ambasadorja amerikane Archives - Albeu.com

Begaj takim lamtumire me Kim: Do mbetesh mike e mirë e shqiptarëve
Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka pritur në zyrë ambasadoren Yuri Kim, me rastin e përfundimit  të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

Begaj falënderoi Kim për kontributin e dhënë në forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë gjatë mandatit të saj në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj vlerësoi rolin dhe angazhimin domethënës të Ambasadores Kim në avancimin e reformës në drejtësi, në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si edhe të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Kreu i Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë të Ambasadores Kim me institucionet shqiptare për nxitjen dhe koordinimin e bashkëpunimit mes agjencive të specializuara të dy vendeve për çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë, me fokus të veçantë në atë kibernetike.

Presidenti Begaj falënderoi Ambasadoren Kim për angazhimin e saj në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes vendit tonë dhe SHBA-së, por edhe për rritjen e aktivitetit të bizneseve amerikane në Shqipëri.

Duke çmuar marrëdhëniet e ngushta e njerëzore që Ambasadorja krijoi me shqiptarët në të gjitha krahinat e vendit, si dhe duke i uruar suksese në detyrat e angazhimet e ardhshme profesionale, Presidenti Begaj shprehu besimin se Ambasadorja Kim do të mbetet një mike e mirë e shqiptarëve dhe gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri./Albeu.com/

The post Begaj takim lamtumire me Kim: Do mbetesh mike e mirë e shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Lufta për kreun e SPAK, tre “silurët” e Yuri Kim ndaj qeverisë
Ka një luftë të hapur tashmë mes ambasadës amerikane në Tiranë dhe qeverisë shqiptare teksa pritet zgjedhja e kreut të ri të SPAK gjatë javëve në vijim. Deri më tani, SPAK-u ka kapur “peshq” të vegjël, ndërkohë që dosjet e “peshqve të mëdhenj” janë mykur prej tre vitesh në sirtarët e Arben Krajës.

Është pikërisht qeveria që kërkon të mbajë me pluhur këto dosje duke kërkuar që të zgjedhë në krye të SPAK-ut një emër të sajin, ndërsa amerikanët mbështesin prokurorin Altin Dumani me shpresën se ai do t’i japë një frymë tjetër këtij institucioni duke iu përgjigjur edhe pritshmërive të shqiptarëve.

Ata që qëlluan “fishekun” të parët ishte qeveria duke thënë publikisht se Yuri Kim po ikën dhe se ka filluar procedura për zëvendësimin e saj.

Kjo ngjalli reagimin e amerikanëve, ndërsa ambasadorja Kim prej tre ditësh reagon publikisht në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe nevojën e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, gjë e cila në fakt është një përgjigje ndaj tentativave të qeverisë për të kapur edhe kokën e SPAK-ut.

Në këtë kontekst, Kim doli sot në një konferencë të posaçme për shtyp duke dhënë tre mesazhe të forta.

Mesazhi nr.1: Jam këtu, nuk iki

Ndërkohë që qeveria rreket t’i kujtojë anëtarëve të KLP-së se Kim po ikën dhe duhet të votojnë emrin e maxhorancës për në krye të SPAK, Yuri Kim e thotë hapur: Nuk iki, jam këtu edhe për një kohë të gjatë!

Ky mesazh shkon për anëtarët e KLP-së që të mos shantazhohen nga qeveria, por edhe ndaj Ramës dhe të vetëve që “të mos kruhen shumë”.

Mesazhi nr.2: Nuk heshtim

Ambasadorja e pranon se ka patur shumë rezistencë për implementimin e Reformës në Drejtësi duke theksuar se shpesh pala shqiptare ka dashur që ajo të heshtë, ndërsa konfirmon se Shqipëria është aleate e besuar e SHBA-ve. Në këtë mënyrë, ambasadorja vë në pah interesat e vendit dhe aleancës mbi ato të maxhorancës për të kapur kreun e SPAK duke e cilësuar korrupsionin një rrezik kombëtar.

