amnistia penale Archives - Albeu.com

Hyn në zbatim amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen menjëherë 541 persona
Ligji për amnistinë penale ka nisur të zbatohet këtë të mërkurë në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend. Ministria e Drejtësisë njoftoi se 541 persona dalin menjëherë nga burgu, ndërsa 803 të dënuar përfitojnë shkurtim të dënimit.

Të dhënat zyrtare tregojnë gjithashtu se për 173 raste do të bëhet rillogaritja e dënimit, kurse 67 të dënuar përfitojnë nga bashkimi i dënimeve. Jashtë amnistisë mbeten 609 persona, pasi nuk përmbushin kushtet e përcaktuara në ligj.

Numri më i madh i të liruarve regjistrohet në institucionin e vuajtjes së dënimit në Lushnjë, me 127 persona. Pas tij renditen Fieri me 104 të liruar dhe Reçi me 101.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se amnistia nuk përfshin personat e dënuar për vepra të hetuara nga SPAK dhe GJKKO-ja. Nga përfitimi përjashtohen gjithashtu autorët e një sërë veprash të rënda penale, të përcaktuara në ligj.

Mes emrave që bien në sy në amnistinë e këtij viti janë Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e banesës së ish-zyrtares Alda Klosi, si dhe Erisa Fero, ish-punonjëse e AKSHI-t, e dënuar në një çështje që lidhet me trafik narkotikësh.

Lirimet po kryhen në të gjitha burgjet e vendit, nën monitorimin e autoriteteve përgjegjëse, dhe procesi parashikohet të mbyllet brenda ditës. Përveç efektit humanitar për kategori të caktuara të të dënuarve, amnistia synon edhe reduktimin e mbipopullimit në institucionet e vuajtjes së dënimit.

The post Hyn në zbatim amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen menjëherë 541 persona appeared first on Albeu.com.

Amnistia penale përmbyllet pa probleme: 553 të liruar dhe 863 me ulje dënimi
Autoritetet e sistemit penitenciar njoftuan sot përfundimin e procesit të amnistisë penale, ku 553 persona fituan lirinë menjëherë, ndërsa 863 të tjerë përfituan reduktim të dënimit.

Procesi u zhvillua në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale pas një pune të mirëorganizuar administrative dhe ligjore, duke siguruar zbatim të njëjtë në çdo qark të vendit.

Bashkëpunimi i plotë ndërmjet të gjitha burgjeve bëri të mundur respektimin rigoroz të kritereve ligjore, pa asnjë incident apo shkelje të rendit e sigurisë.

“E gjithë procedura u mbyll pa vështirësi, duke garantuar rregull dhe transparencë të plotë. Stafi i Drejtorisë së Përgjithshme dhe i burgjeve ka punuar me përkushtim që çdo rast të trajtohej në mënyrë korrekte dhe të hapur”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Në përfundim, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vlerësoi angazhimin profesional të të gjithë punonjësve të sistemit penitenciar, të cilët mundësuan mbylljen me sukses të një operacioni me rëndësi të veçantë për drejtësinë.

The post Amnistia penale përmbyllet pa probleme: 553 të liruar dhe 863 me ulje dënimi appeared first on Albeu.com.

Amnistia penale liron Rozeta Dobin nga burgu i Pojskës, ishte dënuar për vjedhjen e 120 mijë eurove
Rozeta Dobi është liruar këtë të mërkurë nga burgu i grave në Pojskë, pasi u përfshi mes përfitueseve të amnistisë penale. Ajo u bë e njohur si pastruesja e përfshirë në një nga ngjarjet kriminale më të bujshme të vitit 2023, ku u vodhën qindra mijëra euro.

Arrestimi i saj u krye në janar të vitit 2023, nën akuzën se kishte marrë 120 mijë euro, 30 mijë dollarë amerikanë dhe sende me vlerë nga shtëpia e Alda Klosit, ish-zyrtare e lartë e shtetit. Dobi kishte punuar si pastruese në banesën e saj për afro pesë vjet.

Në kuadër të hetimeve, policia kontrolloi shtëpinë e Rozeta Dobit. Brenda tubit të aspirimit u zbuluan të fshehura 404 mijë euro, 8 500 dollarë amerikanë dhe një sasi bizhuterish floriri, të cilat u sekuestruan.

