Aleksei Navalny Archives - Albeu.com

Shfaqet intervista e papublikuar e Navalny: Nëse më vrasin, ka të tjerë që do të vazhdojnë luftën time
Alexei Navalny, i cili vdiq në burg në shkurt, besonte se vdekja e tij nuk do të ndryshonte asgjë në lidhje me betejën politike që ai po zhvillonte në Rusi dhe se “humë të tjerë ishin gati për të zënë vendin e tij, sipas një interviste që ai dha në dhjetor 2020, që nuk ishte shfaqur kurrë.

Videoja në fjalë është publikuar sot nga media franceze Libération dhe LCI.

“Unë besoj se nëse më vrasin, asgjë nuk do të ndryshojë sepse ka njerëz të tjerë të gatshëm për të më zëvendësuar”, tha Navalny në atë kohë. “Anëtarët e grupeve më mbështesin dinë të punojnë pa mua, sepse kaloj shumë kohë në burg çdo vit dhe ata janë mësuar të punojnë pa mua,” shtoi ai.

Navalny vdiq më 16 shkurt në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht në një burg të Arktikut ku vuante një dënim 19-vjeçar për “ekstremizëm”. Varrimi i tij u bë të premten e kaluar në Moskë.

Më 17 dhjetor 2020, në Berlin, saktësisht një vit para kthimit të tij në Rusi dhe arrestimit të tij, Navalny ishte takuar me Jacques Mer, i cili në atë kohë ishte anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportues special për hetimin e helmimit të Navalny.

Navalny më pas dha një intervistë të filmuar për Mer, duke folur për rrethanat në të cilat u helmua në vitin 2020, rolin e inteligjencës ruse dhe vetë Putinin.

Kur Zhak Mer e kishte pyetur nëse mendonte se do të arrestohej pas kthimit në Rusi, Navalny ishte përgjigjur në mënyrë karakteristike: “A do të më arrestojnë në aeroport? Ose me vone? Nuk e kam idenë”.

Ajo intervistë megjithatë nuk u bë kurrë publike e ditës dhe më në fund u publikua sot, pas vdekjes.

The post Shfaqet intervista e papublikuar e Navalny: Nëse më vrasin, ka të tjerë që do të vazhdojnë luftën time appeared first on Albeu.com.

Kush janë të burgosurit e tjerë rusë që mund të kenë të njëjtin fat si lideri opozitar rus Aleksei Navalny
Kur autoritetet e burgjeve në Arktikun rus, njoftuan për vdekjen e papritur të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, më 16 shkurt, ata thanë se të dhënat preliminare thoshin se shkaku i vdekjes ishte “sindromi i vdekjes së papritur”.

Një ditë më vonë, televizioni shtetëror RT citoi një burim anonim i cili thoshte se Navalny, 47-vjeç, vdiq nga tromboza.

Për personelin mjekësor në burgjet ruse, tromboza është “një diagnozë universale që përdoret për të shpjeguar gjithçka”, shkroi në Telegram Anna Karetnikova, aktiviste për të drejtat e njeriut, e cila më herët ka qenë analiste në Shërbimin Ndëshkues Federal.

Vdekja e Navalnyt ndodhi pasi ai kaloi vite të tëra në burg, nga të cilat, ai i kaloi mbi 300 ditë në qeli izoluese. Gjatë qëndrimit në burg, atij i ishte mohuar kujdesi shëndetësor, ishte ankuar se kishte qenë subjekt i privimit nga gjumi e shumë gjërave të tjera.

Gjykatat ruse kishin hedhur poshtë mbi 40 ankesa që ai kishte ngritur lidhur me keqtrajtimin e pretenduar.

Përderisa po rritet numri i rusëve që mbahen në burgje, për shkak të qëndrimeve të tyre politike apo bindjeve fetare, analistët thanë se shteti rus gjithnjë e më shumë po i nënshtron ata ndaj një game të gjerë të trajtimeve abuzive.

“Praktika e disiplinës ndëshkuese është jashtëzakonisht e shumëllojshme”, tha për Radion Evropa e Lirë më 18 shkurt, Sergei Babinets, kreu i Ekipit kundër torturës, një grup për të drejtat e njeriut.

“Falë vëmendjes së vazhdueshme nga mediat ne kemi paguar rastin e Viktor Filinkov”, një burrë që u dënua më 2020 me shtatë vjet burgim, nën pretendimet se i përkiste një grupi “te*orist”.

