Amerika Archives - Albeu.com

Bislimi kërkon që Kosova të mos e lëshojë mundësinë për t’u përfshirë në projektin amerikan të gazit
<html><head></head><body>

Faton Bislimi, përfaqësues i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të gjejnë një rrugë për ta përfshirë vendin në projektin amerikan të gazit, duke e konsideruar këtë si një temë strategjike që tejkalon dimensionin energjetik. Sipas tij, diskutimi për gazin nuk duhet ngushtuar vetëm te kostoja apo te leverdia ekonomike, pasi çështja e energjisë lidhet drejtpërdrejt edhe me sigurinë dhe politikën e jashtme.

Në emisionin “Intervista e javës”, në KosovaPress, Bislimi deklaroi se Kosova duhet t’i shqyrtojë të gjitha opsionet që do ta mundësonin përfshirjen në këtë projekt, qoftë përmes terminalit të gazit në Vlorë, qoftë përmes alternativave të tjera infrastrukturore. Ai theksoi se objektivi duhet të jetë që vendi të mos e humbasë mundësinë për t’u bërë pjesë e iniciativës amerikane.

Bislimi: Institucionet e Kosovës të gjejnë modalitetin për t’u përfshirë në gazin amerikan

“Ju e keni parë edhe një editorial të fundit të shkruar nga përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ku kërkon edhe, me një fjalë, sugjeron që e kemi edhe një vetë afat, nëse s’gaboj, deri në mbylljen e dritares së përfshirjes së Kosovës në projektin e gazit amerikan. Tash, nëse jep edhe një vit në pyetje, është obligimi ynë si Kosovë, i institucioneve të Kosovës nesër, me gjetur modalitetin që të mos na mbyllet dritarja. Në momentin që mbyllet dritarja nuk ka më arsye. Mundemi me i dhënë një milion arsye, por dritarja është mbyllur. Është obligimi ynë me gjetur modalitetin që para se të mbyllet dritarja, Kosova të përfshihet në këtë projekt. Qoftë me alternativën e Vlorës, qoftë me alternativën e ndërtimit të gypave përmes Kosovës, një alternativë ekziston. Janë disa opsione. Ta zgjedhim atë më të mirin e mundshëm, i cili jo vetëm që përmbush interesat tona kombëtare ekonomike, por në të njëjtën kohë përmbush edhe interesat gjeostrategjike, pa e cenuar marrëdhënien tonë me Shtetet e Bashkuara. Unë jam i bindur që ky modalitet ka me u gjetur. Nëse nuk gjendet, është dështimi ynë”, theksoi Bislimi.

Ai tha se përfshirja në këtë nismë nuk duhet parë si një kushtëzim për raportet me Shtetet e Bashkuara, por si një rast që i shërben njëherësh interesave strategjike të SHBA-së dhe të Kosovës.

Sipas Bislimit, ndonëse mes Prishtinës dhe Uashingtonit ka pasur mospajtime për tema të ndryshme, përfshirë zhvillimet në veri dhe projektin e gazit, këto dallime nuk duhet të dëmtojnë partneritetin strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Si janë raportet e Kurtit me amerikanët?

“Mospajtime për qasje. Mospajtime për orientime. Ka pasur mospajtime. Ato janë publike. Ju e dini sa herë ka pasur mospajtime me intervenime që janë bërë në veriun e Kosovës. Ka pasur, ka pasur për veriun. Sot ka një lloj mospërputhje të opsioneve për gazin amerikan. Këto janë evidente”, potencoi ai.

Bislimi nënvizoi se Kosova nuk duhet të lejojë në asnjë rrethanë të largohet nga orbita e politikës së jashtme amerikane.