Mesazhi nr.3: Enver Hoxha rrotullohet në varr

Edhe pse me shumë delikatese, ambasadorja Kim i kujtoi maxhorancës lidhjet me komunizmin dhe qasjen autoritare të kësaj maxhorance, e cila pasi kapi biznesin, median dhe çdo qelizë të shoqërisë shqiptare, tani do të kapë përfundimisht edhe drejtësinë.

Pas “silurëve” të Yuri Kim, mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i maxhorancës tani. /albeu.com

The post Lufta për kreun e SPAK, tre “silurët” e Yuri Kim ndaj qeverisë appeared first on Albeu.com.

Ambasadorja amerikane në OKB vizitë në Shqipëri, takim me Presidentin Begaj
Presidenti i Republikës Bajram Begaj do zhvillojë një takim me ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesen e SHBA në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila do të jetë në Shqipëri për një vizitë dy ditore.

Greenfield njihet si një zë i fuqishëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ditën e djeshme Greenfield mbërriti në Shqipëri teksa ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim e prezantoi me kryeqytetin.

Në një reagim në rrjetet sociale, Linda Thomas-Greenfield shkruan se Shqipëria është aleat i palëkundur dhe një partner në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Çfarë kënaqësie të vizitosh sheshin Skënderbej, që mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit për pritjen e ngrohtë në Tiranë Yuri Kim. Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkruan ambasadorja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit.

Kujtojmë se ambasadorja Linda Thomas-Greenfield pritet të ketë takime me kryeministrin Rama, Presidentin Bajram Begaj, si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

The post Ambasadorja amerikane në OKB vizitë në Shqipëri, takim me Presidentin Begaj appeared first on Albeu.com.

“Reforma në Drejtësi po jep rezultat”, Kim: Mos u dorëzoni! SHBA do të mbështesë Shqipërinë
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim është shprehur ditën e sotme se reforma në drejtësi është duke dhënë reultate pozitive dhe pse po përballet me sfida të ndryshme.

Kim i bëri thirrje magjistratëve të rinj të mos dorëzohen dhe të bëhen shpresë për Shqipërinë

“Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve. Ndërsa Shqipëria ndërmerr Reformat në sektorin e drejtësisë, këto duhet të ketë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë. Puna e shkollës së Magjistraturës kërkon shumë përpjekje. Ju uroj ju të diplomuar , ndërsa zgjohem në mëngjes përpiqem ti kujtoj vetes përse jam në këtë punë dhe shpresoj që edhe ju të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë dhe ti thoni vetes;,” Unë do të jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë dhe do të jem pjesë e një Shqipërie më të mirë se tani. Kurrë mos u dorëzoni, SHBA do të mbështesë Shqipërinë”, tha ajo./albeu.com

The post “Reforma në Drejtësi po jep rezultat”, Kim: Mos u dorëzoni! SHBA do të mbështesë Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Largimi i Geldis Nanos, Yuri Kim: Nuk e prisnim, ne mendonim se ishte një partner i mirë i SHBA-ve
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e ka cilësuar të papritur vendimin për shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në emisionin “Opinion”, Kim e ka cilësuar një bashkëpunëtor të mirë Nanon, duke e vlerësuar atë si për punën kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit dhe më pas kur ishte drejtor i Policisë.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Dakord. Do t’ju pyes për ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Z. Nano. Ai u largua nga pozicioni i tij pas një vendimi të qeverisë. Ishte një histori e ndërlikuar. 48 orë, në fillim ai u largua, pastaj u detyrua të largohej. Pas kësaj, ju bëtë një koment dhe thatë se kishit punuar shumë mirë me Z. Nano. A ishte kjo një ndërhyrje në vendimin e qeverisë?