“Ne kemi mësuar se nëse autoritetet duan, ata mund të të dënojnë edhe nëse qesh kur je duke punuar”.

Edhe pse raportimet për dhunë fizike ndaj të burgosurve disidentë është rritur, tha Babinets, përdorimi i rregullave të tilla disiplinore për të dëmtuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre është shumë më e zakonshme.

“Pse duhet t’i rrahin kur munden vetëm të ndjekin në mënyrë të ashpër ligjin dhe të burgosurit të vuajnë”?- tha ai.

Qelitë ndëshkuese

Politikani opozitar, Vladimir Kara-Murza, që u dënua me 25 vjet burgim në prill nën akuza për tradhti dhe akuza të tjera, po mbahet izolim në një burg në Omsk, tha për Current Time më 22 shkurt bashkëshortja e tij, Yevgenia Kara-Murza. Në janar, Kara-Murza u fut në izolim për të paktën katër muaj pasi u cilësua si “recidivist”.

“Këto janë kushtet në të cilat mbahen të burgosurit e tjerë politikë nëse ata refuzojnë që të heshtin”, tha Yevgenia Kara-Murza. “Ai tani është në duart e atyre që tentuan dy herë që ta vrisnin”, vazhdoi ajo, duke iu referuar dy incidenteve të helmimit të dyshuar që Kara-Murza beson se ishin orkestruar nga Qeveria ruse. “Sigurisht, kam frikë për jetën e tij”. Izolimi në qelitë ndëshkuese çnjerëzore (SHIZO) gjithnjë e më shumë po bëhet normë për të burgosurit disidentë, tha Karetnikova për Realitetet e Siberisë të REL-it.

“Sigurisht, nëse vazhdimisht mbahen në qeli ndëshkuese kjo nuk u bënë mirë shëndetit të tyre”, tha ajo, “sepse kushtet janë shumë të vështira. Është ftohtë. Në këto qeli, ju duhet të vishni rroba të posaçme ndëshkuese, iu lejohet të vishni vetëm një xhaketë gjatë kohës së ushtrimeve. Realisht, nuk ka mundësi për aktivitete fizike. Nuk mund të përdorni ushqimin apo çfarëdo që iu dërgohet me pako sepse nuk iu lejohet që të merrni asnjë kur jeni në SHIZO”.

Në një postim në Telegram në dhjetor të vitit 2023, një tjetër disidentë i njohur rus që është në burg – politikani opozitar Ilya Yashin, që po shërben një dënim prej tetë vjet e gjysmë burgim nën pretendimet se ka shpërndarë informacione të rreme për ushtrinë – përshkroi në detaje se si është SHIZO. Qelia 3 me 4 metra, shkroi ai, iu bën të ndiheni “sikurse iu kanë mbështetur në një thes me gurë”. I burgosuri qëndron në shtrat nga ora 5 e mëngjesit deri në 9 në mbrëmje dhe është e ndaluar që të shtrihet në tokë. Qelia është e ftohtë dhe nuk lejohet që i burgosuri të veshë ndonjë bluzë apo xhaketë. Aty gjithmonë vjen era kanalizim.

“Nga vrimat prapa guacës së tualetit shpesh dalin minj në madhësi të një mace mesatare”, vazhdoi Yashin. Të burgosurve u lejohet që të lexojnë apo të shkruajnë çdo ditë nga gjysmë ore dhe pas kësaj, të gjithë librat, letrat dhe mjetet për shkrim, largohen. Radioja lëshohet gjatë orarit të zgjimit. Vendi ku bëhen “stërvitjet në oborr” është edhe më i vogël se qelia: 2.5 me 3 metra. Vetëm një person mund të dalë në këtë vend të bëjë stërvitje nga ora 6 e mëngjesit deri në 7 të mëngjesit. E vetmja gjë e mirë e qelisë ndëshkuese, shkroi Yashin, është se nuk duhet të brengoseni do t’iu dërgojnë në një qeli ndëshkuese.

“Është e qartë, SHIZO de facto është torturë e legalizuar”, shkroi ai.