Bislimi: Kosova nuk guxon të lejojë për asnjë moment të dalë nga orbita e politikës së jashtme amerikane

“Kosova nuk guxon të lejojë për asnjë moment të dalë nga orbita e politikës së jashtme amerikane. Kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet t’i përcjellim edhe të luftojmë deri në pikën e fundit për interesat tona kombëtare. Jo, unë besoj që nuk kemi mundësi tjetër. Shiko, dalja nga orbita e politikës së jashtme amerikane nuk i lë asnjë hapësirë Kosovës për të qëndruar e vetme, sepse ne nuk kemi fuqi gjeopolitike as gjeostrategjike të jemi një farë lloj faktori përcaktues në politikën ndërkombëtare, as atë ballkanike, do të thoja. Fuqia jonë në politikën ndërkombëtare është e lidhur me përcaktimin tonë gjeostrategjik. Normal, ka oscilime, ka pasur, dihet. Ka marrëveshje dhe diskutime, por edhe këto mosmarrëveshje, edhe këto diskutime që bëhen shpeshherë, nuk duhet asnjëherë të kthehen as në kacafytje, e Zot mos e bë, në një lloj ndërprerjeje të marrëdhënieve”, tha ai.

Ai shtoi se diskutimi për projektin amerikan të gazit nuk duhet trajtuar vetëm si një çështje energjetike, por si një temë që prek drejtpërdrejt sigurinë dhe politikën e jashtme të Kosovës.

Bislimi vlerësoi se çdo nismë që vjen nga Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtohet në prizmin e interesave të Kosovës, por edhe në kontekstin e rëndësisë strategjike që ka partneriteti me Uashingtonin.

Bislimi: Çdo iniciativë që vjen nga Shtetet e Bashkuara duhet të analizohet në aspektin strategjik

“Në momentin që flasim për gazin, flasim për energjinë. Në momentin që flasim për energjinë, flasim për sigurinë. Në momentin që flasim për sigurinë, po flasim edhe për politikën e jashtme. Sepse sot ne jetojmë në një dinamikë zhvillimesh të jashtëzakonshme të politikës ndërkombëtare. Çfarëdo që neve na ofrohet nga Shtetet e Bashkuara edhe na kërkohet nga Shtetet e Bashkuara, edhe sa herë që ne kemi qenë në anën e Shteteve të Bashkuara, ne kemi dalë fitimtarë. Kjo puna e gazit, po them, nuk e quaj veten për të qenë ekspert i energjisë as i gazit, por mendoj që Kosova nuk, edhe në aspektin ekonomik edhe në aspektin politik, ka gjithmonë dy anë të medaljes. Njëra anë e medaljes është ajo që e dëgjojmë përditë, rëndësia gjeostrategjike dhe gjeopolitike e përfshirjes së Kosovës në projektin e gazit amerikan. Ndërsa ana tjetër e medaljes janë interesat e Republikës së Kosovës karshi këtij projekti madhor, se nuk është projekt i vogël. Edhe unë besoj që ne duhet ta gjejmë atë modusin ku jemi pjesë, përfundimisht jemi pjesë e interesave gjeostrategjike dhe gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara, me gaz e pa gaz. Domethënë, nuk është ideja që në qoftë se ne e marrim gazin, ky është benefiti, në qoftë se ne nuk e marrim gazin, ky është dënimi”, theksoi ai.

Faton Bislimi nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane foli edhe për peshën që ka pasur komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në proceset historike të lidhura me Kosovën, duke e cilësuar diasporën një faktor të rëndësishëm në përfaqësim dhe lobim për interesat e vendit.

Sipas tij, komuniteti shqiptaro-amerikan ka luajtur rol të veçantë në vendosjen e çështjes së Kosovës në vëmendjen e politikës së jashtme amerikane dhe në krijimin e mbështetjes për proceset që çuan drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ky është roli që ka komuniteti shqiptaro-amerikan për çështjen e Kosovës

“Komuniteti i shqiptarëve të Amerikës është gur themeli i lirisë edhe i pavarësisë së Kosovës. Njerëzit tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të pamundurën për ta sjellë mbarë Kosovën në agjendën e politikës së jashtme amerikane. Përfundimisht, shumë më shumë. Edhe në aspektin e lobimit, e thatë edhe ju në pyetjen tuaj, edhe në aspektin e koordinimit. Shiko, nuk mund të pretendosh tash ti se e ke ambasadën edhe e ke ministrinë e jashtme, e tash nuk të vlen komuniteti shqiptar në Amerikë. Komuniteti shqiptar në Amerikë është ambasadori më i mirë i përfaqësimit të Kosovës. Ka dallim në qasje, por kurrë në kauzë. Kauza ka qenë gjithmonë e njëjtë, kauza ka qenë t’i shërbejmë Kosovës, ta ngremë në piedestal marrëdhënien Kosovë-Amerikë”, përfundoi Bislimi.

