altin hajri Archives - Albeu.com

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin
Prokuroria e Posaçme kudër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, i cili po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se seanca gjyqësore është shtyrë, pasi avokati i Hajrit kërkoi kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.

Prokuroria e Posaçme, paraqiti provat në lidhje me Altin Hajrit, ku thuhet se ai ka qenë në dijeni të rrëmbimit të Jan Prengës, sepse nga kqyrja e pamjeve filmike, ai ndodhje në kompeksin “Golden” në momentin që ka ardhur trupi i tij dhe madje ka mbyllur edhe qepenin e garazhit.

SPAK ka dorëzuar po ashtu edhe komunikimet në SkyEcc mes Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit.

DËSHMIA E DRITAN REXHEPIT NË GJKKO

Gramoz Rexhepi, që njihet edhe me emrin Dritan, është vënë nën akuzë për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë, dekadën e fundit: Rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës.

49-vjeçari pukjan u rrëmbye mesditën e 17 janarit të 5 vjetëve më parë, nga 4 persona në mes të Kamzës, u dërguar në një prej resorteve më të njohura në vend dhe më pas trupi i tij u zhduk. Në fakt, ishin ca pamje që u nxorën në media ku u mësua se i rrëmbyeri kishte mbërritur i pajetë në resortin e Altin Hajrit në Shijak, por policia, prokuroria dhe asnjë instancë që merret me hetimin e akteve të tilla nuk gjurmuan dot asnjë të dhënë që u mor vesh shpejt nga denoncimi i familjes Prenga.

Dritan Rexhepi është akuzuar si organizatori i atij akti brutal, ndërsa rrëmbimin dyshohet se e kanë kryer 4 persona nga Shkodra.

Pikërisht për shkak të kësaj akuzë, vlonjati Rexhepi, ishte në gjykatë më 23 Prill ku mohoi përfshirjen në rrëmbimin e Prengës, njohjet me personazhet e krimit, si edhe përfshirjen në atë histori të vjedhjes së drogës në Angli, apo të njihte Altin Hajrin të zotin e resortit nga ku u zhduk trupi i Prengës.

Gjithashtu, ai kërkoi ballafaqim më të vëllanë e të zhdukurit, kërkoi të sillen komunikimet e SKY ECC në Gjykatë, kërkoi të mos i bëhej moral në sallën e gjyqit, e po ashtu të mos e përfshinin në atë akt, pasi ai në atë kohë gjendej në burg në Guayaquil-i në Ekuador, i dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

Por, që në krye të herës, u tha se një person me emrin Gramoz nga Vlora, kishte organizuar të gjithë ngjarjen, por Gramozi në GJKKO mohoi dje të ishte ai Gramozi nga Vlora për të cilin flet dosja.

Rexhepi deklaroi se lidhur me këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë komunikim në aplikacionin SkyECC, i përdorur gjerësisht nga rrjetet kriminale, ndërsa i pyetur nga prokurorët e SPAK nëse ka njohje me Altin Hajrin, ‘mbreti i kokainës’ tha se nuk i thotë asgjë ky emër.

RRËFIMI

“Në fundin e vitit 2019 kam qenë jashtë Shqipërisë. Kam qenë në burg në Ekuador. Kam qenë i dënuar 13 vjet për trafik droge. Ju do më pyesni për çështjen apo do me bëni gjyq moral? Kisha 5 vite e 4 muaj që vuaja dënimin. Kisha kontakte me njerëzit jashtë përmes kabinës së burgut. Shqiptarë aty kishte plot në burg, afërsi kisha me njërin nga Kosova. Për trafik droge u akuzova me 10 persona të tjerë, aso kohe i përfshirë ishte edhe një shqiptar. Ai doli i pafajshëm. Gentian Doçajn (Funiqi) e kam dëgjuar në media dhe në dosjen as e kam lexuar.

Emri nuk më thotë gjë. Më ka sjellë avokatja dokumentet nga burgu i Firences, ku thuhet se unë dhe ai nuk kemi qenë në të njëjtin sektor. Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja. Nga burgimi nuk kam bërë asnjë lloj bashkëpunimi për të dhënë para lidhur me trafikun e drogës. Në fund të vitit 2019 nuk kisha informacion për vjedhjen e një sasie droge në portin Portsmouth të Londrës”, dëshmoi Rexhepi.