“Qëllimi i këtij izolimi është të torturojnë njerëzit deri në pikën sa ata të marrin çfarë të duan nga ta. Prandaj, pothuajse të gjithë të burgosurit politikë kalojnë nëpër këto qeli të torturës”. Aleksei Gorinov, ish-ligjvënës i qarkut në Moskë që po vuan një dënim prej shtatë vjetësh burgim nën pretendimet se ka bërë deklarata të rreme për ushtrinë, i është nënshkruar një ndërhyrje kirurgjikale ku i është hequr një pjesë e mushkërive pasi u diagnostikua me tuberkulozë më 2016. Pavarësisht kësaj, 62-vjeçari vazhdimisht është dërguar në SHIZO, që ai e përshkroi si një “vend të lagësht e të ftohtë sikurse një varr”.

Privimi nga kujdesi shëndetësor

Edhe një formë tjetër e keqtrajtimit të burgosurve, që gjithnjë e më shumë po bëhet e zakonshme, është privimi nga kujdesi i nevojshëm shëndetësor. Artistes Aleksandra Skochilenko, e cila është dënuar me shtatë vjet burgim në nëntor të vitit të kaluar sipas ligjit për shpërndarje të informacioneve të rreme për ushtrinë, iu mohua kujdesi shëndetësor kur qëndroi për pothuajse 20 muaj në paraburgim. Nga lindja ajo vuan nga një sëmundje e zemrës, sëmundja celiake, dhe sëmundje të tjera serioze. Një anëtare e trupit këshillues për të drejtat e njeriut e presidentit Vladimir Putin, Eva Merkacheva, e quajti burgosjen e Skochilenkos “vdekjeprurëse”. Gjatë gjykimit të saj, ajo u ankua se po “vdiste urie” pasi ajo vazhdimisht nuk kishte qenë në burg në kohën kur shërbeheshin vaktet ushqimore për shkak të transportit për në gjykatë dhe anasjelltas.

Igor Baryshnikov, pacienti 64-vjeçar me kancer, që po shërben një dënim prej shtatë vjetësh e gjysmë burgim në një burg në rajonin e Kaliningradit pas dënimit në bazë të ligjit të njëjtë për shpërndarje të informacioneve të rreme për ushtrinë, i është refuzuar kërkesa që të lirohet para kohe për shkak të përkeqësimit të shëndetit. Refuzimi për lirim është bërë pavarësisht se ai është në dhimbje të vazhdueshme që shpesh ia pamundëson të qëndrojë i ulur apo të shtrihet. Ai nuk mund ta mbajë sterile katedrën e tij dhe vazhdimisht rrezikon infeksione.

“Të jemi i sinqertë, ne nisëm të qanim pasi takimit me të”, tha për REL-in një prej avokatëve të tij në dhjetor të vitit 2023, duke shtuar se Baryshnikov ka nevojë që t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.

“Në fakt, klienti ynë është dënuar me një vdekje të ngadaltë dhe torturuese”.

Grupi për të drejtat e njeriut, Memorial, që është i ndaluar në Rusi, aktualisht ka të listuar 255 persona si të burgosur politikë në Rusi dhe 424 të burgosur të ndërgjegjes, që janë të dënuar për çështje fetare.

“Lista jonë e të burgosurve politikë sigurisht që nuk është e plotë”, thuhet në ueb-faqen e organizatës.

“Mbledhja e materialeve të një rasti merr një kohë të konsiderueshme, veçmas në rastet kur hetimi dhe gjykimi janë të klasifikuara”.

Aktivistja Karetnikova theksoi se disidentët politikë në Rusi janë bërë pjesë e vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar, të opozitarëve rusë në mërgim dhe “pjesës së mbetur të shoqërisë civile në Rusi”.

“Dhe autoritetet ruse, duke përdorur [Shërbimin Ndëshkues Federal] vendosën të përgjigjeshin në mënyrë asimetrike duke trajtuar këta të burgosur në mënyrë brutale”, tha ajo.

“Ata nisën t’i ndëshkonin të burgosurit me dënime të pafundme dhe me raste të reja penale”.

Në postimin e parë në rrjetet sociale pasi mësoi për vdekjen e Navalnyt, Yashin tha se ai ndjeu “një boshllëk të zi brenda”.

“Sigurisht, e kuptoj se edhe unë jam në rrezik”, shkroi ai më 20 shkurt. “Jam prapa grilave dhe jeta ime është në duart e Putinit. Është rrezik. Por, unë do të vazhdoj rrugën time”.

The post Kush janë të burgosurit e tjerë rusë që mund të kenë të njëjtin fat si lideri opozitar rus Aleksei Navalny appeared first on Albeu.com.

