Ambasadorët Archives - Albeu.com

Presidenti Begaj pret trupin diplomatik shqiptar: Shërbejuni shqiptarëve kudo jetojnë, mos harroni Kosovën!
Presidenti Bajram Begaj, ka pritur ditën e stome në ambientet e presidencës trupin diplomatik shqiptar, nga ku ofroi dhe mbështetjen e tij për punën e tyre në vendet apo rajonet që mbulojnë.

Begaj u shpreh se objektivi i anëtarësimit në BE mbetet i pandryshuar, si një ndër shtyllat kryesore të politikës së jashtme të Shqipërisë.

I ndalur tek vendet e rajonit, Begaj theksoi se shqiptarët kanë një zë të fuqishëm dhe rol vendimmarrës, ndërsa shtoi se diplomacia jonë duhet të vijojë mbështetjen pa kushte për Kosovën.

“Dëshiroj të theksoj veçanërisht rolin aktiv që duhet të vazhdojë të luajë diplomacia jonë në marrëdhënie me Kosovën. Kosova nuk duhet të mbetet si një talking point e përsëritur, por duhet të jetë pjesë integrale e aksionit tonë diplomatik. Diplomacia jonë duhet të vijojë mbështetjen pa kushte për Kosovën”, tha kreu i shtetit.

Ndër të tjera, presidenti u kërkoi ambasadorëve të Shqipërisë të qëndrojnë sa më afër shqiptarëve, kudo ata ndodhen.

“Së fundmi, por jo nga rëndësia, dëshiroj të ndalem në një aspekt tjetër të punës suaj: shërbimet për qytetarët. Qëndroni afër shqiptarëve kudo ku ndodhen! Nuk ka fenomen më të papranueshëm se sa një ambasadë apo konsullatë që nuk është në shërbim të plotë e të përhershëm për qytetarët e vet”, tha ai.

Fjala e plotë:

I nderuar zoti Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme,

Të nderuar ambasadorë e konsuj të përgjithshëm,

Të nderuar të ftuar e pjesëmarrës,

Më lejoni t’ju shpreh kënaqësinë që ndodhem midis jush në këtë takim me të gjithë përfaqësuesit tanë në shtete të tjera e në institucione ndërkombëtare! Kjo pritje është një mundësi e mirë bashkëbisedimi për çështje me rëndësi të diplomacisë dhe politikës së jashtme të Shqipërisë.

Si fillim, dëshiroj të shpreh mirënjohje për punën dhe përkushtimin tuaj të palodhur për të përfaqësuar Shqipërinë me nder e dinjitet!

Falë angazhimit tuaj, ne kemi arritur të forcojmë pozicionin tonë në arenën ndërkombëtare, si dhe të promovojmë interesat kombëtare në mënyrë më efektive. Gjej rastin të falënderoj të gjithë ambasadorët me të cilët kam bashkëpunuar edhe nga afër gjatë vizitave të mia jashtë vendit!

Takimi i sotëm zhvillohet në kuadër të konferencës suaj të ambasadorëve. Me sa jam informuar, punimet kanë qenë të frytshme dhe besoj se keni projektuar një të ardhme në nivel me pritshmëritë jo vetëm të vendit tonë, por edhe të kohës ku jetojmë.

E them këtë, sepse brenda pak vitesh bota ka pësuar ndryshime rrënjësore. Besoj e kemi ende të freskët kujtimin kur globalizimi ishte kryefjalë e ditës. Marrëdhëniet shumëpalëshe, ose multilateralizmi, qëndronin në themel të marrëdhënieve ndërkombëtare. Teknologjia e informacionit e lehtësoi ndjeshëm punën, njerëzit komunikonin më lehtësisht dhe mediat sociale u bënë instrument kryesor për ndërlidhjen e tyre. Investimet më të mëdha ishin kryesisht në teknologji, tregti e sipërmarrje. Bota ishte e ndërlidhur aq natyrshëm, sa diplomacia duhet të rishpikte veten. Ndryshe, diplomatët tradicionalë rrezikonin të ktheheshin në relike. Pakkush e parashikoi ndryshimin që do të pasonte.

