Reali në fund të sezonit
Carlo Ancelotti dhe Real Madrid janë gati të thonë lamtumirë. Sipas asaj që raportoi “Radioestadio Noche” në Onda Cero, pavarësisht se kontrata skadon në vitin 2026, trajneri ka vendosur të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, pavarësisht rezultateve që arrin të marrë.

Pasi kishte jetuar dy eksperienca të mrekullueshme në Madrid që e bënë atë trajnerin më të suksesshëm në historinë e Los Blancos, “Mbreti Charles” do ta konsideronte të përfunduar ciklin e tij në krye të Merengues dhe do të planifikonte të ardhmen e tij larg Spanjës.

Të lëmë pas vitet 2013-2015 me pushtimin e “Decima” dhe ato të vitit 2021 që e rikthyen klubin drejt suksesit në Evropë pas tre Champions League radhazi të vendosura në bord nga Zidane sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, por tani duket se ka ardhur koha që Ancelotti të vazhdojë përpara.

Emri i tij ishte lidhur së fundmi me pankinën e Brazilit, por nënshkrimi i rinovimit me Real Madridin në dhjetor 2023 kishte bërë që të zhdukej ideja e një ndryshimi. Një ndryshim që mund të arrijë në qershor.

Vendi i tij mund të merret nga Xabi Alonso. Për momentin ish-lojtari i Los Blancos është në sezonin e tij të tretë si trajner i Bayer Leverkusenit, por ideja për t’u rikthyer në Madrid e intrigon shumë. Një situatë që, pa zgjidhje të tjera, e vendos atë në krye të listës së trajnerëve që konkurrojnë për t’u bërë trashëgimtari i Ancelottit.

The post Nga Spanja: Ancelotti ka vendosur të largohet nga Reali në fund të sezonit appeared first on Albeu.com.

Ançeloti humb durimin: S’jam budalla, kjo është konferencë për shtyp, jo studio debati
Selta Vigo është rivali i radhës i Realit të Madridit, i cili pret ekipin galician në “Santiago Bernabeu” për të luajtur një ndeshje të vlefshme për Kupën e Mbretit.

Në prag të këtij takimi konferenca për shtyp e Karlo Ançelotit ka qenë një “show” më vete pasi trajneri italian është në pozita të vështirta pas kritikave të marra në formë pyetjeje nga gazetarët.

Pyetjes nëse është lënduar nga ndonjë kritikë, trajneri italian u përgjigj: “Nuk u vë veshin atë çfarë thuhet apo shkruhet pasi një ditë je budallai më i madh tjetrën të bëjnë më të mirin e botës. Eksperienca e akumuluar ndër vite më jep ekuilibrin e duhur që të mos ndihkohem nga ajo çfar thuhet. Unë mendoj se nuk jam më i miri, por gjithashtu mendoj se s’jam as më budallai”.

Më tej gazetarët e pyetën se si mund të menaxhohej një situatë e tillë pas një humbjeje aq të thellë në Superkupë përballë rivalit historik. “Futbolli prandaj është kaq i bukur pasi pas një takii për tu harruar mund të bësh një të mirë dhe gjithçka lihet pas krahëve. Edhe ne kemi mundësi që të harrojmë gjithçka nëse nesër bëjmë një ndeshje të mirë përballë Seltës”, pohoi tekniku italian.

The post Ançeloti humb durimin: S’jam budalla, kjo është konferencë për shtyp, jo studio debati appeared first on Albeu.com.

Kupa e Mbretit, Ancelotti: Të shkojmë në finale
Të hënën do të jetë radha e Real Madridit në Kupën e Mbretit, pikërisht në fazën e 32-të kundër Minera-s. Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së planifikuar, trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti deklaroi: “Si ta përballojmë? Me entuziazmin e zakonshëm, është një kompeticion i rëndësishëm. Nuk është më i përshtatshmi për sezonin, por ne do të respektojmë fanellën dhe kundërshtarin”.

A mund të bëhet problem kompeticioni? “Unë mendoj se nuk do të jetë problem për sa kohë që jemi brenda në Kupë. Është problem kur largohemi, sepse Madridi përpiqet të luftojë në të gjitha garat. Problemi është nëse largohemi nga kompeticioni. Dy vite më parë shkoi shumë mirë, të luash finalen e këtij kompeticioni është shumë bukur dhe synimi është të shkojmë në finale, si gjithmonë”.

Penalltitë dhe ndryshimi i politikës: “Nuk më pëlqen që bëmë gabime. Edhe unë dua të na sqaroj këtë çështje. Do ta sqaroj para ndeshjes… mund të jetë Vini, Mbappé, Jude, Arda Güler. Është një aspekt teknik që është shumë i ndërlikuar për t’u menaxhuar. Ka gjuajtës të mirë, por ajo që ndryshon është ambienti në stadium”.

The post Kupa e Mbretit, Ancelotti: Të shkojmë në finale appeared first on Albeu.com.

Fifa Best Awards: Vinicius, futbollisti më i mirë i vitit 2024
Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr (Brazil) fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2024 në FIFA Best Awards, në Doha.

Vinicius mori çmimin në Doha, në prag të finales së Kupës Ndërkontinentale mes Real Madridit dhe skuadrës meksikane Pachuca.

Trajneri më i mirë është shpallur Carlo Ancelotti, që feston së bashku me Vinicius.

