Ambasada shba Archives - Albeu.com

PS kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Ambasada e SHBA në Tiranë, i është përgjigjur interesit të News24 në lidhje me raportin e paraqitur një ditë më parë nga socialistët, të cilët u shprehën kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, ish-zëvendës kryeministres dhe ish-zëvendës ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila akuzohet për abuzime me tenderat.

Në reagim, ambasada amerikane thekson se nuk bën asnjë koment për çështje ligjore që janë në proces, por shton se pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri janë thelbësore për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për vazhdimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Nuk kemi koment për çështje ligjore që janë në proces”, shprehet ambasada e SHBA.

Përmes raportit të prezantuar një ditë më parë, dhe të depozituar të premten në Kuvend, socialistët pretendojnë se ajo nuk akuzohet për korrupsion dhe se akuza e shkeljes së barazisë në tendera mund të hetohet me masën aktuale ndaj saj, dhe se ajo tashmë nuk mban asnjë funksion në qeveri pasi u shkarkua nga dy postet.

PS pretendon se zgjerimi i hetimeve ndaj Ballukut, me shtimin e episodeve të reja, nuk është argument për të kërkuar masë më të rëndë sigurie ndaj Ballukut sepse vepra penale, ajo e abuzimit me tenderat, mbetet e njëjtë.

Sipas PS, masa e ndalimit të daljes jashtë vendit është e mjaftueshme sepse, përkundër faktit se SPAK ka depozituar provat e nevojshme në Kuvend, socialistët pretendojnë se Balluku nuk ka dyshim që të largohet jashtë vendit apo të prishë provat.

Sipas Raportit të socialistëve, nga materialet dhe informacioni i paraqitur nga Prokuroria e Posaçme në Kuvend krahas kërkesës për heqjen e imunitetit të Balluku, “nuk rezulton të jetë paraqitur ndonjë rrethanë e re konkrete dhe aktuale, e lindur pas caktimit të masës ekzistuese të sigurimit personal, që të tregojë se kjo masë është bërë e pamjaftueshme për qëllimet e procedimit penal”.

Në këto rrethana, thekson raporti i PS, “pretendimi për rëndimin e nevojave të sigurimit nuk rezulton të përmbushë standardin procedural të kërkuar për zëvendësimin e masës së sigurimit persona”.

Opozita reagoi menjëherë duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron Belinda Ballukun dhe veten e tij, pasi sipas tyre, pas aferave korruptive të ish zëvendës kryeministres, qëndron vetë ai.

Balluku u shkarkua nga detyra e zv kryeministres dhe ministres në fund të shkurtit. Ajo është marrë zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, por SPAK dyshon se ajo ka ndikuar edhe në shumë procedura të tjera tenderuese, ndërsa ndaj saj ka nisur gjithashtu edhe një hetim pasuror.

The post PS kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve appeared first on Albeu.com.

Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses: Të gjitha forcat politike të pajtohen për të zgjidhur ngërçin
Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Italisë në Kosovë u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituim të Kuvendit, pasi nga bllokada vendi është duke humbur shumë mundësi.

Ato i janë referuar dispozitivit të 8 gushtit të Gjykatës Kushtetuese në të cilin është thënë se kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur brenda 30 ditëve, dhe që partia, e cila ka fituar më së shumti vota – të cilës i takon pozita e kryeparlamentarit – mund ta propozojë një kandidat deri në tri herë.

Ambasada e Italisë në Prishtinë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë në vendimin e saj.

“Të gjitha forcat politike duhet të pajtohen për ta zgjidhur ngërçin institucional për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, është thënë në përgjigje.

Ambasada amerikane në Prishtinë i ka thënë mediumit lokal në Kosovë, KOHA, se bllokimi i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën.

“Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tyre t’i përmbushin angazhimet për të punuar në interesin më të mirë të vendit. Ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që lidershipi të prioritizojë progresin dhe stabilitetin në dobi të qytetarëve”, është cituar të ketë thënë ambasada.

