amnistia Archives - Albeu.com

Belind Këlliçi: SPAK t’i japë fund amnistisë për Veliajn, largimi i tij dhe dorëzimi para drejtësisë është emergjencë kombëtare
Në një deklaratë për mediat, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në dyert e SPAK-ut, ku shtetasi Pal Trashaj, piu f*tok*inë.

Ai u shpreh se i ndjeri kërkonte drejtësi, e cila i’u mohua deri ditën e tij të fundit.

BELIND KËLLIÇI: Ditën e djeshme në dyert e SPAK u shënua një ngjarje e paprecedentë dhe shumë e rëndë. Z. Pal Trashaj, historian dhe aktivist i çështjeve të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, i dha fund jetës, pasi prej disa vitesh kërkonte drejtësi, e cila i’u mohua deri ditën e tij të fundit.

Ky nuk është rasti i parë ku qytetarët shqiptarë kryejnë akte ekstreme në dyert e Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar dëshpërimisht drejtësi. Spakistët, ose siç shpesh kërkojnë të na i shesin si ‘heronjtë’ e fëmijëve tanë, nuk e vunë ujin në zjarr për një skandal madhor që ka kapluar të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm të ndjerin Pal Trashaj; skandalin e mikrokredive.

SPAK, nuk ka kohë të ndjekë hallet e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, pasi është tejet i ngarkuar për të mbuluar vjedhjet flagrante ditën për diell dhe për të amnistuar pronarin faktik të inceneratorit Tiranë, kreun e grupit të strukturuar kriminal “5D”, hajdutin Erion Veliaj.

I rikujtojmë dhe njëherë SPAK se Erion Veliaj prej më shumë se 10 muajsh, po kallëzohet nga unë dhe Partia Demokratike, me prova e fakte të pakontestueshme për:

1. Miratimin dhe përfitimin e jashtëligjshëm me kontratën koncensionare për inceneratorin e Tiranës, ku deri më sot kemi depozituar zyrtarisht në SPAK plot 1800 faqe materiale dhe dokumenta autentike në të cilat faktohet roli i Erion Veliajt, që nga miratimi i konçensionit dhe firmosja e kontratës pa aprovimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, e deri tëk urdhërat se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e dherave dhe cila kullë jo. Për të gjitha këto fakte, SPAK ende fle.

2. Skandali korruptiv i padëgjuar kurrë më parë me kompaninë “5D” Konstruksion, ku vidheshin 100% fondet publike nga shtabi elektoral i Erion Veliajt në 14 Maj të 2023. Nga hetimet paraprake rezulton se punonjëset e kësaj kompanie, e konsideronin ‘lali Erin’ pronarin faktik të hotelit 50 milionë euro në Durrës. SPAK në këtë dosje, ka kapërcyer çdo imagjinatë të mundshme amnistie dhe ende sot, Nestor Muhametllari administratori i kësaj kompanie, është i lirë dhe asetet e kësaj kompanie nuk u bllokuan kurrë, duke vazhduar tjetërsimin në palë të treta.

3. Vrasja e Ardit Gjoklajt, të cilën nuk e harruam kurrë dhe vetëm para dy muajsh kemi depozituar në SPAK prova të reja, dokumentacion të plotë, se si Erion Veliaj, biznesin e riciklimit e filloi si ministër, sëbashku me të afërmit e drejtorëve të tij dhe e përfundoi si kryetar bashkie, me kompaninë e akuzuar si lavatriçe e pastrimit të parave për organizatën kriminale Ndranghetta. ECO Tirana sot që flasim, ka monopolin e pastrimit në Bashkinë Tiranë dhe përfiton 17 milionë euro në vit, me firmën e Erion Veliajt. Ndërkohë që Tirana sot ka ajrin më të ndotur dhe kancerogjen në Europë e ndërkohë uji toksik, rrjedh çdo ditë në rubinetat e kryeqytetasve.

Për të gjitha këto skandale, vjedhje dhe krime kundër qytetarëve të Tiranës, SPAK vijon të heshtë! Sot Altin Dumani gjendet para një sfide publike.

Kur u pyet në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit, ai u justifikua se nuk kishte çfarë të bënte, pasi këto ishin dosje dhe çështje të mbyllura, pasi ishin iniciuar gjatë kohës që ai nuk kishte qenë drejtues i SPAK.

