alla kerkon lirine Archives - Albeu.com

“Vuaj nga zemra”, ish-kryebashkiaku i Bulqizës kërkon lirinë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë kërkesën për rekurs të vendimit të marrë ndaj tij, duke kërkuar masën “arrest në shtëpi”.

Me herët Leftër Alla ka kërkuar të lirohej nga burgu, duke ngritur si pretendim se kishte shqetësime shëndetësore, pasi vuante nga zemra.

Kërkesa është dorëzuar dy ditë më parë ku dhe kërkohet që të vendoset masa “Arrest në shtëpi” ndaj ti dhe 11 personave të tjerë të përfshirë në hetim, përkatësisht shtetasit, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Rasim Daci, Dali Gazidedja, Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku,

Në rekurs kërkohet ndër të tjera të merren në pyetje Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku. Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Rasim Daci, Dali Gazidedja, Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj he Ana Nishku.

Kujtomë se ish-kryebashkiaku i Bulziës akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Procedura tenderuese për të cilën akuza ka gjetur shkelje është ajo e ujësjellësit me vlerë afro 3 milionë euro.

Sipas hetimeve, Alla në bashkëpunim me nëpunësit kanë favorizuar një bashkim kompanish që të fitonte tenderin. Kompania fituese në fakt, rezulton se nuk ka kryer punime për kontratën e lidhur me bashkinë, por ato i ka realizuar një firmë tjetër me pronar Aqif Koneshën, që SPAK e cilëson lidhje shoqërore të kryetarit të Bashkisë.

The post “Vuaj nga zemra”, ish-kryebashkiaku i Bulqizës kërkon lirinë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on Albeu.com.

“Nuk e përballoj dot burgun”, Lefter Alla kërkon sërish lirinë
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, I cili u arrestuar për korrupsion në muajin mars të këtij viti,  ka dalë sot sërish në Gjykatën e Posaçme për të kërkuar lirinë.

Alla pretendon lirimin për shkak të gjendjes shëndetësore.

Gjatë seancës, avokatit ka sjellë prova të reja nga ekspertët mjekoligjore për sa i përket gjendjes shëndetësore të Allës.

Sipas avoaktit Hysni Demiraj, ka rezultuar se ish-kryebashkiaku nuk është në gjendje të mirë për të përballuar burgun.

Seanca u shty për në datë 29 korrik në orën 13:30 deri në shqyrtimin e dokumentacionit.

Kujtojmë se Alla dhe 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të Bashkisë, u arrestuan për abuzimin me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro.

Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri. Arrestimet janë bërë me urdhër të SPAK, ndërsa me 15 dhe 16 mars janë ushtruar kontrolle nga oficerët e BKH-së.

Objekt i kontrolleve ka qenë edhe shtëpia e vëllait të Lefter Allës, si edhe dhjetëra banesa të tjera. Dy prej të arrestuarve janë lënë në arrest shtëpiak, ndërsa kryebashkiaku Lefter Alla ka rënë në pranga mëngjesin e 16 marsit. Sipas SPAK, bëhet fjalë për një tender rehabilitimi i ujërave të zeza të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës.

Nga hetimet ka dyshime të forta se kryebashkiaku Alla, në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë Lleshi, si edhe punonjësit e tjerë kanë favorizuar dy kompanitë ‘BOE Egland shpk’, dhe ‘BE-IS shpk’, gjatë procedurës së prokurorimit publik. Ky favorizim i këtyre dy kompanive është bërë me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Koneshës.

Kryebashkiaku Alla në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë kanë miratuar kritere për të favorizuar dy firmat ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’ që morën pjesë në tender.

Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i ‘BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.

Ndaj kryebashkiakut Alla dhe nënkryetares Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkohë, ndaj të afërmit të Allës, Aqif Konesha rëndon akuzat për veprë penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Po për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe dy administratorët, Rasim Daci dhe Kastriot Ibrahimaj, ky i fundit është lënë në arrest shtëpie./albeu.com/

The post “Nuk e përballoj dot burgun”, Lefter Alla kërkon sërish lirinë appeared first on Albeu.com.