Alpinisti Archives - Albeu.com

E rëndë! Sulmohet nga ariu, humb jetën alpinisti grek
Një alpinist ka humbur jetën gjatë një sulmi nga një ari në pyllin e virgjër të Fraktos pranë qytetit Drama në Greqinë veriore. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, teksa dy miq alpinistë po eksploronin zonën pranë një përrua ku kishte rënë një avion luftarak para 77 vitesh.

Sipas dëshmive, ariu sulmoi njërin prej tyre dhe e hodhi nga një shkëmb me thellësi rreth 800 metra. Shoku i tij, i cili arriti të shpëtonte duke përdorur sprej piper për të trembur kafshën dhe duke u ngjitur në një pemë, njoftoi autoritetet.

Alpinisti që u shpëtua (Dhimitris Kioroglou) ka përshkrua momentin tragjik në mediat greke : “Po ktheheshim tek makinat tona. Në një moment, Christos (alpinisti tjetër) ishte para meje afër buzës së greminës ku kishte disa shkëmbinj dhe shkoi të shihte pamjen. Unë nuk shkova në atë anë dhe vazhdova pak drejt për disa metra kur ai më thirri “Ariu… Dhimitri, eja dhe shiko”. U përpoqa të shkoja, por nuk munda të shihja. Dhe papritmas u shfaq 2-3 metra përpara meje një ari shumë i madh që po më sulmonte. Nuk pata kohë të reagoja, kjo është e vërteta. Qeni im e pengoi dhe më dha 2-3 sekonda për të nxjerrë sprejin me piper. E spërkata. Ai iku me vrap, shkoi te Christos që ishte në buzë të shkëmbit, e shtyu dhe ai ra në greminë”.

Pas një operacioni të gjatë kërkimi, trupii i viktimës u gjet dhe u transportua në spital, ku u konstatua vdekja. Rasti ka ngjallur reagime në Greqi, ndërsa autoritetet dhe ambientalistët po vlerësojnë situatën e bashkëjetesës me kafshët e egra në zona të tilla.

The post E rëndë! Sulmohet nga ariu, humb jetën alpinisti grek appeared first on Albeu.com.

Qeni i shfaqur nga hiçi, shpëton alpinistin e humbur në 5 000 metra mbi nivelin e detit
Në zemër të maleve peruane, mes borës dhe heshtjes së lartësive, një i ri anglez që e donte gjuhën spanjolle dhe që njihej në rrjetet sociale si “El guero ingles” (“biondi i vogël anglez”) jetoi një aventurë unike, i shoqëruar nga një shoqërues i pazakontë dhe i jashtëzakonshëm, një qen endacak, i cili u shfaq nga hiçi për ta shpëtuar, sipas lastampa.it.

Gjatë një ekspedite në Santa Cruz, pranë qytetit të Huarazit, i riu shpresonte të arrinte në vendkalimin sugjestionues të Punta Unionit, 4 750 metra mbi nivelin e detit.

Rruga nuk ishte e lehtë, pasi dëbora, i ftohti dhe një mjegull e dendur e bënë ngjitjen edhe më të ndërlikuar. Në ditën e dytë të ecjes, pasi kishte parakaluar anëtarët e tjerë të grupit, ai u gjend plotësisht i vetëm, në mëshirën e pasigurisë se cili ishte drejtimi i duhur për të ndjekur.

Pikërisht në atë moment konfuzioni, si një lloj vegimi, nga mjegulla u shfaq një qen, duke u afruar me një mënyrë miqësore dhe duke tundur bishtin. Mosbesimi i të riut anglez ishte i madh, si mund të ishte një qen atje, në mes të askundit dhe kaq lart? Çuditërisht, kafsha dukej se e dinte rrugën dhe nuk tregoi asnjë shenjë se ishte e humbur.

Në atë moment, biondi anglez kuptoi se e vetmja gjë për të bërë ishte të mbështetej në instinktet e ”mikut” të tij të ri dhe të ndiqte ”udhërrëfyesin” e tij të heshtur.

“Vendosa t’i besoj njohurive të tij për malet”, tha ai.

Qeni, i shpejtë dhe i vendosur, ecte me shpejtësi përgjatë rrugës, pothuajse sikur të ishte mësuar me ato vende. Herë pas here, silueta e “udhërrëfyesit të tij me katër këmbë” humbiste në mjegull dhe më pas shfaqej sërish, sikur priste që alpinisti ta arrinte.

Në fund, rruga i çoi të dy te tabela që tregonte Punta Unionin: i riu kishte humbur, por ”shoku” i tij i ri me gëzof kishte gjetur rrugën për në majë për të. Pasi arriti në vijën e finishit, qeni ndaloi pranë biondit, si një shoqërues i vërtetë aventure, duke pritur në heshtje që të mbërrinin edhe alpinistët e tjerë.

Për për habinë e madhe të të gjithëve, gjetën një qen tjetër që i priste të nesërmen dhe dy qentë vazhduan me alpinistët 22 kilometra të tjera, duke u dhënë atyre pak qetësi dhe siguri gjatë rrugëtimit të vështirë.

Në mbrëmje, ata flinin pranë çadrave, si dy roje besnike që ruanin miqtë e tyre të rinj.

Ditën e fundit, para përfundimit të rrugës, biondi anglez kuptoi që qentë ishin zhdukur. Nuk mund ta besonte që shoqëruesi i tij ishte larguar kështu, pa një lamtumirë të fundit. Por, kur arriti në fund të shtegut, pikërisht pranë një kafeneje të vogël, e gjeti shokun e tij me katër këmbë të ulur, i qetë dhe sikur priste një vështrim të fundit.

Një banor vendas i shpjegoi alpinistit se ata qen jetonin në fshatrat e zonës dhe e kishin zakon të ndiqnin turistët gjatë shëtitjeve të tyre, thuajse sikur të ishin udhërrëfyes të trajnuar.

Por, për anglezin ai qen nuk kishte qenë thjesht një kafshë endacake që kërkonte shoqëri, por një shoqërues i vërtetë, një kujdestar i heshtur që e kishte bërë aventurën e tij peruane të paharrueshme.

The post Qeni i shfaqur nga hiçi, shpëton alpinistin e humbur në 5 000 metra mbi nivelin e detit appeared first on Albeu.com.