Sot, Altin Dumani ka detyrimin ligjor, siç veproi me dosjen e Sterilizimit, ti kërkojë prokurorëve Prençi dhe Braho, që dosja e inceneratorit Tiranë dhe mega afera “5D”, të trajtohen si Grup i Strukturuar Kriminal.

Erion Veliaj, përpara se të prishë provat në zyrën e tij në bashki, duhet që menjëherë të shkojë përpara drejtësisë, pasi ai është urdhëruesi dhe përfituesi kryesor i të gjithë korrupsionit galopant që ka ndodhur dhe po ndodh në Bashkinë Tiranë. Nëse Altin Dumani vijon amnistinë për Erion Veliajn, ta ketë të qartë se hajdutin e Tiranës, nuk do ta amnistojnë kurrë opozita shqiptare, Partia Demokratike dhe qytetarët e Tiranës.

Grupi i Ekspertëve pranë PD po përgatit ndërkohë një kallëzim të ri penal, për korrupsionin dhe vjedhjet e Erion Veliajt në bashkinë Tiranë.

Për këtë arsye, ftoj sërish kryeqytetasit në protestën e 15, demokratë e socialistë, me apo pa parti, të protestojmë sëbashku përpara Bashkisë Tiranë, ditën e premte, datë 5 korrik, ora 11:00.

Largimi i menjëhershëm nga zyra i hajdutit Erion Veliaj, është emergjencë kombëtare dhe shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë Tiranës tone.

The post Belind Këlliçi: SPAK t’i japë fund amnistisë për Veliajn, largimi i tij dhe dorëzimi para drejtësisë është emergjencë kombëtare appeared first on Albeu.com.

U lirua nga qelia pas amnistisë, SPAK i pakënaqur më dënimin e Fran Frrokajt, ankimon vendimin
Prokuroria e posaçme ka ankimuar në Apelin e GJKKO-s dënimin me dy vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj. Ky i fundit, u dënua për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, u dënua përfundimisht me 1.4 vite burg.

Por ky dënim duket se nuk e ka kënaqur SPAK , ndaj dhe ka kërkuar në apel që Frrokaj të dënohet me 4 vite burg.

Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite. Bashkë me të janë dënuar edhe 5 ish zyrtarë të tjerë e gjithashtu gjykata vendosi konfiskimin e mbi 66 mijë m2 tokë te ‘Rana e Hedhun’.

Bëhet fjalë për tjetërsimin e 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën e Ranës së Hedhun, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara.

Në lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë, gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë dhe rikthimin e saj ne gjendjen e mëparshme, pra në tokë shtet, por Kadastra nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë Fran Frrokaj u lirua nga qelia pasi përfitoi nga amnistia.

The post U lirua nga qelia pas amnistisë, SPAK i pakënaqur më dënimin e Fran Frrokajt, ankimon vendimin appeared first on Albeu.com.

Bardhi rrëzon pretendimet e Bashës: Asnjë subjekt i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia
Gazment Bardhi ka rrëzuar pretendimet e kreut të PD, Lulzim Basha, se nga ligji për Amnistinë kanë përfituar persona të dënuar nga GJKKO.

Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi thekson se ata që nuk duan të bëjnë opozitë reale vijnë me thashetheme gazetash, ndërsa ata që bëjnë realisht opozitë i janë drejtuar institucioneve.

Pjesë nga fjalimi i Bardhit:

I shqetësuar nga lajmet e keqinterpretuar në media, se nga amnistia përfituan lirinë nga burgu “100 zyrtarë të korruptuar”, me datë 25 Prill 2024, i jam drejtuar zyrtarisht SPAK me një kërkesë për informacion.

Dje jam informuar zyrtarisht nga drejtuesi i SPAK, të cilin dua ta falënderoj për korrektesën, nga ku më rezulton se e gjitha çka u pretendua edhe sot në mëngjes në këtë sallë është një gënjeshtër e madhe.

SPAK ka detajuar, shpjeguar dhe sqaruar, historinë e rreme se nga amnistia u liruan nga burgu apo përfituan ulje të kohës së qëndrimit në burg “100 zyrtarë të korruptuar”, një e pavërtetë e madhe, që fryhet/sajohet nga ata që as nuk kuptojnë çfarë lexojnë dhe as nuk duan të kuptojnë, por kanë vendosur të qëndrojnë deri në fund tek politika e gënjeshtrës së ditës: “bëjmë sikur themi diçka të pavërtetë, pa thënë asgjë në interes të qytetarëve” që të bëhemi lajm i ditës. Kush nuk prodhon dot politikë, e ka të vetmen rrugë gënjeshtrën për t’u bërë lajm. Kush nuk bën dot opozitë reale me qeverinë e Edi Ramës, e ka të vetmen rrugë sajimin e kauzave të rreme për t’u bërë lajm.

