Analize e DW Archives - Albeu.com

“Abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorim dhe shtrirje masive të korrupsionit”, DW: Protesta e opozitës për rrëzimin e qeverisë Rama
Protestë e opozitës në Tiranë, e cila e akuzon qeverisjen socialiste për abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorime dhe shtrirje masive të korrupsionit.

Mbështetës të opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike (PD) më e madhja në opozitë në Shqipëri, zhvilluan mbrëmjen e të enjtes, (07.07) një protestë paqësore prej më shumë se 2 orësh, ku i kërkuan qeverisë Rama të japë dorëheqjen për shkak të rritjes së çmimeve, krizës ekonomike dhe skandaleve të korrupsionit, të publikuara në të përditshmet e kryeqytetit, ku ditët e fundit kryeson ai inceneratorëve

Opozita e akuzon qeverisjen socialiste për abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorime dhe shtrirje masive të korrupsionit. Në Strukturën e Posaçe Anti-Korrupsion, (SPAK) opozita ka bërë denoncime të shumta, sidomos për marrëveshje korruptive koncesionare të nënshkruara nga qeveria. Shqipëria po përjeton rrritje çmimesh të produkteve ushqimore bazë dhe karburanteve për shkak të luftës në Ukrainë dhe agresionit rus ndaj saj. Qytetarët shqiptarë ndihen të pasigurtë ekonomikisht.

Protesta e mbrëmshme u thirr nga ish-kryeministri dhe ish-presidenti Berisha, kryetar i “Grupimit të Rithemelimit”, që mori kontrollin e PD, pas një vendimi Gjykate të Shkallës së parë, që tanimë është ankimuar në Gjykatën e Apelit, nga grupi tjetër i PD, i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj. Në maj të vitit të kaluar ish-kryeministri Berisha u shpall „persona non grata” nga qeveria amerikane për “akte korruptive që kanë minuar demokracinë në Shqipëri” gjatë mandatit të tij si kryeministër 2005-2013.

Në protestë mori pjesë edhe Partia „Lëvizja Socialiste për Integrim”, që për nga elektorati zë vendin e tretë në Shqipëri, pas dy partive të mëdha kundërshtare, PS dhe PD, që në 30 vitet postkomuniste kanë bërë rotacionin e pushtetit. Në një podium që kishte në sfond parullën ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?” oratorët morën fjalën para disa mijëra protestueve. Ata u fokusuan tek korrupsioni, keq-qeverisja, niveli i rritur i varfërisë dhe largimi nga Shqipëria drejt vendeve të BE, SHBA apo Kanadasë, i rinisë dhe qytetarëve të kualifikuar në profesione të ndryshme.

Ish-kryeministri Berisha në fjalën e tij deklaroi se protestat nuk do të ndalen derisa „Rama të mos jetë më kryeministër.” “Edi Rama, nga ky shesh, në emër të qytetarëve shqiptarë, ju bëj thirrje që të ndaloni hajdutët dhe të largoheni. Shqipëria është në rrezik, sepse e ardhmja e saj është në rrezik. Një komb që lind, rrit fëmijë për t’u bërë emigrantë, është një komb pa rini, pa të ardhme. Rama dhe politikat që ai ka ndjekur kanë sjellë largimin e 540 mijë shqiptarëve nga vendi në pesë vjet”, theksoi Berisha para protestuesve.

Protestë paqësore, pa asnjë incident

Protesta e mbrëmshme e opozitës është e para pas asaj për zgjedhjet parlamentare 2021, ku pati një pjesëmarje të konsiderueshme protestuesish. Ajo u mbyll pa asnjë incident. Në prag të fillimit të saj ambasadorja e SHBA, në Tiranë, Yuri Kim, e cilësoi protesën “një të drejtë të gjithë qytetarëve”.

“Me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, theksoi ajo pas një aktivitetit të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit than137 për DW se për të ruajtur rendin gjatë protestës u angazhuan rreth 1200 forca policore.

Dyert dhe dritaret e godinës së Kryeministrisë, përballë të cilës ishte vendosur podiumi ishin të blinduara për t’i ruajtur nga ndonjë sulm i mundshëm. Protesta e mbrëmshme është e para që ish-kryeministri Berisha organizon pas rimarrjes prej tij të drejtimit të “Grupit të Rithemelimit ” të PD, në krye të të cilit ai erdhi me zotimin që do ta rikthejë PD në pushtet. Partia Demokratike ende mbetet e përçarë keqazi, e ndarë në dy grupe kundërshtare. Megjithë pjesëmarrjen e konsiderueshme mbështetësit e grupimit kundërshtar, të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, kryetar i grupit parlamentar të PD, nuk morën pjesë në protestë./DW

The post “Abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorim dhe shtrirje masive të korrupsionit”, DW: Protesta e opozitës për rrëzimin e qeverisë Rama appeared first on Albeu.com.

