ambasadori i shba Archives - Albeu.com

Ambasadori i SHBA thirrje qeverisë së Kosovës: Lëviz përpara me Asociacionin
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se shteti i tij beson se për Kosovën është urgjente që të lëvizë përpara me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të një draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Gjatë një interviste për transmetuesin publik të Kosovës, Hovenier tha se Kosova ka shumë miq që duan ta shohin shtetin pjesë të organizatës të Këshillit të Evropës dhe të shfaqë përkushtimin për të drejtat e pakicave dhe të drejtave të njeriut.

“Një nga mënyrat më të dukshme për të bërë këtë e që e kemi rekomanduar të gjithë, është ndërmarrja e këtij hapi të rëndësishëm të dërgimit të këtij drafti të BE-së të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese. Na duket se kjo është një gjë e rëndësishme për Kosovën, pa iu referuar Këshillit të Evropës, sepse do të ndihmojë për të siguruar mbrojtje të duhur për komunitetin etnik serb në Kosovë, por gjithashtu zhbllokon dhe hap këtë rrugëtimin në të cilin duam ta shohim Kosovën”, tha Hovenier.

Kosova dështoi të futej në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës të mbajtur në mes të majit në Strasburg, pasi shtetit iu vendos kusht që të lëvizte përpara me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Një ditë para takimit në Strasburg, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, përmes një letre njoftoi Këshillin e Evropës se Kosova synon që të hartojë një draft-statut për Asociacionin dhe ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit, në këmbim të pranimit të shtetit në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

Por, në letrën e Gërvallës thuhej se draft-statuti do të frymëzohej nga një draft i prezantuar kohë më parë nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung, e jo draft-statuti që iu paraqit Kosovës dhe Serbisë nga BE-ja tetorin e vitit të kaluar.

Hovenier tha se me sa e kupton ai, kjo ofertë e Gërvallës më nuk është e vlefshme, ndërkaq sa i përket se çfarë draft-statuti duhet Kosova të dërgojë në Kushtetuese, ambasadori amerikan tha:

“Lidhur me pyetjen se cili draft dhe si dërgohet më tej, kjo është çështje e rëndësishme dhe padyshim që është një zgjedhje sovrane e Qeverisë së Kosovës se çfarë statuti zgjedh të hartojë dhe si e çfarë do të kërkojë të miratojë apo dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Por, do të them se drafti i ofruar nga Bashkimi Evropian – ky draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe – ofron një sërë përparësish unike dhe të rëndësishme”.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian, si ndërmjetës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim.

Po vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për normalizimin e raporteve, që parasheh edhe sigurimin e një niveli të vetëmenaxhimit të komunitetit serb dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog.

Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese tha më 2015 se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Harmonizimi, sipas Kushtetueses, mund të bëhet përmes akteve nënligjore.

Megjithatë, Kosova deri më tani nuk ka ndërmarrë hapa drejt themelimit të tij.

Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një asociacioni njëetnik./ REL

The post Ambasadori i SHBA thirrje qeverisë së Kosovës: Lëviz përpara me Asociacionin appeared first on Albeu.com.

Ndalimi i dinarit, Hovenier: S’e di si mund të shmanget frustrimi te serbët lokalë, jemi të shqetësuar
Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka shkuar sot për takim me kryeministrin Albin Kurti në Qeverinë e Kosovës. Në konferencë për media Hovenier ka treguar se kanë biseduar për hyrjen në fuqi të Rregullores së re të BQK-së, e që diplomati amerikan thotë se mund të sjell tensione tek serbët lokalë.

Hovenier ka thënë se s’mund ta shmangësh frustrimin mes qytetarëve pasi implementimi i Rregullores së BQK-së ka impakt të ndjeshëm tek ta. Ai ka marrë edhe një shembull të një moshuari që e ka marrë një përfitim social nga Serbia përmes një poste apo ngjashëm, duke pyetur se cilat procedura janë vendosur që ai i moshuar të vazhdojë të marrë atë përfitim social.

Ambasadori amerikan ka thënë se do të ketë tensione nga qytetarët meqë ata do të ndjehen se iu është ndërprerë një benefit nga i cili varen dhe potencon se SHBA është e shqetësuar për individët dhe jetët e tyre.

