Ali Ahmeti Archives - Albeu.com

BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak
Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke i dhënë mbështetje unanime emrave të propozuar.

Bajram Rexhepi, ish-nënkryetari dhe Blerim Bexheti, ish-sekretar organizativ janë dy personat e vetëm që nuk do jenë sërish pjesë e Kryesisë së Ngushtë të BDI-së. Bajram Rexhepi megjithatë është pjesë e Kryesisë Qendrore – si anëtar, njëjtë sikurse 17 të tjerë që do jenë sërish pjesë, ndërsa 15 të tjerë, janë larguar. Nga kjo del se, nga 33 anëtarë të Kryesisë Qendrore, 18 anëtarë janë të ri.

Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Blerim Bexheti, Fatmir Dehari, Nazim Bushi, Resi Abdurrahmani, Shaban Memeti, Ejup Rustemi, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi, Ejup Alimi.

KRYESIA E NGUSHTË:

Bujar Osmani, nënkryetar

Faton Ahmeti, nënkryetar

Arta Bilalli-Zendeli, nënkryetare

Arbana Pasholli, nënkryetare

Erkan Arifi, nënkryetar

Arbër Ademi, Sekretar i Përgjithshëm

Nebi Rexhepi, Sekretar Organizativ

Arbëresha Vlashi, Sekretare Për Mundësi të Barabarta

ANËTARËT E KRYESISË QENDRORE:

Admir Miftari

Ajshe Osmani

Albert Tairi

Ardita Dani

Artan Bushi

Bajram Rexhepi

Besnik Rameti

Ejup Abazi

Faton Aliti

Gent Lika

Ilir Hasani

Imran Zhupani

Isamedin Azizi

Jetmir Ziberi

Jeton Shaqiri

Liridona Beqiri

Lulzime Ballazhi

Mirsad Ibrahimi

Muharem Xhezairi

Nafi Durmishi

Ridvan Ibrahimi

Rina Ajdari

Shkodrane Dardhishta

Xhemil Qamili

Ylldrita Seferi-Salihi

The post BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti: Rëndësia e tyre tepër e madhe, procesi do jetë pasqyrë e qeverisë
Maqedonia e Veriut po mban këtë të diel zgjedhjet lokale, në 81 komuna të saj.

Këto zgjedhje kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ka cilësuar shumë të rëndësishme, jo vetëm për nga karakteri lokal, por politik në përgjithësi.

Në një komunikim me gazetarët, ai tha se mënyra sesi shkon procesi, janë pasqyrë e qeverisë.

“Uroj që këto zgjedhje me shumë rëndësi për RMV të shkojnë në proces të rregullt, të mbarë dhe të drejtë, të pranueshëm prej të gjitha palëve.

Janë zgjedhje të rëndësishme edhe për nga karakteri politik.

Përgjegjësia mbi tërë procesin bie mbi ekzekutivin e vendit, besoj se qytetarët do t’i përgjigjen si proces, por dhe si rëndësi që kanë këto zgjedhje.

Zgjedhjet dhe standardi që ushtrohet në zgjedhje janë pasqyra e vetë shtetit, shkalla që arrihet në demokraci”, u shpreh ai.

The post Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti: Rëndësia e tyre tepër e madhe, procesi do jetë pasqyrë e qeverisë appeared first on Albeu.com.

“Lirinë e fituam me gjak, çlirimin me aleatë”, Ali Ahmeti i emocionuar nga “Sheshi Skënderbej”: Kërkoj drejtësi për Çlirimtarët, këtu në Tiranë u frymëzua Adem Jashari
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka udhëtuar këtë të premte nga Maqedonia e Veriut për në Tiranë për t’iu bashkuar protestës madhështore e cila do të mbahet në Sheshin Skënderbej, në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët prej 5 vitesh po qëndrojnë padrejtësisht në Hagë.

Ashtu sikurse dhe Ahmeti, qindra qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe nga qytetet e Shqipërisë, janë mbledhur në zemër të kryeqytetit shqiptar në një manifestim të thirrur me moton “Liria ka emër”. Protestuesit kanë ardhur të pajisur me flamuj kombëtarë dhe simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar drejtësi për ata që e çliruan Kosovën me gjak.

Në një deklaratë për mediat, Ali Ahmeti theksoi se UÇK-ja ka qenë një organizatë çlirimtare që ka bashkëpunuar ngushtë me NATO-n, SHBA-në dhe Bashkimin Europian. Ai tha se nuk mund të vendoset barazi mes agresorit dhe çlirimtarit.

