analiza e Birn Archives - Albeu.com

BIRN: Ujësjellësi i Himarës rrezikon të ardhmen e luginës së Shushicës
Në qendër të fshatit Kuç, që shtrihet në një luginë që gjarpëron mes maleve të Labërisë, një grusht burrash dhe aktivistësh mjedisorë u mblodhën të martën për të shprehur kundërshtitë e tyre ndaj punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Himarës – i cili devijon ujin e lumit të Shushicës, degë e Vjosës.

Ata janë pjesë e një grupi prej 54 banorësh të njësive administrative Brataj, Kotë dhe Kuç që së bashku me Qendrën për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri “Eco Albania” kanë ngritur padi në Gjykatën Administrative të Tiranës duke kërkuar anulimin e lejes së ndërtimit, anulimin e vendimit për vlerësimin paraprak të ndikimit në mjedis, si edhe anulimin e lejes për përdorim ujor nëntokësor.

Një prej banorëve që e ka nënshkruar padinë, Mit’hat Balilaj, 70 vjeç, nga fshati Kuç, i tha BIRN se devijimi i ujit do sillte katastrofë për komunitetin.

Është gjynah që të nxihet gjithçka këtu për një pikë ujë”, tha Mit’hati, ndërsa theksoi se uji ishte pasuria e tyre më e madhe. “Është shfarosje e komunitetit,” paralajmëroi ai.

“Djali im u kthye nga Gjermania për të ndërtuar një kompleks, por tani me lajmin e ujësjellësit i anuloi planet,” shtoi 70-vjeçari, ndërsa theksoi se “pa ujë nuk mund të bëjmë asgjë”.

Përgjatë luginës së Shushicës shtrihen rreth 30 fshatra të bashkisë Himarë dhe bashkisë Selenicë që preken nga projekti i devijimit të lumit të Shushicës për të furnizuar me ujë zonën bregdetare të Himarës. Banorët e këtyre komuniteteve pretendojnë se nuk kanë qenë prezent në asnjë prej takimeve konsultative për implementimin e projektit.

Ujësjellësi i ri i Himarës po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si pjesë e Programit të Rehabilitimit të Ujësjellësve Rural IV. Fondi nuk i përgjigj një kërkesë për koment nga BIRN mbi akuzat e banorëve të luginës deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ky projekt parashikon devijimin e ujit nga Lëpusha – burimi kryesor i Shushicës, drejt qytetit të Himarës dhe fshatrave të tjerë të vijës bregdetare për t’u shërbyer rreth 80 mijë banorëve dhe turistëve të shumtë që pushojnë në rivierën e Jonit gjatë muajve të verës.

Banorët e luginës pranojnë se të gjithë meritojnë të kenë furnizim me ujë të pijshëm, por kjo nuk duhet të bëhet në kurriz të komuniteteve të tjera.

“Këto projekte të devijimit të lumit nuk janë histori e re, janë diskutuar disa herë gjatë 50 viteve të fundit, por nuk është realizuar kurrë deri më tani për shkak të pasojave sociale dhe mjedisore”, u shpreh Astrit Balilaj, kryeplaku i fshatit Kuç.

Sipas kryeplakut edhe në projektet e mëparshme është konstatuar se uji i Shushicës me vështirësi plotësonte kërkesat e komunitetit të luginës dhe nuk mund të devijohej për të shuar vapën e bregut.

“Janë 30 fshatra të cilëve u prishet ekosistemi,” tha njëri prej banorëve të mbledhur të martën në Kuç, ndërsa shtoi se deri më tani ata kishin organizuar gjashtë protesta në mbrojtje të kauzës. “Në korrik-gusht këtu do thahet komplet nëse ata na marrin ujin”, shtoi ai i indinjuar.

Ekspertët dhe shkencëtarët që merren prej vitesh me studimin e ekosistemit dhe specieve që jetojnë ne ujërat e Vjosës dhe degët e saj, pohuan për BIRN se raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis i këtij projekti është i gabuar dhe i pabazuar në prova shkencore.