The post Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin appeared first on Albeu.com.

Zbardhen bisedat në “SKY”/ Çyrbja: Kush është “Ols” që SPAK-u s’po e gjen dot? Ja si u favorizua kunati i Altin Hajrit për të dalë nga burgu
Arrestimi në Tiranë në muajin Janar të vitit 2021 i Julian Gjoshit, kunatit të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës në ambientet e kompleksit “Golden” në Shijak, ka mobilizuar Hajrin që të kërkojë ndihmë tek zyrtari i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Mes Jurgis Çyrbes dhe Altin Hajrit, ka një mori bisedash në aplikacionin “Sky”, ku Hajri kërkon që Çyrbja ta ndihmojë me qëllim lirimin e kunatit, pasi siç i shkruan ai në “Sky”, “…e mytën kalamajt, daja…”.

Në mesazhet e dërguara del dhe ndihma që ka dhënë një personazh i quajtur “Ols”, i cili dyshohet se është funksionar i Drejtësisë, mik i Jurgis Çyrbes, por pa dalë se kush është konkretisht.

Julian Gjoshi, ishte arrestuar në mbrëmjen e 18 Janarit 2021 për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”, si dhe “Drejtim mjetit në gjendje të dehur”. Bashkë me të ishte në makinë dhe një person tjetër, i quajtur Edvin Barçi i thirrur me nofkën “Boli”.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka siguruar një foto të pistoletës “Bereta” që policia e sekuestroi në makinën e Julian Gjoshit mbrëmjen e 18 janarit në Tiranë.

Julian Gjoshi, qëndroi vetëm 11 muaj në paraburgim dhe më pas doli në 23 dhjetor 2021, vetëm 7 ditë para Vitit të Ri.

Por teksa Gjoshi, mbahej i arrestuar në ambientet e Policisë së Tiranës dhe pritej të dilte para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, kunati i tij bisedon në aplikacionin “Sky” duke e njoftuar për arrestimin e kunatit.

Altin Hajri i shkruan në “Sky” Jurgis Çyrbes si më poshtë vijon:

“…kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. Është kunati me gjith atë “bolin” që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj “arrest shpia”. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)…”.

The post Zbardhen bisedat në “SKY”/ Çyrbja: Kush është “Ols” që SPAK-u s’po e gjen dot? Ja si u favorizua kunati i Altin Hajrit për të dalë nga burgu appeared first on Albeu.com.

Zbardhen bisedat në “SKY”/ Jurgis Çyrbja Altin Hajri takoheshin tek varrezat te mimi, Hajri: Ols ka shkuar 2 herë tek avokati, më sill masat t’i boj nja dy kustume që t’ja çosh…
Zyrtari i Partisë Socialiste në Durrës, Jurgis Çyrbja, takohej me personin në kërkim Altin Hajri tek varrezat e zonës, në një vend që ata e quanin në bisedat e tyre në aplikacionin “Sky” “…ke varrezat, ke mimi…”.

Këto takime të funksionarit shtetëror, Jurgis Çyrbja, tashmë të arrestuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, realizoheshin në një periudhë kur Altin Hajri, ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rrëmbimit dhe më pas vrasjen e më tej zhdukjen e kufomës së Jan Prengës në kompleksin e tij “Golden” në Shijak.

Frekuentimi i zonës së varrezave ishte bërë disa herë, pasi zona mund ti jetë dukur më e sigurt dhe larg syrit të policisë dhe banorëve të zonës.

Në bisedat e zbardhura në “Sky” nga prokurori Adnand Xholi, rezulton se Altin Hajrit i është arrestuar në Tiranë kunati i tij, Julian Gjoshi.

Dhe për të shpëtuar këtë individ janë impenjuar avokati, Çyrbja dhe një mik i këtij të fundit me emrin “Ols”.

Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes, sikur të ishte një rrobaqepës jo si një person në kërkim nga policia, ku pasi e falenderon për ndihmën e madhe që i ka dhënë për kunatin e arrestuar, kërkon nga Çyrbja masat trupore për një person të quajtur “Ols”, i cili sipas bisedës ka dhënë një ndihmë të ç’muar në zgjidhjen e këtij rasti të arrestimit të kunatit me armë pa lejë.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, del se SPAK, ka analizuar komunikimet në aplikacionin “Sky”, që i përkasin kohës së 17 dhjetorit deri në 29 dhjetor 2020, ku evidentohet njohja e mëparshme mes funksionarit të PS në Durrës, Jurgis Çyrbja dhe personit në kërkim, Altin Hajri.

Në disa komunikime të zhvilluara në “Sky”, shfaqen kërkesat e personit të shpallur në kërkim nga policia, Altin Hajri, që i ka bërë Çyrbjas, për të ushtruar ndikim tek drejtuesi i Komisariatit të Policisë Shijak, kundrejt premtimit për të paguar dhe shuma monetare, me qëllim lejimin e ndërtimit të një banese nga një familjar i tij, i cili është djali i xhaxhait të Altin Hajrit.

Altin Hajri i shkruan Çyrbes duke i thënë se:

“…Mëngjesi vëlla, Daci jam… Zemra nigjo pak, don me be një shtëpi Shaba im Shijak… e nimojm dot japim naj kafe atij shefit që të filloj punë me shpiat…”.

Ndërkohë në vijim del përmes bisedave se planifikimi i takimeve që do realizoheshin mes të kërkuarit Altin Hajri dhe Jurgis Çyrbjas, në të njëjtin vend, ku ishin takuar dhe më parë në një zonë tek varrezat, që sipas dy bashkëbiseduesve baza është “ke varrezat…ke mimi…”.

“…Ajde aty ke lagjia, ku kena taku. Ke lagja jam, ajde takojm ke varrezat…. Ke mimi…”.

Ndërkohë, në vijim të bisedave të zhvilluara në “Sky” mes datave 19 janar 2021 deri në 26 janar 2021 evidentohet fakti i arrestimit në qytetin e Tiranës të kunatit dhe një mikut të bashkëbiseduesit Altin Hajri, të thirrur “Boli”, për veprën penale të “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ka rezultuar se në 18 Janar 2021 nga ana e punonjësve të policisë pranë komisariatit Nr.2 në Tiranë janë arrestuar me një pistoletë pa lejë tip “Beretta”, Julian Gjoshi, i cili është kunati i Altin Hajrit dhe miku i tij, Edvin Barçi i thirur me nofkën “Boli”.

Sipas gazetarit të Ora News, Elton Qyno, Julian Gjoshi, rezulton të jetë dënuar në 23 dhjetor 2021 nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit dhe municionit” dhe “Drejtimin e mjetit në gjëndje të dehur”.

Në bisedat e zhvilluara Altin Hajri, i bën kërkesë për ndihmë Jurgis Çyrbes për lirimin apo ndryshimin e masës së sigurimit personal për njërin nga të arrestuarit, kundrejt ofrimit dhe të shumave monetare, duke sugjeruar, ndryshimin e personit që posedonte armën pa lejë dhe dëmtimin e gjilpërës së armës së zjarrit, përpara kryerjes së ekspertimit nga policia shkencore.

Ky veprim kërkohej me qëllim përjashtimin e kunatit të Altin Hajrit, Julian Gjoshi nga përgjegjësia penale, duke nxjerë pistoletën të paaftë për të bërë qitje në testin e ekspertimit balistik që do bënte policia.

Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes si më poshtë vijon:

“…se kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. ËshtË kunati me gjith atë bolin që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj “arrest shpia”. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)…”.

Më tej, Altin Hajri vijon ti shkruajë Jurgis Çyrbes duke i thënë se:

“…se arma qeka veç për gishtat…se po se marove ti s’kam kujt me i thën, me veç prish gjëlponën. Kërkoje vëlla, sa lek të dojn veç du t’ja maroj se më mytën kalamajt daja…. Jepi 20 mijë euro sa dojn ai, veç ta mbarojë…. Më 21 del në gjyq. Faleminderit dhe prej teje, të fala bëj Mikut tat Olsit…”.

Gjithashtu, nga komunikimet e zhvilluara mes dy protagonistëve që i përkasin datës 28 janar 2021, Altin Hajri i kërkon Jurgis Çyrbjas, që të diskutonte me një lidhjen e tyre, rreth informacionit që kishte marrë se mund të arrestohej nga policia e Tiranës.