“Sot ne jemi në kërkim të drejtësisë dhe besojmë që drejtësia në fund do të vendosë drejt. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një organizatë Çlirimtare, ka qenë një organizatë e cila ngushtë ka punuar me NATO me Amerikën, me Europën dhe ne ju jemi mirënjohës si Amerikës, Europës. ne lirinë e fituam me gjak por çlirimin me aleatë. Na ndihmoi Amerika, Nato, Europa. Ne kemi respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare dhe nuk mund të vendoset një barazi mes agresorit dhe Çlirimtarëve. Kjo po shihet hapur dhe ne kërkojmë që drejtësia të vendoset në vend”, tha ai teksa më tej i mbushur me emocione theksoi se sheshi “Skënderbej” ka qenë gjithmonë simbol frymëzimi për të gjithë shqiptarët, duke përmendur emra të heronjve të rënë si Adem Jashari, Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi dhe Zahir Pajaziti.

Pjesë nga fjala e Ali Ahmetit:

Sot ne jemi në kërkim të drejtësisë dhe besojmë që drejtësia në fund do të vendosë drejt. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një organizatë Çlirimtare, ka qenë një organizatë e cila ngushtë ka punuar me NATO me Amerikën, me Europën dhe ne ju jemi mirënjohës si Amerikës, Europës. ne lirinë e fituam me gjak por çlirimin me aleatë. Na ndihmoi Amerika, Nato, Europa. Ne kemi respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare dhe nuk mund të vendoset një barazi mes agresorit dhe Çlirimtarëve. Kjo po shihet hapur dhe ne kërkojmë që drejtësia të vendoset në vend.

Kam emocione, nostalgji sepse te ky shesh jam frymëzuar, të rënët dhe heronjtë më të mëdhenj Adem Jashari, Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi, Zzahir Pajaziti, janë motivuar në këtë shesh, dhe pikërisht ky shesh na grumbullon gjithandej shqiptarë ku jetojnë, si në Kosovë, Maqedoni dhe më së shumti në Shqipëri. Sot do kesh prej të gjitha qyteteve të Shqipërisë, ashtu sikurse  i pritën shqiptarët e Kosovës që ndanë kafshatën e tyre. Pjesëmarrja sot do jetë në drejtim të lirë, të solidaritetit me çlirimtarët dhe në kërkim të drejtësisë.

-Perplasja e Ramës me Kurtin:

Ali Ahmeti: Mua nuk më vjen mirë, por dhe nuk i komentoj e autoriteteve. Kjo është një protestë mbarë kombëtare, nuk ka të bëjë as me politizim, është vendimi i shoqatave të dala nga lufta. Thirrja u është bërë të gjitha subjekteve dhe të gjithë kanë qenë të mirëserardhur

The post “Lirinë e fituam me gjak, çlirimin me aleatë”, Ali Ahmeti i emocionuar nga “Sheshi Skënderbej”: Kërkoj drejtësi për Çlirimtarët, këtu në Tiranë u frymëzua Adem Jashari appeared first on Albeu.com.

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit duhet respektuar, shqiptarët janë të bashkuar për të drejtat e tyre
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në konventën promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), deklaroi se Marrëveshja e Ohrit mbetet një dokument thelbësor për paqen dhe stabilitetin në vend dhe duhet respektuar nga të gjitha palët politike.

Ai theksoi se gjatë dy dekadave të fundit, në bashkëpunim me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, është punuar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, së bashku me forcat politike në vend.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike, Ahmeti akuzoi opozitën për tentime që, sipas tij, cenojnë të drejtat e shqiptarëve dhe krijojnë tensione ndëretnike. Ai tha se shqiptarët janë të bashkuar për të mbrojtur të arriturat dhe për të garantuar stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

“Ne duam paqen, stabilitetin, ardhmërinë, duam Europën dhe NATO-n. Ky përcaktim ynë na ka bërë të jemi bashkë, jo vetëm për të ruajtur të drejtat kombëtare, por edhe për ta çuar vendin përpara”, u shpreh Ahmeti.

Kreu i BDI-së apeloi gjithashtu për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet e 19 tetorit, duke theksuar se uniteti i shqiptarëve është vendimtar për të ardhmen politike të vendit.

The post Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit duhet respektuar, shqiptarët janë të bashkuar për të drejtat e tyre appeared first on Albeu.com.

Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, Ali Ahmeti i bashkohet tubimit në Prishtinë
Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, po merr pjesë këtë pasdite në protestën që po mbahet në sheshin qendror të Prishtinës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtim të Gjykatës Speciale.

Mediat në Kosovë raportojnë se Ahmeti është parë teksa i bashkohet protestës i shoqëruar nga Ramiz Lladrovci.