“Unë nuk e di se nuk mund ta shmangësh frustrimin e qytetarëve si rezultat i këtij vendimi dhe implementimit dhe që ky implementim bëhet në një mënyrë që është i ndjeshëm ndaj shqetësimeve të tyre. Më lejo japë një shembull, kur një i moshuar që merr një përfitim social, e ka marrë atë përmes një poste serbe dhe i ka marrë në cash, nuk e di specifikisht, por si ai person do ta marrë atë përfitim social, çfarë procedura janë vendosur  që ai person ta marrë atë benefit. Mendoj se do të ketë tensione nga njerëzit sepse do të ndjehen se iu është ndaluar një përfitim nga i cili ata varen. Askush s’e dëshiron një gjë të tillë. Ne jemi të shqetësuar për individët dhe jetët e tyre”, ka thënë ambasadori Hovenier.

The post Ndalimi i dinarit, Hovenier: S’e di si mund të shmanget frustrimi te serbët lokalë, jemi të shqetësuar appeared first on Albeu.com.

Ambasadori i SHBA në Beograd: Pas festave do të nisin përpjekjet për procesin e dialogut Serbi-Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se është e rëndësishme të mos humbasin kohë për të zgjidhur tensionet në Kosovë pas festave të fundvitit. Hill tha se mendon se pas zgjidhjes së situatës në veri do të nisin përpjekjet për hapat e nevojshëm politik në procesin e dialogut, për të ecur përpara. Në një intervistë për tv Euronews serbia, ambasadori amerikan foli për krizën aktuale në Kosovë dhe heqjen e barrikadave në veri.  Ndër të tjera ka shtuar se për këtë dialogu do të ketë përpjekje edhe nga vetë BE e SHBA.

“Ajo që duam të shohim është një mënyrë politike për të qetësuar gjithçka, për ta kthyer në një situatë normale. Këto janë sfida të mëdha dhe ndërkohë kemi një krizë. Problemi kur ke krizë është se është gjithnjë e më e vështirë. Mund të ndodhë që në fund të ndodhin ngjarje shumë të papritura dhe kjo zakonisht është e keqe për një krizë, kështu që unë jam shumë i shqetësuar. Do të varet nga aftësitë e ndërmjetësuesit, por edhe nga vetë aftësitë e negociatorëve, të cilët duhet të mendojnë se çfarë sjell kjo krizë. Pra, të mendojnë se duke u gjendur në krizë, a do të kenë investitorë. Zakonisht investitorët nuk janë të interesuar të shkojnë në shtete ku ka kriza të përhershme” tha Hill.

Ambasadori amerikan e sheh si sinjal pozitiv njoftimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për heqjen e barrikadave në veri.

“Por ne po arrijmë në pikën ku ata që i vendosën tani duhet t’i heqin ato. Me njerëzit duhet të flitet dhe kjo është ajo që po ndodh. Ndiej se zgjidhja më e qëndrueshme dhe më e mirë që barrikadat të hiqen nga njerëzit që i kanë vendosur. Dhe kjo është ajo që përfundoi duke ndodhur. Kështu që unë mendoj se në këtë drejtim ne jemi shumë me fat që ata po hiqen”, tha Hill.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë sot konferencën e fundvitit ku u shpreh se kërkon që vitin e ardhëm të zbatohen garancitë e dhëna lidhur me situatën në veri të Kosovës, duke iu referuar kështu marrëveshjesn me SHBA-në dhe BE-në për të mos preceduar penalisht personat që vendosën barrikadat. Ai ka pretenduar se Prishtina po ndërton baza speciale, që sipas tij do të kërcënojë popullin serb, teksa ka kërkuar që ‘dhunuesit’ të largohen. Barrikadat në veri të Kosovës u hoqën pasi Dejan Pantiç iu zëvendësua masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. Tensionet në veri të Kosovës nisën pikërisht nga ky emër, pasi Policia e Kosovës e arrestoi sepse dyshohej se ka kryer sulm ndaj zyrtarëve kosovarë. Pas arrestimit të tij, në shenjë revolte më 10 dhjetor, u vunë barrikadat nga serbët.

