alicia kearns Archives - Albeu.com

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik ka miratuar të enjten një mocion për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns, me të cilën Britania mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës.

Ky mocion u propozua nga Kearns pas një debati që u zhvillua mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Kërkoj që kjo Dhomë të lëvizë në njohjen e situatës akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjskë në Kosovë më 24 shtator 2023”, thuhet në mocionin e propozuar nga deputetja Kearns, i miratuar në Parlamentin britanik.

Po ashtu në mocionin e miratuar kërkohet të mbështet autoritetin i Gjykatës Kushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të dënohet ndërhyrjen ruse në Ballkan.

“Parlamenti vëren me shqetësim retorikën politike irredentiste pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi dhe i kërkon qeverisë të rrisë angazhimin e saj me partnerët rajonalë dhe aleatët ndërkombëtarë për të përmirësuar peizazhin e sigurisë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në mocionin e miratuar në Londër.

“E kënaqur që Parlamenti sot njëzëri ra dakord me këtë mocion për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.

Deputetja Alicia Kearns në fjalimin e mbajtur gjatë debatit mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor në Parlamentin britanik, ka folur rreth sulmit në Banjskë, anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Asociacionin dhe kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Kearns ka bërë të ditur se SHBA ka përfunduar një raport mbi përgjegjësit e sulmit në Banjskë, i cili ende nuk është publikuar.

Ajo tha se ky raport duhet të publikohet për t’u ditur e vërteta rreth sulmit për të cilin përgjegjësinë e mori Milan Radojçiq, i kërkuar tashmë nga INTERPOL-i dhe i cili gjendet i lirë në Serbi.

“SHBA ka përfunduar një raport se kush është përgjegjës dhe lidhjet e tyre me qeverinë serbe, aleatët tanë duhet ta publikojnë urgjentisht, sepse e vërteta ka rëndësi, sepse përgjegjësia ka rëndësi, sepse pa atë raport, e vërteta mohohet dhe pa atë raport, nuk ka asnjë pengesë, sepse mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit. Përgjegjësia e shpejtë dhe e barabartë për aktet e agresionit është thelbësore nëse duam të dekurajojmë dhunën e ardhshme dhe të shpërndajmë çdo nocion qetësimi”.

“Ndaj do të pyes përsëri; kush e organizoi sulmin në Banjskë? Kush e ka siguruar armatimin dhe çfarë vlerësojmë me qëllimin e tyre? Dhe do të isha mirënjohëse nëse ministri mund t’i përgjigjet kësaj kur të përgjigjet. Ajo që ne dimë pa dyshim është se sulmi u drejtua nga Milan Radoiçiq, një ish-nënkryetar i partisë serbe… Atë që ne pamë atëherë ishte një sulm i dhunshëm ndaj KFOR-it nga policia serbe, e cila plagosi 25 pjesëtarë të trupave italiane, hungareze, disa prej të cilëve nuk do të mund të ecin më kurrë. Në atë kohë, Britania e Madhe, SHBA, BE e dënuan Kosovën për instalimin e kryetarëve të komunave të zgjedhur në mënyrë demokratike, por nuk e kritikuan Serbinë për mbështetjen e saj ndaj bojkotit dhe Listës Serbe…”, tha Kearns.

Siç transmeton KP, deputetja britanike ka thënë se Kosova i ka përmbushur obligimet e saj demokratike dhe anëtarësimi i saj në Këshillin e Evropës do të shënonte një moment historik, teksa për formimin e Asociacionit të komunave serbe ka thënë se nuk mund të ketë një republikë tjetër serbe në Ballkan.

“Pavarësisht pengesave të vazhdueshme nga Rusia dhe Serbia, Kosova është në prag të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, me aplikimin e saj që këtë muaj kaloi në Komitetin e Ministrave për miratim. Anëtarësimi do të shënonte një moment historik jetik në përparimin e Kosovës në ditët e errëta të viteve 1990 dhe rrugëtimi i Kosovës është ai për të cilin ne kemi luajtur një rol të rëndësishëm dhe për të cilin të gjithë duhet të jemi krenarë. Megjithatë, ka nga ata ndërkombëtarë që kanë thënë se Kosova duhet të pranohet vetëm nëse krijon një asociacion të komunave serbe. Mbretëria e Bashkuar duhet ta refuzojë këtë me vendosmëri. Përderisa unë nuk dua një republikë tjetër të serbëve nga Ballkani Perëndimor, Asociacion i komunave me shumicë serbe do të krijohet si pjesë e dialogut Beograd-Prishtinë, por nuk mund të nxitohet dhe nuk mund të bëhet me presion të jashtëm”, ka thënë Kearns.

