Analiza e REL Archives - Albeu.com

“Perëndimi, i lodhur nga agresioni”, Analiza e REL: Gjashtë muaj luftë… pesë gjërat që duhen rishikuar në luftën Rusi-Ukrainë
Pak para agimit të 24 shkurtit, gjithçka ndryshoi: për Ukrainën, para së gjithash, por edhe për Rusinë. Gjërat gjithnjë e më shumë po ndryshojnë edhe për pjesën më të madhe të Evropës sa i përket paqes dhe prosperitetit që ka mbretëruar që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pushtimi rus – një përshkallëzim nga lufta në shkallë më të ulët që po vazhdonte në lindje të Ukrainës që nga viti 2014 – ishte i paparashikuar nga shumë njerëz.

Përjashtim këtu bënin Shtetet e Bashkuara, shteti që paralajmëroi se diçka e tillë mund të ndodhte.

Gjashtë muaj pas kësaj, konflikti tani është shndërruar në një luftë shkatërruese, sipas ekspertit ushtarak, Lawrence Freedman.

Ai e përshkroi kështu luftën: “Dy boksierë të dehur, duke shkëmbyer goditje pas goditjeje, por të paaftë për të nokautuar kundërshtarin”.

Por, cilat janë shanset që të ketë një ‘nokaut’ në ditët, javët apo muajt në vijim?

Kjo mund të varet shumë se çfarë ndodh jashtë ringut të boksit, aq sa edhe nga ajo që ndodh brenda tij.

“Në gjashtë muajt e ardhshëm, lufta ka të ngjarë të hyjë në një fazë të zierjes, me humbje ekonomike dhe ushtarake që do të shterojnë të dyja palët”, tha Maria Shagina, hulumtuese për sanksionet ekonomike, standardet dhe strategjinë në Institutin Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike në Berlin. “Bisedimet për gjetjen e një kompromisi do të bëhen më të zëshme”.

Më poshtë mund të mësoni për pesë gjërat që duhet shikuar në të ardhmen e afërt dhe të largët:

Janë ekonomitë, natyrisht

Në parashikimin e fundit, të publikuar më 17 gusht, Ministria e Ekonomisë së Rusisë parashikoi se Bruto Prodhimi Vendor do të tkurrej për 4.2 për qind deri në fund të vitit dhe se inflacioni do të jetë 13.4 për qind.

Këto dhe parashikimet e tjera janë më të mira sesa parashikimet paraprake të bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera që kanë parashikuar tkurrje të ekonomisë ruse.

Tkurrja ende mund të ndodhë.

Bankës Qendrore të Rusisë i është besuar një veprim i shpejtë dhe efektiv për të zbutur efektet e sanksioneve perëndimore që u vendosën pas pushtimit të 24 shkurtit.

Por, për shumë ekspertë, sanksionet ende nuk kanë prekur plotësisht ekonominë. Ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit, ngrirja e tregut të kredive, mbyllja e tregjeve të huaja, bllokimi i importeve, rritja e papunësisë, mungesa e mallrave të konsumit: Ndikimi i plotë i sanksioneve pritet të vërehet gjatë muajve të ardhshëm.

“Gjerësia dhe ashpërsia e këtyre veprimeve ndryshojnë shumë dhe efektet e plota të tyre në ekonominë ruse ende nuk po vërehen plotësisht, siç janë implikimet e lidhura me aktivitetin ekonomik me shtetet e tjera”, tha Chad Brown, ekonomist dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin për Ekonomi Ndërkombëtare, Peterson, me seli në Uashington.

“Cilësia dhe sasia e mallrave të konsumit që janë të qasshme, madje e produkteve ushqimore, do të bien. Inflacioni do të godasë edhe më tej pagat. Fabrikat në mbarë vendin do të ndalin punën dhe punëtorët ose do të largohen nga puna ose do të pezullohen”, tha Daniel Treisman, politolog dhe ekspert mbi politikat ruse në Universitetin e Kalifornisë.

“Kjo pritet që të gjenerojë pakënaqësi, që mund të ketë ndikim negativ, shto këto edhe ndjenjën se lufta po shkon keq, nëse vërtetë është kështu”, shtoi ai.Dhe më pas është ekonomia e Ukrainës. E shkatërruar nga sulmet ruse, Bruto Prodhimi i Brendshëm i Ukrainës do të tkurret përgjysmë, sipas Bankës Botërore.

Këto vlerësime pritet të përkeqësohen për aq kohë sa vazhdojnë luftimet.