Çështja e përfshirjes së Kosovës në projektet amerikane të gazit është kthyer në një prej debateve më të mëdha sa i përket politikës energjetike dhe marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara.

Ky projekt, që lidhet me zhvillimin e infrastrukturës së gazit në rajon, është mbështetur nga pala amerikane si një mundësi për të diversifikuar burimet energjetike dhe për të forcuar sigurinë energjetike të Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor. Mbështetësit e tij argumentojnë se një lidhje e tillë do të ulte varësinë nga burimet aktuale të energjisë dhe do të krijonte një alternativë më të qëndrueshme për sektorin energjetik.

Partitë e ish-opozitës në Kosovë i kanë kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ta rishqyrtojë qëndrimin e tij dhe ta pranojë përfshirjen në projekt, duke e parë gazin amerikan jo vetëm si investim energjetik, por edhe si sinjal politik për ruajtjen e raporteve të afërta me Uashingtonin. Sipas kritikëve të qeverisë, refuzimi ose vonesa në marrjen e vendimit mund të ndikojë në raportet me aleatin kryesor strategjik të Kosovës.

Nga ana tjetër, Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti ka mbajtur një qasje më të rezervuar ndaj këtij projekti. Sipas saj, vendimet për sektorin energjetik duhet të mbështeten në analiza të plota ekonomike, në fizibilitet dhe në interesin afatgjatë të Kosovës. Sipas tyre, Kosova nuk është kundër gazit amerikan, por ka kërkuar një vlerësim më të detajuar të alternativave dhe të përfitimeve konkrete.

</body></html>

The post Bislimi kërkon që Kosova të mos e lëshojë mundësinë për t’u përfshirë në projektin amerikan të gazit appeared first on Albeu.com.

Sveçla uron SHBA-në: Idealet e Deklaratës së Pavarësisë le të vijojnë të frymëzojnë botën edhe në shekujt që vijnë
<html><head></head><body>

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka vlerësuar rolin kyç të SHBA-së në forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Urimin e tij për popullin amerikan, Sveçla e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Më 4 korrik 1776, Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës hodhi themelet e një shteti të ndërtuar mbi lirinë, dinjitetin njerëzor, barazinë dhe të drejtën e popujve për të vendosur mbi fatin e tyre. Për 250 vjet, idealet e mishëruara në këtë dokument kanë frymëzuar kombe e popuj në rrugën drejt lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Gjatë këtyre dy shekujve e gjysmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një mbrojtëse e palëkundur e demokracisë, paqes dhe rendit, duke dhënë një kontribut vendimtar në përballjen me sfidat më të mëdha të kohës. Në këtë jubile të madh, u përcjell urimet më të përzemërta popullit amerikan dhe miqve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Uroj që idealet e Deklaratës së Pavarësisë të vazhdojnë të frymëzojnë botën edhe në shekujt që vijnë, ndërsa partneriteti strategjik dhe miqësia ndërmjet vendeve tona të mbetet e fortë dhe e palëkundur në shërbim të lirisë, paqes dhe demokracisë”, ka shkruar Sveçla.

Për festën kombëtare të SHBA-së kanë shprehur urime edhe udhëheqës të tjerë institucionalë.

</body></html>

The post Sveçla uron SHBA-në: Idealet e Deklaratës së Pavarësisë le të vijojnë të frymëzojnë botën edhe në shekujt që vijnë appeared first on Albeu.com.

Kosova duhet të vendosë sipas interesave të saj për projektin e gazit amerikan, thotë Serwer
<html><head></head><body>

Profesori amerikan Daniel Serwer vlerëson se projekti për gazin amerikan në Kosovë duhet shqyrtuar me kujdes të veçantë dhe mbi bazën e interesave strategjike të vendit.