Nga sqarimi i SPAK rezulton e qartë se:

1.Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Aministia.

2.Asnjë procedim penal nën hetim nga SPAK apo proces gjyqësor i pa përfunduar me vendim të formës së prerë nuk ka përfituar nga Aministia.

3.Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk ka qenë në burg në kohën e hyrjes në fuqi të Amnistisë dhe për pasojë nuk kishte sesi të përfitonte lirimin nga burgu.

4.Nga 18 vepra penale që janë në kompetencë të SPAK (nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e) vetëm 1 vepër penale, pra personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik”, kanë përfituar nga amnistia.

5.Statistikat e dhënë nga SPAK i referohen këtyre subjekteve, pra qytetarë që kanë qenë të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

6.Nga e gjitha shifra e referuar nga SPAK lirimin nga burgu kanë përfituar vetëm 4 qytetarë, ndërkohë që pjesa tjetër nuk kanë qenë në burg, sepse janë liruar nga vetë GJKKO.

The post Bardhi rrëzon pretendimet e Bashës: Asnjë subjekt i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia appeared first on Albeu.com.

Manja i përgjigjet opozitës për amnistinë penale: U liruan vetëm 8 të dënuar nga GJKKO, asnjë zyrtar i lartë
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga deputeti Enkelejd Alibeaj, në lidhje me amnistinë penale.

Manja tha se zbatimi i amnistisë është bërë në respekt të plotë të asaj që është shkruar në ligj.

Ai bëri me dije se kanë përfituar vetëm 8 të dënuar për korrupsion, teksa zyrtarë të lartë nuk kanë përfituar.

“Kjo interpelancë nuk ka asnjë gjë urgjente. Sado që të përpiqem të shpjegoj të vërtetën, ju do të besoni të vërtetën tuaj. Zbatimi i ligjit të aministisë është bërë dhe vazhdon të bëhet në respekt të plotë të asaj që është shkruar në këtë ligj. Ju vetë thatë që nuk dini gjë, por i jeni referuar mediave.

Duhet të dëgjohet e vërteta e instituciojneve dhe jo e mediave. Projektligji i propozuar në Kuvend nga Këshilli i Ministrave është pasqyruar në draftin dhe relacionin që i kemi përcjellë Kuvendit të Shqipërisë.

Nuk kam mashtruar askënd, por kam shprehur qëndrimin e qeverisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion.

Ata që kanë përfituar nga amnistia dhe që janë dënuar nga GJKKO për vepra penale korruptive, janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës në shërbim publik që në mënyrë të detajuar do t’i pasqyroj pak më poshë. Janë vetëm 8 dhe asnjë prej tyre nuk është symbol i korrupsionit në Republikën e Shqipërisë.

Nëse doni mendimin tim si Ulsi Manja, si jurist, si deputet apo dhe si ministër Drejtësie, kjo amnisti, në raport me nevojat dhe garantimin e standardeve të të paraburgosurve, kjo amnisti është e butë. Duhet të ishte më e gjerë nga ç’ishte”, tha Manja.

The post Manja i përgjigjet opozitës për amnistinë penale: U liruan vetëm 8 të dënuar nga GJKKO, asnjë zyrtar i lartë appeared first on Albeu.com.

“Pse përfituan mbi 100 të dënuar për korrupsion nga Amnistia”, Alibeaj i kërkon llogari ministrit Manja
Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Seanca nisi me interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, lidhur me amnistinë penale.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Enkelejd Alibeaj parashtroi pyetjet e tij të cilat ia adresoi Ulsi Manjës. Alibeaj tha se nga ligji i amnistisë kanë përfituar mbi 100 të dënuar për korrupsion dhe kjo sipas tij nuk është e drejtë.

Alibeaj thotë se PD do të ndërmarrë çdo hap për vënien para përgjegjësisë të kujtdo duke filluar me dhënien e llogarisë nga ministri i Drejtësisë.

Alibeaj: A e ka konsultuar versionin fillestar? A u konsultuan amendamenetet me institucionet e drejtësisë? A i janë përcjellë Komisonit të Ligjeve të dhënat dhe numri i personave që do të përfitonin nga amnistia? Unë nuk kam parë një listë të tillë në Komisonin e ligjeve.