Eksportet bujqësore, që ishin të ndaluara deri vonë për shkak të bllokadës ruse në portet ukrainase në Detin e Zi, kanë rifilluar rishtazi.

Deficiti buxhetor i Qeverisë në muajin maj arriti në 4 miliardë dollarë. Ndërkaq, në qershor deficiti u rrit në pothuajse 6 miliardë dollarë.

Shtetet perëndimore dhe institucionet financiare kanë premtuar miliarda euro mbështetje për buxhetin e Ukrainës, por vetëm një pjesë e kësaj shume të premtuar deri më tani i është dhënë Ukrainës, kanë thënë nga Instituti për Ekonomi Botërore, Kiel, me seli në Gjermani.

Aftësia e Ukrainës që të ketë qëndrueshmëri fiskale dhe të jetë funksionale, teksa vazhdon të financojë luftën, do të varet në një masë të madhe nga gatishmëria e shteteve perëndimore që të hapin kuletat e tyre.

Në maj, kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha se rindërtimi i shtetit pas përfundimit të luftës do të kushtojë përafërsisht 750 miliardë dollarë.

Ky vlerësim mund të merret për bazë nëse lufta nuk vazhdon pafundësisht.

Dimri po vjen

Javën e kaluar, shumë shtete evropiane u shtangën pasi gjiganti shtetëror rus i gazit, Gazprom, papritur njoftoi për planet e një ndalimi treditor të furnizimeve përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore.

Me sa duket, shkaku i ndërprerjes ishte “mirëmbajtja”. Por, ky njofton pasoi një ndërprerje të mëhershme 10-ditore të furnizimeve me gaz, që ngadalësoi përpjekjet e konsumatorëve evropianë për të mbushur rezervat e gazit para stinës së dimrit. Po ashtu, njoftimi i Gazpromit rriti shqetësimet se Kremlini me të vërtetë po synon që përdor pozicionin e tij dominues si furnizuesi kryesor i gazit për Evropën – por edhe i naftës, në një nivel më të ulët – për të ndëshkuar bllokun evropian për mbështetjen që po i jep Ukrainës dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.Disa shtete evropiane mund të përballen me një situatë të vështirë gjatë dimrit. Gjermania po tenton që të ulë konsumin e energjisë dhe po i kërkon ndërtesave publike që të ulin termostatet. Po ashtu, po kërkon që pishinat dhe palestrat sportive të mos përdorin ujë të ngrohtë si dhe po e shqyrton mundësinë që t’i riaktivizojë centralet bërthamore për të prodhuar energji.

“Na pret një dimër mjaft kritik”, tha ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, gjatë vizitës në Kanada së bashku me kancelarin Olaf Scholz. “Ne duhet të presim që [presidenti rus, Vladimir] Putin të zvogëlojë edhe më shumë furnizimet me gaz”, shtoi ai, sipas Bloomberg.

Trupi ekzekutiv i Bashkimit Evropian u ka bërë thirrje shteteve anëtare që të përgatiten për një ndërprerje të plotë të furnizimeve me gazin rus.

Megjithatë, disa ekspertë theksojnë se Rusia po ashtu varet nga Evropa për të shitur gazin dhe për të gjeneruar të ardhura nga eksporti, diçka që Kremlini ka shumë nevojë, edhe për të mbrojtur ekonominë nga tkurrja, por edhe për të vazhduar financimin e luftës. Të ardhurat nga eksporti mund të pengojnë gatishmërinë e Gazpromit që të urdhërojë ndërprerjen e plotë të furnizimeve.

“Kremlini është i vetëdijshëm që ka hapësirë të kufizuar për të përfituar nga furnizimet e energjisë, veçanërisht të gazit”, tha Shagina. “Nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia që Gazpromi të ndërpresë krejtësisht furnizimet me gaz për Evropën. Por, ka shumë të ngjarë që kjo strategji po përdoret për të nervozuar shtetet evropiane duke zvogëluar furnizimet me gaz pa njoftim paraprak”.

Politika lokale

Para 24 shkurtit, Volodymyr Zelensky – që kishte korrur fitore bindëse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 – po përballej me rënie të popullaritetit. Ukrainasit ishin zemëruar me udhëheqjen e tij mes shqetësimeve se shteti nuk po bënte mjaftueshëm për të luftuar korrupsionin dhe për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të vendit, që kishte nisur më 2014.