Seanca konstituive nuk mund të thirret pa u publikuar aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, e ka parë vendimin e Kushtetueses si “devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues” dhe që, sipas saj, është “në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve”.

Partitë tjera të mëdha shqiptare, që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë, e kanë mirëpritur vendimin duke e konsideruar fitore kushtetuese dhe demokratike.

Janë bërë muaj që partitë nuk kanë arritur të gjejnë një kompromis për konstitutim të Kuvendit, fillimisht sepse partitë e mëdha shqiptare e konsideronin të propozuarën e LVV-së për kryeparlamnetare, Albulena Haxhiun, figurë “përçarëse” dhe më vonë për shkak të ndryshimit të mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

Një ditë para publikimit të vendimit të gjykatës, Ambasada britanike në Kosovë ka vlerësuar që funksionimi i Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të pavarur është jetik për demokracinë dhe që të gjitha vendimet e saj duhet të respektohen dhe zbatohen.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë se dispozitivi është shumë i qartë dhe nëse palët kanë vullnet, mund ta finalizojnë lehtësisht procesin e konstituimit, ndonëse në të i ka vërejtur “dy defekte”: urdhrin që seancën ta vazhdojë Avni Dehari, edhe pse, sipas Hasanit, ai ka kryer shkelje kushtetuese, dhe pse deputetët janë urdhëruar të marrin pjesë në seancë dhe të votojnë, por pa u bërë publike masat ndëshkuese.

Që Kuvendi të konsiderohet i konstituuar, duhet që të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët. Vetëm pas kësaj, nisin afatet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës./REL

The post Ambasadat e SHBA-së dhe Italisë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses: Të gjitha forcat politike të pajtohen për të zgjidhur ngërçin appeared first on Albeu.com.

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar. Rama, i aftë të bëjë çdo gjë për hir të pushtetit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” gjatë bashkëbisedimit me moderatorin Beti Njuma deklaroi se në këto 34 vite në politike, eksperienca më e pasur e tij është ajo elektorale.

“Të vijmë tek këto të fundit, flasim për zgjedhje, por bëhet fjalë për një farsë. Kemi arritur ta denoncojmë me fakte të fuqishme të së djathtës ndërkombëtare dhe të qendrës së djathtë.

Janë 4 rezoluta të tyre në të cilat zgjedhjet damkosen si farsë.

Më 30 prill, 80 parti të së djathtës votuan rezolutën në të cilën thuhet se Edi Rama shtyp demokracinë, se Edi Rama po blen vota me kanabis, se dha 100 e ca licenca, po blen vota me punësime, se ka krijuar sistemin e patronazhostëve që bjen në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve.

Pra, këto zgjedhje u damkosën si farsë. Rezoluta thekson se Edi Rama për të marrë mandatin e katërt përdori terrorin politik, duke arrestuar dhe përndjekur 3 kryetarë të opozitës”, u shpreh ndër të tjera Sali Berisha.

Kryedemokrati theksoi se mesazhi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte një mesazh për qyteterët shqiptarë, jo për Edi Ramën.

“Ky i fundit (mesazhi i SHBA-së_ përshëndeti popullin. Po të lexosh mesazhin e 2021-it me këtë të fundit, flet vetë.

Partnerët evropianë pnuk mund ta pranojnë këtë farsë pasi të njihen në hollësi dhe me dokumentat konkrete me provaEdi Rama është i aftë aq sa ç’oshte i ati i tij të foirmosë varjen në litar të një poeti, aq është Edi Rama i aftë të bëjë për hir të pushtetit të tij.

Dhe këtë sepse Edi Rama e di që ka bërë krime në Shqipëri”, tha Berisha.

The post Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar. Rama, i aftë të bëjë çdo gjë për hir të pushtetit appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë me njoftim të rëndësishëm: Sistem të ri për takimet e vizave, ja si do funksionojë shërbimi
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikuesit e vizave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada njofton se do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025.