Autoritetet sekuestruan edhe 58 150 euro, 7 mijë dollarë, 368 mijë lekë të rinj dhe tre automjete. Dy prej makinave dyshohej se ishin blerë me paratë e siguruara nga vjedhja.

Rasti tërhoqi vëmendje të gjerë publike si për vlerat e mëdha monetare të zbuluara, ashtu edhe për hetimet e mëvonshme lidhur me prejardhjen e tyre.

Pasi kreu një pjesë të dënimit, Rozeta Dobi la sot qelinë në burgun e Pojskës dhe rifitoi lirinë falë amnistisë penale.

The post Amnistia penale liron Rozeta Dobin nga burgu i Pojskës, ishte dënuar për vjedhjen e 120 mijë eurove appeared first on Albeu.com.

72 të burgosur përfitojnë nga amnistia, lirohen nga burgjet e Drenovës dhe Pojskës
Të mërkurën, 60 persona të dënuar për krime të ndryshme u liruan nga ambientet e burgut të Drenovës, teksa 12 gra të tjera përfituan të njëjtën masë nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Pojskë.

Një numër i madh familjarësh kanë pritur me emocion daljen e të afërmve të tyre, të cilët deri sot mbaheshin në këto dy institucione dhe tashmë janë përfshirë në amnistinë penale.

Një nënë, e biri i së cilës do të lirohet sot, rrëfeu: “Kam djalin. Thonë që djalit tim i gjetën drogë, ndërkohë që në shtëpi nuk i gjetën asgjë. Nuk e kam fare mirë nga ana shëndetësore. Djali im ka tre vjet që me arrestin në shtëpi. Jam shumë e lumtur që do të dalë, por është i sëmurë.”

The post 72 të burgosur përfitojnë nga amnistia, lirohen nga burgjet e Drenovës dhe Pojskës appeared first on Albeu.com.

Zbatimi i amnistisë penale/ Rreth 60 të burgosur në Drenovë përfitojnë lirinë
Me fillimin e zbatimit të ligjit të ri për amnistinë, i parashikuar të hyjë në fuqi më 15 korrik, rreth 60 persona të dënuar në institucionin e vuajtjes së dënimit në Drenovë pritet të lirohen.

Parlamenti e miratoi masën e amnistisë penale në seancën plenare të datës 18 qershor, ku u regjistruan 84 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, njoftoi se si rezultat i këtij vendimi, gjithsej 466 individë do të fitojnë të drejtën e lirisë. Ai specifikoi se në këtë grup bëjnë pjesë 11 gra dhe 1 i mitur.

Gjithashtu, zyrtari i lartë bëri me dije se 869 persona të tjerë të dënuar do të kenë reduktim të kohëzgjatjes së vuajtjes së dënimit. Ai theksoi se mbikëqyrja e zbatimit të ligjit po realizohet nga autoritetet kompetente, duke respektuar në çdo hap kriteret e përcaktuara në legjislacionin përkatës.

Përfitimet nga kjo amnisti përfshijnë reduktime prej 1 viti nga dënimi për burrat dhe 1.5 vite për gratë. Megjithatë, ligji përjashton në mënyrë të qartë nga përfitimi personat që janë subjekt i hetimeve nga SPAK, si dhe të gjithë të dënuarit për vepra penale të cilësuara si tepër të rënda.

The post Zbatimi i amnistisë penale/ Rreth 60 të burgosur në Drenovë përfitojnë lirinë appeared first on Albeu.com.

Amnistia Penale/ Ministri i Drejtësisë: Presim vlerësimin e Komisionit Evropian
Gjatë një konference për mediat (19 maj 2026), ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u shpreh se Shqipëria ka marrë tre vlerësime pozitive së fundmi dhe grupi COELA i ka kaluar raportin e IBAR grupit të vendeve anëtare të BE-së për vendimmarrje.

Ndërsa e cilësoi një proces teknik, ai shpjegoi se procesi po lëviz dhe ka mbështetje institucionale, kurse cilësia e reformave vlerësohet në atë raport dhe ndodhet në duart e grupit vendimmarrës.