Skena botërore, deri dje e bashkuar, sot po përjeton uljen e perdes së harruar të hekurt. Multilateralizimi ka marrë goditje të njëpasnjëshme. Globalizimi është krisur nën trysninë e forcave rajonale. Teknologjia tregoi anën e saj të errët teksa filloi të përdorej edhe për qëllime negative, si përhapja e informacioneve të rreme dhe influencimi i zgjedhjeve demokratike. Për më tepër, çështje të mprehta si pabarazia shoqërore, siguria kibernetike, shpopullimi, ndryshimet klimatike dhe lindja e inteligjencës artificiale e kanë bërë edhe më të ndërlikuar gjetjen e zgjidhjeve.

Agresioni rus kundër Ukrainës ndryshoi gjithçka. Në Evropë u rikthye lufta për herë të parë që prej 1945-ës. Po kështu, në Lindjen e Mesme, pas një periudhe relativisht të qetë, u riaktivizua konflikti Izrael-Hamas, duke rrezikuar seriozisht të zgjerohet.

Ndërkohë, investimet globale në sektorin e sigurisë janë rritur ndjeshëm. (Në vende të zhvilluara evropiane kanë filluar planet për ripërtëritjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, madje edhe për përgatitjen e popullatës për luftë të mundshme.) Gjeopolitika u kthye në skenë, e bashkë me të edhe roli i pazëvendësueshëm i diplomacisë dhe i diplomatit, sepse lufta bëhet nga ushtarë, por paqja nga diplomatë.

Roli juaj si diplomatë lidhet me ekspertizën tuaj. Në botën moderne ka shumë aktorë që merren me politikë të jashtme, por vetëm ju ushtroni diplomacinë. Përdoreni si duhet këtë epërsi!

Në botën e lulëzimit të lajmeve të rreme apo të realiteteve kryekëput të ndryshme, të marrësh informacione të besueshme, të hartuara nga ekspertë si ju, është një mundësi e artë. Ju jeni ata të cilët kanë mundësinë të lexojnë drejt e të analizojnë thellë situatat. Diplomati profesionist mbështetet te faktet, analiza dhe logjika e ftohtë.

Natyrisht, interpretimi i realiteteve kërkon kapacitete profesionale që shkojnë edhe përtej rutinës së përditshme të profesionit tuaj. Përditësimi i vazhdueshëm i aftësive profesionale është kusht i nevojshëm për një diplomat.

Zhvillimet kryesore teknologjike të kohës sonë, janë një temë tjetër që doja të adresoja. Vitet e fundit kemi dëshmuar digjitalizimin rrënjësor të botës, por ndërveprimi online nuk do ta zëvendësojë kurrë veçorinë që ka marrëdhënia ndërpersonale. Ndaj, është me rëndësi që, krahas ushtrimit të kapaciteteve digjitale, të mos harroni elementin human në kontaktet tuaja.

Sot është sfiduese të bësh diplomatin proaktiv, modern në teknologji, por tradicional në këmbënguljen për realizimin e objektivave strategjike në shërbim të interesit kombëtar.

Rreziku që vjen nga inercia apo letargjia profesionale është real dhe i dëmshëm jo vetëm për ju profesionalisht, por edhe për vendin. Ky është një profesion që kërkon zell, përkushtim dhe, mbi të gjitha, dashuri për profesionin, Shqipërinë dhe shqiptarinë.

Shqipëria nuk është më ajo e 30 vjetëve më parë. Shqipëria gëzon prestigj dhe një vend të merituar në arenën ndërkombëtare. Vendi ynë tregoi pjekurinë gjatë kryesimit të OSBE-së dhe gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Bashkëpenëmbajtja me aleatin tonë strategjik, SHBA-në, për Ukrainën për çështjen e paqes dhe sigurisë, ishte kulmimi i maturimit të politikës sonë të jashtme.

Jam i bindur se bazuar në këto arritje diplomacia jonë do të jetë e aftë të ecë me hapin e politikës sonë të jashtme. Ndërtoni mbi sukseset e mëparshme!

Zhvillimet ndërkombëtare janë të shumta e të shumëllojshme, dhe na prekin direkt apo në formë më periferike. Situata e paqes dhe sigurisë rajonale apo globale mbetet fluide, por interesat tona kombëtare, partneritetet strategjike, roli si vend anëtar i NATO-s apo objektivi i anëtarësimit në BE mbeten të pandryshuara, si shtyllat kryesore të politikës sonë të jashtme dhe aksionit tonë diplomatik.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor, ku shqiptarët kanë një zë të fuqishëm dhe rol vendimmarrës, mbetet realiteti politiko-ekonomiko-shoqëror, ku diplomacia shqiptare duhet të thotë fjalën e vet me gjithë fuqinë e mundshme dhe me argumentet bindëse për të garantuar të ardhmen Euroatlantike të kësaj pjese të shqiptarisë.