Duke komentuar faktin që Qeveria e Kosovës ende nuk e ka pranuar këtë projekt, ai tha në intervistë se gazi amerikan është i kushtueshëm. Sipas tij, është e kuptueshme pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara për një marrëveshje të tillë, por nënvizoi se vendimi përfundimtar duhet të merret nga vetë Kosova.

“Gazi amerikan është shumë i shtrenjtë. E kuptoj pse amerikanët duan që Kosova ta marrë atë. Do të ndihmonte në plotësimin e pamjes në Ballkan. Dhe kjo administratë, kjo administratë amerikane, është një administratë transaksionale. Ajo dëshiron të bëjë marrëveshje. Kështu që mendoj se Kosova duhet të flasë me amerikanët, por gjithashtu mendoj se Kosova duhet të marrë në konsideratë interesat e veta dhe të marrë një vendim mbi këtë bazë”, tha ai.

Në pjesën e intervistës që lidhej me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka mbrojtur Milan Radoiçiqin, Serwer u shpreh se ka besim tek sistemi gjyqësor për trajtimin e kësaj çështjeje, ndërsa komentet e Vuçiqit i cilësoi si të nxitura nga interesi politik.

“Kam besim të plotë në sistemin gjyqësor këtu për t’u marrë me këtë çështje. Mendoj se zoti Vuçiq po thotë gjëra për përfitimin e tij politik, në vend që të bëjë atë që duhet të bëjë, që është të heqë dorë nga incidenti i Banjskës dhe ta ndjekë penalisht vetë. Sistemi gjyqësor serb duhet t’i ndjekë penalisht autorët”, tha ai.

Serwer foli edhe për krizën institucionale në Kosovë, për të cilën tha se i ka kushtuar vendit kohë të rëndësishme për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe proceseve të gjata zgjedhore.

“Të gjithë janë të ngopur me krizën. Të gjithë mendojnë se kanë humbur diçka nga ky vit, një vit e gjysmë nga tre palë zgjedhje. Dhe mendoj se kjo është e vërtetë. Mendoj se nuk ka qenë një kohë produktive. Kjo ndodh veçanërisht në sistemet parlamentare. Sinqerisht, Shtetet e Bashkuara kanë pasur një kohë të vështirë edhe për një vit e gjysmë të fundit. Por është koha, e dini, që institucionet tona të jenë pak më të konsoliduara se institucionet e Kosovës.”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai dha mesazhin se tashmë ka ardhur momenti që institucionet e Kosovës të tregojnë se janë në gjendje të funksionojnë, përmes zgjedhjes së një presidenti dhe formimit të një qeverie të re.

</body></html>

The post Kosova duhet të vendosë sipas interesave të saj për projektin e gazit amerikan, thotë Serwer appeared first on Albeu.com.

Osmani në urimin për 4 Korrikun: Amerika na doli në krah me veprime, edhe Kosova duhet të përgjigjet me vendosmëri
<html><head></head><body>

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka përcjellë urimin e saj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Për këtë përvjetor, ajo ka rikthyer një pjesë nga fjalimi që kishte mbajtur vitin e kaluar në nder të kësaj feste.

“Amerika nuk na shpëtoi jetën nëpërmjet frazave boshe, ligjëratave historike apo debateve të kota, por me veprim e vendosmëri”, tha Osmani.

“Kur disa hezitonin e fshiheshin prapa fjalimeve, Amerika veproi. Kur disa fshiheshin prapa interpretimeve të ligjeve, Amerika veproi. Kur disa thirreshin në miqësi historike me Serbinë, Amerika veproi”.

Osmani u shpreh se liria e Kosovës mban gjurmë amerikane në çdo hap, nga jetët e shpëtuara deri te ngritja e institucioneve.

“Kur disa i frikësoheshin kostos politike, Amerika veproi mbi parime, mbi vlera njerëzore dhe u shndërrua, për të satën herë me radhë, në kompasin moral të të gjithë njerëzimit”.

