ambasadoret e quintit Archives - Albeu.com

Pse i shkuan sot në zyrë Kurtit 5 ambasadorët më të rëndësishëm në vend?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorët e QUINT-it. Në takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në vend, mes tjerash edhe masat e fundit që qeveria mori kundër pandemisë që ka shkaktuar Covifd-19.

Zyra e Kryeministrit në një komunikatë për media njoftoi se Kurti ka diskutuar me ambasadorët lidhur me përkushtimin e Qeverisë për reformat në vend dhe integrimin Evropian dhe euro-atlantik të vendit.

Kujtojmë se dy ditë më parë, ambasadorët e QUINT-it dolën me një deklaratë të përbashkët ku kërkohej nga Qeveria e Kosovës të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit të Deçanit.

“Edhe njëherë, e nxisim Qeverinë e Kosovës të lë anash mospajtimet politike, të përqafojë përgjegjësitë e saj demokratike dhe të zbatojë plotësisht të gjitha vendimet e Gjykatës”, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë.

Në fund të takimit u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për vazhdimin e shfrytëzimit të ndërtesës në të cilën janë të vendosura zyrat e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Më poshtë gjeni komunikatë e plotë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit për media:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe këshilltarja ligjore, Tea Blakaj, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë: të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicholas Giacobbe, ambasadorin e Gjermanisë, Joern Rohde, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, zëvendësambasadorin e Francës në Kosovë, Francois Cypien, ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, dhe Përfaqësuesin e Posaçëm e Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend. Kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët për punën dhe vendimet e Qeverisë në përmbushje të prioriteteve të programit qeverisës. Për masat e fundit kundër pandemisë COVID-19 që i përgjigjen situatës pandemike dhe monitorimin e vazhdueshëm që institucionet shëndetësore po i bëjnë variantit Omicron dhe për procesin e vaksinimit si mënyra më efikase për t’u mbrojtur nga virusi dhe variantet e tij. Kryeministri po ashtu foli për përkushtimin e Qeverisë për reformat në vend dhe integrimin Evropian dhe euro-atlantik të vendit, dhe rëndësinë që bashkëpunimi me shtetet e QUINT-it ka në arritjen e këtyre synimeve. Ai falënderoi ata për mbështetjen e vazhdueshme që si shtete partnere dhe mike i kanë ofruar shtetit dhe popullit të Kosovës.

Në fund të takimit u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për vazhdimin e shfrytëzimit të ndërtesës në të cilën janë të vendosura zyrat e Bashkimit Evropian në Kosovë./Express

The post Pse i shkuan sot në zyrë Kurtit 5 ambasadorët më të rëndësishëm në vend? appeared first on Albeu.com.