Dëshiroj të theksoj veçanërisht rolin aktiv që duhet të vazhdojë të luajë diplomacia jonë në marrëdhënie me Kosovën. Kosova nuk duhet të mbetet si një talking point e përsëritur, por duhet të jetë pjesë integrale e aksionit tonë diplomatik.

Diplomacia jonë duhet të vijojë mbështetjen pa kushte për Kosovën. Kosova duhet të mbështetet kurdo e kudo, në çdo rrethanë apo situatë. Është detyra jonë të punojmë për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë e rajonale, si dhe për njohje të reja të saj.

Së fundmi, por jo nga rëndësia, dëshiroj të ndalem në një aspekt tjetër të punës suaj: shërbimet për qytetarët. Qëndroni afër shqiptarëve kudo ku ndodhen! Nuk ka fenomen më të papranueshëm se sa një ambasadë apo konsullatë që nuk është në shërbim të plotë e të përhershëm për qytetarët e vet. Si një popull që tashmë shumicën e ka me banim e punë jashtë vendit, shërbimet tuaja duhet të mbeten gjithnjë të aksesueshme për qytetarët tanë.

Në mbyllje, dëshiroj të shpreh besimin se vetëm nëpërmjet  bashkëpunimit ndërinstitucional do të arrijmë sukseset që dëshirojmë.

Pres nga ju rol aktiv në sugjerimin e hapësirave për veprim diplomatik, siç pres edhe një komunikim dhe informim real e të drejtpërdrejtë për zhvillimet në vendet apo rajonet që mbuloni. Unë jam i angazhuar të mbështes punën tuaj dhe të ofroj ndihmën e nevojshme për të përballuar sfidat që kemi përpara.

Shpreh bindjen se edhe në drejtimin e Ministrit Hasani do të vijoni punën me përgjegjësi dhe atdhedashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ndodhen!

The post Presidenti Begaj pret trupin diplomatik shqiptar: Shërbejuni shqiptarëve kudo jetojnë, mos harroni Kosovën! appeared first on Albeu.com.

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, kërkon që normalizimi i raporteve me Serbinë të mos përzihet me anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, nuk duhet të përzihet me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Nëse përzihen, tha Kurti, dëm do t’i shkaktohej edhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve që zhvillohet në Bruksel, edhe Këshillit të Evropës si “institucion i ruajtjes dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

Sipas një deklarate që lëshoi zyra e tij, Kurti i bëri këto komente në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

“Kryeministri kujtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohet në Bruksel dhe jo në Strasburg” dhe se “procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës është çështje e respektimit të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit – vlera këto që Republika e Kosovës i përqafon”, thuhet në deklaratën për media.

Ditëve të fundit ka pasur raportime se Franca dhe Gjermania po përgatiten ta bllokojnë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si rezultat i një fushate të bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kjo organizatë – lidere në Evropë për të drejtat e njeriut – pritet të votojë për pranimin e Kosovës më 16 maj.

Në favor të Kosovës, muajin e kaluar, votoi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Në deklaratën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Kurti iu tha përfaqësuesve ndërkombëtarë se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe se i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Me letrën e garancisë, Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim, prandaj edhe çdo kërkesë tjetër është në shpërputhje me vetë votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të 16 prillit, të mbështetur në masën 82% (131 kundrejt 29)”, citohet të ketë thënë Kurti.

Tash për tash nuk ka ndonjë reagim nga përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, por ata, vazhdimisht, i kanë bërë thirrje Kosovës që të bëjë hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, duke formuar fillimisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe./ REL

The post Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, kërkon që normalizimi i raporteve me Serbinë të mos përzihet me anëtarësimin në KiE appeared first on Albeu.com.

U zgjodh si kryeministër i RMV, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron Talat Xhaferin
Pas marrjes së detyrës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si Kryeministër i RMV.

“Nga sot, Republika e Maqedonisë Veriut do të ketë një Kryeministër Shqiptar, i pari në historinë e moderne të këtij shteti.

Ky moment historik nuk është i rastësishëm. Shqiptarët në rajon e veçanërisht në Maqedoninë e Veriut kanë bërë përpjekje titanike për respektimin e të drejtave të tyre.

