ambasadori i SHBA ne Serbi Archives - Albeu.com

Hill: Sanksionimi i Vulinit nuk nënkupton marrëdhënie më të këqija Serbi-SHBA
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha më 13 korrik se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë të kenë ndonjë marrëdhënie me shefin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, por se sanksionet e vendosura ndaj tij si individ nuk nënkuptojnë marrëdhënie më të këqija me Serbinë.

“SHBA-ja studioi me kujdes Vulinin dhe aktivitetet e tij, dhe arriti në përfundimin se ai nuk është dikush që duam në Amerikë. Në këtë mënyrë, sanksionet janë një mënyrë për të mbrojtur SHBA-në”, u tha Hill gazetarëve, gjatë një turneu në zonën arkeologjike Belo Bërdo.

Më 11 korrik, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit vendosi në listën e sanksioneve drejtorin e BIA-s, Vulin.

Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Ambasadori Hill tha se mendon që Serbia është në rrugën e duhur dhe se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë janë të mira, dhe po përmirësohen.

“SHBA-ja dëshiron të ndihmojë Serbinë, e cila tregon qartë se dëshiron të jetë pjesë e institucioneve perëndimore. Ne do ta ndihmojmë atë në masën që dëshiron vetë Beogradi”, tha Hill.

Gjatë një vizite në punimet për restaurimin dhe rehabilitimin e një zone arkeologjike, të cilat po kryhen nga Qeveria e Serbisë dhe mbikëqyren nga Ambasada amerikane, Hill shtoi se Vulin nuk do të mund të marrë një vizë amerikane.

Nënsekretari i Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Brian E. Nelson, deklaroi në shpjegimin e sanksioneve kundër Vulinit, më 11 korrik, se vendimi e mbante atë përgjegjës për aktet e supozuara korruptive dhe destabilizuese që mundësonin edhe aktivitetet keqdashëse të Rusisë në rajon.

Ai shtoi se Departamenti i Thesarit nuk do të përmbahet nga shënjestrimi i aktorëve që “abuzojnë me pozitat e tyre për përfitime personale, në të njëjtën kohë duke minuar autoritetet demokratike në Ballkanin Perëndimor”.

Partia e Vulinit, Lëvizja Socialiste, e cila është pjesë e koalicionit me Partinë Progresive Serbe në pushtet, hodhi poshtë akuzat dhe kritikoi SHBA-në. Vetë Vulin nuk është deklaruar publikisht.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ende nuk i është përgjigjur pyetjeve nëse do të zëvendësojë Vulinin, por ka paralajmëruar hetim për akuzat e SHBA-së.

Para se të bëhej shef i BIA-s, Vulin ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes, dhe si ministër i Brendshëm./rel

The post Hill: Sanksionimi i Vulinit nuk nënkupton marrëdhënie më të këqija Serbi-SHBA appeared first on Albeu.com.

Ambasadori i SHBA në Boegrad: Një herë Asociacioni, pastaj pason plani franko-gjerman
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka thënë se fillimisht duhet që të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe pastaj të procedohet me planin franko-gjerman. Këto deklarime Hill i ka bërë në muzeun “Nikola Tesla” pas nënshkrimit të një marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe USAID-it.

Ai ka thënë se Asociacioni është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Brukselit.

Sipas diplomatit amerikan, një herë duhet të përfundohet Asociacioni dhe më pas të vazhdohet me propozimin franko-gjerman.

“Nëse e lexoni tekstin me kujdes, gjashtë pikat e para kanë të bëjnë me formimin e Asociacionit dhe ky është një element thelbësor për të ecur përpara. Kjo duhet të trajtohet në radhë të parë, pasuar nga ajo që thuhet në propozimin franko-gjerman i cili gëzon përkrahje nga BE. Ky dokument ka të bëjë me ide më të gjera që kërkojnë më shumë kohë”, ka thënë Hill. /GazetaExpress

The post Ambasadori i SHBA në Boegrad: Një herë Asociacioni, pastaj pason plani franko-gjerman appeared first on Albeu.com.

Ambasadori i SHBA në Beograd: Serbia të mendojë nëse “pozicioni neutral” është i qëndrueshëm
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, më 13 qershor, deklaroi se Serbia duhet të mendojë se ku qëndron e ardhmja e saj dhe nëse “ky pozicion neutral” i Beogradit zyrtar është i qëndrueshëm.

Ai tha se në këtë mënyrë, Serbia duhet të marrë vendimin e vet.

Hill u tha gazetarëve në Beograd se ajo që ndodhi në Ukrainë “është sulm brutal ndaj atij vendi dhe vazhdimi i vrasjes së civilëve, është diçka krejtësisht e papranueshme në këtë shekull”.

Ai shtoi se një zhvillim i tillë nuk është parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se bota ka ndryshuar që nga shkurti dhe se ne të gjithë duhet të mendojmë sërish se ku jemi, cili është pozicioni ynë dhe ku duam të jemi në të ardhmen”, tha ai.

I pyetur se cili duhet të jetë prioriteti (për Serbinë) në këtë moment – vendosja e sanksioneve kundër Rusisë apo normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, Hill u përgjigj se këto janë çështje për autoritetet serbe.

“Unë mendoj se kjo është pyetja që duhet t’ua bëni përfaqësuesve të qeverisë suaj, unë përfaqësoj qeverinë amerikane këtu dhe nuk jam këtu për të dhënë këshilla, kështu që ju duhet të gjeni me autoritetet serbe përgjigjet për këto pyetje “, tha Hill.

Serbia ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës në Kombet e Bashkuara, ndërkaq në Komitetin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut votoi për përjashtimin e Rusisë nga ky trup ndërkombëtar.

Megjithatë, zyrtarët serbë kanë përmendur vazhdimisht se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të lidhjeve miqësore me atë vend, si dhe për shkak të varësisë energjetike nga Rusia dhe qëndrimit të Kremlinit për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.

Vendet e Bashkimit Evropian, si dhe SHBA-ja, i kanë kërkuar vazhdimisht Beogradit zyrtar që të harmonizojë politikën e tij të jashtme me atë të Perëndimit.

Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE./rel

The post Ambasadori i SHBA në Beograd: Serbia të mendojë nëse “pozicioni neutral” është i qëndrueshëm appeared first on Albeu.com.

“Ballkani i Hapur”, Rama mbërrin në Ohër, takohet me Abazoviç dhe ambasadorin e SHBA në Serbi
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ohër, në kuadër të takimit për “Ballkanin e Hapur”.

Takimi për “Ballkanin e Hapur” pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme.

Kreu i qeverisë ka publikuar një foto ku shfaqet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama./albeu.com/

The post “Ballkani i Hapur”, Rama mbërrin në Ohër, takohet me Abazoviç dhe ambasadorin e SHBA në Serbi appeared first on Albeu.com.