“Raporti i vlerësimit të piketave të ndërmjetme, apo që ju jeni mësuar që ta thërrisni me ankronimin teknik IBARI, ishte një proces teknik dhe tashmë ka kaluar nga grupi i punës te grupi i ambasadorëve të vendeve anëtare, të vendeve të përhershme dhe tregon se procesi lëviz dhe ka mbështetje faktike dhe institucionale të çdo mase nga ana jonë, pra të shtetit shqiptar. Në fund të ditës besoj se ky raport që ka vlerësuar të gjitha masat tona ka të bëjë me ato rezultate të prekshme që ne duam të shohim në vijim dhe që çdo qytetar shqiptar pret nga sistemi i drejtësisë në vijim. Dua të them se cilësia e reformave vlerësohet në atë raport, që është raport teknik, që e ka kaluar grupin e punës dhe tani është një grup vendimmarrës”, u shpreh ministri Gogu.

Kreu i dikasterit foli edhe për Amnistinë Penale, ku u shpreh se pret vlerësimin e Komisionit Evropian dhe se ajo do të ndodhte patjetër.

“Pasi të kemi marrë vlerësimin për ‘Themeloret’, do të fillojmë të merremi me amnistinë, me vëmendjen që i takon. Në ditët në vijim, besoj që do të fillojë diskutimi në parlament. E sigurt që ndodh brenda këtij sesioni parlamentar”, u shpreh ai.

Për Amnistinë Penale ai shtoi se:

“Është një instrument i politikës sonë penale që u dizenjua për të adresuar disa problematika, në radhë të parë fuqizimin e të drejtave të njeriut dhe kjo ka të bëjë me situatën që kemi me popullimin në burgje. Do të ndodhë, patjetër. Jemi treguar shumë të kujdesshëm që në të gjithë procesin që kemi të avancimit të vendit drejt anëtarësimit, t’i shqyrtojmë prioritetet sipas rëndësisë. Amnistia është në parlament. Pasi të kemi marrë vlerësimin për ‘Themeloret’, do të fillojmë të merremi me amnistinë, me vëmendjen që i takon. Në ditët në vijim, besoj që do të fillojë diskutimi në parlament”.

Për një nga çështjet më të nxehta të drejtësisë, transmetimi i drejtpërdrejtë i seancave gjyqësore, sidomos edhe pas kërkesave të Ilir Metës, Erion Veliajt e Ilir Beqajt, ministri shprehu besim të plotë te pavarësia e institucioneve dhe profesionalizmi i gjyqtarëve.

“Besoj që vendimmarrja e gjykatës është tërësisht e pavarur dhe besoj në maturitetin dhe profesionalizmin e çdo gjyqtari shqiptar për të garantuar drejtpeshimin e parimit të një seance publike që parashikohet në kodet tona të procedurës dhe sigurisë së procesit që duhet drejtpeshuar dhe këtë e bën vetëm gjyqtari”, tha Gogu.

Ai tha se tre janë prioritetet për sistemin e drejtësisë lidhur me procesin e integrimit: forcimi i të drejtave të njeriut dhe garancive proceduriale, rritja e aksesit në drejtësi dhe rritja e eficiencës së sistemit të drejtësisë.

Sa i përket stokut të dosjeve, një tregues negativ për sistemin e drejtësisë, Gogu tha se ka një rënie “të papërfillshme” me 2%, por e sheh si “model suksesi”.

“Duhet të shikojmë versionin përfundimtar dhe mbi të të shikojmë nëse është Kodi Penal që i përgjigjet realitetit tonë shtetëror, juridik e me radhë”, tha Gogu.

Pas raportit të Avokatit të Popullit që kërkonte mbylljen e 5 burgjeve për mosplotësim të kushteve, ministri tha se burgu i Shënkollit në Lezhë do të rehabilitohet.

“Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete që institucioni në Shënkoll të plotësojë standardet”, tha Gogu.

Janë rreth 12 mijë ata që presin të përfitojnë nga miratimi i amnistisë, disa qindra të burgosur që presin lirim, rreth 1000 që presin ulje dënimi, mijëra që presin të lirohen nga shërbimi i provës apo edhe të tjerë që u shuhet ndjekja penale.

