analfabetizem Archives - Albeu.com

Rrezik për rritjen e analfabetizmit, më pak nxënës po regjistrohen në shkolla në arsimin bazë
Arsimi është baza e zhvillimit të çdo kombi. Sa më i arsimuar, aq më shumë shanse ka qe ekonomia e një vendit të rritet, të përparojë në drejtim të teknologjisë dhe inovacioneve, duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të saj dhe duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm për gjeneratat.

Por, në Shqipëri, për fat të keq po bëhen hapa prapa. Të dhënat e INSTAT, në një publikim të fundit “Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri Të dhëna mbi periudhën kohore 2017-2021” japin një situatë alarmante. Jo vetëm që numri i të rinjve po vjen gjithnjë në rënie, në raport me peshën totale të popullsisë, por edhe ata të rinj që janë po regjistrohen më pak në arsimin bazë 9 vjeçar, që është i detyrueshëm.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Raporti Neto i Regjistrimit (NER), i cili llogaritet vetëm për arsimin parauniversitar ka ardhur në rënie të ndjeshme, me 4.5 pikë përqindje në vitin shkollor 2020-2021 në krahasim me 2017-2019.. Ky raport tregon shkallën e mbulimit në një nivel të caktuar të arsimimit të fëmijëve, që i përkasin grupmoshave zyrtare që korrespondojnë me nivelin përkatës të arsimit.

Për vitin 2021-22, u regjistruan në arsimin bazë 9-vjeçar 92% e nxënësve të grupmoshës 6-14 vjeç, në krahasim me popullsinë përkatëse (të grupmoshës 6-14 vjeç), përkundrejt 96,5% në vitin shkollor 2017-2018.

Rënia më e fortë është shënuar te femrat, nga 95.6% e tyre që u regjistruan në arsimin bazë 9 vjeçar në 2017, kjo peshë zbriti në 89.5% në 2021. Për meshkujt rënia është pak më e lehtë, nga 97.4%, në 94.4% për të njëjtën periudhë.

Prof. Dr. Myqerem Tafaj, ish ministër i Arsimit tha për “Monitor” se përkeqësimi i Raportit Neto të Regjistrimit në arsimin parauniversitar vjen kryesisht nga dy faktorë:

-Së pari, emigrimi i familjeve që kanë fëmijë në arsimin e detyruar si dhe i atyre në moshën e arsimit të mesëm, ndërkohë që ata vijojnë të figurojnë në regjistrat e gjendjes civile. “Fatkeqësisht vihet re një përkeqësim më i madh i treguesve të shkollimit, jo vetëm në arsimin e mesem, por edhe atë të  detyruar, të vajzave.

-Së dyti, ky ndikim shfaqet sa më shumë largohemi nga viti 2011, që është viti kur është kryer Censi i fundit i regjistrimit të popullsisë.

Prof. Dr. Tafaj pohon se rreziku i kësaj situate është që të kemi rritje të numrit të të rinjve, që nuk kanë kryer as arsimin e detyruar, çka do të ulë nivelin mesatar të shkollimit në vend. Ai shton se kjo do të çojë në rritjen e numrit të analfabetëve në vend, sidomos të shtresave me të ardhura të ulta dhe të varfra, si dhe zgjerimin e hendekut në shkollimin midis zonave urbane dhe atyre urbane. “Të dhënat e disa qarqeve e konfirmojnë këtë trend”, pohon ai.

Numri i të diplomuarve në arsimin bazë pothuajse është përgjysmuar

Sistemi arsimor në vend, kërkon që e gjithë popullsia banuese të përfundojë arsimin nëntëvjeçar, duke përfshirë këtu pesë vitet e ciklit të ulët (klasa 1-5) dhe katër vite në ciklin e lartë (klasa 6-9), si pjesë e arsimit bazë.

Sipas INSTAT, Gjatë vitit shkollor 2020-21, në arsimin bazë u diplomuan rreth 32 mijë nxënës, nga të cilët 52,9% djem dhe 47,1% vajza. Po në këtë vit shkollor, në arsimin e mesëm u diplomuan rreth 31 mijë nxënës, ku vihet re një ulje e lehtë e numrit të nxënësve që marrin diplomë të arsimit të mesëm krahasuar me vitin paraardhës. Nxënësit e diplomuar në arsimin e mesëm sipas gjinisë, ndahen në 47,3% djem dhe 52,7% vajza.

Të dhënat e tjera të serive kohore të INSTAT tregojnë se numri i të diplomuarve në arsimin bazë pothuajse është përgjysmuar në krahasim me 2004-n, kur është shënuar dhe numri më i lartë i atyre që kanë mbaruar arsimin fillor, me gati 60 mijë nxënës. (shiko grafikun: Numri i nxënësve të diplomuar me dëftesë lirimi, arsimi 9 vjeçar, 1991-2021).

Sistemi arsimor para- universitar po preket rëndë nga flukset e larta të emigracionit në mosha të reja. Në vitin 2021 u regjistrua dhe niveli më i lartë i të larguarve neto nga vendi në një dekadë, me gati 33 mijë persona që ikën pa kthim. Ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimit në periudhën e pandemisë, në 2020-n.