Mijëra protestues, nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe vende të rajonit, janë mbledhur në sheshin Skënderbeu të Prishtinës dhe turmës fillimisht iu adresua kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati.

The post Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, Ali Ahmeti i bashkohet tubimit në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

Ngërçi politik në Kosovë, Ali Ahmeti: Forcat politike kanë aq energji për të gjetur shtegun e daljes!
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, duke komentuar ecuritë drejt formimit të institucioneve të reja të Kosovës, tha se pavarësisht nga sfidat, Kosova po kalon nëpër një proces të natyrshëm demokratik.

Ahmeti në një intervistë për Ekonomia Online tha se beson se forcat politike në Kosovë do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike.

Ai shtoi se dështimet e seancave nuk janë as tragjedi, as turp, por pjesë e rrugëtimit të një shteti që po forcon themelet e tij demokratike.

“Kosova ka aq energji që pas disa përpjekjeve të konstituohen organet e shtetit, mirëpo ne nuk kemi luftuar vetëm për liri dhe për të çliruar nga pushtuesit, por kemi luftuar edhe për demokraci. Kjo është demokracia e mirëfilltë në Kosovë. Besoj që forcat politike do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike. Për mua nuk është edhe aq tragjike, që aq shumë po e dëgjoj nëpër mediume. Nuk është asnjë turp i Kosovës”, tha ai.

Ahmeti tha se forcat politike në Kosovë kanë energji të mjaftueshme për të ndërtuar konsensus, në frymën e një demokracie të vërtetë, ku edhe maxhoranca, edhe opozita, gjejnë vendin e merituar.

“Kosova po shihet se po zhvillon një demokraci autentike, një demokraci të mirëfilltë dhe forcat politike kanë aq energji për të gjetur shtegun e daljes. Kjo është demokracia dhe përpjekjet maksimale që bëhen që opozita të fitojë pozicionin e vet dhe pozita t’i ruajë pozitat e veta. Kjo është formula e demokracisë. Ta shohim se si do ta arrijnë zgjidhjen përfundimtare”, tha Ahmeti.

The post Ngërçi politik në Kosovë, Ali Ahmeti: Forcat politike kanë aq energji për të gjetur shtegun e daljes! appeared first on Albeu.com.

Urdhër arresti ndërkombëtar për Grubin, Ali Ahmeti : Nuk është arratisur, është në hapësirat shqiptare
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për ish-zëvendëskryeministri në RMV, Artan Grubi i cili gjendet në arrati pasi që është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në një prononcim për media, Ahmeti ka deklaruar se vendndodhja e Grubit është në hapësirat shqiptare dhe se shumë shpejtë do të paraqitet tek organet e drejtësisë. Por, për tu paraqitur tek organet e drejtësisë, Aliu ka thënë se drejtësia nuk duhet të jetë hakmarrëse dhe selektive.

“Ne jemi kundër drejtësisë selektive dhe përdorjes së fyerjeve e shpifjeve me qëllime politike ditore, jemi të gatshëm të përgjigjemi në çdo moment”, ka shtuar Ahmeti.

“Artan Grubi nuk e kam takuar është mirë vendndodhja e tij sigurisht është në hapësirat shqiptare, është një proces që duhet të marrë epilog. Nuk është arratisur nga Maqedonia ai është i gatshëm të paraqitet tek organet e drejtësisë të respektojë ligjet por jo në drejtësi hakmarrëse dhe selektive.

Ne jemi kundër drejtësisë selektive dhe përdorjes së fyerjeve e shpifjeve me qëllime politike ditore, jemi të gatshëm të përgjigjemi në çdo moment dhe kemi kërkuar që të bëhet në vend Vetingu dhe të hapet të gjitha partitë politike, të hapet hetim e të gjithë funksionarëve deri më sot. Deri në pikën e fundit do të punojmë dhe të luftojmë, urdhëroni dhe hapni hetim për të gjithë. Ai nuk ka ik ai do të përgjigjet organeve drejtësisë por me një dakordësi që drejtësia nuk do të keqpërdoret për qëllime politike”, ka thënë kreu i BDI-së.

The post Urdhër arresti ndërkombëtar për Grubin, Ali Ahmeti : Nuk është arratisur, është në hapësirat shqiptare appeared first on Albeu.com.

U fut në listën e zezë nga SHBA-ja, Ali Ahmeti komenton vendimin e DASH për Artan Grubin
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka komentuar për herë të parë vendimin e SHBA për të futur ish zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubit në listën e sanksioneve të DASH. Ai deklaroi se nuk do t’a largojë nga partia pasi ai do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet e partisë.