“Për të qenë pranë nesh, Amerika veproi me avionë, me helikopterë, me bomba ndaj armiqve tanë, e me djemtë e vajzat amerikane që rrezikuan jetën e tyre në mënyrë që të shpëtohej jeta jonë. Amerika veproi me fonde, me resurse humane, me ekspertizë, me gjithçka, që ne sot të jemi ky shtet që jemi: i lirë, i pavarur, sovran, demokratik”.

“Liria jonë ka gjurmë amerikane kudo. Në jetët e shpëtuara, në institucionet e ndërtuara, në çdo rresht të Deklaratës së Pavarësisë, në çdo njohje të kësaj pavarësie, në çdo sukses e në çdo të arritur”.

Sipas Osmanit, 17 Shkurti i Kosovës dhe 4 Korriku i ShBA-së bartin të njëjtin kuptim, pasi të dyja përfaqësojnë lirinë e ndërtuar mbi sakrificë dhe aleanca.

“Prandaj, kur Amerika kërkon veprim nga Kosova, ne duhet të përgjigjemi njësoj siç na u përgjigj ajo kur na duhej më së shumti: me veprim, me vendosmëri, me përkrahje, me miqësi. Sepse miku i mirë dihet në ditë të vështira”.

“Si 17 Shkurti, ashtu edhe 4 Korriku simbolizojnë të njëjtën gjë: lirinë”.

“Një liri e ndërtuar mbi sakrificë e aleanca. Një aleancë që do të rrojë po aq sa shteti i Kosovës: përgjithmonë!”

</body></html>

The post Osmani në urimin për 4 Korrikun: Amerika na doli në krah me veprime, edhe Kosova duhet të përgjigjet me vendosmëri appeared first on Albeu.com.

Ambasada amerikane në Prishtinë falënderon të pranishmit për festën e 250-vjetorit të Pavarësisë
Pas aktivitetit të mbajtur të martën për shënimin e 250 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka falënderuar qytetarët, zyrtarët dhe të gjithë të ftuarit që morën pjesë në ceremoni.

Në njoftimin e publikuar më pas, ambasada vuri në pah praninë e pjesëmarrësve dhe theksoi se atmosfera e krijuar e shndërroi festën në një ngjarje të veçantë.

“Faleminderit të gjithëve që na u bashkuan dje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, për të festuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës! Prania juaj e bëri këtë festë historike vërtet të veçantë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Po ashtu, ambasada ndau edhe disa nga çastet kryesore të mbrëmjes dhe i ftoi pjesëmarrësit të shpërndajnë kujtimet dhe fotografitë e tyre nga festa.

“Shijoni disa nga momentet kryesore të mbrëmjes dhe ndani momentet tuaja të preferuara duke përdorur #Liria250. #250Dita e Pavarësisë”, thuhet më tej në njoftim.

The post Ambasada amerikane në Prishtinë falënderon të pranishmit për festën e 250-vjetorit të Pavarësisë appeared first on Albeu.com.

Kurti: Kosova mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-së për mbështetjen, partneritetin dhe aleancën
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai theksoi se qytetarët e Kosovës për një periudhë të gjatë janë privuar nga liria dhe nga të drejtat themelore, ndërsa ndihma e SHBA-së, sipas tij, ka qenë përcaktuese në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë.

Kurti shprehu falënderimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara për përkrahjen, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme.

Në postimin e tij, Kurti shkroi: “250 vjet!”.

Ai përmendi se Jeta, Liria dhe Kërkimi i Lumturisë janë të veçuara në preambulën e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mes të drejtave të patjetërsueshme, si bazë e qeverisjes që krijohet me miratimin e popullit.

Sipas tij, ndërsa bota e civilizuar është frymëzuar nga këto vlera, populli i Kosovës për një kohë shumë të gjatë ka mbetur i privuar prej tyre. Ai nënvizoi se përvoja e Kosovës është unike, pasi për vendin tonë jetësimi i këtyre vlerave dhe të drejtave lidhet ngushtë me SHBA-të.

Kurti shtoi se këmbënguljes dhe sakrificës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, natyrshëm iu bashkua ndihma amerikane.

Ai bëri të ditur gjithashtu se mbrëmë ishte i nderuar që mori pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve në ambasadën amerikane në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, duke përsëritur se Kosova është përherë falënderuese dhe mirënjohëse ndaj SHBA-ve për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme.