Ajo ka theksuar se Britania e Madhe duhet të merr një rol më aktiv në bisedimet e paqes dhe të angazhohet në pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës për të ndihmuar Kosovën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

“I bëj thirrje qeverisë tani që të punojë me partnerët e NATO-s për të siguruar që KFOR-it t’i jepet mbështetja dhe detyrat që i nevojiten për të bërë paqe, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në mbarë Kosovën. Ne duhet të konsiderojmë krijimin e një aleance të re të sigurisë ndërmjet SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjera anëtare të NATO-s të gatshme me Kosovën, sepse kjo do të ndihmonte në përcaktimin e shqetësimeve të menjëhershme të sigurisë që ne shohim, dhe më lejoni t’ju jap një shembull se pse kjo është e nevojshme. Dhjetorin e kaluar, presidenti Vuçiq tha se Serbia thjesht duhet të ndjekë shembullin e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh dhe të presë rrethanat e veçanta gjeopolitike që do ta lejojnë atë të rimarrë Kosovën. Kjo është një deklaratë e qëllimit (që ai ka) dhe që nuk duhet të injorohet. Komente të tilla nga një kryeministër shteti janë të papranueshme. Në të vërtetë, Vuçiq më kërcënoi mua vitin e kaluar që fola kundër kontrabandës së armëve në Kosovë”, ka përfunduar Kearns.

The post Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Dalin emrat, kush janë ligjvënësit evropianë dhe amerikanë që kërkojnë ndryshim të qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë
Dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit, duke kërkuar që të ndryshohet qasja në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Deputetja britanike, Alicia Kearns, publikoi letrën që i është dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe sekretarit të Jashtëm britanik, James Cleverly. Ajo tha se kjo letër është nënshkruar nga dhjetë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme dhe 56 deputetë.

Duke adresuar tensionet e fundit në veri të Kosovës, përmes letrës u kërkua “balancë dhe proporcionalitet në bashkëveprimin me Kosovën dhe Serbinë”.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaiviqit, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kundërshtuan këtë gjë dhe organizuan protesta, të cilat kulmuan me dhunë më 29 maj në Zveçan, me ç’rast u lënduan dhjetëra protestues dhe ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Kosova është përballur me pasoja të mëdha pas përpjekjeve të kryetarëve që të hyjnë në zyrat e tyre në veri të Kosovës. Kosova duhet të koordinohet me KFOR-in në të ardhmen për të parandaluar përshkallëzimet. Por, mungesa e presionit ndaj Serbisë pas ndalimit arbitrar të tre policëve të Kosovës dhe dështimi për t’i mbajtur përgjegjës ata që kryen sulme ndaj KFOR-it vënë në pah mungesën e barazisë në adresimin e tensioneve”, u tha në letër.

10 Chairs of Foreign Affairs Committees and 56 Parliamentarians have called on the US, EU & UK to change our approach to #Kosovo and #Serbia.

We need deterrence diplomacy, where we ensure there is balance in our dealings, and we do not repeat the mistakes of the past. 1/ pic.twitter.com/zEYsvTNFP3

— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 6, 2023

Në kohën e tensioneve në rritje, tre policë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe më 14 qershor. Kosova tha se ata u “rrëmbyen” brenda terrorit të saj, por Serbia tha se i arrestoi “thellë brenda” territorit serb. Policët u liruan më 26 qershor.

“Qasja aktuale nuk po funksionon. Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurohemi që ne nuk do të miratojmë politika për Ballkanin që anojnë nga Beogradi. Ne po ashtu u kërkojmë që të shqyrtoni mundësinë e miratimit të një politike të diplomacisë parandaluese për të shmangur përshkallëzim të mëtejmeë të situatës së sigurisë dhe asaj politike në veri të Kosovës, me balancë dhe proporcionalitet në çdo deklaratë dhe çdo ndëshkim apo sanksion që ndërmerret, dhe që ata të cilët respektojnë sundimin e ligjit dhe demokracinë të mos ndëshkohen”, u tha në letër.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave kryesore të faktorit ndërkombëtar për uljen e tensioneve në veri, BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Megjithatë, Kosova është pajtuar me BE-në në një plan për shtensionimin e situatës, që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

Prishtina ka thënë se zgjedhjet në veri duhet të përgatiten, që të mos ketë bojkot sërish sikurse në zgjedhjet e 23 prillit.

Në këto zgjedhje, serbët lokalë dhe partitë e serbëve në Kosovës nuk morën pjesë.

Sa i përket zgjedhjeve, në letër u tha se Kosova është shtet i pavarur dhe “përpjekjet për të penguar zgjedhjet demokratike në Kosovë nga Serbia duhet të kritikohen publikisht si ndërhyrje nga jashtë”.

Si pjesë e planit të dakorduar mes Kosovës dhe BE-së javën e kaluar është ulur më tej prania e policisë në afërsi të komunave në veri të Kosovës, që janë të banuara me shumicë serbe.

The post Dalin emrat, kush janë ligjvënësit evropianë dhe amerikanë që kërkojnë ndryshim të qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë appeared first on Albeu.com.