Moska “blindohet” për përcjelljen e Navalnyt drejt banesës së fundit, Kremlini mesazh për qytetarët
Alexei Navalny, lideri i opozitës ruse, do të përcillet sot në banesën e tij të fundit, pasi humbi jetën në burg.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, në kishën ku po kryhet ceremonia mortore, por edhe në segmentet drejt varrezave ku do të prehet në Moskë, ka një prani tepër të madhe të forcave të policisë.

Ndërkohë, gazetarët kanë kërkuar të marrin një reagim nga zëdhënësi i Kremlinit, i cili ka deklaruar se në fakt nuk kanë asgjë për të komentuar për Alexei Navalny, teksa përsëriti mesazhin për qytetarët se nëse do të kenë protesta për të, secili që merr pjesë do të përballet me përgjegjësitë ligjore.

“Kremlini nuk ka asgjë për t’i thënë familjes së Navalny në ditën e funeralit të tij”, deklaroi Dmitry Peskov.

The post Moska “blindohet” për përcjelljen e Navalnyt drejt banesës së fundit, Kremlini mesazh për qytetarët appeared first on Albeu.com.

Disa ditë pas vdekjes së Alexey Navalny, trupi i dorëzohet nënës së tij
Disa ditë pasi ai ndëroi jetë në qelitë e burgut në Artik,trupi i figurës së opozitës ruse Alexey Navalny, i është dhënë nënës së tij disa ditë pasi ai ndëroi jetë në qelitë e burgut në Artik.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh.

“Trupi i Alexey iu dorëzua nënës së tij. Shumë faleminderit për të gjithë ata që e kërkuan këtë me ne”, ka postuar Yarmysh në rrjetet sociale.

Yarmysh shtoi se nëna e Navalny, Lyudmila Navalnaya, është ende në Salekhard, qyteti i Arktikut ku mbahej trupi i djalit të saj.

Navalny vdiq të premten e 16 shkurtit në një burg të largët në Arktik.

Shërbimi rus i burgut tha se ai “u ndje keq pas një shëtitje” dhe “pothuajse menjëherë” humbi vetëdijen.

Familja dhe kolegët e Navalny kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e Navalny, e cila vjen përpara zgjedhjeve presidenciale muajin e ardhshëm. Putin nuk po konkurron kundër asnjë opozite kuptimplotë dhe pritet të kalojë në mandatin e pestë në detyrë.

Si një prej figurave më të rëndësishme të opozitës, 47-vjeçari ishte në burg nën akuza që, sipas kritikëve të Kremlinit, kanë qenë të motivuara politikisht.

Autoritetet e burgut thanë se ai pësoi “sindromën e vdekjes së papritur”, por aleatët e tij besojnë se ai u vra me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai ishte helmuar më 2020 me agjent nervor Noviçok, dhe atëbotë pati fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putinin, për atë vendim.

Navalny ishte shëruar në Gjermani pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, ishte dërguar në burg.

The post Disa ditë pas vdekjes së Alexey Navalny, trupi i dorëzohet nënës së tij appeared first on Albeu.com.

Putin promovon zyrtarin e burgut pas vdekjes së Navalny, opozita akuzon për torturë
Presidenti rus Vladimir Putin ka promovuar një zyrtar të lartë të burgut disa ditë pas vdekjes së liderit të opozitës Alexei Navalny.

Valery Boyarinov, nënkryetari i shërbimit penitenciar FSIN, i cili është përgjegjës për burgjet ruse, është graduar gjeneral i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Drejtori i Fondacionit Kundër Korrupsionit, i cili u themelua nga Navalny, shkroi sot në llogarinë e tij në platformën Telegram se Boyarinov ishte personalisht përgjegjës për torturimin e Navalny në burg.

“Kjo duhet të kuptohet si shpërblimi i dukshëm i Putinit për torturën”, shkroi Ivan Zhdanov për promovimin e Boyarinov.

Në korrik të vitit 2023, urdhri i Boyarinov për të kufizuar aftësinë e politikanit të opozitës për të blerë ushqime dhe gjëra thelbësore ditore u zbulua gjatë një seance gjyqësore të Navalny.

Të burgosurit mund të përdorin normalisht paratë e tyre për të plotësuar racionet e pakta që u jepen nga dyqani i burgut.

Sipas Zhdanov, gjenerali i sapograduar ishte gjithashtu përgjegjës për ngacmimet e mëtejshme të Navalny-t të burgosur.