Që nga pushtimi i Rusisë, popullariteti i Zelenskyt është rritur. Sondazhet e realizuara në maj treguan se pothuajse 90 për qind e ukrainasve kishin mendim pozitiv për lidershipin e tij; 85 për qind e të anketuarve deklaruan se ata i besonin plotësisht atij si president. Megjithatë, mbështetja për partinë e tij, sipas sondazheve, ishte jashtëzakonisht më e ulët.

“Kjo është një mbështetje e bazuar në politikën e tij, guximin dhe aftësinë për të fituar mbështetje perëndimore për Ukrainën, veçanërisht për marrjen e furnizimeve me armë”, tha Orysia Lutsevych, menaxhere e Forumit për Ukrainën në Programin e Rusisë dhe Euroazisë në Chatham House në Londër. “Retorika dhe veprimet e Zelenskyt janë në përputhje të plotë me mënyrën sesi ukrainasit e imagjinojnë fitoren ndaj Rusisë”. Megjithatë, ajo tha se ukrainasve dikur do t’iu humbë durimi, veçanërisht nëse lufta vazhdon dhe dimri bëhet sfidues.

“Ukraina është si një anije gjatë një stuhie që duhet të riparohet në mënyrë që të mos fundoset”, tha ajo. “Ky dimër do të jetë shumë i vështirë për shumë familje dhe kjo mund të krijojë presion politik. Por, për aq kohë sa zgjat faza e luftës aktive, të gjithë lojtarë kryesorë politikë që janë aktualisht, do të jenë të përqendruar në përpjekjet e luftës dhe nuk do të sfidojnë Zelenskyn. Shoqëria mbetet e bashkuar karshi armikut të jashtëm”.

Por, për Putinin llogaritë janë më ndryshe.

Edhe para pushtimit, Kremlini nisi gradualisht të shtypte shoqërinë civile ruse, mediat e pavarura dhe këdo që nuk pajtohej me politikën ruse. Pas 24 shkurtit, rrëshqitja e Rusisë drejt autoritarizmit të plotë u përshpejtua, teksa qytetarët u burgosën vetëm për faktin se bënë pyetje rreth luftës në Ukrainë, ose e kritikuan atë.

Por, Kremlini ende është i ndjeshëm ndaj opinionit publik. Një numër i rajoneve ruse do të mbajnë zgjedhje për guvernatorë në javët në vijim, por administrata presidenciale e Putinit ka ndërmarrë masa që të sigurohet që kandidatët e saj të preferuar do të dalin të parët dhe këto përpjekje të Kremlinit janë sfiduar pak nga publiku.

“Sërish, Kremlini do të reagojë ashpër ndaj çdo proteste”, tha Treisman. “Por, sa i përket aspektit ekonomik, ata mund të ndihen më të kufizuar pasi e dinë se një shumicë e madhe e rusëve ndajnë të njëjtën pakënaqësi. Shtypja e protestave për çështjet ekonomike, mund t’i shndërrojë ata në martirë. Kështu që gjërat do të komplikohen edhe më shumë”.

“Nuk pres që kjo, në terma afatshkurtër, të paraqesë ndonjë kërcënim të rëndësishëm politik për Kremlinin, por megjithatë as këtë mundësi nuk mund ta përjashtojmë”, tha ai. “Në çdo rast, menaxhimi i trendëve të përkeqësuar ekonomikë, i opinionit publik, dhe ndoshta edhe pozicioni ushtarak do të kërkojë më shumë aftësi dhe kujdes. Kjo nuk do të jetë e lehtë”.

Perëndimi, i lodhur nga lufta

Në Gjermani, Scholz po përjeton rënien e popullaritetit në nivelet më të ulëta qëkur mori detyrën e kancelarit në dhjetor.

Në Britani, Partia Konservatore në pushtet po përpiqet të gjejë zëvendësuesin e kryeministrit, Boris Johnson, i cili dha dorëheqje nga udhëheqja e Qeverisë, teksa paralajmëroi po ashtu për mungesë të gazit për ngrohjen e shtëpive për shkak të ndërprerjes së mundshme të gazit nga Rusia.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara për vite me radhë kanë qenë furnizuesi më i madh i Ukrainës për armatim dhe furnizimet janë rritur në mënyrë dramatike qëkur nisi pushtimi: nëntë miliardë dollarë pajisje ushtarake që nga 24 shkurti.Por, popullariteti i presidentit amerikan, Joe Biden, ka rënë kryesisht për shkak të pakënaqësisë së amerikanëve me rritjen rekorde të inflacionit, të çmimeve të karburanteve dhe për shkak të kufizimeve kundër COVID-19. Lideri amerikan mund të përballet edhe me humbjen e kontrollit të Kongresit nga Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve të nëntorit.