The post Ambasadori i SHBA në Beograd: Pas festave do të nisin përpjekjet për procesin e dialogut Serbi-Kosovë appeared first on Albeu.com.

Ambasadori i SHBA në Beograd: Serbia të shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, tha se e kupton se Serbia ka një histori të gjatë dhe të vështirë me sanksionet dhe se SHBA-ja ka mirëkuptim për këtë. Por, sipas tij, Serbia duhet ta shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj kombëtare, duke shtuar se është i bindur se herët apo vonë, Serbia do ta kuptojë se është me Perëndimin.

“Do ta paralajmëroja Serbinë që ta kuptojë se kjo nuk është ‘nëna Rusi’, ne po përballemi me një Rusi tjetër”, tha Hill gjatë një interviste për Radiotelevizionin publik të Serbisë

Hill tha se e di që kjo është e vështirë dhe se Serbia me dekada ka marrëdhënie të mira me Rusinë. Por, ka shtuar ai, tani bëhet fjalë për një Rusi krejt ndryshe, “një Rusi që sulmon brutalisht fqinjët e saj”. Serbia duhet të deklarohet për këtë, tha Hill.

Serbia është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Nëse e shikoni Evropën, vetëm pak shtete, më duket vetëm Bjellorusia dhe Serbia nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Pyetja është nëse Serbia dëshiron të qëndrojë në këtë grup. Shumë shtete kanë vendosur sanksione dhe ata po kanë pasoja nga kjo. Pyetja është nëse sanksionet mund të kenë ndikim në sjelljen e Rusisë, por ata gjithsesi i vendosën sanksionet sepse e kuptojnë se duhet të jenë të bashkuar dhe të kundërshtojnë atë që po bën Rusia”, tha Hill.

Hill tha se nuk mendon se dikush po e kërcënon Serbinë për këtë çështje, por shtoi se shtetet e tjera po i kërkojnë Serbisë që të marrë qëndrim.

Duke folur për mundësinë që SHBA-ja ta ndihmojë Serbinë në rast se preket nga vendosja eventuale e sanksioneve ndaj Rusisë, ambasadori amerikan tha se shteti i tij po punon që të sigurohet që Serbia të ketë një sërë furnizuesish të energjisë. Ai shtoi se kjo është në interes të të dyja palëve.

“Duam të punojmë me Serbinë për këtë çështje, kompanitë amerikane janë shumë të interesuara që Serbia të gjejnë furnizues shtesë të energjisë, në mënyrë që të mos jetojë nën shantazhet e Rusisë”, tha Hill.

Ai theksoi se është në interesin e Serbisë që të ketë furnizues të ndryshëm të energjisë, në mënyrë që askush të mos mund ta shantazhojë.

“Definitivisht ka kosto politike në këtë çështje dhe çdo shtet, përfshirë Serbinë, duhet të jetë e shqetësuar kur furnizuesi kryesor për ngrohje dhe rrymë lidh furnizimet e energjisë me nevojat e tij politike, sikurse Rusia vepron me Serbinë dhe të tjerët”, shtoi ai.

Duke iu referuar çështjes së Kosovës, Hill tha se ai e kupton se është një çështje e madhe për popullin serb, por ai u bëri thirrje atyre që të shohin dallimet midis situatës në Kosovë dhe situatës aktuale në Ukrainë.

Rusia, tha ai, ka nënshkruar memorandumin e Budapestit në maj të vitit 1994, ku në mënyrë eksplicite është pajtuar të respektojë integritetin territorial të fqinjëve të saj, dhe sipas tij, tani po shkel këtë pikë, teksa kërkoi nga populli serb që të ndjekë atë që po ndodh sot në Ukrainë.

“E kuptoj se kjo është pyetje e madhe për popullin e Serbisë. Por, po ashtu u bëj thirrje që ta kuptojnë dallimin e madh në mes të kësaj pyetjeje të vështirë dhe situatës në të cilën ne tani kemi një fuqi të madhe që po sillet ndryshe dhe po tenton që të marrë diçka që i takon një shteti fqinj. Dhe kjo është një situatë shumë e ndryshme. Nuk mendoj se është mirë të shikohet pas dhe të bëhen ngjashmëri historike. Mendoj se duhet të përqendrohemi në zgjidhjen e situatës që kemi sot”, tha Hill.