“VNM-ja është e gabuar dhe gjithashtu çorientuese”, tha Friedrich Schiemer, profesor nga Universiteti i Vienës.

Sipas të dhënave të organizatës mjedisore Eco Albania, raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) i kryer në vitin 2020 është një raport paraprak dhe i gabuar, i cili ka shërbyer edhe për lëshimin e lejes mjedisore nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Ky raport citon se në këto ujëra nuk ka specie të rralla të rrezikuara që janë regjistruar, por shkencëtarët që merren prej vitesh me studimin e ujërave të Shushicës raportojnë se në fakt ka qindra specie të rrezikuara në burim dhe në lumin e poshtëm.

Raporti gjithashtu gabimisht pretendon se projekti nuk ka ndërhyje me ndonjë zonë të mbrojtur, ndërsa ekspertët shprehen se tashmë kjo zonë është pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Olsi Nika, drejtues i organizatës Eco Albania thekson se lumi Vjosa u shpall park kombëtar së bashku me dy degët e tij, njëra nga të cilat është lumi i Shushicës.

“Mbrojtja që gëzon një park kombëtar, sipas ligjit për zonat e mbrojtura përjashton çdo zhvillim të një ndërtimi infrastrukturor, si projekti i ndërtimit të ujësjellësit”, tha Nika.

Vladimir Ganaj, inxhinier pyjesh dhe banor i luginë se vlerësoi burimin e Shushicës si një monument natyre.

Ai u shpreh se qeveria dhe vendimmarrësit po vinin në pikëpyetje të ardhmen e komunitetit.

“Të marrësh ujin e Shushicës është si të largosh mbretëreshën nga hojet e bletëve e t’i lësh të zënë miza”, tha Ganaj me keqardhje.

The post BIRN: Ujësjellësi i Himarës rrezikon të ardhmen e luginës së Shushicës appeared first on Albeu.com.

Analiza e BIRN: Qeveria shton rrogëtarët dhe koston në kurriz të taksapaguesve, po shkakton gropa buxhetore të fshehta
Numri i të punësuarve në sektorin publik në Shqipëri arriti në 186 mijë vetë në fund të qershorit të këtij viti, me një rritje prej gati 1,500 vetësh në krahasim me marsin, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të publikuara nga INSTAT të martën.

Shtimi i të punësuarve në shtet ka qenë i vrullshëm gjatë vitit të fundit dhe duket se lidhet me fushatën zgjedhore të socialistëve të vitit të kaluar për zgjedhjet parlamentare, të cilat socialistët i fituan mes akuzave për politizim drastik të administratës shtetërore.

Në fakt, në tremujorin e tretë të vitit 2020, të punësuarit në sektorin publik ishin 171 mijë vetë ndërsa në krahasim me atëherë, shteti ka shtuar afro 14 mijë vetë në bordero, një rritje masive prej 8%, rritje që duket se po përmbys dy dekada përpjekje për reformimin e sektorit publik si dhe po gërryen aftësinë e buxhetit të shtetit për të angazhuar fonde në investime publike.

Por shtimi i të punësuarve në sektorin publik duket se po shkakton në mënyrë indirekte edhe gropa buxhetore të fshehta, në formën e deficiteve të larta nëpër institucione të tilla si ujësjellës apo bashki, të cilat, në vend që të investojnë për të siguruar shërbimet publike bazë, si furnizim me ujë apo kanalizime, i shpenzojnë paratë duke shtuar të punësuarit për politikën famëkeqe të votave në këmbim të vendeve të punës.

Numri aktual i të punësuarve në sektorin publik prej 186 mijë vetësh është më i larti i shënuar që nga viti 2001, tregojnë statistikat e INSTAT. Shqipëria filloi procesin e shkurtimit të administratës publike në fillim të viteve 1990 pas rënies së komunizmit, si pjesë e tranzicionit drejt një ekonomie tregu. Në vitin 2013, numri i të punësuarve në sektorin publik ra në 163 mijë vetë, niveli më i ulët në histori. Kjo tendencë është përmbysur pas ardhjes në pushtet të koalicionit PS-LSI më 2013 dhe në veçanti, pas marrjes së pushtetit nga socialistët më vete në vitin 2017.

