alpetrol Archives - Albeu.com

Masakër korrupsioni, Albpetrol zbret shpenzimet e eksportit për naftën që shet në vend
Shitja e naftës që kompania publike Albpetrol prodhon nga puset e veta ose merr nga kompanitë koncesionare është një aferë e madhe korruptive, përmes të cilës vidhen miliona dollarë pasuri publike.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një skemë se si Albpetrol ul në mënyrë fiktive çmimin me të cilin u shet naftë rafinerive vendase, që e përpunojnë atë.

Abuzimi është aq evident sa që në ankandet e shitjes së naftës, Albpetrol u njeh dhe u zbret nga çmimi kompanive blerëse edhe shpenzimet e transportit të naftës për eksport, kur në të vërtetë nafta nuk shkon asnjëherë jashtë, por blihet nga dy rafineritë private vendase, ajo e Fierit dhe e Cërrikut.

Vetëm si pasojë e kësaj skeme, qytetarëve shqiptarë u janë vjedhur sipas KLSH-së, 5.8 milionë dollarë në dy vitet e fundit.

Loja me çmimin

Çdo vit, Albpetrol siguron rreth 100-120 mijë tonë naftë nga prodhimi i puseve të tij, apo nga nafta që u merr nga kompanive koncesionare, të cilat shfrytëzojnë burimet e naftës së vendit.

Këtë sasi Albpetrol e shet çdo vit me ankand sipas një çmimi dysheme të paracaktuar nga ekspertët e tij.

“Në procedurat e ankandeve të shitjes së naftës u konstatua se grupi i eksperteve, për përcaktimin e çmimit/njësi minimal fillestar të shitjes së naftës bruto ka bërë ulje shpenzimesh nga çmimi i shitjes së përcaktuar të ankandit, duke presupozuar shpenzime për vënien e produktit në kushtet FOB sipas kushteve të Bursës Ndërkombëtare për hidrokarburet” thotë KLSH.

Por në të vërtetë këto shpenzime nuk kryhen asnjëherë, pasi nafta nuk shkon në eksport por përpunohet në rafineritë private të Fierit ose Elbasanit. “Pjesa më e madhe e shpenzimeve që ulen nga çmimi i shitjes janë fiktive pasi nuk ndodhin se shitjet e naftës janë kryer në operatorë ekonomikë vendas dhe nuk ka pasur shoqëri të huaja që janë shpallur fitues të ankandeve,” thuhet në raportin e KLSH.

Përfituesit

KLSh ka kontrolluar tre ankande të kryera nga Albpetrol. Shitja e parë është ajo e sasisë 40 mijë tonë, që është fituar nga bashkimi i Operatorëve Ekonomikë R.B.H Beline” sh.a., Elbasan, dhe Al Global Oil. Kompania e parë zotëron një rafineri në Cërrik, ndërsa Al Global Oil është pronarja e Uzinës së Bitumit në Fier.

Sipas KLSH-së në këtë ankand, vlera e shpenzimeve jo të kryera, por të zbritura nga Albpetrol në çmim ishte 3.55 USD për fuçi, duke arritur gjithsej në shumën 859 mijë dollarë.

Ankandi i dytë është zhvilluar po në prill 2021, por këtë herë me sasinë 100 mijë tonë naftë. Në këtë ankand u shpall fituese kompania Europetrol Durrës Albania, e cila ofroi çmimin 73.3 për qind e Brent minus 3.6 USD për barrelë. Zbritja e çmimit me 3.6 dollarë për fuçi është abuzim pasi këto shpenzime janë fiktive duke shkaktuar një dëm total në buxhetin publik prej 2.3 milionë dollarësh.

Procedura e tretë është ajo e shitjes së 120 mijë tonë naftë në prill të vitit 2022. Edhe në këtë procedurë është shpallur fitues bashkimi i operatorëve mes Europetrol Durrës dhe R.B.H Beline” sh.a., Elbasan, të cilat ofruan çmimin 75.33 për qind e Brent minus 3.36 USD për barrelë.