Rusia është nën sanksione perëndimore pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

The post Ambasadori i SHBA në Beograd: Serbia të shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj appeared first on Albeu.com.

Ambasadori i SHBA në Kosovë: Mirëpresim pezullimin e përkohshëm për marrëveshjen e reciprocitetit
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka thënë se SHBA e mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se këto dy masa janë në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe se të njëjtat ishin të koordinuara me ndërkombëtarët.

“SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Hovenier.

Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.

Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë. Ndërkaq, vendimi i dytë parasheh që të gjithë pronarët e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – të mund të riregjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës).

The post Ambasadori i SHBA në Kosovë: Mirëpresim pezullimin e përkohshëm për marrëveshjen e reciprocitetit appeared first on Albeu.com.

Situata në veri, ambasadori i SHBA: Të shtyhet me 30 ditë implementimi i reciprocitetit
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se kërkesa e SHBA-së është që të shtyhet për 30 ditë implementimi i reciprocitetit për dokumente me Serbinë. Ai ka thënë se nuk kanë kërkuar që këto vendime të rishikohen, por vetëm që të shtyhet vendimi që të ketë më shumë qartësi.

Ai po ashtu ka dënuar veprimet e grupeve serbe në veri të Kosovës. Këto komente ai i bëri pas takimit urgjent me presidenten e Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe dy zëvendëskryeministrat.

“Një nga arsyet që jam këtu për takim me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, zv. Kryeministrin Bislimi dhe ministren e jashtme Gërvalla është që të përcjelli një kërkesë të qartë të SHBA-së për shtyrjen e implementimit e dy vendimeve për 30 ditë. Mendojmë se shtyrja për 30 ditë është e rëndësishëm pasi shihet se ka keqkuptime dhe dezinformata rreth këtyre vendimeve. Do të bisedojmë edhe me kolegët e BE-së që të punojmë me qeverinë që të ketë më shumë qartësi për këto vendime. Dua të jem i qartë. Nuk duam që këto vendime të rishikohen. Duam edhe të jemi të qartë se jemi të shqetësuar se disa individë po i shprehin pakënaqësitë mes vendosjes së barrikada dhe mohimit të lirisë së lëvizjes. Nuk i përkrahim këto veprime. Mënyra e shprehjes së pakënaqësive është mes dialogut. Do të shohim përpara për vendimet e qeverisë.”, tha ai.

Më tej ai bëri të ditur se i takon qeverisë të marrë vendimin dhe presin se si do të veprojnë ata në raport me kërkesën e SHBA-së.

“Nuk do të marrë pyetje. Do të lë qeverinë që të flasë së cfare do të bëjë në raport me kërkesën e SHBA-së“, përfundoi ai. /Express/

The post Situata në veri, ambasadori i SHBA: Të shtyhet me 30 ditë implementimi i reciprocitetit appeared first on Albeu.com.

Jeff Hovenier sot merr detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, do të marrë sot zyrtarisht detyrën e tij. I ngarkuari i deritanishëm me Punë në Ambasadën amerikane Nicholas J. Giacobbe ka bërë të ditur se ceremonia e zyrtarizimit të tij do të bëhet ditën e sotme.

Hovenier, i cili luajti një rol në negociatat që përfundimisht çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, u emërua në këtë post nga presidenti Joe Biden në korrik 2021 dhe u konfirmua unanimisht nga Senati i SHBA-së më 18 nëntor.

Përveç Kosovës dhe Turqisë, Hovenier ka shërbyer edhe në Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai, Peru, Serbi dhe Mal të Zi. Ai flet gjermanisht, greqisht, kroatisht dhe spanjisht dhe ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë disa nga Qeveria e Kosovës.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Kjo është hera e parë që Hovenier shërben si ambasador i SHBA-së./albeu.com/

The post Jeff Hovenier sot merr detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë appeared first on Albeu.com.