Ai tha se partia nuk e largon nga radhët e saj porse vet Grubi do të të tërhiqet.

“Unë mendoj që z. Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm. Nuk ka nevojë ta largojë partia. Z. Grubi sigurisht se do të tërhiqet vet nga të gjitha funksionet e partisë.

Z. Grubi ka qenë anëtar i BDI-së, ka qenë personalitet që ka drejtuar katër vite qeverinë e RMV-së. Sigurisht që vendimet që dalin nga platforma, nga programi elektoral i BDI-së, detyrim ka çdo anëtarë pavarësisht se në cilin funksion ndodhet. A në nivel të lartë a në nivele dytësore, ka përgjegjësi realizimin e platformës dhe të programit”, deklaroi kreu i BDI-së.

Sakaq, më herët ish zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka deklaruar se nuk kishte dijeni për një vendim të tillë, dhe se do të angazhohet me përkushtim për të zbardhur plotësisht këtë çështje

“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.

Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, shkruan Artan Grubi.

Gjithashtu, në listën e zezë është përfshirë edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

The post U fut në listën e zezë nga SHBA-ja, Ali Ahmeti komenton vendimin e DASH për Artan Grubin appeared first on Albeu.com.

Deklarata e fortë e zv.kryeministrit të RMV-së: Nipi i Ali Ahmetit ka blerë vilë 23 milionë euro në mes të Shkupit
Në Maqedoninë e Veriut pas ardhjes në pushtet të koalicionit VLEN kanë nisur debate të forta për të drejtat e Shqiptarëve të sanksionuara në marrëveshjen e Ohrit.

Arben Fetai zëvendës kryeministër në vendin fqinj në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu fillimisht i përgjigjet pyetjes nëse me zhvillimet e fundit preket marrëveshja e Ohrit.

“Nuk cënohen fare, Kushtetuta nuk është prekur ende dhe presim që ta hapim Kushtetutën për të vazhduar rrugën europiane të vendit. Në atë moment do të hapim edhe do shtjellojmë dhe çështjen e definicionit të gjuhës”, tha ai.

Pritet me interes se çfarë do të vendosë gjykata kushtetuese atje për ligjin e gjuhës shqipe.

“E majta ekstreme, e majtë pro ruse dorëzuan nisma në Kushtetuese për të kundërshtuar këtë ligj në disa pika. Për vite më radhë ankesa të tilla kanë mbetur në sirtarët e Kushtetuese, dhe pas 7 vitesh rihapen lëndët, dhe gjykata që është e stërmbushur  me njerëz të zgjedhur nga dy qeveritë paraprake… Kushtetuesja duhet të dije se ligje të tilla që sillen me shumicë të dyfishtë nuk mund të zhbëhen nga një trup tjetër”, tha ai për Top Channel.

Për letrën e Ali Ahmetit me një mori shqetësimesh adresuar faktorit ndërkombëtar, Arben Fetai zëvendës kryeministër dha këtë koment.

“Ahmeti e ka vështirë të ambientohet në roli e tij të ri si opozitë, shqetësimi i tij është përballja me drejtësinë që pritet ta përjetojë për herë të parë BDI dhe zyrtarët e tyre që janë zhytur në korrupsion. Në media flitet se shumë njerëz të afërt të tij janë të dyshuar për pasurim marramendës, rasti i nipit të tij që ka blerë pronë 23 mln euro në qendër të Shkupit. Këto janë përpjekje të dëshpëruara. Marrëveshja e Ohrit nuk preket”, shtoi ai.

Arben Fetai nuk e shikon me shqetësim vendimin e gjykatës kushtetuese për kuotat e punësimit të parashikuara për avancimin e integrimin eurpian të Maqedonisë së Veriut.

“Kemi një grup punues që po përgatit këtë ligj. Komuniteteve u takon punësimi sipas caktimit të fundit të popullsisë”, u shpreh Fetai.

Arben Fetai e shikon të lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë. Dhe për këtë tregon zgjidhjen.

“Shumë shpejt në momentin e parë që do kemi një qeveri politike në Bullgari, do gjejmë një zgjidhje që të ecim në këtë rrugëtim bashkë me Shqipërinë dhe Malin e Zi”, përfundoi ai.

The post Deklarata e fortë e zv.kryeministrit të RMV-së: Nipi i Ali Ahmetit ka blerë vilë 23 milionë euro në mes të Shkupit appeared first on Albeu.com.