Siç bëhet me dije, përmes shërbimit të ri aplikantët do të mund të marrin çdo informacion dhe shërbim të nevojshëm. Ndërkohë, theksohet se të gjitha vizat që janë tashmë të planifikuara përpara datës 19 maj, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri.

Njoftimi:

Ambasada e ShBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025.

Përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve. Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.

Ju lutemi, vini re se të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë tashmë të planifikuara ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara.

The post Ambasada e SHBA-së në Tiranë me njoftim të rëndësishëm: Sistem të ri për takimet e vizave, ja si do funksionojë shërbimi appeared first on Albeu.com.

DOSJA E GJKKO/ Zbardhet një tjetër rast skandaloz, Ajola Xoxa mori 18 mijë dollarë nga ambasada e SHBA për projekte fantazmë
Zbardhet një tjetër rast skandaloz që pasqyrohet në dosjen e zbardhur nga GJKKO dhe gjyqtari Erion Bani, ku tregohet se Ajola Xoxa, ka marrë plot 18 mijë dollarë nga ambasada amerikane, për projekte që do të realizoheshin në periudhën janar-korrik të vitit 2022.

Por çfarë ka ndodhur?

Në komunikimet e dy bashkëpunëtoreve të Ajola Xoxës, financieres Adela Kondakçiu dhe ish-drejtoreshës së BYLA-s, Ina Goxhaj, rezulton se janë lëshuar fatura fiktive për këto projekte dhe siç theksohet në vendimin e GJKKO-së të paktën deri në maj nuk është kryer asnjë nga aktivitetet për të cilat ambasada e SHBA-së ka financuar.

Në faqen 350 Adela Kondakçiu, për herë të parë shfaq shqetësim për realizimin e projektit të financuar nga ambasada amerikane.

Ajola Xoxa, mori 18 mijë dollarë nga ambasada e SHBA-ve/ Pse nuk reagojnë diplomatët amerikanë?

KOMUNIKIMET MES ADELA KONDAKÇIUT DHE INA GOXHAJT

Komunikimi i mëposhtëm në të njëjtën faqe, tregon që të paktën deri më datë 30.05.2022 nuk është realizuar asnjë aktivitet, duke pasur parasysh që shtrirja në kohë e aktivitetit i përket periudhës janar-korrik 2022.

Adela Kondakçiu thotë: “Por kam një shqetësim që është realizimi i projektit sepse ambasada do dojë disa foto gjëra apo jo”?

Ky komunikim tregon qartë se të paktën deri në këtë datë nuk është bërë asgjë nga projekti i financuar nga ambasada në fjalë.

Kjo duket edhe më qartë në komunikimet që pasojnë.

Adela Kondakçiu në faqen 351 thotë: “Që të bënin edhe ndonjë gjë nga ato që duan ata mos të dalim keq”.

Pra, rezulton se nuk kanë asgjë të paktën deri në fund të muajit maj 2022.

Ina Goxhaj i thotë: “Prandaj dua Ejonën. Që të më sigurojë fotot”.

Adela Kondakçiu vijon: “Se do na lënë pastaj këto dhe do mbesim keq. Se do na lënë zbuluar pastaj, s’ia kemi besën”.

Pra, drejtori ekzekutiv i organizatës kërkon të takojë një person tjetër në mënyrë që të sigurojë fotot e nevojshme që provojnë zhvillimin e projektit të financuar nga ambasada amerikane në Tiranë.

Adela vijon: “Unë do përpiqem të takoj pak Ildën, do t’i shkruaj një nga këto ditë se kur do kalojë në zyrë”.

Ina Goxhaj i përgjigjet: “Se kam hall se në fund do thotë Ejona, plotëso çekun dhe i marrin lekët dhe ne mbetemi pa gjë fare”.

Këto komunikime e tregojnë qartë se ku përfundojnë fondet e ambasadës amerikane në Tiranë, pasi theksohet në vendim që nuk është kryer asnjëri nga aktivitetet për të cilat SHBA ka paguar dhe që janë lëshuar fatura fiktive dhe janë shpërndarë.