Shkurtimi i të punësuarve në shtet është gjithmonë një politikë e dhimbshme nga pikëpamja sociale dhe me plot kokëçarje për politikën por ajo shkakton efekt pozitiv afatgjatë të konsiderueshëm në ekonomi. Efekti i parë pozitiv është çlirimi i fondeve buxhetore nga ngarkesa e pagesave të pagave dhe transferimi i këtyre fondeve te investimet publike, të tilla si ujësjelljësa, kanalizime apo rrugë, gjë që nga ana e vet sjell përmirësim të shërbimeve publike dhe rritje ekonomike. Efekti i dytë është transferimi në sektorin privat të të punësuarve me eficencë të ulët të sektorit publik, gjë që i detyron këta të punësuar të kontribuojnë në ekonomi me eficencë më të lartë.

Popullsia e Shqipërisë ka qenë vazhdimisht në rënie përgjatë dy dekadave të fundit, gjë që sugjeron që në fakt, shkurtimi i të punësuarve në sektorin publik do të duhej të vijonte. Në vitin 1991, Shqipëria numëronte 3.2 milionë banorë, ndërsa popullsia u reduktua në 3 milionë më 2001 dhe 2.8 milionë më 2011. Sot nuk është e mundur të dihet me saktësi se sa është popullsia aktuale banuese, por është e gjithëpranuar se ajo është më e vogël se sa 2.8 milionë banorë. Për rrjedhojë, numri i të punësuarve në sektorin publik në krahasim me totalin e popullsisë është në rritje në një kohë që duhej të vinte në rënie.

Kostoja për taksapaguesit është gjithashtu e konsiderueshme. Në tremujorin e dytë të këtij viti, paga mesatare bruto në sektorin publik ishte 68 mijë lekë. Të 14 mijë të punësuarit shtesë të qeverisë kushtojnë afro 8 milionë euro në muaj ose 93 milionë euro në vit. Me kaq para do të mund të rindërtoheshin 50 shkolla në vit apo të ndërtoheshin 90 kilometra rrugë me dy korsi.

Por pasojat në ekonomi duket se nuk mbarojnë këtu. Që prej vitesh, pagat në sektorin publik janë artificialisht më të larta se sa në sektorin privat. Për tremujorin e dytë, paga mesatare në sektorin privat ishte 57 mijë lekë ndërsa në sektorin publik ishte 68 mijë lekë. Me pak fjalë, shteti punëson njerëz me paga më të larta, eficenca e të cilëve dukshëm lë për të dëshiruar, duke i hequr këta punëtorë nga sektori privat, i cili aktualisht ankohet për mungesën e cilësisë dhe sasisë së punëtorëve.

Kjo politikë e punësimeve pa kriter duket se po krijon edhe borxhe të fshehura për buxhetin e shtetit. Të punësuarit në shteti ndahen në tre kategori: të punësuarit në administratën qendrore, të punësuarit në pushtetin vendor dhe të punësuarit në ndërmarrjet e sektorit publik. Të dhëna indirekte sugjerojnë se në fakt, shtimi i të punësuarve gjatë viteve të fundit ka ndodhur në pushtetin vendor dhe në ndërmarrjet e sektorit publik në një kohë që numri i të punësuarve në administratën qendrore në fakt ka ardhur në rënie. Për shembull, buxheti i vitit 2012 numëronte gati 89 mijë të punësuar në administratën qendrore ndërsa akti normativ i fundit për buxhetin e vitit 2022 numëron afro 85 mijë vetë.