Popullsia e Shqipërisë filloi të ulet që nga viti 1990, si pasojë e një emigracioni masiv. INSTAT vlerëson se gjatë viteve 2011-2021 vlerësohet se mesatarisht 42 mijë persona emigruan çdo vit. Sipas anketave të INSTAT arsyet kryesore për emigracionin kanë të bëjnë me mundësi më të mira për punë, arsim dhe kujdes shëndetësor. Grup-mosha e popullsisë 0-14 vjeç ka rënë nga 21,6 % në vitin 2011 në 16,3 % në 2022.

Përveç emigracionit sistemi arsimor në qarqe është ndikuar rëndë edhe nga migrimi i brendshëm. Zhvendosja e popullsisë në Rajonin e Qendrës ka ulur numrin e nxënësve në qarqe dhe rritur numrin e klasave kolektive, të cilat cenojnë cilësinë e nxënies. /Monitor

The post Rrezik për rritjen e analfabetizmit, më pak nxënës po regjistrohen në shkolla në arsimin bazë appeared first on Albeu.com.

Problemi i Maqedonisë së Veriut me analfabetizmin
Në Maqedoninë e Veriut afër 19 mijë qytetarë nuk dinë shkrim-lexim. Shumica prej tyre janë gra apo mbi 13 mijë janë gra dhe 5 mijë burra, thuhet në të dhënat e Entit shtetëror të Statistikave.

“Njëzetetremijë persona apo 1.5 për qind janë pa asnjë lloj shkollimi. Mbi 62 mijë ose 4 për qind nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 27 për qind janë me arsim fillor, 44 për qind janë me arsim të mesëm, 17 me arsim të lartë dhe afër 2 për qind me magjistraturë dhe 0.4 për qind me doktoraturë”, thuhet në të dhënat e Entit, ku theksohet se për 3 për qind të popullsisë mbi 15 vjeç nuk ka të dhëna për përgatitjen e tyre shkollore apo akademike.

Ekspertët e fushës së arsimit thonë se sipas këtyre të dhënave, një e katërta e popullsisë ka përfunduar vetëm arsimin fillor, pavarësisht se edhe arsimimi i mesëm është i detyrueshëm.

Sipas pedagogut, Ratko Duev, këto shifra tregojnë për keqmeanxhimin e procesit të edukimit dhe mosrespektimin e ligjeve që thonë se arsimi fillor dhe ai i mesëm janë të detyrueshëm.

“Shteti duhet të shqetësohet për arsyet pse këta persona kanë mbetur pa arsim, pse nuk janë respektuar ligjet, pse kanë mbetur vetëm me arsimin fillor, pavarësisht etnisë dhe fesë. Pra, ligji duhet të zbatohet, në të kundërtën do të kemi rezultate të tilla katastrofale. Në një situatë kur kemi edhe ikjen e trurit, ne duhet të shqetësohemi për atë që është më e rëndësishmja në shtet, e ato janë burimet njerëzore të cilat i posedon shteti”, thotë Duev.

Ndërkaq, profesori universitar, Avzi Mustafa, thotë se papunësia dhe migrimi po lë shkollat maqedonase pa gjenerata të reja.

“Kryefamiljarët që punojnë jashtë Maqedonisë së Veriut në shtetet perëndimore ndodh që shpeshherë i marrin fëmijët me vete, i mbajnë atje disa vite dhe i kthejnë këtu. Kështu që ata nuk janë në gjendje të ndjekin në mënyrë sistematike mësimin, por kthehen një vit atje e më pas kthehen këtu, e kështu që ata mbeten pa shkollim të mirëfilltë”, thotë Mustafa.

Përderisa, ish-zëvendësministri i Arsimit, Petar Atanasov, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet e shtetit duhet të vendosin si prioritet ngritjen e nivelit të arsimit, me qëllim që të ketë zhvillim të vendit.

Ai thotë se problem paraqet edhe pakënaqësia që kanë punonjësit e arsimit me kushtet dhe pagat, duke shtuar se fusha e arsimit ka marrë goditje edhe nga ndërhyrja e politikës gjatë përzgjedhjes së kuadrit mësimor.

“Shteti duhet të ketë vesh për këto probleme dhe të angazhohet për zgjidhjen e tyre. Edhe në shkollën fillore dhe atë të mesme kemi kuadro kualitative të mësimdhënësve, të cilët nuk guxojmë t’i humbim, por duhet rritur paga e tyre. Por, ka edhe mësimdhënës të tillë që nuk e kryejnë punën siç duhet, pasi kanë zënë vendin e punës përmes lidhjeve partiake dhe të njëjtit ulin cilësinë e arsimit”, thotë Atanasov.

Ndërkaq, drejtori i Entit shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski, thotë se të dhënat për nivelin e arsimit të qytetarëve nuk janë befasuese dhe sipas tij paraqesin gjendjen reale.

“I dimë problemet me të cilat përballemi. Numrat janë pasqyra reale e të dhënave në shtet. Statistika është këtu për të na treguar gjendjen si është, jo ashtu si do të donim që të ishte dhe jo ashtu si do të donim që të ishte”, tha në një prononcim për mediat Simovski.

Për politikat joadekuate në arsim dhe për nivelin e ulët të mësimnxënsies flasin edhe rezultatet e testit ndërkombëtar PISA më 2019 nxënësit e shkollave të mesme ishin nën mesataren sa i përket njohurive nga matematika, shkenca dhe leximi./rel

The post Problemi i Maqedonisë së Veriut me analfabetizmin appeared first on Albeu.com.