The post Kurti: Kosova mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-së për mbështetjen, partneritetin dhe aleancën appeared first on Albeu.com.

Kosova shënon 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së me aktivitete të veçanta
Kosova do ta shënojë 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një vargu aktivitetesh, që pasqyrojnë lidhjet e afërta mes dy shteteve.

Në Prishtinë, Ambasada e SHBA-së ka vendosur një flamur të madh amerikan në ambientet e saj, si pjesë e shenjave simbolike që i paraprijnë kremtimit të këtij përvjetori.

Me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm për shtetin amerikan, E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, pritet të mbajë një pritje solemne.

Aktivitete për këtë përvjetor janë paralajmëruar edhe në nivel lokal në Kryeqytet.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se më 2 korrik, nën patronatin e Kryeqytetit, do të mbahet ngjarja “America and Kosova – A Freedom Story for the Next 250 Years”.

Sipas njoftimit, ky aktivitet do të fillojë në orën 10:00 dhe do t’i kushtohet historisë së lirisë, partneritetit dhe miqësisë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si edhe bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy vendeve.

The post Kosova shënon 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së me aktivitete të veçanta appeared first on Albeu.com.

Aliçkaj i kundërpërgjigjet Hotit për projektin e gazit me qëndrim të prerë
Veprimtari Agim Aliçkaj ka dalë me reagim pas deklaratave të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, në lidhje me projektin e gazit.

Në një postim të publikuar në Facebook, Aliçkaj u shpreh se kundër gazit ekzistojnë shumë më tepër argumente sesa në favor të tij. Ai theksoi se në këtë debat nuk duhet të përdoren as dashuria për Amerikën dhe as akuzat për anti-amerikanizëm si bazë arsyetimi.

Sipas Aliçkajt, ky investim duhet të analizohet nga ekspertët e fushës, ndërsa vendimi përfundimtar të merret duke u mbështetur te interesi ekonomik dhe jo te llogaritjet politike. Po ashtu, ai vlerësoi se protestat pro ose kundër gazit do të ishin të panevojshme dhe hodhi kritika edhe ndaj një pjese të mediave për mënyrën se si po e trajtojnë këtë temë.

Postimi i Aliçkajt në Facebook:

Nuk është e vërtetë i nderuar #avdullahhoti! Ka shumë argumente kundër gazit dhe vetëm disa për gazin.

Dashuria për Amerikën nuk është arësye për qazin dhe “anti-amerikanizmi” i trilluar nuk është arësye kundër gazit. Është naivitet i skajshëm të pretendohet se një çështje e vetme i prishë marëdhëniet me Amerikën.

Mos të flasim për protesta pro ose kundër gazit. Do të ishin qesharake.

Ky investim duhet shqyrtuar nga ekspertët e lëmisë dhe pastaj të vendoset a të pranohet. Vendimi për këtë duhet të jetë interesi ekonomik, jo politik.

PS. Shumica e mediave dhe gazetarucave të tyre janë të shitur te forcat anti-shqiptare. Mos u bazo në to fare.

The post Aliçkaj i kundërpërgjigjet Hotit për projektin e gazit me qëndrim të prerë appeared first on Albeu.com.

Sondazhi shokues, The Guardian: Vetëm një në 10 europianë e shohin SHBA-në si aleate
Besimi i Europës te një “garanci sigurie” amerikane ka mbërritur një nivel të ulët historik sipas një sondazhi të cituar nga The Guardian, i cili tregon se vetëm një në dhjetë qytetarë nga 15 vende e shohin SHBA-në si një aleat, dhe shumica në të gjitha vendet dyshojnë se Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin në rast sulmi ndaj tyre.

Sondazhi, i publikuar nga think tank-u European Council on Foreign Relations përpara samiteve të rëndësishme të G7 dhe NATO-s në Francë dhe Turqi, tregon një “mosbesim të thellë europian ndaj SHBA-së”, sipas autorëve.