Një numër gjithnjë e më i madh i ekspertëve kanë paralajmëruar se mbështetja perëndimore për Ukrainën vihet në rrezik nëse lufta zgjatet më shumë. Ky rrezik do të dyfishohet nëse gjatë këtij dimri do të ketë ndërprerje të mëdha të energjisë në Evropë apo nëse do të ketë edhe ndonjë rritje të madhe të çmimeve të karburanteve në SHBA.

“Ky dimër do të testojë vendosmërinë e Evropës dhe do të tregojë se sa e madhe është lodhja nga lufta në Ukrainë”, tha Shagina. “Teksa problemet ekonomike rriten, Rusia do të tentojë të rrisë kostot për evropianët – duke mbjellë mospajtim dhe duke tentuar që të zvogëlojë ndihmën ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën”.

Në një sondazh të realizuar në maj, ku morën pjesë 8.000 të anketuar evropianë, Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë gjeti se shumica e evropianëve mbështesnin Ukrainën dhe sanksionet ndaj Rusisë, por ishin të ndarë për qëllimet afatgjata. Sondazhi gjeti se 35 për qind e të anketuarve donin që lufta të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërkaq 22 për qind shprehën mendimin se duhet që Rusia të ndëshkohet më shumë.

Në Suedi, Gjermani, Poloni dhe Finlandë, sondazhi gjeti se kishte një mbështetje të madhe të publikut për rritjen e shpenzimeve për ushtrinë.

Por, ky sondazh është realizuar tre muaj më parë.

Sa u përket amerikanëve, një sondazh i publikuar nga Këshilli i Çikagos për Çështje Globale, gjeti se 80 për qind e të anketuarve mbështesnin sanksionet ekonomike dhe diplomatike të SHBA-së kundër Rusisë, 72 për qind mbështesnin ofrimin e më shumë armëve dhe pajisjeve ushtarake Ukrainës dhe 71 për qind thanë se mbështesin ndihmën ekonomike për Ukrainën.

Edhe nëse Partia Republikane merr kontrollin e Kongresit në nëntor, mbështetja e fuqishme për Ukrainën ka shumë gjasa që të vazhdojë.

Paqe pa fitore

Gjëja më e rëndësishme që duhet shikuar në muajt e ardhshëm është: Kush do të fitojë?Në fushëbetejë, linjat e frontit kanë lëvizur pak në këto javët e fundit. Në rajonin lindor të Donbasit, forcat ruse pretenduan se kanë marrë të gjithë rajonin e Luhanskut dhe kanë sulmuar disa qytete kryesore, përfshirë Bakmutin. Por, mbrojtësit ukrainas, në masë të madhe, i kanë rezistuar mirë ofensivës ruse.

Një shpjegim për këtë është se Rusia po lëviz disa batalione taktike në jugperëndim, për t’u përgatitur për kundërofensivën ukrainase në rajonin e Hersonit.

Në Herson, forcat ukrainase, të armatosura me armë mjaft precize amerikane, të njohura me shkurtesën HIMARS, kanë goditur ura, depo municionesh, pika komanduese dhe caqe të tjera të rëndësishme. Një sërë zonash në Krime, gadishullin ukrainas që Rusia e okupoi më 2014, gjithashtu janë goditur, por Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Rusia po ashtu besohet gjerësisht se ka probleme të mëdha me personelin, teksa komandantët po kanë vështirësi që të zëvendësojnë radhët, pa shpalljen e një mobilizimi të përgjithshëm.

Pyetja e saktë, sipas analistëve, nuk është se kush do të fitojë, por: Si do të duket fitorja?

Për Ukrainën, përgjigja në këtë pyetje do të ishte rimarrja e kontrollit në tërë Donbasin, përfshirë edhe të pjesëve që kanë qenë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë që nga viti 2014, dhe marrja e kontrollit të Krimesë. Gjatë një adresimi në orët e vona të 10 gushtit, Zelenksy pyeti: “Kur do të përfundojë lufta?”

“Kjo pyetje realisht varet nga pyetja se sa humbje do të përjetojë Rusia. Sa më shumë humbje që përjeton okupatori, aq më shpejt ne do të mund të çlirojmë tokën tonë dhe të ofrojmë siguri në Ukrainë”, tha ai. “Për këtë duhet të mendojnë të gjithë ata që mbrojnë shtetin tonë dhe ndihmojnë Ukrainën: si të shkaktohen humbje të mëdha ndaj okupatorit në mënyrë që lufta të përfundojë më shpejt”.