Kujtojmë se zbatimi i amnistisë nisi me 24 prill. 780 të burgosur fituan ditën e 24 prillit lirinë pasi miratimit nga parlamenti të amnistisë penale. Mes atyre që lanë qelitë ishin edhe të dënuar për vrasje, për kultivim të lëndëve narkotike si dhe ish zyrtarë.

Në burgun e Recit në shkodër u liruan 135 të burgosur. Një prej tyre, ish kryebashkiaku i Lezhes Fran Frrokaj, i dënuar për shpërdorim detyre.

Nga amnistia do përfitojnë ulje dënimi edhe 800 të dënuar të tjerë. Po ashtu, përjashtohen nga ndjekja penale edhe shumë persona të arrestuar gjatë protestave të opozitës.

The post “Pse përfituan mbi 100 të dënuar për korrupsion nga Amnistia”, Alibeaj i kërkon llogari ministrit Manja appeared first on Albeu.com.

“Do t’i shkul veshët!” Shehaj debaton fort me Manjën për Amnistinë Penale! Ministri: Me ty merrem të enjten
Miratimi i Amnistisë Penale më 4 prill vijon ende të ngjallë debate në seancat plenare. Gjatë ditës së sotme ka qenë deputeti demokrat Agron Shehaj ai i cili ka debatuar me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Shehaj akuzoi Manjën se ka gënjyer kur deklaroi se nga Amnistia nuk do të përfitojë asnjë person i korruptuar dhe që është nën hetim nga SPAK.

Agron Shehaj: Ministri e qeveria kanë gënjyer në mënyrë më të pamoralshme opinionin publik. Tre javë më parë deklaroi se nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar, më pas thotë SPAK thotë kanë përfituar. Ti Manja mos e vrit mendjen se nuk e pret njeri dorëheqjen. Unë jam hajdut?! Ti liron të korruptuarit?! Do të thuash që nuk është e vërtetë? Je burrë, jep dorëheqjen. Erdhe këtu dhe gënjeve, mashtrues, jep dorëheqjen. Nuk të vjen mirë që gënjeve këtu. Të pëlqen të gënjesh.

Manja nuk dëgjohet pasi ka mikrofonin të mbyllur por nga karrigia i bën me dorë se do të të shkul veshët.

Agron Shehaj: Do më shkulësh veshët mua ti, ministër i Drejtësisë që liron të korruptuarit. Gënjen e nuk ka cfarë thotë.

Në replikë Ministri Manja nga foltorja e kuvendit tha se do jepte përgjigje javën tjetër, jo vetëm për amnistinë penale por dhe për atë (Shehajn) personalisht duke e akuzuar se sponsorizon portale që publikojnë lajme dashakeqe për Shqipërinë.

Ulsi Manja: Tani që amnistia mori 116 vota na del si kalorës i luftës kundër korrupsionit, kur në fakt ky shtet duhet të merret me ty, se je njeriu evazor më i madh në vend që sponsorizon portale e shkrime që çojnë ujë në mullirin e shteteve dashakeqe të Shqipërisë. Nuk do të jetë e largët dita që fytyra jote prej ëngjëlli e kalorësi të madh të demokracisë e luftës së korrupsionit në këtë vend të dalë ashtu sic është në të vërtetë. Për amnistinë do të jap përgjigje sot një javë ty e të gjithë atyre që tërë këto ditë jeni bashkuar për të manipuluar opinionin publik. Kjo është pse reagova nga vendi se e dua Shqipërinë më shumë se të tjerët. Do të marrësh përgjigje të enjten, por kujdes kur herë tjetër kur drejton gishtin ndaj ministrit të Drejtësisë dhe Ulsi Manjës personalisht. Se kur unë me Asllan Dogjanin luftonim me bandat e krimit të organizuar për të vendosur shtetin zotrote ndërtoje jetën tënde për shtatëpalë qejfe. Do të jap përgjigje sot e java për aministinë e punën me të cilën merresh ti.

Agron Shehaj: Unë prita përgjigje e më tha flasim të enjten. Por ti nuk e mohon dot. Ke thënë që nuk përfiton dot asnjë i dënuar nga GJKKO. Thashë të vërtetën. Të korruptuarit kanë dalë e ti nuk e mohon dot./albeu.com

The post “Do t’i shkul veshët!” Shehaj debaton fort me Manjën për Amnistinë Penale! Ministri: Me ty merrem të enjten appeared first on Albeu.com.