Kjo sugjeron se rritja e të punësuarve ka ardhur nga pushteti vendor dhe ndërmarrjet jobuxhetore. Problemi është se në këtë sektor, niveli i transparencës financiare është shumë më i ulët se sa në qeverinë qendrore. Aktualisht është e pamundur që të dihet me saktësi se sa janë të punësuar në bashkitë e ndryshme të vendit dhe se si kanë ndryshuar punësimet përgjatë viteve. E vetmja gjë që dihet është se numri i përgjithshëm i të punësuarve është rritur ndërsa telashet financiare të bashkive dhe të ndërmarrjeve jobuxhetore, tipikja e të cilave janë ujësjellësit, janë shtuar. Bashkitë nuk marrin hua dhe nuk kanë mundësi të krijojnë deficit buxhetor siç ndodh me qeverinë qendrore, por përgjatë viteve, ndërsa punësimet e tyre janë shtuar, në mungesë të të ardhurave, bashkitë kanë shtuar detyrimet e prapambetura.

E njëjta gjë duket se ndodh me ujësjellësat, të cilët, për të paguar pagat e administratave të fryra, lënë pa paguar faturat e OSHEE-së. Vitin e kaluar, vetë kryeministri Edi Rama pranoi ekzistencën e problemit me ujësjellësit, të cilët sakaq kanë krijuar mbi 20 miliardë lekë detyrime të prapambetura, të cilat janë në praktikë borxh publik i paregjistruar si i tillë. Megjithatë, administratat vijojnë të fryhen me punonjës në vend që të pakësohen./BIRN

The post Analiza e BIRN: Qeveria shton rrogëtarët dhe koston në kurriz të taksapaguesve, po shkakton gropa buxhetore të fshehta appeared first on Albeu.com.

Loja e pabalancuar Vuçiç-Rama i sjell përfitime vetëm Serbisë
Udhëheqësit e Shqipërisë dhe Serbisë duket se kanë krijuar një miqësi të pagjasë – por kjo vetëm sa po inkurajon një Serbi gjithnjë e më shumë agresive.

Nën shqetësimin se kërcënimi i Rusisë mund ta zgjerojë konfliktin e Ukrainës në Ballkan, kryeministri pro amerikan i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti pro rus i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar një çudi ballkanike –një partneritet që shumë njerëz në Perëndim shpresojnë se mund të krijojë një bazë për stabilitet rajonal.

Megjithatë, një vështrim më i afërt i marrëdhënies së tyre e rrëzon këtë mendim të dëshirueshëm dhe zbulon atë që në fakt nuk është asgjë më shumë se një lojë politike e Vuçiç, që i lejon atij të kapërcejë ndarjen mes Lindjes dhe Perëndimit.

Ruajtja e pushtetit në Ballkan kërkon një lojë shahu me tre nivele që luhet njëkohësisht në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe lokal. Vuçiç është “Mjeshtri i madh” ndërsa Rama një “ushtar”.

Pavarësisht nga historitë e tyre jashtëzakonisht të ndryshme të origjinës ideologjike – Vuçiç si një ultranacionalist dhe bashkëpunëtor i regjimit të Slobodan Milosheviç, ndërsa Rama si një socialist dhe ish-artist – të dy ndajnë pjesë të së njëjtit libër të pakëndshëm.

Të dy e kuptojnë se lëvizjet e këqija në nivel lokal janë më të tolerueshme për Perëndimin se sa ato në nivel rajonal, sa kohë që ata sillen mirë me fqinjët; të dy i udhëheqin vendet e tyre me grusht të hekurt – Vuçiç haptazi, ndërsa Rama i fshehur pas një dorashke kadifeje.

Miqtë e Vuçiç kanë përdorur dhumë ekstreme kundër liderëve të opozitës, protestuesve dhe gazetarëve kritikë si dhe kanë përqafuar korrupsionin e gjithëpërhapur. Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar gjithashtu sistemin e dobët gjyqësor si dhe mungesën e lirisë së medias.