DW/ “Po” Ukrainës, por BE nuk është e aftë aktualisht për zgjerim
Komisioni Evropian u ngrit mbi veten, i la dyshimet mënjanë, edhe ato të justifikuara dhe do t’i hapë Ukrainës derën për një anëtarësim të mëvonshëm. Në situatën aktuale kjo është e vetmja gjë e duhur, ai vepron politikisht, tregon përgjegjësinë europiane dhe nuk i ikën një pozicionimi të qartë.Që do të thotë: ne e duam Ukrainën pjesë të bashkësisë sonë.

Brukseli dërgon me rekomandimin një sinjal të qartë në drejtim të Moskës, dhe një mesazh haptas kundër revizionizmit historik të Putinit. Lordi i luftës ia heq të drejtën e ekzistencës Ukrainës si shtet dhe dëshiron ta bëjë atë pjesë të një perandorie të madhe fantaste. Nëse BE nuk do ta hapte derën, për sunduesin në Kremlin ky do të ishte një triumf sipas devizës: Shikoni, perëndimi nuk ju do. E për këtë arsye ju jeni pjesë e jona.

Edhe më i rëndësishëm sinjali është për Kievin

Parë nga ana gjeopolitike, me vështrim nga e ardhmja e Europës, dhe një rendi botëror pak a shumë të bazuar në rregulla, KE nuk mund të vendoste ndryshe. Mbetet të shpresohet, se grindjet e disa vendeve anëtare nuk e shkatërrojnë imazhin e unitetit. Deri në samitin pas një jave, Austria ka kohë të verifikojë prioritetet e saj dhe të lerë mënjanë dyshimet bazë për anëtarësime të tjera. Frika për kostot e efekte të tjera këtë moment duhet të kalojë në rang të dytë.

Në këtë situatë të rëndë, Ukraina dhe qytetarët e saj kanë nevojë për çfarëdolloj mbështetjeje. Këtu bëjnë pjesë armët, fondet, ndihma humanitare dhe mbështetja politike. Ftesa për në BE është sinjali më i rëndësishëm për njerëzit që luftojnë. Në luftimet në Maidan në dimrin 2013/2014 demonstruesit u mbuluan me flamuj blu të BE kundër qeverisë proruse të atëhershme. Shpresa për të hyrë në Europë, edhe pse është një rrugë e gjatë është motivim për shumë nga ata që i dalin ballë fushatës shkatërruese të Putinit që prej më shumë se tre muaj.

Edhe për presidentin Zelensky ky është një sinjal i rëndësishëm nga Brukseli. Ai u ka premtuar shumë qytetarëve të tij, dhe ata duhet të durojnë shumë duke kaluar nëpër udhën e përgjakshme dhe me lotë. Të paktën ai mund t’u ofrojë këtë, premtimin për një perspektivë të vërtetë europiane. Gjithçka tjetër do të kishte qenë katastrofë politike.

Ende ka kohë për reforma të brendshme

Sinjalet që dalin prej rekomandimit të Komisionit, duhet fillimisht të merren seriozisht brenda BE. Në komentet ndërkombëtare, që lëvdojnë vendimin e Brukselit, reformat e nevojshme të BE përmenden vetëm shkarazi.

Por pikërisht këtu qëndron problemi në procesin e reformimit të shtyrë prej kohësh. BE nuk është në gjendje të pranojë Ukrainën ashtu si është e formësuar tani. Shumë procese vendimarrjeje janë bllokuar, prandaj duhet që më në fund të hiqet koncepti i vendimit unanim në çështje pafund. Kjo është urgjente, sepse pikërisht tani dështoi një direktivë për një tatim minimal të koncerneve ndërkombëtare, këtë herë për shkak të pretendimit hungarez.

Emmanuel Macron si reformator?

Pa marrë parasysh që bllokuesit, antidemokratit dhe mikut të Putinit, Viktor Orban duhej që t’i hiqej e drejta e votës dhe të kalohej në bankinën e rezervës, edhe qeveria në Poloni duhet të mendohet, kush dhe çfarë do të jetë: Shantazhuese në këshillat ministerialë të BE apo luftëtare për mbështetjen e Ukrainës dhe anëtarësimit të mëvonshëm të saj.

Një nga figurat e njohura në BE duhet tani të marrë në dorë procesin e vonuar të reformimit. Për fat të keq Berlini duket në këtë pikë sikur është përshëndetur, mbetet vetëm presidenti francez. Nëse Emmanuel Macron nuk duhet të luftojë në politikën e brendshme, mundet që një pjesë të angazhimit të tij t’ia kushtojë reformimit të brendshëm të Europës. Ai e di më mirë se çdokush tjetër: Europa nuk mund të mbetet kështu siç është, nëse do të ketë një të ardhme, për disa vite edhe me Ukrainën./DW

The post DW/ “Po” Ukrainës, por BE nuk është e aftë aktualisht për zgjerim appeared first on Albeu.com.