Ambasadorja Kim: Jo, ishte pohim fakti. E keni parë se ne shpesh bëjmë deklarata të tilla kur dikush me të cilin kemi punuar shumë mirë largohet nga detyra. Dhe është e vërtetë që ne e vlerësojmë Z. Nano dhe bashkëpunimin e tij me ne. Ne mendonim se ai ishte një partner i mirë për ne kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit. Dhe më pas kur ishte drejtor i policisë.

Blendi Fevziu: A ishte surprizë për ju largimi i Z. Nano nga detyra?

Ambasadorja Kim: Nuk e prisnim.

The post Largimi i Geldis Nanos, Yuri Kim: Nuk e prisnim, ne mendonim se ishte një partner i mirë i SHBA-ve appeared first on Albeu.com.

Cili ishte qëllimi i takimit tuaj me Metën? Përgjigjet Yuri Kim
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është shprehur se do të takojë të gjithë drejtuesit e partive politike ne vend, me përjashtim të të shpallurve non grata.

Ajo tha se për SHBA-të është e rëndësishme vendosja e marrëdhënieve diplomatike, po aq e rëndësishme dhe takimi me të gjithë aktorët politikë.

Kim theksoi se ajo do të takojë të gjithë politikanët në Shqipëri me përjashtim të atyre që janë shpallur non-grata, duke iu referuar kreut të PD, Sali Berisha.

Komentet Kim i ka bërë teksa ishte e ftuar në emisionin Opinion, ku ka folur për një sërë çështjesh me rëndësi.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Cili ishte qëllimi në zyrën e Metës?

Kim: Për ne marrëdhëniet institucionale janë të rëndësishme, edhe pse medias i pëlqen ti personalizojë gjërat. Por diplomacia amerikane ka të bëjë me institucionet. Për ne është normale të kemi kontakte me të gjithë aktorët politikë në Shqipëri. Së dyti duam të nxisim njëri-tjetrin që të mbajmë Shqipërinë në rrugëne  duhur, do të vazhdoj të takoj përfaqësues politikë. Kam vetëm një kufizim.

Fevziu: Për zotin Berisha.

Kim: Nuk do të takohem me dikë që është shpallur non-grata.

Fevziu: Por marrëdhëniet me metën keni patur përplasje të forta?

Kim: Edhe njëherë nuk është mesazh i fshehtë, por i hapur, që institucionet demokratike kanë rendësi. Është normale që në festën për ditën tonë të pavarësisë, është normale që ambasadori të flasë për demokraci.

Fevziu: Ka një hetim nga SPAK për mënyrën e lobimit të Metës në SHBA, a e keni ndihmuar SPAK?

Kim: Nuk mund të komentoj për këtë.

Fevziu: Ka shumë akuza ndaj metës në SPAK, a mendoni se po bëhet një lojë politike?

Kim: Këto i vendos SPAK, nuk është për ambasadorët, diplomatët kjo çështje./albeu.com/

The post Cili ishte qëllimi i takimit tuaj me Metën? Përgjigjet Yuri Kim appeared first on Albeu.com.

“Ishim në garë me Gjermaninë, i morëm ne”, Kim dhe Balluku tregojnë “sekretin” për termocentralet në Vlorë
Ministria e Inftastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku dhe Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, kanë folur lidhur me termocentralet lundruese në Vlorë, për prodhimin e energjisë.

Teksa ishin nga afër për t’i parë dy njësitë gjeneruese të energjisë, ministrja Balluku tha se do të prodhojnë 15% të energjisë vendase.

“Ne këtu do të prodhojmë 15% të nevojës vendase. Nga ana tjetër do të kursejmë më shumë se gjysmën e atyre parave, gati 60% me çka do të importonim këtë 15% energjie që na mungon.

Janë në një kontratë 2-vjeçare. Pas dy vitesh kemi të drejtën të diskutojmë me kompaninë për blerjen përfundimtare me një çmim simbolik dhe të vendosen njëherë e përgjithmonë si asete. Ne mund ti përdorim për prodhim, pasi janë njësi që ne i kontrollojmë. Por mund të jepen nga Shqipëria me qira vendeve të tjera”, tha ministrja.