Për Rusinë, përgjigja në këtë pyetje është më e ndërlikuar për faktin se Kremlini vazhdon të ndryshojë justifikimet e tij për nisjen e luftës.

Fillimisht justifikimi ishte “çmilitarizimi dhe denazifikimi”. Ky justifikim i referohen pretendimit të rremë të Kremlinit se Qeveria e Ukrainës udhëhiqet nga neo-nazistët, një pretendim që Moska e përdorur rregullisht që nga protestat e Maidanit të viteve 2013-2014, që kulmuan me rrëzimin nga pushteti të presidentit pro-rus të Ukrainës.

Justifikimi i dytë i referohet asaj që Moska tha se ishte një kërcënim serioz për sigurinë ruse nëse Ukraina do t’i bashkohej NATO-s, ose të lejonte aleancën që të vendoste trupa dhe armë në shtet.Por, Rusia po ashtu është justifikuar duke pretenduar se po kryhet “gjenocid” ndaj popullatës rusisht-folëse në lindje të Ukrainës, një pretendim që vazhdimisht është hedhur poshtë.

“Qëllimet e këtij operacioni janë të qarta dhe të definuara mirë: Ato janë për të ofruar siguri për Rusinë dhe qytetarët e saj, për të mbrojtur banorët në Donbas nga gjenocidi”, tha Putini gjatë konferencës së sigurisë në Moskë të mbajtur javën e kaluar.

Gjatë fjalimit të njëjtë, Putin tha se konflikti nuk ishte ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, por ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit. Ky pretendim është thënë hapur edhe nga shumë zyrtarë të lartë rusë.Në një shkrim, Freedman, profesor i Studimeve të Luftës në Kolegjin Mbretëror të Londrës, parashikoi se momentumi në luftë është në anën e Ukrainës.

“Pozicioni i ushtrisë ruse po përkeqësohet dhe mbështetja e Perëndimit për Ukrainën ende nuk është zbehur”, shkroi ai. “Prandaj, këto trende favorizojnë Ukrainën”.

Kremlini “duhet ta kuptojë se sa gjatë mund të vazhdojë të pretendojë se është në rrugën e fitores”, tha ai./REL

The post “Perëndimi, i lodhur nga agresioni”, Analiza e REL: Gjashtë muaj luftë… pesë gjërat që duhen rishikuar në luftën Rusi-Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Analiza e REL: E vërteta mbi zbulimin e naftës dhe gazit në Shqipëri
Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se ky vend gjendet pranë një zbulimi të madh të një vendburimi nafte, që, sipas tij, do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë dhe, në një shkallë më të vogël, të vetë Evropës, nuk është e para e tillë.

Deklarata të ngjashme, ai bëri edhe më herët, ashtu si edhe politikanë të tjerë të Shqipërisë.

“Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë, shumë të rëndësishëm në tokë, të gazit dhe naftës, që jo vetëm se do të ndikojë jashtë mase në të ardhmen e vendit tonë, por do të luajë një rol edhe në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama më 5 korrik.

Lajmi i tij u konfirmua më pas edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, e cila më 6 korrik tha:

“Kompania Shell po punon tashmë prej disa kohësh në Shqipëri dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit, që do të jetë një zbulim i madh”.

Si kryeministri Rama, ashtu edhe ministrja Balluku thanë se kompania ndërkombëtare, Shell, nuk jep të dhëna dhe shifra konkrete, por, sipas tyre, ajo deklaroi se “Shqipëria do të jetë një vend që do të prodhojë një sasi të rëndësishme nafte dhe gazi – e ndarë 60% për naftën dhe 40% për gazin.”

Zbulimi, me sa duket, i referohet fushës naftëmbajtëse të Shpiragut, që ndodhet në jug të Shqipërisë, rreth malit gëlqeror të Shpiragut.

Fusha u eksplorua për herë të parë në vitin 2001 nga kompania “Occidental Petroleum”, e cila më pas vendosi të mos e zhvillojë projektin e saj për shfrytëzim, pasi e gjykoi si jo të leverdishëm.

Qe nga ajo kohë, kompania Shell dhe investitorë të tjerë kanë shpenzuar dhjetëra miliona euro për shpimin e katër puseve provë, që shkojnë në më shumë se 6.000 metra thellësi, me shpresën për rezultate.