U amnistuan 100 të korruptuar? PD kërkon interpelancë me Manjan: U përbetuat se nuk përfitonin të dënuarit nga GJKKO
Partia Demokratike kërkon sqarim nga ministri i Drejtësisë për amnistinë penale, të kaluar 25 ditë më parë me votat e PS dhe Rithemelimit, nga e cila raportohet se kanë përfituar rreth 100 të dënuar për korrupsion nga GJKKO.

Në kërkesën për interpelancë, deputeti Enkelejd Alibeaj rendit 16 pyetje, për të cilat kërkon përgjigje nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

“25 ditë më parë, rreth 110 deputetë të Kuvendit bashkuan votat për të amnistuar edhe të dënuarit nga SPAK-GJKKO. 25 ditë më parë, përfaqësuesit më të zëshëm të atij bashkimi të turpshëm votash u përbetuan se “asnjë i dënuar për korrupsion nga GJKKO nuk do përfitonte”, apo se “ishin marrë statistika mbi përfituesit potencialë, e thjesht 2-3 policë do përfitonin”. Sot, mediat BIRN Albania dhe Investigative Network Albania kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të denuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim).

Besimi publik për ndëshkimin e korrupsionit dhe fund të pandëshkueshmërisë Reforma në Drejtesi mori goditje të fortë! Në thelb, pazari i amnistisë ishte prova gjenerale e një bashkëpunimi i rreth 110 deputetëve në mbrojtje të së shkuares korruptive. Ata u bënë bashkë kundër drejtësisë, e me këtë akt i dhanë goditje të qartë BKH-SPAK-GJKKO. Partia Demokratike që në fillim depozitoi amendamentet kundër amnistimit të të korruptuarve, në mbështetje të SPAK-GJKKO, duke denoncuar pazarin e aleancës antiSPAK në kurriz të qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë. Me raportimin tashmë të fakteve nga media për amnistimin e të korruptuarve, PD do të ndërmarrë cdo hap për vënien para përgjegjësisë të kujtdo duike filluar me kërkesën për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë”, shkruan Alibeaj.

The post U amnistuan 100 të korruptuar? PD kërkon interpelancë me Manjan: U përbetuat se nuk përfitonin të dënuarit nga GJKKO appeared first on Albeu.com.

Nën masa të forta sigurie, mbërrin në Gjykatën e Vlorës “buzëderri”, u arrestua pasi përfitoi amnistinë
Ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës nën masa të forta sigurie, Sokol Sinomati. I njohur si “buzëderri”, pritet të njihet me masën pas vendimit nga drejtësia italiane në 12 vjet burg.

Forcat e Policisë së Vlorës dhe FNSH kanë bllokuar zonën pranë Gjykatës së Vlorës dhe do të qendrojnë në këto ambiente derisa të përfundojë seanca gjyqësore.

Sinomati u arrestua dy ditë më parë, në qytetin e Vlorës, ndërsa kishte dalë nga burgu pasi kishte përfituar nga amnistia penale. Ndërkohë, pak muaj më parë i vranë të birin me snajper, në ballkonin e shtëpisë së tij.

Ai u arrestua në vitin 2000 në Vlorë për vrasjen e një personi në vitin 1997 dhe e vuajti dënimin në burgun e Fushë-Krujës. Ndërsa 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, vëllait të tij, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku iu ekzekutua dhe djali 23-vjeçar.

The post Nën masa të forta sigurie, mbërrin në Gjykatën e Vlorës “buzëderri”, u arrestua pasi përfitoi amnistinë appeared first on Albeu.com.

Iu rikthye vjedhjes sapo përfitoi nga amnistia/ Balla vizitë në DVP Korçë: Nuk i ka rezistuar tundimit! Ata që përfitojnë të mos e marrin si dobësi
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në një vizitë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Korçë. Balla iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve, teksa u pyet edhe për rastin e Ardian Isufit, i cili sapo u lirua nga burgu i Drenovës prej amnistisë së përgjithshme, menjëherë kreu një tjetër vjedhje, por më pas u kap nga policia në Tiranë.

Balla thotë se kjo është edhe një nga arsyet e vizitës së tij në DVP Korçë.