Promovimi i Boyarinov u bë i njohur dje, të hënën, kur u publikua dekreti përkatës presidencial. Përveç Boyarinov, tre oficerë të tjerë të zbatimit të ligjit u promovuan në gradën e gjeneralit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mohoi çdo lidhje midis vdekjes së Navalny dhe promovimeve, duke thënë se ishte rutinë.

The post Putin promovon zyrtarin e burgut pas vdekjes së Navalny, opozita akuzon për torturë appeared first on Albeu.com.

Të burgosur, të helmuar, në ekzil: Ku janë kundërshtarët e Putinit?
Presidenti rus, Vladimir Putin, tani e udhëheq Rusinë, pothuajse i pasfiduar.

Shumë prej zërave kritikë, që dikur kanë folur kundër tij, janë detyruar të jetojnë në mërgim, të tjerë janë burgosur – me raste edhe janë vrarë.

Deri në kohën kur ka nisur lufta e Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, më shumë se dy dekada të shtypjes së disidentëve, e kanë zhdukur edhe opozitën në Rusi.

Në vitet e para të udhëheqësisë së Putinit, ai i ka fuqizuar oligarkët rusë – njerëz veçse të pasur, por edhe me ambicie politike.

Mikhail Khodorkovsky, dikur udhëheqës i gjigantit rus të naftës, Yukos, është arrestuar më 2003, dhe ka qëndruar 10 vjet në burg, për evazion fiskal dhe vjedhje, pas financimit të fushatave të partive opozitare.

Pas lirimit, ai është larguar nga Rusia.

Boris Berezovsky, një tjetër oligark, që madje i ka ndihmuar Putinit të ngjitet në pushtet – ka vdekur në ekzil, më 2013, në Mbretëri të Bashkuar.

Është raportuar që ai ka bërë vetëvrasje.

Me kalimin e kohës, të gjitha mediat kryesore në Rusi kanë rënë nën kontrollin shtetëror, apo e kanë ndjekur linjën e Kremlinit.

Aleksei Navalny

Deri më tani, figura më e njohur opozitare në Rusi është Aleksei Navalny, i cili e ka akuzuar Putinin nga burgu se po tenton të njollosë qindra mijëra njerëz me luftën e tij “kriminale, agresive”.

Në gusht të vitit 2020, Navalny është helmuar me Noviçok – agjent nervor i shkallës ushtarake – sa ka qenë në një udhëtim në Siberi.

Sulmi gati e ka vrarë atë, andaj është detyruar të shkojë në Gjermani për trajtim.

Kthimi i tij në Rusi, në janar të vitit 2021, i ka trimëruar për pak protestuesit, mirëpo ai është arrestuar më pas për mashtrime dhe përbuzje të gjykatës.

Aktualisht, ai përballet me nëntë vjet burgim.

Navalny është në fokus të dokumentarit që ka fituar çmim Oscar këtë vit në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2010, dhe vitet pasuese, Navalny ka qenë shumë i përfshirë në marshet kundër Qeverisë dhe dokumentet që ai ka nxjerr në pah, janë shikuar miliona herë.

Më 2021, organizata e tij është shpallur ekstremiste, derisa vetë Navalny i ka konsideruar akuzat kundër tij si të motivuara politikisht.

Shumë prej ndihmësve të tij janë përballur me presion nga shërbimet e sigurisë, dhe disa edhe kanë ikur prej shtetit, përfshirë ish-krerët e Fondacionit Kundër-Korrupsionit: Ivan Zhdanov, Lyubov Sobol, si dhe plot udhëheqës tjerë të zyrave të organizatës së Navalnyt nëpër qytete të Rusisë.

Dora e djathtë e Navalnyt, Leonid Volkov është larguar nga Rusia, në momentin që kundër tij është iniciuar një rast më 2019.

Kundërshtarët e luftës

Një tjetër kundërshtar i Putinit mbrapa grilave është Ilya Yashin, i cili ka qenë kritik i madh i luftës së Rusisë.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në YouTube, në prill të vitit 2022, ai ka bërë thirrje për hetime rreth krimeve të mundshme të luftës, që mund të jenë kryer nga forcat ruse.

Ai e ka quajtur presidentin Putin “kasapin më të brutal në këtë luftë”.

Ai transmetim i drejtpërdrejtë i ka kushtuar Yashinit me tetë vjet e gjysmë burgim për shkelje të ligjit kundër përhapjes së “informacionit të rremë” për ushtrinë ruse.

