ambasada iraniane Archives - Albeu.com

RENEA mësyu sot ambasadën e Iranit në Tiranë, çfarë paralajmëroi Artan Hoxha dy muaj më parë
Ditën e sotme forcat speciale RENEA mësynë në Ambasadën e Iranit në Tiranë.

Kjo erdhi pasi qeveria shqiptare ka shpallur Iranin përgjegjës për sulmin kibernetik të ndodhur pak javë më parë në vend.

Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, Rama tha se diplomatët iranianë kishin 24 orë kohë për t’u larguar nga Shqipëria, ndërkohë që mëngjesin e sotëm në godinën e ambasadës u futën operatorët e Forcave Speciale RENEA duke kontrolluar ambientet e brendshme të saj.

Kujtojmë se gazetari Artan Hoxha tha rreth dy muaj më parë, në studion e ABC së ishte pikërisht Irani pas gjithçkaje që ndodhi.

“Objektivi i sulmeve dyshohej të ishte baza e Ashraf 3 e muxhahedinëve që ndodhet në Manzë. Ata bëjnë një takim botëror çdo vit. Edhe atje bëhet me masa shumë të rrepta sigurie. Irani e cilëson si armikun nr 1 MEK-un, e ka pasur në qendër të vëmendjes për ta goditur. Këtë vit samiti mbahet në Shqipëri sepse baza që ata kanë, duke që në distancë , është një kamp që ka një nivel të lartë të sigurisë, kamera sigurie, mure të larta rrethuese dhe ata janë të përgatitur ushtarakisht.

Irani ka investuar shumë për ta goditur këtë rrezik. Në vitin 2012, ish-kryeministri Sali Berisha, dha miratimin që MEK të vijë në Shqipëri kur kampi i tyre do transferohej. Ka qenë Berisha që e miratoi ardhjen e tyre dhe kur erdhi Rama numri i tyre u zgjerua, ishin fillimisht në rrethinat e kryeqytetit. Më pas u vendos që ata të jenë në një bazë me nivel sigure, madje edhe ushqimet që ata marrin janë shumë të kontrolluara”, tha Hoxha.

Hoxha theksoi se Shqipëria është e qartë për rrezikun që vjen nga Republika Islamiste e Iranit dhe shprehu dyshime për mjaftueshmërinë e masave të marra pas sulmit

“Që nga viti 2012 Shqipëria u ekspozua përballë një rreziku që mund të vinte nga Irani. Shqipëria është e qartë për rrezikun që ka. Uroj që edhe në vijim t’ia dalim dhe Shqipëria të mos jetë mes një përplasjeje mes regjimit Iranian dhe opozitës së Iranit. Ka patur këcënim serioz, prandaj është ky alarm. Dyshoj që masat kanë qenë të mjaftueshme. Irani ka një shërbim shumë të fuqishëm. Irani e ka vazhdimisht në qendër të vëmendjes këtë. Dalja publike e ambasadës amerikane mbrëmë çoi në nivel më të lartë të alarmit dhe çoi mesazh që ne e kemi zbuluar dhe e dimë përgjigjen”, tha Hoxha.

The post RENEA mësyu sot ambasadën e Iranit në Tiranë, çfarë paralajmëroi Artan Hoxha dy muaj më parë appeared first on Albeu.com.

Zhvillimet në ambasadën iraniane, dokumentet do digjen brenda një fuçie, lëvizjet e shpeshta të “Audit” me xhama të zinj
Orët kalojnë dhe diplomatët iranianë në ambasadën iraniane në Tiranë duhet të vazhdojnë përgatitjet për t’u larguar nga Shqipëria para mesdrekës të së enjtes.

Një makinë tip “Audi” hyn dhe del shpesh herë nga ambasada, por nuk është e qartë nëse ka persona që hyjnë apo dalin nga godina.

Ndërkohë, pak më parë, një makinë transporti ka sjellë një fuçi, ku do të digjen dokumentet që ndodhen në zyrat e ambasadës. Gazetari Muhamed Veliu që po ndjek nga afër zhvillimet në terren raporton se pak mjinuta më parë, ka ardhur një postier nga Ministria e Jashtme, që ka sjellë një sqarim tjetër, pas dorëzimit të notës për largimin e diplomatëve. Ata kanë afat për t’u larguar deri të enjten në orën 12:00.

Në ambientet e jashtme të ambasadës u panë dhe forca të policisë, por pasi u përballën me portën e mbyllur me dryn, janë largua sërish.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot vendimin ekstrem të qeverisë shqiptare, duke ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, vendim që pason sulmin kibernetik ndaj institucioneve qeveritare. Rama tha se ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfirë edhe atë të sigurisë./tch

The post Zhvillimet në ambasadën iraniane, dokumentet do digjen brenda një fuçie, lëvizjet e shpeshta të “Audit” me xhama të zinj appeared first on Albeu.com.

Sulmet kibernetike, Rama ultimatum Ambasadës së Iranit: Keni 24 orë afat për t’u larguar nga Shqipëria (VIDEO)
Qeveria shqiptare ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Ky vendim vjen pas sulmeve kibernetike që shënjestruan faqet e qeverisë shqiptare në korrik.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një videomesazhi në Facebook, kryeministri bëri me dije se pavarësisht se sulmi ishte i rëndë nuk ia arriti qëllimit.

Ai bëri me dije se pas hetimeve të thelluara, dolën prova të pakundërshtueshme se prapa këtij sulmi fshihet Republika Islamike e Iranit. Për këtë sulm janë informuar aleatët strategjikë dhe partnerët e NATO-s, ndërsa qeveria shqiptare i ka lënë 24 orë afat ambasadës islamike për tu larguar nga vendi.

“Në 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Sulmi nuk ia arriti qëllimit. Krahasimisht me objektivat e agresorit, dëmet mund të konsiderohen të vogla. Sistemet u rivunë të gjitha në punë dhe asgjë nuk u zhduk pa kthim. Për javë të tëra u punua paralelisht, ditë-natë, qoftë për rivënien e të gjitha sistemeve në punë, qoftë për hetimin e thellë për gjetjen e agresorit. Në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnjë hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, por një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron.

Ne kemi informuar aleatët tanë strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë.

Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithe personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfire edhe personelin e sigurise.

Kjo mase ekstreme, aspak e deshiruar po krejtësisht e detyruar, eshte ne proporcion te plotë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasigurisë e të kaosit në vend.

Dështimi i këtij sulmi masiv mbi vendin tonë, falë rezistencës së sistemeve që kemi ngritur dhe ndihmës së grupeve speciale që na u bashkuan në këtë luftë, nuk është fundi i kërcënimit kibernetik, po thjeshtë prova se tanimë edhe Shqipëria ka hyrë falë zhvillimit digjital në hartën e gjerë të luftës për sigurinë kibernetike. Por lajmi i mirë është se ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë e si duhet ta bëjmë për të mos na prekur dot askush, ashtu siç dimë edhe se do t’i bëjmë siç duhet gjërat e duhura, sepse kemi partnerët e duhur”, u shpreh Rama./albeu.com/

The post Sulmet kibernetike, Rama ultimatum Ambasadës së Iranit: Keni 24 orë afat për t’u larguar nga Shqipëria (VIDEO) appeared first on Albeu.com.