Kontributi dhe vizioni i Shqiptarëve dhe i përfaqësuesve të tyre politikë në shtetë-formim, në mbështetjen pa kushte të vijimit të proceseve të integrimit euro-atlantik, si dhe orientimi i tyre drejt demokracive perëndimore kanë qenë faktorë themelorë në progresin e RMV drejt ndërtimit të një shteti demokratik multi-etnik, në anëtarësimin e saj në NATO dhe në avancimin drejt integrimit në BE.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është besimplotë se Z. Talat Xhaferi, një nga personalitetet më të spikatura ndër përfaqësuesit politikë të Shqiptarëve në RMV, me eksperiencën e jashtëzakonshme dhe maturinë që e karakterizon, do të udhëheqë me sukses të plotë qeverinë e RMV deri në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të prill-majit të këtij viti.

The post U zgjodh si kryeministër i RMV, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron Talat Xhaferin appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Qeveria shqiptare nis zëvendësimin e ambasadorëve
Qeveria ka nisur procesin e zëvendësimit të disa ambasadorëve të cilëve u ka mbaruar mandati, apo janë drejt daljes në pension.

Në presidencë gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë lista me propozimet e grupit të parë të ambasadorëve të rinj.

As qeveria dhe as presidenca nuk pranuan të komentojnë emrat e ambasadorëve të rinj, pas një kërkesë nga Top Channel.

Por një prej deputetëve anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme në dijeni të propozimeve tregoi se Ilir Gjoni aktualisht ambasador në Zvicër propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.

Vendin e Gjonit propozohet ta zërë analisti Mustafa Nano i cili me parë ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik.

Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si krye-bashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi, pritet te emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.

Ish nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është përzgjedhur për drejtuar Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vienë pritet ta drejtojë ish deputeti socialist Fate Velaj.

Ervin Bushati ish deputet dhe ish drejtues i PS Tiranë, është favorit për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA.

Mbetet e paqartë nëse emri i tij është në listën e parë që pritet të mbërrijë në presidencë.

Procesi emërimit të ambasadorëve të rinj nis me propozimet e Ministrisë të Europës dhe Punëve të Jashtme, të cilat marrin aprovimit të kryeministrit i cili ia dërgon kuvendit.

Të gjithë të propozuarit për ambasador zhvillojnë dëgjesa në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme. Pas miratimit nga ky komision, i vjen radha dekretimit nga presidenti Bajram Begaj.

The post EMRAT/ Qeveria shqiptare nis zëvendësimin e ambasadorëve appeared first on Albeu.com.

Bardhi: Nuk mund të jem me Sali Berishën, ai hedh çdo ditë akuza mbi ambasadorët
Deputeti Gazmend Bardhi në emisionin “Opinion” ka ritheksuar qëndrimin e tij kundër kryetarit të PD, Sali Berisha.

Ndërsa kujtoi se ndarja në parti erdhi pikërisht për shkak të shpalljes non grata të Berishës, ai tha se nuk mund të jetë në krah të tij, sepse çdo ditë hedh akuza mbi ambasadorët e huaj. “Nuk e mbështes këtë lloj politike”, tha Bardhi.

“Nuk mund të jenë në krah të Berishës, që merr përditë cdo ambasador në Tiranë dhe nuk lë fjalë pa thënë për ta. Unë nuk e bëj kështu politikën, nuk e mbështes këtë lloj politike”, u shpreh ai.

The post Bardhi: Nuk mund të jem me Sali Berishën, ai hedh çdo ditë akuza mbi ambasadorët appeared first on Albeu.com.

Zelensky bën ndryshime në qeveri, shkarkon të gjithë ambasadorët ukrainas në këto vende
Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky ka shkarkuar ambasadorët në Hungari, Republikën Çeke, Norvegji dhe Indi, sipas dekreteve të publikuara në faqen e internetit presidenciale të shtunën.

Ambasadori në Indi përfaqësoi gjithashtu Ukrainën në Nepal, Bangladesh, Sri Lanka dhe Maldive.

Më herët gjatë ditës, Zelensky shkarkoi ambasadorin në Gjermani Andrey Melnik, i cili është i njohur për deklaratat e tij skandaloze dhe i cili shprehu mosmarrëveshje me politikën e Berlinit për ndihmën ushtarake dhe financiare për Kievin. Për shembull, ai e përshkroi kancelarin gjerman Olaf Scholz si “mëlçinë e ofenduar” në maj./albeu.com

The post Zelensky bën ndryshime në qeveri, shkarkon të gjithë ambasadorët ukrainas në këto vende appeared first on Albeu.com.