Më 23 janar të vitit 2019, kryeministri Rama dha po ashtu një lajm “inkurajues” për zbulimin e rezervave të naftës në Shqipëri.

“Edhe pak javë na ndajnë nga prova e së vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte”, shkroi Rama në Twitter.

Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL?Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte?Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020?

— Edi Rama (@ediramaal) January 23, 2019

Katër muaj më pas, më 24 maj 2019, kreu i ekzekutivit të Shqipërisë shkroi sërish se gjatë takimit me përfaqësues të kompanisë Shell, të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi dhe nafte në Shpirag.

Lajm fantastik për rritjen e nesërme ekonomike të vendit konfirmimi pozitiv i testimeve finale të kompanisë SHELL mbi nxjerrjen në treg të sasisë së naftës dhe të gazit të zbuluar në Shpirag? Kompania që hyri në Shqipëri në 2015 vijon investimet për zbulime burimesh të tjera?

— Edi Rama (@ediramaal) May 24, 2019

Kujtojmë se “Manas Petroleum”, një kompani tjetër, shpoi në të njëjtën zonë një pus provë, të njohur si ‘Shpirag 2’, në vitin 2012. Aksionet e kësaj kompanie më pas u blenë nga kompania Shell, e cila mori përsipër shpimet në vitin 2016, me puset provë: Shpirag 3 dhe 4.

Atëbotë, përkatësisht më 6 nëntor të vitit 2013, ish-kryeministri Sali Berisha komentonte zbulimin e naftës në pusin e Shpiragut si një zhvillim tejet të rëndësishëm për vendin, teksa deklaronte se “pas tre vjetësh studimi, u konfirmua gjetja e një burimi të rëndësishëm të ri nafte, të cilësisë së lartë, me një kapacitet fillestar pre 1.300 fuçish në 24 orë”.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë, eksperti i energjisë dhe ish-zëvendësministri i Energjetikës i Shqipërisë, Pajtim Bello, thotë se zona që i referohet kryeministri Rama, është një zonë perspektive e studiuar dhe e deklaruar si e tillë tash e sa dekada.

“Në këndvështrimin historik, Zona e Shpiragut ka qenë konsideruar me perspektivë nafte dhe gazmbajtëse. Në vitet 1975-1990 janë kryer punime gjeologjike dhe sizmike. Bazuar në këto punime, është kryer një pus prove dhe u përforcua bindja gjeologjike për ekzistencën e një strukture nafte dhe gazmbajtëseje. Por, vetëm deri këtu, sepse pas vitit 1990 u ndërprenë punimet”, thotë Bello.

Bazuar në këto punime, shton ai, kjo zonë iu kërkua Qeverisë shqiptare nga ana e kompanisë Shell dhe mes tyre u lidh një marrëveshje në vitin 2012.

“Në vitin 2014, Shell, pas disa punimeve gjeologo-sizmike, kreu një test prove dhe u bë publike se është mundësia e konkretizimit të një vendburimi nafte e gazi. Por, nuk janë dhënë shifra dhe detaje. Natyrisht, kryeministri Rama ka të dhëna te rezervuara dhe ne që kemi njohuri mbi zonën, kemi shpresuar për një vendburim të konsiderueshëm. Pa e mohuar meritën e madhe të Shell-it, unë deklaroj se meritë kanë gjeologët dhe sizmologët shqiptarë, të cilët punuan para viteve 1990 dhe konturuan idenë e një perspektive të qartë”, thotë Bello për Radion Evropa e Lirë.

Nafta u zbulua për herë të parë në Shqipëri pothuajse një shekull më parë, në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, që gjendet në juglindje të Shqipërisë, përkatësisht në Komunën e Fierit.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1991, disa kompani të huaja shpenzuan shuma të mëdha parash për të kërkuar naftë në tokën dhe detet në Shqipëri, por pa shumë rezultat.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, eksperti i energjetikës dhe bashkautor i studimeve mbi burimet hidrokarbure në Shqipëri, Stavri Dhima, thotë se zona e Shpiragut, prej kohësh, ka qenë vend i studimeve për kërkim-zbulimin e naftës e gazit.

Sipas tij, duhet pasur në konsideratë jo vetëm studimet që janë kryer deri në vitet ‘90 nga ana e institucioneve dhe kompanive shqiptare, por, po ashtu, edhe studimet e kryera gjatë periudhës 1998 deri 2005, përpara angazhimit të kompanive të huaja, si Petromanas dhe Shell, dhe më vonë.