Gjatë mandatit të Ramës – sundimtari i dytë më jetëgjatë në historinë shqiptare, organizata vendase dhe ndërkombëtare kanë ngritur akuza për korrupsion qeveritar, klientelizëm dhe intimidim të gazetarëve dhe kritikëve. Raportet e fundit të Departamentit të Shtetit dhe Bashkimit Europian fajësojnë qeverinë e tij për minimin e gjyqësorit dhe ushtrimin e presionit politik dhe ekonomik për të heshtur kritikët si dhe për masa të pakëta kundër korrupsionit.

Këto prirje të përbashkëta u kanë dhënë vendeve të tyre një vlerësim të ngjashëm nga Freedom House – “regjime hibride” që po rrëshqasin nga demokracia drejt autokracisë.

Rama si ushtar i Vuçiç

Për fat të keq, marrëveshjet e dyshimta dhe raportet kanë pasur ndikim të paktë në mbajtjen e tyre në pushtet si dhe në marrëdhëniet me Uashingtonin dhe Brukselin, ku dyshja dinamike ka marrë vlerësime të larta për përpjekjet për të “stabilizuar” rajonin, kryesisht në formën e inisiativës së Ballkanit të Hapur, që bën thirrje për një zonë të lirë ekonomike dhe politike të ashtuquajtur “mini-Schengen”.

Inisiativa Ballkani i Hapur – dolli e festave me kokteile të frekuentuara nga diplomatët perëndimorë – shihet me dyshim në rajon si një lojë e shkathët e Vuçiç, duke përdorur Ramën si “ushtar” për të avancuar interesat serbe.

Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë refuzuar të bashkohen nga frika se kjo nismë i shërben vetëm axhendës nacionaliste të Serbisë si dhe është një zëvendësim i anëtarësimit në BE.

Mbështetja e zhurmshme e Ramës ka antagonizuar Kosovën dhe kryeministrin e saj, Albin Kurti. Deklarata naïve të tipit “Ne duhet të rritemi dhe të harrojmë të gjitha problemet që i kemi krijuar njëri-tjetrit” mund të lavdërohen në Serbi dhe Rusi, por nuk i rrinë mirë një kombi që po përpiqet ende të gjejë eshtrat e mbi 1 mijë njerëzve të listuar sit ë zhdukur që nga lufta e Kosovës së viteve 1998-1999.

Pra, çfarë po arrin Rama përmes kësaj? Një rritje të numrit të qytetarëve serbë që vizitojnë Shqipërinë dhe lavdërime nga Perëndimi. Por përparimi real ekonomik dhe politik është i Vuçiçit.

Ai vazhdon ta përdorë minoritetin serb që jeton në vendet fqinje si burim për influencë gjeopolitike. Ashtu si paraardhësit e tij, ai ofron mbështetje të vazhdueshme politike dhe financiare për këto pakica në rajon, veçanërisht në Kosovë dhe në Republikën Srpska në Bosnje.

Përgjigja e Beogradit ndaj shpërthimit të fundit në qytetin e Kosovës veriore, Mitrovicë, ndaj kërkesës së Prishtinës që serbët etnikë të ndërrojnë targat e makinave të lëshuara nga Serbia me ato kosovare bëri pak për të promovuar nismën e Ballkanit të Hapur. Beogradi vendosi tanke, avionë luftarakë dhe automjete të blinduara në kufi.

Tensionet u shfrynë vetëm pas ndërhyrjes së NATO-s dhe Vuçiç dhe serbët etnikë në Kosovë pranuan shtyrjen e ndryshimeve nga Prishtina me një muaj. Për shumë njerëz, përgjigja e ashpër e Beogradit nuk ishte befasi dhe ishte një tjetër shembull i rritjes së militantizmit të qeverisë serbe ndaj rajonit.

Nisma Ballkani i Hapur i ka rrënjët në besimin se rajoni i Ballkanit mund të bashkohet në ndjekjen e prosperitetit ekonomik. Por lind një pyetje: a munden regjimet hibride në Shqipëri dhe Serbi të lejojnë rrotat e tregut që të rrotullohen lirisht dhe në mënyrë të drejtë?