‘Kjo është një prej arsyeve të beftë të vizitës time në DVP Korçë. Gjej rastin ti përgëzoj për reagimin e menjëhershëm, ju e dini që amnistitë janë gjithmonë të mirëpritura dhe qeveria shqiptare i propozoi kuvendit pikërisht ndërmarrjen e një hapi të tillë por ne e dimë që në këto raste pas amnistive, ekziston mundësia për ti rikthyer përsëri aktivitetit të tyre kriminal. Rasti që përmendët është person i të njëjtës vepër penale dhe nuk i ka rezistuar tundimit. Por kjo nuk do të thotë që policia nuk e ka vigjilencën e duhur dhe i gjithë operacioni për ta rikthyer në qeli është bërë nga DVP Korçë falë inteligjencës policore dhe veprimeve të menjëhershme’, u shpreh Balla.

Ministri bën thirrje që personat që amnistohen ta respektojnë këtë në të mirë të shoqërisë dhe jo të rikthehen tek veprat e mëparshme.

‘Në këtë aspekt dua tju rikujtoj personave që kanë përfituar nga amnistia që është në të mirën e tyre që dorën e ngrohtë të shoqërisë përmes amnistisë mos e marrin si dobësi por si mesazh që ti rikthehen një jete normale larg veprave penale. Policia e shtetit në komunikim me drejtorinë e përgjithshme të burgjeve po administron të gjithë emrat e personave që janë përfitues dhe do të ketë një monitorim të secilit prej tyre në mënyrë që të shmangen ngjarjet kriminale’, vijoi më tej ministri.

Balla dha edhe një koment lidhur me protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës. Ai u shpreh se arsyen e protestës e dhanë vetë protestuesit të cilët bënë thirrje që të lirohej Sali Berisha i cili prej dhjetorit të 2023 ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani.

“Besoj që protestuesit sot e dhanë vetë përgjigjen e arsyes së protestës kur gjatë protestës thirrjet ishin “Lironi liderin e opozitës”, kështu që në këtë aspekt besoj e kuptoni që këta nuk kanë hallin që i referoheni ju, por kanë hallin e vet”, tha Balla.

Sa i përket turizmit Balla thotë se tashmë Shqipëria është një vend i sigurtë pa ngjarje kriminale për turistët ku ata e ndjejnë veten si në vendin e tyre. Më tej ai shtoi se po bëhen përgatitje për mbarëvajtjen e duhur të festës së Pashkës javën tjetër.

‘Arsyeja e dytë e këtij takimi ka të bëjë me një moment të rëndësishëm që e kthen Korçën në kryeqytetin e festës së Pashkëve. Javës tjetër kemi të gjithë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e kësaj feste. Jo vetëm qytetarë nga gjithë Shqipëria do ti drejtohen Korçës por gjithashtu vëllezërit dhe motrat në Greqi rikthehen për festa. Pas këtij takimi bashkë me drejtorin e DVP Korçë do ikim në Kapshticë për tu takuar me autoritetet shqiptare dhe homologëve grekë për masat e marra në kohë për të shmangur trafikun’, theksoi Balla.

The post Iu rikthye vjedhjes sapo përfitoi nga amnistia/ Balla vizitë në DVP Korçë: Nuk i ka rezistuar tundimit! Ata që përfitojnë të mos e marrin si dobësi appeared first on Albeu.com.

Përfitoi nga amnistia/ Sapo doli nga burgu, i riu nga Pogradeci bën vjedhjen e radhës
Një nga personat që ditën e djeshme la qelitë e burgut të Drenovës, Ardian Isufi, kërkohet nga policia për vjedhje.

Pogradecari ka qenë i dënuar për vjedhje por ditën e djeshme përfitoi nga aministia e pas pak minutash pasi hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.

Këtë herë “gjahu” i tij ka qenë një mjet Ford Fiessta i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” pasi pronari i mjetit ishte pranë një njësie shërbimi.

Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ku policisë nuk i ka ngelur gjë tjetër ku pas denoncimit të pronarit të mjetit të bëjë këqyrjen e kamerave të sigurisë në interenarin që është menduar se ka kaluar i riu.

Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip Ford Fiessta që kalonte në aksin rrugor Korçë – Pogradec deri në fshatin Luamalas më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë edhe për policine që tashmë është në kërkim të tij

The post Përfitoi nga amnistia/ Sapo doli nga burgu, i riu nga Pogradeci bën vjedhjen e radhës appeared first on Albeu.com.