“Ishte pikërisht marrëveshja e re hidrokarbure që u lidh në vitin 2009 me kompaninë zvicerane DWM Petroleum AG që rifilloi punimet e kërkimit në këtë rajon, punime që u konkretizuan me rezultat mjaft pozitiv të pusit Shpiragu-2 nga kompanitë Petromanas dhe Shell, dhe të cilat vazhdojnë edhe sot nga kompania Shell për konkretizimin e vendburimit të naftës dhe gazit të Shpiragut, për të cilin kemi besim të plotë se do të konkretizohet deri në fillimin e vitit tjetër, duke kaluar në fazën e shfrytëzimit”, thotë Dhima.

Megjithatë, ndikimi që do të ketë një zbulim i tillë në buxhetin e shtetit do të varet nga kostoja e prodhimit të naftës, ndërsa kjo e fundit, në një masë jo të vogël, pritet të varet nga aftësia e menaxhimit të autoriteteve publike në Shqipëri.

Përfitimet që Shqipëria ka nga nxjerrja e naftës në Patos-Marinzë arrijnë në afërsisht 15% mbi vlerën totale të naftës së nxjerrë./REL/

The post Analiza e REL: E vërteta mbi zbulimin e naftës dhe gazit në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Analiza e REL/ Çfarë rreziku paraqet mungesa e grurit në Kosovë
Fermerët në Kosovë parashikojnë që nga fushata e korrje-shirjeve të grurit të sigurohen rreth 50 për qind e kërkesave të popullatës për ushqim.

Për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike dhe shtrenjtimit të çmimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, ata nuk janë në gjendje të garantojnë sasi dhe cilësi të duhur.

Njëherësh, fermerët paralajmërojnë edhe vështirësi në furnizime nga importi për shkak të vazhdimit të luftës në Ukrainë, si dhe bllokimit të eksporteve nga Ukraina dhe Rusia.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë dhe lufta mes tyre ka shkaktuar çrregullime në tregje.

Procesi i korrjes së grurit në Kosovë ka filluar në fund të muajit qershor.

Isuf Cikaqi, drejtor në Departamentin për Politika Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, tha se në bazë të të dhënave preliminare, sasia e prodhimit të grurit do të jetë brenda mesatares nga 3500-4500 kilogramë për hektarë.

Ai tregon se pritet të korren rreth 70 mijë hektarë sipërfaqe të mbjellë me këtë kulturë. “Edhe sivjet rendimenti do të jetë brenda kësaj mesatare – por është ende herët të flasim pa përfunduar procesi i korrjes”, thekson ai.

Por, Pal Gjuraj, nga Shoqata e Bujqve Prodhues të Grurit te Kosovës, konsideron se kjo sipërfaqe është e pamjaftueshme për nevojat e popullatës së përgjithshme.

“Nuk pritet ndonjë rendiment, po flas për ditët e para të fillimit të korrjes. Pritet që për një hektar tokë, rendimenti të arrijë 3.500 kilogramë, ndërkaq vitin e kaluar kjo ishte mbi 4.200 kilogramë”, thotë ai, duke shtuar se me këtë sasi të rendimentit do të sigurohet rreth 50 për qind e kërkesave të popullatës.

Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë nevojat për këtë produkt për kokë banori janë 204 kilogramë, që i bie se në Kosovë duhet të harxhohen 410.000 tonë grurë.

Në vitin 2020, Kosova ka siguruar 341 mijë tonë grurë nga 80 mijë hektarë sipërfaqe të mbjella me këtë kulturë. Të dhënat për vitin e kaluar mungojnë.

Kasumi: Nëse vazhdon shtrenjtimi, do të zvogëlohen sipërfaqet me grurë

Fermeri Xhafer Kasumi nga Komuna e Vushtrrisë, sivjet ka kultivuar 24 hektarë tokë me grurë, njëmbëdhjetë hektarë më pak se vitin paraprak.

Për shkak të rritjes së çmimit të plehut artificial dhe derivateve të naftës, vjeshtën e kaluar ai thotë se e ka zvogëluar sipërfaqen e tokës së mbjellë me grurë.

Por, çmimet e këtyre produkteve kanë vazhduar të rriten edhe gjatë këtij viti. Kasumi thotë se do ta zvogëlojë sipërfaqen e tokës së mbjellë me grurë.

ruri duhet të plehërohet domosdo dy herë. Gjatë këtij viti 100 kilogramë pleh artificial kushtojnë 100 euro, krahasuar me vitin e kaluar kur kanë kushtuar 32 euro.