“…që t`i thotë drejtorit Tiranë, shif të foli pak e shok se kam informacion për atë drejtoria Tiranë që dun me kap…”,-i shkruan personi në kërkim Altin Hajri, zyrtaritë PS në Durrës, Jurgis Çyrbes.

Në komunikimet në vijim në aplikacionin “Sky”, Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes që të falenderojë personat që e ndihmuan për mbylljen e problemit të kunatit të tij, Julian Gjoshi, moment gjatë të cilit i ka kërkuar që ta ndihmonte lidhur me problemin që kishte me organet ligj zbatuese.

Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes sikur të ishte një rrobaqepës jo si një person në kërkim nga policia, ku pasi e falenderon për ndihmën e madhe që i ka dhënë për kunatin e arrestuar, kërkon nga Çyrbja masat trupore për një person mikun e tij të quajtur “Ols”, i cili sipas bisedës ka dhënë një ndihmë të ç’muar në zgjidhjen e këtij rasti të arrestimit të kunatit me armë pa lejë.

Ndër të tjera personi në kërkim i shkruan Jurgis Çyrbjas si më poshtë vijon:

“…ma kanë dhonë fjalën, veç po presin një letër porosi dhe jam “ok” vëlla. Ka mundësi ai se është burri mirë ky tani, që është Ministër vlla. E ka shum shok me than shife vet aman, se më prishin shumë punë, se po i rregulloj ishalla këtë muaj që vjen. Dhe Ols, e ka bo punën e vet vëlla, thuaj faleminderit shum thuj…. Mos harro se e ka bo punën e vet se i kishte thonë avokatit, është porosia shefit. Për Ols vëlla, plus ka qën ke avokati vet 2 herë, e ka bo punën e vetë. A kupton ça po të them. Për atë mikun tat që pate shku ti po të them takoje, thuj falemindërit dhe më bjerë masat t’i boj nja dy kustume që t’ja çosh. Po për zotin është porosia shefit, kishte thënë avokati i kishte thon dum avokat po për zotin e mall e ka bë të vetën. Më tha avokati, e ka bo si burrat ai tha se ai nuk përzihet tha, se avokati e ka robin e vet ai, rrofsh vëlla. Shif aman të bojnë ca ndryshime këtu ke lagja dhe ja dy vene tjera që ti marim 100 për 100. Ok shum mirë ke bë, meri masat me stil t’ja mar, ja dy Kustume…”.

Ndërkohë në bisedën e datës 6 shkurt 2021, Altin Hajri, i kërkon Jurgis Çyrbes të ndërhyjë lidhur me ndalimin nga policia e Durrësit, të një mikut të tij për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

“…shif aman bëj ndonjë telefonatë, kanë ndaluar mbrëmë një kasap viçesh, po ka pas thikat në makinë budallai dhe e kanë mbajtur mbrëmë në DR…”-i shkruan Altin Hajri, Çyrbes.

Gjithashtu, veç kësaj Altin Hajri dhe në datën 6 mars 2021 i shkruan Çyrbes, që të interesohet në polici pasi sipas Hajrit “…kishin ndaluar njërin për një aksident dhe se ishte robi…”.

The post Zbardhen bisedat në “SKY”/ Jurgis Çyrbja Altin Hajri takoheshin tek varrezat te mimi, Hajri: Ols ka shkuar 2 herë tek avokati, më sill masat t’i boj nja dy kustume që t’ja çosh… appeared first on Albeu.com.

Bisedat në “SKY”/ SPAK në “gjueti” të efektivëve që hartuan planet për kapjen e Altin Hajrit, por ja dhanë socialistit Jurgis Çyrbja
Shpërndarja dhe shitja e informacioneve sekrete shtetërore, nga Jurgis Çyrbja, gjatë kohës kur ka mbajtur detyrën e deputetit të Kuvvendit të Shqipërisë dhe anëtarit të Komisionit të Sigurisë, ka sjellë arrestimin e funksionarit Publik dhe izolimin e tij në paraburgimin e Durrësit.