Ahmeti letër liderëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë: Rrezikohet marrëveshja e Ohrit dhe harmonia ndëretnike në RMV
Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar sot se kryetari i saj, Ali Ahmeti iu ka dërguar letra drejtuesve të lartë në Shqipëri e Kosovë, si dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke kërkuar “mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe stabilitetit dhe harmonisë ndëretnike që ajo ka ndërtuar”.

“Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dërguar letra drejtuar Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Edi Rama, Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kancelarit gjerman Olaf Scholz, Presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken.

Në këtë letër, Ahmeti shpreh shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, që rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë dhe stabilitetit në shtetin shumë-etnik”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Më tej bëjnë të ditur se letrat kanë të bëjnë për tri vendime të fundit duke treguar ato.

“Planet për shfuqizimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndalimi i identifikimit të përkatësisë etnike në institucionet shtetërore dhe formimi i një shumice qeverisëse pa përfaqësim të drejtë të komuniteteve etnike përbëjnë kërcënime serioze për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe të rajonit në tërësi.

Ai i bën thirrje udhëheqësve ndërkombëtarë për veprim të përbashkët për mbrojtjen e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

BDI ka zbuluar letrën dërguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama të cilën ua përcjellim në formë të integruar dhe pa ndërhyrje:

I nderuar Z. Edi Rama,

Kryeministër i Republikës së Shqipërisë,

Ju shkruaj sot me shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, të cilat rrezikojnë arritjet historike të Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet themelore të barazisë dhe paqes në shtetin tonë shumëetnik, e veçanërisht për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Planet e trishta, edhe atë çuditërisht të paralajmëruara nga Qeveria e vendit, se Gjykata Kushtetuese pritet të shfuqizojë dispozitat kryesore të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, që bën gjuhën shqipe një gjuhë zyrtare të barabartë sipas Amandamentit 5 të Kushtetutës, përbëjnë një goditje të rëndë mbi Marrëveshjen e Ohrit, barazinë, harmoninë ndëretnike dhe stabilitetin në vend.

Për më tepër, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar identifikimin e përkatësisë etnike të qytetarëve në institucionet shtetërore shkel parimin e të drejtave kolektive të komuniteteve etnike, dhe për rrjedhojë anulon edhe instrumentet kryesore të balancuesit dhe të mekanizmit të Badenterit, të cilët ishin në thelb të Marrëveshjes së Ohrit.

Ky mekanizëm është krijuar për të garantuar të drejtat kolektive të komuniteteve etnike sipas realitetit demografik, duke siguruar një mbrojtje themelore ndaj çdo mbizotërimi.

Gjykata kushtetuese duke eliminuar deklarimin e përkatësisë etnike shkel vetë Kushtetutën, ku si vlerë themelore të saj ka përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, dhe se na kthen në gjendjen para arritjes së Marreveshjes Paqësore të Ohrit.

Së fundmi, pas zgjedhjeve të fundit, parimi themelor i Marrëveshjes së Ohrit, që kërkon formimin e një shumice politike bazuar në përfaqësimin e drejtë të komuniteteve etnike, është shkelur rëndë.

Ky veprim nuk ka të bëjë vetëm me BDI-në, por prek parimin e përfaqësimit të drejtë, i garantuar nga Amandamenti 6 i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, dhe qëndron si një mekanizëm mbrojtës për të parandaluar mbizotërimin e shumicës ndaj joshumicës.

Këto tre goditje të mëdha ndaj themeleve të Marrëveshjes së Ohrit përbëjnë një kërcënim serioz për paqen, stabilitetin, harmoninë ndëretnike dhe demokracinë multietnike në Maqedoninë e Veriut.

Këto nuk janë thjesht çështje të brendshme politike, por kanë pasoja të rënda për rajonin dhe për stabilitetin e tij.

Këto ndërhyrje kërcënojnë të zhdukë elementet kyçe të paqes dhe të barazisë, duke na kthyer në kushtet e para vitit 2001, që ishin shkaktarët e krizës dhe luftës së atij viti.

Në këtë moment kritik, ju bëj thirrje për veprim të përbashkët dhe të vendosur për të mbrojtur arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e garantuara të shqiptarëve.

Angazhimi juaj për të sensibilizuar partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet relevante për këtë krizë kushtetuese dhe politike është i domosdoshëm.

Ju falënderoj për përkushtimin tuaj të palodhshëm ndaj çështjeve shqiptare dhe stabilitetit të rajonit.

Me nderime të larta dhe respekt,

Ali Ahmeti

Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim/MIA

The post Ahmeti letër liderëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë: Rrezikohet marrëveshja e Ohrit dhe harmonia ndëretnike në RMV appeared first on Albeu.com.