Më e rëndësishmja, a do t’i braktisë Serbia politikat e saj nacionaliste? Nëse raportet e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për Shqipërinë dhe Serbinë janë tregues, të dy janë shumë të dyshimtë

Kështu, të gjitha rrugët edhe një tjetër herë të çojnë në Beograd. Nisma Ballkani i Hapur mbetet dhurata që vazhdon të prodhojë fryte – për Vuçiç.

Vuçiç përfiton sa kohë që kërcënimi i luftës dhe i destabilitetit qëndron mbi rajon. Kërcënimi i pakëndshëm i Moskës se do ta zgjerojë konfliktin ukrainas në Ballkan e forcon pozicionin e tij, në rajon dhe ndërkombëtarisht, dhe Vuçiç do të mbajë fuqi të mjaftueshme mbi Perëndimin nga shpresat e varura në një sjellje të tij më pro-Perëndimore.

Ku është pika e kthesës së Vuçiç?

Përgjatë mandatit të tij, Vuçiç ka kërkuar që të forcojë lidhjet vëllazërore të Serbisë me Rusinë. Moska i është përgjigjur reciprokisht duke i dhënë Vuçiç shitjen e armëve dhe gaz të lirë si dhe duke mbështetur pozicionin e Beogradit për Kosovën dhe përpjekjet për ndarje të Republikës serbe në Bosnje.

Rrjedhimisht, nuk është për t’u habitur që Beogradi ka refuzuar të rreshtohet plotësisht me Perëndimin për luftën në Ukrainë. Air Serbia, linja shtetërore ajrore, vazhdon t’i shërbejë Moskës.

Brukseli dhe Uashingtoni do të preferonin ta kishin Vuçiçin në kampin e tyre, jo vetëm për ta izoluar më tej Rusinë, por edhe për të parandaluar përpjekjet luftarake të Putinit. Megjithatë, çarjet në aleancën perëndimore e forcojnë më tej pozitën gjeopolitike të Vuçiç.

Në kundërshtim me Perëndimin, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, një figurë “kumbari” si për Ramën ashtu edhe për Vuçiç, mban marrëdhënie të mira me Putinin dhe ra dakord së fundmi që të rrisë lidhjet ekonomike me Moskën, çka ka rritur frikën në Perëndim se një anëtar kyç i NATO-s mund të ndihmojë Rusinë që të shmangë sanksionet.

Shumë udhëheqës dhe ekspertë të Ballkanit paralajmërojnë se Putini do të kërkojë të zgjerojë konfliktin e Ukrainës në Ballkanin Perëndimor, por për ta bërë këtë atij i nevojitet Vuçiç.

Pyetja mbetet: çfarë do t’i nevojitet Vuçiçit për t’u shkëputur nga vëllai i tij rus? A mund t’i mjaftojë një rrugë e shpejtë drejt anëtarësimit në BE apo një rritje e financimeve? Këtë vit, Bashkimi Europian i ka dhënë Serbisë 223.7 milionë euro.

Ndoshta një zgjidhje e favorshme për Kosovën mund të jetë pika e kthesës së Serbisë për t’iu bashkuar aleancës Perëndimore? Apo Vuçiç do të preferonte që të ruante status quo-në – duke punuar për të siguruar mbështetje për Beogradin nga të gjitha anët përmes mbajtjes së paqes dhe konfliktit mbi tavolinë, si rezultate njësoj të mundshme.

Nëse Perëndimi nuk gjen një qasje alternative ndaj Beogradit dhe rajonit, Vuçiç do të vazhdojë ta mbajë peng Ballkanin dhe komunitetin ndërkombëtar, ndërkohë që do t’i kufizojë liderët lokalë dhe ndërkombëtarë në rolin aktual të Ramës – si një nxitës tifozësh sa herë që Beogradi flet për stabilitet rajonal./BIRN/

The post Loja e pabalancuar Vuçiç-Rama i sjell përfitime vetëm Serbisë appeared first on Albeu.com.