Përmes bisedave në aplikacionin “Sky”, Jurgis Çyrbja, ka biseduar me personin Altin Hajri, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës në Shijak, duke e informuar Hajrin për një seri planesh operacionale të Policisë së Shtetit, me qëllim kapjen e Altin Hajrit.

Këto informacione Jurgis Çyrbja, i merte nga punonjës policie.

Ndaj që pak ditë më parë një prokuror i SPAK, i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë Vendore Durrës dhe Policisë së Shtetit, për t`i vënë në dispozicion çdo plan operacional, apo informacion që kanë mbledhur për në rrugë operative, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e Altin Hajrit.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se qëllimi i kësaj “gjuetie” të nisur nga SPAK, është për të mësuar emrat e punonjësve që kanë hartuar këto plane operacionale dhe policëve që kanë pasur akses në këto informacione, që më pas ia ka dërguar deputetit të asaj kohe Jurgis Çyrbja.

Dhe ky i fundit ia ka nisur më tej personit në kërkim Altin Hajri, në mënyrë që ky i fundit të merrte masa me qëllim fshehjen e tij për të mos u kapur nga policia, që shkonte në Shijak dhe Durrës për ta kapur.

The post Bisedat në “SKY”/ SPAK në “gjueti” të efektivëve që hartuan planet për kapjen e Altin Hajrit, por ja dhanë socialistit Jurgis Çyrbja appeared first on Albeu.com.

Jurgis Çyrbja në qeli, bashkëpunëtori i tij në kërkim/ Kush është Altin Hajri, i përfshirë në zhdukjen e Jan Prengës
Ditën e djeshme, përfundoi nën pranga me urdhër të SPAK ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, e bashkë me të përfundoi në qeli edhe një i dytë, ndërsa është identifikuar personi i tretë i shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për Altin Hajrin, emër i njohur i botës së krimit në Shijak.

Hajri së bashku me Ahmet Mashën, kanë ndërhyrë për Cyrbjan që të shkojë i 3 në listën për deputet në 2021, dhe bisedat në SkyECC zhvillohen që Çyrbja të jetë në listën e sigurt për deputet.

Hajri është në kërkim prej 4 vitesh për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës.

Cyrbja dyshohet se i ka dhënë ndihmë Hajrit gjatë kohës në arrati

The post Jurgis Çyrbja në qeli, bashkëpunëtori i tij në kërkim/ Kush është Altin Hajri, i përfshirë në zhdukjen e Jan Prengës appeared first on Albeu.com.

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK mbyll hetimet për Altin Hajrin, 5 akuzat
SPAK çon për gjykim Altin Hajrin me 5 akuza. Altin Hajri është pronari i kompleksit “Golden” në Shijak, ku u dërgua dhe u vra pas rrëmbimit Jan Prenga.

Altin Hajri është personi i tetë i akuzuar për këtë krim.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në vazhdimësinë e hetimeve të kryera në lidhje me procedimin penal nr. 62, të vitit 2020, për të cilën është kërkuar dërgimin më parë për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i të pandehurve Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes për gjykim edhe për të pandehurin Altin Hajri akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Rrëmbim apo mbajtje peng e personit” kur është shkaktuar vdekja parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4 i Kodit Penal;

“Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal;

“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333a/2 i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

I pandehuri Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” ndodhur në Shijak akuzohet se është pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga, ngjarje e ndodhur datën 17.01.2020 në Kamëz, Tiranë.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me identifikimin, grumbullimin, si dhe sigurimin e provave për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë ngjarje.

The post Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK mbyll hetimet për Altin Hajrin, 5 akuzat appeared first on Albeu.com.

SPAK heq dorë, Apeli i GJKKO pushon çështjen për konfiskimin e kompleksit “Golden” të Altin Hajrit
Apeli i GJKKO ka pushuar çështjen për sekuestrimin e kompleksit “Golden” të Altin Hajrit në Shijak. Pra, kompleksi nuk do të sekuestrohet pasi dhe SPAK ka hequr dorë nga ankimimi.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN I DATËS 01 TETOR 2021

Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm, përkundrejt vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit të aktit normativ A. H., sot më datë 01.10.2021, kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi:

– Pushimin e shqyrtimit të çështjes nr. 124 akti, datë 26.04.2021, regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm ndaj vendimit nr. 9/80, datë 12.03.2021 të gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të heqjes dorë nga ankimi./albeu.com

The post SPAK heq dorë, Apeli i GJKKO pushon çështjen për konfiskimin e kompleksit “Golden” të Altin Hajrit appeared first on Albeu.com.