Ligji është miratuar në Parlamentin rus, pak pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, më 24 shkurt 2022.

Yashin ka nisur të përfshihet në politikë në vitet 2000 – në moshën 17-vjeçare – kur Putini e ka marrë pushtetin.

Më 2017, pas disa vjetësh të aktivizimit opozitar, ai është zgjedhur udhëheqës i këshillit të distriktit Krasnoselksi në Moskë, ku ka vazhduar të kundërshtojë Kremlinin.

Më 2019, ai e ka kaluar më shumë se një muaj mbrapa grilave, për rolin e tij aktiv në protestat kundër refuzimit të autoriteteve për të regjistruar kandidatë opozitarë në zgjedhjet për Këshillin e qytetit të Moskës.

Aktivisti dhe gazetari i edukuar në Kembrixh, Vladimir Kara-Murza, është bërë dy herë viktimë e helmimeve të dyshimta, që kanë rezultuar me rënien e tij në koma – më 2015 dhe më pas më 2017.

Ai është arrestuar në prill të vitit 2022, pas kritikave që ka pasur për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Kara-Murza është akuzuar për shpërndarje të “lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse, për organizim të aktiviteteve të një “organizate të padëshirueshme” dhe tradhti të lartë.

Ai është dënuar me 25 vjet burgim më 17 prill 2023.

Kara-Murza është autor i shumë artikujve që kritikojnë Putinin, si në mediat ruse, ashtu edhe në ato perëndimore, dhe më 2011 ka udhëhequr përpjekjet për miratim të sanksioneve perëndimore, që shënjestrojnë abuzuesit e të drejtave të njeriut në Rusi.

Këto sanksione, të vendosura nga shtetet e Perëndimit njihen si Akti Magnitsky, sipas avokatit Sergei Magnitsky, i cili ka vdekur në burgjet ruse më 2009, pas supozimeve për mashtrime.

Lufta për demokraci

Kara-Murza mund të përballet me dënim të gjatë, mirëpo të paktën është gjallë, për dallim prej shokut të tij të ngushtë, Boris Nemtsov.

Para epokës së Putinit, Nemtsov ka shërbyer si guvernator i rajonit Nizhny Novogorod, si ministër i Energjisë, më pas si zëvendëskryeministër, si dhe ka qenë i zgjedhur edhe në Parlamentin e Rusisë.

Më vonë, ai është kthyer në kritik të ashpër të Kremlinit, dhe ka publikuar disa materiale kritike ndaj Putinit, të cilat kanë nxitur një mori marshesh kundër tij.

Më 27 shkurt 2015, Nemtsov është qëlluar katër herë me armë zjarri, sa ka qenë duke e kaluar një urë jashtë Kremlinit, vetëm disa orë pasi ka bërë thirrje për mbështetje për një marsh kundër Putinit, para se ai të niste konfliktin në Ukrainë, më 2014.

Pesë burra me origjinë çeçene janë dënuar për vrasjen e Nemtsovit, mirëpo ende nuk dihet se kush e ka urdhëruar vrasjen dhe pse.

Shtatë vjet pas vdekjes, një hulumtim ka nxjerrë në pah të dhëna se disa muaj para vrasjes, Nemtsov është përndjekur në Rusi nga një agjent qeveritar, i lidhur me një bandë sekrete vrasësish.

Këto figura kyçe opozitare janë vetëm disa prej rusëve tjerë, që janë shënjestruar pse kanë shfaqur publikisht pakënaqësi.

Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, vitin e kaluar, edhe mediat e pavarura në Rusi janë përballur me kufizime dhe kërcënime.

Kanali rus, Shiu, e ka bartur transmetimin tërësisht jashtë shtetit.

Gazeta Novaya mbetet ende në Moskë, mirëpo nuk e shtyp më gazetën.

Mediat tjera sikurse radioja Ekho janë mbyllur nga autoritetet.

Ndërkohë, komentatorë pafund janë larguar nga shteti, pasi disa prej tyre edhe janë shpallur “agjentë të huaj”.

Vladimir Putinit i janë dashur më shumë se dy dekada për të siguruar që nuk ka kundërshtarë të pushtetit të tij.

Nëse ky ka qenë plani i tij, atëherë ai ka pasur sukses./REL/

The post Të burgosur, të helmuar, në ekzil: Ku janë kundërshtarët e Putinit? appeared first on Albeu.com.