Sipas KLSH, vlera e shpenzimeve të pakryera në këtë ankand arrin në 2 milionë e 630 mijë dollarë, para të cilat u janë zbritur në mënyrë të padrejtë kompanive në çmimin e blerjes së naftës.

Në total, për vetëm tre ankande të kontrolluara janë abuzuar padrejtësisht 5.8 milionë dollarë, para të cilat duhet të ishin arkëtuar në buxhetin e kompanisë Albpetrol, por që u janë zbritur si shpenzime fiktive kompanive private.

Ajo shitjes falas të naftës është vetëm njëra nga skemat se si Albetrol zhvat pasurinë publike të qytetarëve duke e ndarë atë me privatët. Por masakra e keqmenaxhimit në kompaninë publike të naftës u tret qytetarëve shqiptarë dhjetra milionë dollarë çdo vit. Para që vidhen dhe shkojnë në konto private.

The post Masakër korrupsioni, Albpetrol zbret shpenzimet e eksportit për naftën që shet në vend appeared first on Albeu.com.

Vodhën naftë bruto përmes pompimit, Gjykata vendos “arrest me burg” për 4 naftëtarët në Fier
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 punonjësit e Alpetrol në Fier, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi dy ditë më parë dhe Arjan Kallash me detyrë kryetar i degës teknike  Alpetrol, Selami Rustemi përgjegjës për mbarëvajtjen e seperatorëve dhe pompimit. Dilaver Idrizaj dhe Dashamir  Merkaj punonjës të task forcës në Alpetrol, vodhën naftë bruto përmes pompimit.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë Drejtori i Kabinetit të Alpetrol, se këta shtetas kanë vepruar në kundërshtim me urdhrin e brendshëm të Drejtorit të kompanisë Alpetrol, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me naftë dhe ujë teknologjik të marrë në depozitat e Usojës, e cila do të injektohej në puset e Kashit./albeu.com

The post Vodhën naftë bruto përmes pompimit, Gjykata vendos “arrest me burg” për 4 naftëtarët në Fier appeared first on Albeu.com.

Vodhën naftë bruto përmes pompimit, arrestohen 4 punonjës të kompanisë Alpetrol
Policia ka vënë në pranga 4 punonjës të kompanisë “Alpetrol” për shpërdorim detyre.

Arrestimi i Arjan Kallashit, Selami Rustemit, Dilaver Idrizajt dhe Dashamir Merkajt u bë pas kallëzimit të bërë nga drejtori i Kabinetit të Alpetrol, se këta punonjës ditën e djeshme kanë vepruar në kundërshtim me urdhrin e brendshëm të Drejtorit të kompanisë Alpetrol, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me naftë dhe ujë teknologjik të marrë në depozitat e Usojës, e cila do të injektohej në puset e Kashit.

Njoftimi i policisë:

Fier

Vihen në pranga 4 punonjës të kompanisë “Alpetrol” për shpërdorim detyre.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. K., 49 vjeç, banues në Fier, me detyrë kryetar i degës teknike Alpetrol.

S. R., 54 vjeç, banues në Fier, pergjegjës për mbarëvajtjen e seperatorëve dhe pompimit.

D. I., 56 vjeç, banues në Fier dhe D. M., 54 vjeç, banues në Ballsh, punonjës të task forcës në Alpetrol.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Y. S., me detyrë Drejtor i Kabinetit të Alpetrol, se këta shtetas në datë 07.12.2021 kanë vepruar në kundërshtim me urdhërin e brendshëm të Drejtorit të kompanisë Alpetrol, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me naftë dhe ujë teknologjik të marrë në depozitat e Usojës, e cila do të injektohej në puset e Kashit.

Materialet do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./albeu.com

The post Vodhën naftë bruto përmes pompimit, arrestohen 4 punonjës të kompanisë Alpetrol appeared first on Albeu.com.