alensander vucic Archives - Albeu.com

Kurti dhe Vuçiç miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, gjatë një takimi në Bruksel.

Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, që po kryeson takimin Kurti-Vuçiq, tha se BE-ja e mirëpret miratimin e kësaj deklarate dhe pret që “palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur”

“Zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur nuk është vetëm një detyrim humanitar. Ajo është gjithashtu një mundësi thelbësore për pajtimin dhe besimin mes njerëzve”, tha, mes tjerash, Borrell.

Miratimi i kësaj deklarate ishte edhe pika e parë e rendit të ditës në takimin që po zhvillojnë Kurti dhe Vuçiq në Bruksel.

Bisedimet janë duke vazhduar me, siç thanë nga BE-ja, “paraqitjen dhe diskutimet për draftin e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe” në Kosovë.

Përpara takimit, Vuçiq shkroi në Instagram se “do të jetë vështirë”.

“Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim”, tha ai, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht.

“Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”, tha Vuçiç.

Kurti, përpara takimit, bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Një ditë më herët, ai foli edhe me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili shprehu pritjet e SHBA-së për një takim konstruktiv mes Kurtit dhe Vuçiqit, si dhe për përparim në bisedime, sidomos për çështjen e Asociacionit.

Në tryezën e bisedimeve sot është draft-statuti për formimin e këtij asociacioni, i hartuar nga një ekip menaxhues, i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb – përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më herët se një draft i statutit të Asociacionit do të duhej të prezantohej nga ana e Kosovës, sepse “ne nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturit ekip menaxhues, që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave”.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje qysh në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Serbia ka këmbëngulur vazhdimisht në kompetenca më të gjera për të, ndërsa Kosova ka thënë se të tillat do ta minonin funksionalitetin e shtetit.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe janë pajtuar gojarisht për zbatimin e një marrëveshjeje të re që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje, e njohur më herët si propozimi evropian, kërkon nga të dyja palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për Asociacionin.

Ajo nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por kërkon prej tyre që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Deri më tash, pikë e përmbushur e marrëveshjes është vetëm themelimi i Komitetit të Përbashkët Monitorues që do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes.

The post Kurti dhe Vuçiç miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit appeared first on Albeu.com.