Alfred Lelës Archives - Albeu.com

Debat i fortë mes Milaim Zekës dhe Alfred Lelës: S’ma mëson ti gazetarinë, shko bëji fresk Ramës
Gjatë diskutimit në studion e “Top Story”, analistët Alfred Lela dhe Milaim Zeka, janë përplasur teksa flitej për Partinë Demokratike, që tashmë me vendimin e Apelit, është zyrtarisht në duart e Sali Berishës.

Lela e akuzoi Zekën “një Nostradamus të palexuar nga Ferizaj”. I acaruar me këtë koment, Zeka i është drejtuar analistit “për gazetari, analizë, këpuca ime e ka GPS 360 gradë mbi trurin tënd”.

Debati në:

Lela: “Kanë parë që SPAK-u është i pëlqyeshëm në publik dhe kanë thënë po pëlqejmë edhe ne SPAK-unë se ndoshta bëhemi të pëlqyeshëm, pra kanë munguar në aurën publike”.

Iljazaj: Drejt me thënë, ky është i vetmi qëndrim politik i mirë

Rakipllari: I vetmi qëndrim

Iljazaj: Tani politika bëhet edhe duke ndjekur sondazhet

Zeka: Është e dhimbshme kur asnjë deputet i Parlamentit nuk e thotë të vërtetën, as nga pozita, as nga opozita: që vlera e Komisionit Antikorrupsion është e barabartë me zero. Në asnjë vend të Ballkanit, nuk ndodh që Parlamenti të kontrollojë qeverinë. Unë kam qenë dy vite deputet dhe ne na merrte shefi e kryeministri në telefon: voto këtë, bëj atë. Jepte urdhra, i vetmi rebel kam qenë unë. Madje na merrte në banjo në bodrum

Duma: Shumë demokratik paskeni qenë

Zeka: Sikur ju këtu

Duma: Ku ekziston të të marrë kryetari për këtë çështje në Shqipëri

Zeka: Komisioni Antikorrupsion është zero dhe bashkësia ndërkombëtare ka një saç të nxehtë 500 gradë, që ia lëshon në kokë vetëm Edi Ramës. E dyta, kjo opozita e shkretë, e mjerë, që nuk ka asnjë kauzë, marrim RAI3 për kauzë. Këta harrojnë që në kohën e Sali Berishës, këtu u është nënshtetësia shqiptare 400 terroristëve nga vendet islamike dhe ka ardhur CIA amerikane, i ka arrestuar në 3 të natës dhe i ka çuar në Guantanamo. Këta harrojnë që në qeverinë e Berishës, Shqipëria ka qenë 70 miliardë vlera e armatimit, në krahasim me Jugosllavinë që ka qenë 40 miliardë. I ka bërë copë copë këta për Gërdecin.

Lela: Kthehu te tema aman. Thoshte Giulio Andreotti që në Itali më akuzojnë për çdo gjë, përveç luftrave punike sepse kishin ndodhure në kohën e Romës, edhe ti këtë ishe duke bërë tani. Vetëm për betejën e Kaçanikut nuk e akuzove Berishën

Zeka: Mbaje mend, do të flasim në vitin 2025, se vetëm ne i bëjmë aktakuzën vetes. Por ju nuk mund të thoni sot ndryshe, nesër ndryshe. Vetëm po të merrni akuzat që Berisha dhe Meta i kanë bërë njëri-tjetrit, ata hyjnë në burg. Ju nuk jeni në terezi të Zotit, Edi Rama po tallet me ju, po bën humor me ju.

Lela: Një problem kam me analizën politike të llojit tuaj, është Nosatradamus pa lexime

Zeka: Vazhdo ti, vazhdo me RAI3

Lela: Jo po do ta mësoj nga Ferizaj gazetarinë, po sigurisht mo nga Torino e Milano, çfarë janë këto përralla tani

Zeka: Kujt po i thua nga Ferizaj

Lela: Po ty po të them

Zeka: Ti je foshnje për mua, unë e kam kryer shkollën në Suedi, ti e ke kryer në qenefat e Tiranës. Ti me mua… për gazetari, analizë, këpuca ime e ka GPS 360 gradë mbi trurin tënd.

Lela: Prapë Nostradamus pa lexime mbetesh

Zeka: Leri ti Kaçanikun dhe Ferizajn, shaj shaj

Leka: Nostradamusit nuk i shkon acarimi

Zeka: Çfarë ka thënë RAI3 Edi Ramës që nuk e kemi thënë ne

Lela: Çfarë ke thënë ti, ti po i bën fresk Edi Ramës, sot e përnatë

Zeka: A do ta shaj Edi Ramën deri në mëngjes?

Lela: Është marrëzi kjo, ti je gazetar që i bie pakicës, lavdëron qeverinë

Prindërit e 11-vjeçares Vasilika e cila u vra nga daja e saj në Greqi, janë të rrënuar.

Duke folur më një media greke, ata shpërthyen në lot për humbjen në mënyrë të padrejtë të vajzës së tyre dhe i kërkojnë përgjigje autoriteteve se pse nuk u burgos kur ai përdhunoi një të mitur në vitin 2017. E pyetur se çfarë do i thoshte vrasësit të fëmijës së saj, ajo u shpreh: Do ta shikoja në sy dhe do ta pyesja pse e bëri këtë me vajzën time. Më jep një përgjigje.

Nga ana e tij, babai i Vasilikës duke u përpjekur të artikulojë disa fjalë, për 37-vjeçarin tha: Nuk vinte shpesh. Edhe vajza ime lau makinën e tij. 37-vjeçari u arrestua në vitin 2017 me akuzën e përdhunimit të një vajze 14-vjeçare, e cila në fakt është kushërira e parë e babait të 11-vjeçares Vasilika.

Në vitin 2020, sipas informacioneve të deritanishme, ai ishte dënuar në shkallë të parë nga gjykata e Zakynthos, por kërkesa e tij për pezullimin e ekzekutimit të dënimit ishte pranuar, deri në shqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit. Kështu, ai u la i lirë me kushte shtrënguese, ndër të cilat ishte edhe paraqitja në komisariatin e zonës së tij.

Me një dënim me kusht, vrasësi 37-vjeçar nuk shkoi kurrë në burg. Ligji e lejonte atë të qëndronte i lirë në mënyra kufizuese, por nëse do të gjykohej sot ai do të shkonte në burg.

The post Debat i fortë mes Milaim Zekës dhe Alfred Lelës: S’ma mëson ti gazetarinë, shko bëji fresk Ramës appeared first on Albeu.com.