Meta poston foton me ambasadorët, mes tyre dhe Yuri Kim: Urime Egjiptit
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi. Me anë të një postimi në Twitter, Meta teksa ka uruar Egjiptin për festën, ka postuar dhe pamje nga eventi. Në një ndër fotografitë, shihet Meta në krah të ambasadores amerikane Yuri Kim.

Postimi i Plotë:

I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin Abdelfattah Elsisi. Të vendosur për të forcuar më tej lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë.

1/2 I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin @AlsisiOfficial. ????? @MfaEgypt pic.twitter.com/ntxaGUpRDQ

— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) June 30, 2022

The post Meta poston foton me ambasadorët, mes tyre dhe Yuri Kim: Urime Egjiptit appeared first on Albeu.com.

Bushati: Ambasadorët e paguar nga Rama i bëjnë presion Bashës sa herë bën status Berisha
Bushati hodhi akuza të forta se Edi Rama paguan ambasadorët që t’i bëjnë presion Lulzim Bashës sa herë që bën status Sali Berisha.

Andi Bushati

Analisti Andi Bushati ka theksuar se opozita nuk duhet të pranojë zgjedhjet dhe të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë faktet dhe të zbardhet gjithçka në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve.

Bushati hodhi akuza të forta se Edi Rama paguan ambasadorët që t’i bëjnë presion Lulzim Bashës sa herë që bën status Sali Berisha.

Ai tha se nuk duhet të shkojë në parlament derisa të zbardhet e vërteta e manipulimit të këtyre zgjedhjeve, madje nuk duhet të ketë komunikim me asnjë ambasador që blihet nga kryeministri Rama.

Bushati: PD duhet që të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë të gjitha faktet dhe të zbardhet e gjithë skema e pushtetit për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Duhet të ndërpresi komunikimin me çdo ambasador të paguar që janë të paguar nga Edi Rama dhe sa herë bën një status Sali Berisha i çon Rama këta ambasadorë t’i bëjnë presion Lulzim Bashës.

Vasili: Prova?

Bushati: Çfarë provash do më? Unë t’i dhashë. Kur kapet drejtori i policisë së shtetit duke gënjyer për provat në mbrojtje të kamikazëve të PS, s’ka nevojë për provë tjetër. Gjithë policia është vënë në dispozicion të Taulant Ballës. Nëse Gjinushi nuk merr dot asnjë votë dhe e blen Tom Doshi merr 3 mandate, nëse babai i merr votat si çam dhe djali i tij i merr si tirons në Tiranë, këtu është hedhur lekë. Duhet të mos shkojnë në parlament.

The post Bushati: Ambasadorët e paguar nga Rama i bëjnë presion Bashës sa herë bën status Berisha appeared first on Albeu.com.

Ambasadorët bëhen bashkë për t’ju dhënë një mesazh shqiptarëve: Mos e shit votën (VIDEO)
Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe SHBA-ve janë bërë bashkë për t’i dhënë një mesazh të fortë qytetarëve pak ditë para zgjedhjeve të së dielës.

Ata deklarojnë se vota është e çdo qytetari dhe bëjnë apel për të mos e falur apo shitur dhe për të votuar më 25 prill. “Demokracia është e paçmueshme”, deklarojnë ata njëzëri.

Elsa Hastad, ambasadore e Suedisë: Së shpejti, do të kemi zgjedhje këtu në Shqipëri.

Fiona McCluney, koordinatore e Përhershme e OKB-së: Dhe për demokracinë zgjedhjet janë ngjarja më e rëndësishme.

Marcos Alonso Alonso, ambasador i Spanjës: Vota jote është e jotja.

Peter Japelj, ambasador i Sllovenisë: Nuk është dhuratë.

Vincenzo Del Monaco, kryetar i Prezencës së OSBE-së: Prandaj, mos e fal!

Momtchil Raytchevski, ambasador i Bullgarisë: Dhe mos e shit!

Yuri Kim, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Në ditën e votimeve, voto!

Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Europian: Dhe vendos ti për të ardhmen e vendit!

“Demokracia është e paçmueshme”, deklaruan ambasadorët së bashku.

The post Ambasadorët bëhen bashkë për t’ju dhënë një mesazh shqiptarëve: Mos e shit votën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.