Edi Paloka flet me emra: Kush janë 3 të fortët që blenë vota për PS në zgjedhjet e 25 Prillit
Zëvendës kryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka denoncuar me emra personat që sipas tij kanë blerë vota për Partinë Socialiste dhe kanë qenë të përfshirë zyrtarisht në fushatë. I ftuar në “Abc”, Paloka tha se Altin Hajri, Durim Keçi dhe Jul Balla blinin vota për PS-në.

Paloka shtoi se të gjitha takimet e Ardian Çelës, Vangjush Dakos dhe PS bëheshin në kompleksin “Golden” në pronësi të Hajrëve në Shijak. Sipas Palokës, i pranishëm në këto mbledhje ka qenë edhe Vangjush Dako, por që shkonte natën, pasi kishte frikë dhe nuk donte probleme me SHBA-në.

“Agron Dukën e kam mik dhe nuk e di se në çfarë kushtesh i ka bërë, nuk kuptova dhe më surprizoi urimi për PS-në pasi ka qenë ai ndër të vetmit kandidat që ka këmbëngulur për denoncimin. Tre personazhe janë në SPAK dhe njërit prej tyre i kanë liruar dhe pronën, atij Altin Hajrit. Ky realitet duhet të na shqetësojë ne sot.

Altin Hajri në kërkim për vrasje për pengmarrje ishte baza e Partisë Socialiste gjithë fushatën. Të gjitha takimet e Ardian Çelës, Vangjush Dakos dhe PS bëheshin aty. Kur bëhen takime, bëhen takime.

Nuk bëheshin publike jo, dilnin fshehtas, madje pas orës policore. Në atë kohë edhe Vangjush Dako fshihej, sepse kishte probleme me ambasadën amerikane. Ky zotria ishte gjithë kohën jo në fushatë por blinte vota për Partinë Socialiste. Këtë gjë e di gjithë Shijaku.

Janë fakte të njohura botërisht. I gjithë Shijaku e di që Altin Hajri, Durim Keçi dhe Jul Balla blinin vota për PS-në. të tre persona me precedent penalë. Ja u verifikua. Kjo e sotmja është prova e asaj që them unë. Një javë pas zgjedhjeve atij i kthehet hoteli sepse e paska me djersën e ballit. Çfarë provash doni ju më?”- tha Paloka. /abcnews

The post Edi Paloka flet me emra: Kush janë 3 të fortët që blenë vota për PS në zgjedhjet e 25 Prillit appeared first on Albeu.com.

Denoncimi: Mori peng Jan Prengën, Altin Hajri po drejton fushatën e PS në Durrës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me fushatën zgjedhore të PS në Durrës.

Sipas Berishës, fushatën e PS në Durrës e udhëheq Altin Hajri i cili akuzohet për pengmarrjen dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Denoncimi:

Ai është në kërkim për marrjen peng dhe vrasjen e Jan Prengës! sb

Përshendetje Dr Edhe pse Partia Socialiste ka caktuar si drejtues të fushatës në Durrës dhe Shijak Adrian Çelën, drejtuesi de facto  i fushatës së Partisë Socialiste në zonen e Shijakut është shtetasi Altin Bajram Hajri.

Ky shtetas aktualisht është personi më i kërkuar në Shqipëri. Altin Hajri është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020. Edhe pse policia e shtetit është në kërkim të këtij shtetasi ky lëviz i lirë në zonën e Shijakut së bashku me Ard Çelën duke bërë fushatë për Partinë Socialiste.

Shtabi elektoral i Partisë Socialiste në fshatin Pjesëz është bërë në një ambjent ngjitur me shkollen e fshatit. Këtë objekt e ka blere përpara dy javësh Altin Hajri dhe e ka bërë zyrë shtabi elektoral.

Në këtë ambjent bëhen edhe takimet me Adrian Çelën dhe Vangjush Dakon.

The post Denoncimi: Mori peng Jan Prengën, Altin Hajri po drejton fushatën e PS në Durrës appeared first on Albeu.com.