Për një hektar tokë të kultivuar nevojiten deri në 300 kilogramë pleh.

“Nuk di si do t’ia bëj. Mbi 6.000 euro më ka kushtuar vetëm plehërimi. Deri më tani ka korrur një pjesë të grurit dhe kur të përfundojë krejt, do ta llogaris a ia vlen të mbjell sivjet”, shprehet ai.

Rritet edhe çmimi i grurit

Shtrenjtimi i plehut artificial dhe naftës ka bërë që edhe çmimi i grurit në treg të jetë më i lartë.

Pal Gjuraj tregon se çmimi për një kilogram grurë kushton 30 centë edhe kjo vlerë, sipas tij, nuk është e leverdishme për fermerët. Vitin e kaluar çmimi për një kilogram grurë ka kushtuar 19 centë.

“Ne i bëjmë ftesë Qeverisë që të ndërmarrë hapa sa më të shpejtë, duke pasur parasysh që është sezon korrjesh jo vetëm te ne (Kosovë) por edhe në rajon, që të nisë të grumbullojë rezerva të grurit, përndryshe do të kemi vështirësi të jashtëzakonshme, sepse lufta ruse në Ukrainë do të ndikojë edhe tregun e Kosovës”, thotë Gjuraj.

Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se Kosova edhe sivjet do të varet nga importi.

Pasi në bazë të sasisë dhe cilësisë së grurit, ai llogarit se gjysma e nevojës së kërkesave të qytetarëve për këtë produkt nuk do të përmbushen.

Pushtimi rus i Ukrainës, sipas Rusinovcit, do të shtrenjtojë dhe do të vështirësojë edhe më tepër furnizimin me këtë produkt.

“Unë besoj se nga muaji shtator, përkatësisht tetor, ky çmim do të jetë dyfish më i lartë. Pra, është vit më i vështirë në raport me vitet e kaluara, sfidat janë shumë të mëdha. Dhe, nga janari mund të ballafaqohemi, mos të themi me pasiguri ushqimore, por sigurisht me çmime enorme të grurit. Dhe nga gruri më pas shtrenjtohen edhe produkte tjera ushqimore”, thekson Rusinovci.

Rusinovci: Lufta në Ukrainë vështirëson sigurimin e grurit

Rusia dhe Ukraina eksportojnë pothuajse një të tretën e grurit dhe elbit në botë.

Por, që nga nisja e pushtimit rus, miliona tonë grurë dhe drithëra të tjera janë bllokuar prej muajsh në portet e Ukrainës, duke shkaktuar shqetësime mbi krizën dhe rritjen e çmimeve në të gjithë botën.

Prodhimi botëror i grurit, orizit dhe drithërave të tjera pritet të arrijë në 2.78 miliardë tonë më 2022, 16 milionë tonë më pak se vitin e kaluar.

Kjo është hera e parë në katër vjet që ka rënë prodhimi i këtyre produkteve, tha Organizata e OKB-së për Ushqim dhe Agrikulturë.

Çmimet e grurit u rritën për 45 për qind në tremujorin e parë të këtij vitit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thuhet në indeksin e çmimeve të Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë.

Kosova nuk është shumë e varur nga importi i grurit nga Ukraina dhe Rusia, por vendet nga importohet ky produkt në Kosovë mund të kenë siguruar në këto shtete, thonë përfaqësues të shoqatës së bujqve dhe mullisëve.

Kosova sasinë më të madhe të grurit e importon nga shtetet e rajonit, përkatësisht nga Serbia. Për gjashtë muajt e këtij viti, sipas të dhënave të Doganës se Kosovës, vendi ka importuar 45 mijë tonë grurë, gjatë vitit 2021, 115 mijë tonë lloje të ndryshme të grurit dhe miellit dhe në vitin 2020, rreth 160 mijë tonë.

Serbia është shteti nga i cili Kosova importon sasinë më të madhe të grurit dhe miellit, pasuar nga Hungaria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina.

Për të ulur sasinë e importit të produkteve bujqësore dhe rritjen e rendimenteve Qeveria e Kosovës më 9 mars, ka ndarë 50 milionë euro për subvencionimin e sektorit të bujqësisë.

Vetëm për subvencionimin e grurit janë ndarë 474 euro për hektarë – përfshirë këtu shpenzimet e plehut dhe të naftës./ Marrë nga REL

The post Analiza e REL/ Çfarë rreziku paraqet mungesa e grurit në Kosovë appeared first on Albeu.com.