The post Amnistia Penale/ Ministri i Drejtësisë: Presim vlerësimin e Komisionit Evropian appeared first on Albeu.com.

Zbardhet relacioni për projektligjin e Amnistisë Penale: Lirohen menjëherë 380 persona, për rreth 900 ulet dënimi, ja kategoritë që përfitojnë
Zbardhet relacioni i projektligjit të Amnistisë Penale që u miratua ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave dhe pritet që të depozitohet në Kuvend.

Në relacion, thuhet se nëpërmjet këtij projektligji synohet të aplikohet një politikë lehtësuese penale për t’ju dhënë mundësi personave të dënuar të vijojnë me rehabilitimin dhe riintegrimin në shoqëri.

Po ashtu, përmes kësaj nisme, synohet që të ulet mbipopullimi në burgje.

“Nëpërmjet instrumentit të amnistisë u jepet mundësia personave që kanë kryer vepra penale të ri integrohen në shoqëri në liri, duke shmangur aplikimin e masave represive. Bazuar në standardet ndërkombëtare është vlerësuar se kufizimi i lirisë dhe zbatimi i dënimeve penale ndëshkuese duhet parë si masë e fundit e cila duhet të jetë në proporcion me shkeljen e kryer dhe rrezikshmërinë e personit. Në rastet e veprave penale të lehta konsiderohet se dënimi me burgim mund të shmanget bazuar në parimin e humanizmit duke i krijuar personit rrethanat të provojë në liri se është rehabilituar/korrigjuar dhe do të parandalohet kryerja e veprave penale në të ardhmen.”, thuhet në relacion.

Nga amnistia përjashtohen të dënuarit që paraqesin rrezikshmëri të theksuar dhe kanë të bëjnë me vepra penale kundër njerëzimit si vrasja, plagosja, dhuna në familje, kundër mjedisit, terrorizmit, korrupsioni etj.

Gjithashtu, përjashtohen nga amnistia personat e dënuar me burg përjetë apo ata që janë gjykuar nga GJKKO, si edhe ata që i janë shmangur drejtësisë.

“Konkretisht, nga kjo amnisti përfitojnë:

Të dënuar burra me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet dhe personave të dënuar me mbi 3 vjet, por u që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim një periudhë deri në 3 vjet

Të dënuara gra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet, dhe grave që janë dënuar me venim të formës së prerë mbi 4 vjet, që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim një periudhë deri në 4 vjet

Personat e dënuar gra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baraz ose mbi moshën 50 vjeç

Personat e dënuar burra, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baraz ose mbi moshën 60 vjeç.

Personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç”, thuhet në relacion.

Përfituesit

Rreth 380 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm, nga të cilët 4 janë të mitur, 5 femra dhe 7 shtetas të huaj. Ulje dënimi përfitojnë rreth 900 persona, nga të cilët 10 janë gra, 3 të mitur dhe 12 të huaj.

Po ashtu, nëpërmjet shuarjes së ndjekjes penale, shteti heq dorë nga hetimi apo dënimi i disa veprave penale të cilat konsiderohen se nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore dhe nuk shfaqen si fenomene shqetësuese.

Konkretisht, projektligji parashikon edhe pushimin e ndjekjes penale për të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 31.12.2025, për të cilat Kodi Penal dhe Kodi Penal Ushtarak parashikojnë një dënim me burgim në maksimum deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, me përjashtim të një kategorie veprash penale të cilat edhe pse dënohen deri në 3 vite burgim, paraqesin një rrezikshmëri të caktuar shoqërore.

The post Zbardhet relacioni për projektligjin e Amnistisë Penale: Lirohen menjëherë 380 persona, për rreth 900 ulet dënimi, ja kategoritë që përfitojnë appeared first on Albeu.com.

Lulzim Basha: Amnistia Penale është atentat ndaj Reformës në Drejtësi
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp ka komentuar deklaratat e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja pak më parë.

Ai tha se Manja u tregon prokurorëve se si të luftojnë korrupsionin, kur është vetë ai që ka liruar nga burgu të arrestuarit për korrupsion.