Ja të gjitha çmimet e dhëna:

Lojtari më i mirë – Vinicius (Real Madrid)

11-shja më e mirë(meshkuj): Martinez; Carvajal, Rudiger, Ruben Dias, Saliba; Bellingham, Rodri, Kroos; Yamal, Haaland, Vinicius.

Trajneri më i mirë – Carlo Ancelotti (Real Madrid)

Portieri më i mirë – Emiliano Martinez (Aston Villa)

Çmimi Puskas – Alejandro Garnacho (në Everton-Manchester United)

11-shja më e mirë(femra): Alyssa Naeher; Irene Paredes, Ona Batlle, Lucy Bronze, Naomi Girma; Aitana Bonmati, Lindsey Horan, Gabi Portilho, Patri Guijarro; Caroline Graham Hansen, Salma Paralluelo

Portierja më e mirë – Alyssa Naeher (Chicago Red Stars)

Trajnerja më e mirë – Emma Hayes (Chelsea/SHBA)

Fifa Marta Aëard – Marta (në Brazil-Xhamajka)

Futbollistja më e mirë – Aitana Bonmati (Barcelona)

Çmimi FIFA Fair Play – Thiago Maia (Internacional)

The post Fifa Best Awards: Vinicius, futbollisti më i mirë i vitit 2024 appeared first on Albeu.com.

Champions, Ancelotti: E vështirë të renditemi mes tetë më të mirave
Pas dy humbjeve radhazi në Champions League, Reali i Madridit reagoi duke fituar 3-2 në transfertë përballë Atalantës.

“Ky sukses na lejon të shikojmë përpara me një pozitivitet më të madh. Hyrja mes tetë më të mirave mbetet ende e komplikuar. Jemi shumë të lumtur. Kjo fitore shkon përtej tre pikëve”.

Ne ofruam versionin tonë më të mirë, duke ditur të luftojmë dhe të vuajmë. Dëmtimi i Kylian nuk duket të jetë serioz.

Fatkeqësisht, mungesat janë të shumta, kjo nuk na lejon të performojmë në mënyrën më të mirë. Atalanta na bëri të vrapojmë shumë”, ka deklaruar pas ndeshjes trajneri i Realit, Carlo Ancelotti.

The post Champions, Ancelotti: E vështirë të renditemi mes tetë më të mirave appeared first on Albeu.com.

Valverde super si anësor, Ancelotti: Më i miri në botë
Misioni i realizuar për Real Madridin, i cili mundi Leganes 3-0 dhe tani është vetëm 4 pikë pas Barcelonës me një ndeshje për t’u rikuperuar. Këto janë fjalët e Carlo Ancelottit në konferencë:

“Ishte një ndeshje e mirë, nga fillimi në fund. Pashë një ekip solid dhe të koncentruar. Ndryshuam pak pozicionin e sulmuesve: Mbappé mbeti në krahun e majtë, ku ai bëri mirë, dhe Vinicius në brendësi”.

“Ata bënë shumë mirë dhe duhet theksuar loja e Vinit te goli që zhbllokoi sfidën. Më pas ne kontrolluam gjithçka shumë mirë, duke konfirmuar ndjenjat e mira pas ndeshjes kundër Osasuna, jemi më kompakt, të koncentruar. Gjërat po shkojnë mirë”.

“Valverde në krahun e djathtë? Ai bëri shumë mirë. Ashtu si Asencio, i cili luajti me pjekuri. Më pëlqeu shumë. Valverde… është një lojtar krahut fantastik (qesh). Pas Carvajal dhe Lucas Vázquez ai është më i mirë në botë. Problemi i tij është se mund të luajë në këtë nivel në shumë role dhe problemi i trajnerit është të zgjedhë rolin më të mirë për ekipin. Por më pëlqeu, ai ka shpejtësi të jashtëzakonshme. Do të shohim nëse Lucas dhe Tchouameni mund të rikuperohen. Nëse jo, ne do të marrim vendime”.

The post Valverde super si anësor, Ancelotti: Më i miri në botë appeared first on Albeu.com.

Ançeloti: “Topin e Artë” e fituam më 1 qershor, jemi të mërzitur për atë çfarë po ndodh në Valencia
Në vigjilje të ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Milanit, Karlo Ançeloti u pyet edhe një herë për çështjen e “Topit të Artë”.

Kësaj here italiani preferoi që të mbyllte argumentin duke risjellë në vëmendje situatën e rëndë që po kalon rajoni i Valencias për shkak të përmbytjeve.

“Për ne ai argument është mbyllur tashmë. Vinicius nuk është i mërzitur për ’Topin e Artë’, por për atë çfarë ka ndodhur në Valencia. Mendoj se përballë situatave të tilla mendon se sa të pafuqishëm jemi”, tha trajneri italian, i cili tha se fitorja më e rëndësishme për skuadrën e tij ishte ajo e marrë në fushë përball Borusias së Dortmundit.

Përballë katastrofës që ka prekur një pjesë të mirë të Spanjës, italiani tha se edhe bota e futbollit duhet të ishte më solidare.

“Mendoj se nuk duhet që të zbrisnim në fushë për të luajtur”, tha italiani.

The post Ançeloti: “Topin e Artë” e fituam më 1 qershor, jemi të mërzitur për atë çfarë po ndodh në Valencia appeared first on Albeu.com.