Rezultatet treguan gjithashtu se, ndërsa shumë europianë besojnë se marrëdhëniet me Uashingtonin do të përmirësohen pas largimit të Donald Trump, ata janë gjithnjë e më të gatshëm të mbrojnë veten ndaj pasigurisë amerikane duke forcuar mbrojtjen e kontinetit të vjetër.

Indi-SHBA, kokë më kokë gjatë Samitit të G7! Modi dhe Trump do të flasin mbi tregtinë dhe vizat

Agresiviteti i SHBA-së në Lindjen e Mesme, kërcënimet ndaj Grenlandës, vendimet për të tërhequr trupat nga bazat evropiane dhe skepticizmi mbi të ardhmen e NATO-s kanë nxitur një pragmatizëm evropian në rritje.

Shumë europianë mbështesin uljen e varësisë nga Uashingtoni dhe janë të gatshëm për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes së vendeve të tyre.

Sondazhi, i zhvilluar në maj në vende që përfshijnë Austrinë, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar etj, tregoi se vetëm 11% e të anketuarve e konsiderojnë SHBA-në si aleat që ndan interesat dhe vlerat e tyre- një rënie kjo nga 16% që ishte gjashtë muaj më parë dhe 22% nëntorin e 2024.

Shumica e të anketuarve në secilin vend ku u zhvillua sondazhi, tha se nuk beson që SHBA-ja do t’u vijë në ndihmë në rast sulmi, por mendojnë se të paktën disa vende europiane do të ndihmonin në rastin e një skenari të ngjashëm.

The post Sondazhi shokues, The Guardian: Vetëm një në 10 europianë e shohin SHBA-në si aleate appeared first on Albeu.com.

Përse Angelina Jolie po përgatitet të largohet nga SHBA me fëmijët e saj binjakë?
Angelina Jolie po përgatitet të bëjë një ndryshim të madh në jetën e saj personale dhe familjare duke planifikuar largimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në korrik të vitit 2026, sapo binjakët e saj, Vivienne dhe Knox, të mbushin 18 vjeç më 12 korrik. Ky vendim, sipas burimeve të afërta me yllin e Hollivudit, është një hap që Jolie e ka planifikuar prej kohësh dhe tani po e shqyrton seriozisht, pasi marrëveshja e kujdestarisë me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, do të përfundojë komplet.

Burime të ndryshme qeverisin se aktorja kurrë nuk ka dashur të jetojë përgjithmonë në Los Angeles, por e ka bërë këtë për hir të fëmijëve dhe detyrimeve ligjore të kujdestarisë. Me fëmijët e saj më të vegjël tashmë të rritur, Jolie po konsideron mundësinë e zhvendosjes jashtë vendit në vende që ajo i sheh si më të sigurta, më të qeta dhe më private për rritjen dhe jetën e familjes.

Për Jolie, fëmijët kanë qenë gjithmonë në qendër të vendimeve të saj; ajo ka deklaruar publikisht se dëshiron t’u ofrojë atyre një rritje në një mjedis ku privatësia, paqja dhe siguria janë garanci kryesore. Burimet thonë se ylli i filmit ka shprehur mendimin se “ndonjëherë vendi ku jetojmë tani nuk ofron atë lloj njerëzishmërie që kam gjetur nëpër botë”.

Gjatë një diskutimi në Festivalin e Filmit në San Sebastián 2024, Jolie është shprehur edhe për klimën politike dhe sociale në SHBA, duke thënë se “i do vendin e saj, por në këtë moment nuk e njeh më atë”, dhe duke theksuar se çdo gjë që kufizon lirinë e shprehjes dhe liritë personale është e rrezikshme. Këto komente janë interpretuar si shprehje e shqetësimit të saj për situatën shoqërore dhe politike të vendit.

Angelina Jolie nuk është e panjohur me temat e imigracionit apo të drejtave të njeriut. Ajo ka kritikuar më parë politikat e imigracionit në SHBA dhe ka shkruar artikuj kundër ndalimit të imigracionit, duke u angazhuar shpesh edhe për kauza humanitare ndërkombëtare një profil që shtrihet përtej karrierës së saj si aktore.

The post Përse Angelina Jolie po përgatitet të largohet nga SHBA me fëmijët e saj binjakë? appeared first on Albeu.com.