Kjo sipas Bashës tregon se hipokrizia ka arritur kulmin.

“Sa më shumë SPAK ka sukses në goditjen e korrupsionit, aq më shumë nxjerrim nga sirtarët projektet për t’i vënë shkopinj nën rrota, siç ndodhi pak më parë ku Manja u dha leksion prokurorëve të SPAK si duhet të luftojë korrupsionin.

Tu tregosh këtë kur ke kërcënuar administratën të heshtë, qindra zyrtarë po japin dorëheqje, nuk ka më as aplikime për të nisur punë, tregon se hipokrizia ka arritur nivelet më të rrezikshme. Manja u tregon prokurorëve si të luftojnë korrupsionin, kur liron të arrestuarit për korrupsion.

Nikolla e trajton Parlamentin si pronën e vet private, ashtu si Rama trajton shtetit.

Rama shmangu dje interpelancën.

Jemi para një komploti të planifikuar nga Rama por nuk mund të bëhet pa mbështetjen e aktorëve politikë, për të frenuar dhënien fund të pandëshkueshmërisë dhe për të ngushtuar fushën e veprimit të SPAK. Amnistia Penale, atentat ndaj Reformës në Drejtësi”, deklaroi Basha.

The post Lulzim Basha: Amnistia Penale është atentat ndaj Reformës në Drejtësi appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Shkaktoi aksidentin me 5 të vdekur, kush është vajza që përqafoi mes lotëve të atin pasi u lirua nga Amnistia: Mbaroi o jetë!
Ditën e djeshme filloi zbatimi i amnistisë penale dhe nga burgjet në të gjithë vendin u liruan qindra të burgosur.

Një prej tyre ishte Rexhina Çelhaka, e cila sapo doli nga burgu i grave 325, u përqafua me të atin i cili po e priste të dera e institucionit.

“Mbaroi o jetë”, dëgjohet të thotë Bedri Celhaka teksa përqafon të bijën.

Po kush është Rexhina Celhaka

Në 26 gusht të vitit 2021, Rexhina Çelhaka u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik ku për pasojë 5 persona humbën jetën pasi automjeti përfundoi në humnerën e Qafë-Muzinës.

Çelhaka ishte duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, kur është përplasur me një furgon që drejtohej nga Bardh Prodo, i cili bënte rrugën Tirana-Sarandë çdo ditë, por ai 26 gusht ishte udhëtimi i tij i fundit, bashkë me katër pasagjerët që udhëtonin me të.

Përveç Bardh Prodos, viktima në atë aksident mbetën dhe: Drita Korçari, 72 vjeçe dhe Fiqiri Korçari, 77 vjeç, banues në Tiranë si dhe çifti ukrainas, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë. Aksidenti ishte i rëndë, u desh ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga mjeti që ishte shtypur poshtë humnerës së Qafë-Muzinës.

Vetë Rexhina Çelhaka mori lëndime, por asgjë serioze. Pas analizimit të të dhënave, Policia e nxorri fajtore të renë, ndërsa Gjykata e dënoi. Dyshohet se 22-vjeçarja i preu rrugën furgonit duke shkaktruar dhe aksidentin fatal.

The post VIDEO/ Shkaktoi aksidentin me 5 të vdekur, kush është vajza që përqafoi mes lotëve të atin pasi u lirua nga Amnistia: Mbaroi o jetë! appeared first on Albeu.com.

Amnistia Penale, nesër fillon lirimi i të burgosurve
Ditën e nesërme, 24 prill, do të nisë lirimi i të burgosurve që përfitojnë nga Amnistia.

Nga ky ligj, që u miratua më 4 prill në Kuvend, përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove.

Nga kjo amnisti do të përfitojnë personat të cilëve dënimi u ka marrë formë të prerë deri në datën 31 mars 2024. Përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.

Ulja e dënimit do të jetë në 1.5 vite për burrat dhe 2 vite për gratë si masë lehtësuese. Nga amnistia do të përfitojnë 11 gra, dhe 11 të mitur që lirohen menjëherë./ Vizion Plus

The post Amnistia Penale, nesër fillon lirimi i të burgosurve appeared first on Albeu.com.