Edhe pas të gjitha këtyre fakteve ambasada amerikane nuk ka reaguar ndaj një skandali të tillë, edhe pse ka paguar plot 18 mijë dollarë për OJF-të e Ajola Xoxës./Oranews

The post DOSJA E GJKKO/ Zbardhet një tjetër rast skandaloz, Ajola Xoxa mori 18 mijë dollarë nga ambasada e SHBA për projekte fantazmë appeared first on Albeu.com.

Aksioni kundër mashtrimit për viza amerikane, reagon ambasada e SHBA në Tiranë
Një aksion i zhvilluar mes Policisë së Shtetit Shqiptar, Prokurorinë e Tiranës mes Njësisë së Hetimit Kriminal të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit të Shtetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka çuar në pranga 5 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Nga ky aksion, u zbulua skema e mashtrimit të vizave amerikane, si edhe kontrabandimit të qenieve njerëzore.

Lidhur më këtë operacion, ka reaguar edhe ambasada e SHBA ne Tiranë, duke falenderuar autoritetet shqiptare për bashkëpunimin.

“Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Prokurorinë e Tiranës për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimit Kriminal të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit të Shtetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që çoi në arrestimet e sotme”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

“Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Prokurorinë e Tiranës për bashkëpunimin e tyre me Njësinë e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Departamentit të Shtetit të SHBA, i cili çoi në arrestimet e sotme.

Vlerësojmë thellësisht partneritetin tonë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, Drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës Arenc Çela, prokurorin e çështjes Drini Pali dhe oficerët e përkushtuar të Policisë së Shtetit.

Njësia e Hetimit Kriminal Ndërkombëtar u krijua pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë në vitin 2012 dhe është përgjegjëse për kryerjen e hetimeve penale në lidhje me lëshimin ose përdorimin e paligjshëm të pasaportave ose vizave; vjedhjet e identitetit dhe/ose mashtrimin me dokumente që prekin ose lidhen me programet, funksionet ose autoritetet e Departamentit të Shtetit të SHBA, si dhe krimet që lidhen me terrorizmin, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e qenieve njerëzore dhe lloje të tjera të krimit të organizuar ndërkombëtar.

Ambasada e SHBA është e përkushtuar të hetojë dhe të punojë me partnerët tanë për të ndjekur penalisht ata që kryejnë mashtrime me viza.

Ambasada e SHBA u bën thirrje të gjithë aplikantëve për viza që të dorëzojnë aplikimet e tyre elektronike për vizë vetë dhe jo përmes “të ashtuquajturave” agjenci udhëtimi, konsulentëve të vizave ose kompanive të tjera që ofrojnë shërbime për viza. Aplikantët për viza duhet gjithashtu të tregojnë kujdes në lidhje me mashtrimet në platformat e mediave sociale që pretendojnë se garantojnë viza amerikane”.

The post Aksioni kundër mashtrimit për viza amerikane, reagon ambasada e SHBA në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA: Mbështesim KLP në vendosjen e standardeve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët
Ambasada e SHBA në Shqipëri përmes një postimi në Facebook ka shprehur mbështetje për KLP-në, në vendosjen e standardeve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët

Postimi i Ambasadës:

Ambasada Amerikane mbështet Këshillin e Lartë të Prokurorisë në vendosjen e standarteve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët si një nga përparësitë e KLP-së për vitin 2021. Këshilltarja Rezidente Ligjore e OPDAT, Michelle Lakomy, drejtoi diskutimet me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe këshilltarët ligjorë mbi standartet etike ndërkombëtare për prokurorët. Rregullat e etikës do të udhëheqin sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë një mjet thelbësor në forcimin e besimit të publikut në sistemin e ndjekjes penale./albeu.com

The post Ambasada e SHBA: Mbështesim KLP në vendosjen e standardeve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët appeared first on Albeu.com.