Balluku zbuloi se ishin në garë me Gjermaninë se kush do t’i marrë dhe kompania vendosi t’i sjellë në Shqipëri.

“Kemi qenë në garë me Gjermaninë, nëse do të vinin këtu apo do të shkonin në Berlin. Unë pyesja çdo ditë kur do vinë. Ishte problemi i detit sepse janë njësi të rënda dhe kërkojnë kushte të mira lundruese. E gjitha Evropa po mundohet të instalojë njësi të tilla”, tha Balluku.

Ndërkaq, ambasadorja amerikane theksoi rëndësinë e termocentraleve lundruese, në një kohë kur bota është duke u përballur me krizën e energjisë.

“Jemi me fat se që nga viti 2020 kemi filluar të flasim për energjinë. Jam me ministren, nuk duken të bukura, por rëndësi ka që funksionojnë. Nëse kjo funksionon si duhet të prodhojnë të paktën 114 megavat. Kjo mund të përmbushë 12-15 % nevojat për energji në vend. Në terma mesatarë do të thotë 150-200 mijë shtëpi”, tha Kim.

Pritet që dy njësitë të fillojnë prodhimin e energjisë në fund të vitit./albeu.com/

The post “Ishim në garë me Gjermaninë, i morëm ne”, Kim dhe Balluku tregojnë “sekretin” për termocentralet në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Marrëdhënia Shqipëri-SHBA, flet Yuri Kim: Kemi përparuar, por ende shumë për të bërë
Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka përparuar shumë në këto 31 vite”, deklaroi Kim.

Komentet kryediplomatja amerikane i bëri në konferencën “Shqipëri-SHBA” që po zhvillohet në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kim shprehu emocionet për pamjet e vitit 1991 ku me qindra shqiptarë pritën në shesh Sekretarin e Shtetit James Baker.

“Regjimi i Hoxhës mbylli vendin dhe u përpoq të helmojë miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikaneve.  Në vitin 1991 pati një fillim të ri.

Edhe pse kam parë me mijëra herë fotografi, ende më prekin shumë fotot e 300 mijë shqiptarëve. U mblodhën në sheshin Skënderbej për të thënë se ne jemi me ju, për të dëgjuar sekretarin Baker se liria funksionon”, tha ajo.

Ambasadorja tha gjithashtu se ka ende shumë për të bërë.

“31 vite pas rënies së komunizmit mbetet ende shumë për të bërë. Mendoni sa shumë kemi përparuar”, u shpreh ajo./albeu.com/

The post Marrëdhënia Shqipëri-SHBA, flet Yuri Kim: Kemi përparuar, por ende shumë për të bërë appeared first on Albeu.com.

Takimi në KQZ me Ilirjan Celibashin, reagon Yuri Kim
Ambasada Amerikane ka zbardhur ditën e  sotme takimin e Yuri Kim dhe Ilirjn Celibashi.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion.Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve”.

The post Takimi në KQZ me Ilirjan Celibashin, reagon Yuri Kim appeared first on Albeu.com.

U kthye nga Uashingtoni, shefi i SPAK takohet me Yuri Kim në Tiranë: Çfarë diskutuam
Pas vizitës së tij në Uashington, shefi i SPAK-ut Arben Kraja është takuar ditën e djeshme me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim shkruan se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.

“Kemi kënaqësinë të mirëpresim sërish shefin e SPAK-ut Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Kujtojmë se drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, prokurori i posaçëm, z. Vladimir Mara dhe Drejtorija e BKH, Aida Veizaj zhvilluan në fillim të gushtit në një vizitë zyrtare në Uashington të SHBA-së

Gjatë vizitës ata u takuan me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

Sipas burimeve, qëllimi i vizitës ishte prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri” thuhet në njoftimin për media të SPAK./albeu.com/

The post U kthye nga Uashingtoni, shefi i SPAK takohet me Yuri Kim në Tiranë: Çfarë diskutuam appeared first on Albeu.com.