Aleksandër Vuçiq Archives - Albeu.com

Kuçi rendit 9 argumente: Pse Vuçiq s’mund të pretendojë se po kërkon “mbrojtje për serbët”
<html><head></head><body>

Eksperti i sigurisë Gurakuç Kuçi ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke thënë se thirrjet e tij për “mbrojtje të serbëve në Kosovë” janë në kundërshti me përkrahjen që, sipas tij, Beogradi vijon t’u japë personave të lidhur me sulmin në Banjskë dhe me rrjete kriminale.

Sipas Kuçit, Milan Radoiçiç nuk po ndiqet për arsye politike, por për akuza të rënda, ku përfshihen krime lufte dhe terrorizëm. Ai rikujton se Radoiçiç ndodhet nën sanksione amerikane, kërkohet nga drejtësia e Kosovës dhe, përmes avokatit të tij, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë.

Kuçi vlerëson se përkrahja politike dhe financiare që Serbia ua jep personave të lidhur me këtë rrjet dëshmon se çështja nuk lidhet vetëm me krimin e organizuar, por me përdorimin e tij si mjet i politikës shtetërore ndaj Kosovës.

“Ndarja reale nuk është mes serbëve dhe shqiptarëve, por mes drejtësisë dhe krimit”, përfundon ai.

Kuçi e ka titulluar reagimin e tij me pyetjen: “Mbrojtje për serbët, apo mbrojtje për Radoiçiqin?”

Ai thotë se këtu qëndron paradoksi më i madh i politikës serbe ndaj Kosovës: ndërsa Vuçiq i kërkon KFOR-it dhe NATO-s “mbrojtje për serbët në Kosovë”, sipas tij Beogradi njëkohësisht mbron dhe relativizon individë të lidhur me krimin e organizuar, sulmet ndaj KFOR-it, sulmin terrorist në Banjskë dhe destabilizimin e veriut të Kosovës.

Sipas tij, nuk mund të kërkohet siguri për një komunitet në të njëjtën kohë kur u jepet mbështetje politike strukturave që prodhojnë terrorizëm për të gjitha komunitetet.

Kuçi thekson se rasti i Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit nuk është thjesht një histori kriminale, por mënyra sesi krimi i organizuar, nacionalizmi shtetëror dhe politika e Vuçiqit bashkohen në një mekanizëm të vetëm presioni ndaj Kosovës.

Më tej, ai rendit faktet një nga një.

Së pari, Kuçi thotë se Radoiçiq dyshohet për vrasjen e 106 civilëve shqiptarë dhe keqtrajtimin e 300 të tjerëve në Gjakovë. Ai kujton se në prill 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë lëshoi urdhër-arrest ndaj Radoiçiqit dhe 19 personave të tjerë të dyshuar për krime lufte në Gjakovë.

Së dyti, ai nënvizon se para se Vuçiqi dhe SNS-ja të vinin në pushtet, institucionet serbe i kishin identifikuar Radoiçiqin dhe Veselinoviqin si figura të lidhura me rrjete kriminale që përfshinin drogë, armë, naftë, fajde dhe pastrim parash. Më vonë, Departamenti amerikan i Thesarit e përshkroi rrjetin e Veselinoviqit si organizatë kriminale të përfshirë në trafikim mallrash, parash, narkotikësh dhe armësh mes Kosovës dhe Serbisë.

Së treti, sipas Kuçit, Radoiçiq dhe Veselinoviq lidhen edhe me vrasjen e Oliver Ivanoviqit në vitin 2018, pasi aktakuza në Kosovë i përshkroi si drejtues të një grupi të organizuar kriminal që, sipas prokurorisë, mbante përgjegjësi për atë vrasje.

Së katërti, ai rikujton se në vitin 2021, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj Radoiçiqit dhe Veselinoviqit, bashkë me persona dhe kompani të lidhura me ta. OFAC theksoi se ky rrjet ishte i përfshirë në korrupsion dhe në trafikim të paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve.

Së pesti, Kuçi sjell në vëmendje ngjarjet e 29 majit 2023, kur grupe të dhunshme serbe sulmuan pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, duke lënë të plagosur 30 paqeruajtës, 11 italianë dhe 19 hungarezë. KFOR-i i cilësoi këto sulme si të paprovokuara. Më pas u raportua se një ushtar hungarez humbi këmbën si pasojë e plagëve të marra.

Së gjashti, ai përmend sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa më pas u vranë tre sulmues serbë. Kuçi thekson se Milan Radoiçiq e pranoi përgjegjësinë për ngjarjet në Banjskë përmes avokatit të tij, Goran Petronijeviq. Në Serbi ai u arrestua përkohësisht, por më vonë u lirua.

Së shtati, Kuçi thotë se në dhjetor 2023, Interpoli lëshoi fletarrest ndërkombëtar për Radoiçiqin në lidhje me sulmin në Banjskë.

Së teti, ai thekson se në shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, mes tyre edhe ndaj Milan Radoiçiqit. Sipas tij, aktakuza përfshin terrorizëm, cenim të rendit kushtetues, financim të terrorizmit dhe pastrim parash.

Së nënti, Kuçi thotë se edhe pas aktakuzës për sulmin në Banjskë, institucionet e Serbisë kanë vazhduar të financojnë rrjete të lidhura me këtë rast. Ai i referohet një zbulimi të Radios Evropa e Lirë, sipas të cilit kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit, i cili është nën sanksione amerikane dhe i akuzuar në Kosovë për përfshirje në rastin Banjska, ka përfituar kontrata milionëshe nga institucionet serbe. Vetëm që nga fillimi i vitit 2026, kjo kompani ka lidhur dhjetë kontrata me vlerë mbi një milion euro, ndërsa gjatë vitit 2025 kishte fituar mbi 30 kontrata me vlerë mbi 6.4 milionë euro. Sipas aktakuzës së Kosovës, Steviq, përmes kompanive të tij, e kishte ndihmuar Milan Radoiçiqin në pastrimin e parave. Për Kuçin, kjo dëshmon se lidhja e Beogradit me rrjetin e Banjskës nuk është vetëm politike dhe propagandistike, por edhe financiare dhe institucionale.

Ai kujton gjithashtu se ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier e ka cilësuar Radoiçiqin si kriminel dhe ka kërkuar që ai të përballet me drejtësinë. Po ashtu, ish-emisari amerikan Gabriel Escobar ka kërkuar përgjegjësi për Banjskën dhe ka theksuar se ka pasur lidhje financiare e organizative me shtetin serb.

Sipas Kuçit, edhe Parlamenti Evropian e ka dënuar sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që autorët të mbajnë përgjegjësi. Ai shton se më 3 qershor 2026, Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, AFET, shprehu keqardhje që Serbia nuk i ka ndjekur penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë, në veçanti Milan Radoiçiqin, dhe kërkoi bashkëpunim me Kosovën për sjelljen e autorëve para drejtësisë.

Kuçi përmend edhe qëndrimin e Britanisë së Madhe, e cila në tetor 2025 kërkoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që Serbia të luajë rolin e saj për sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për Banjskën, përfshirë Milan Radoiçiqin. Ai shton se në prill 2026, Britania e Madhe e përsëriti këtë kërkesë dhe kërkoi drejtësi edhe për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023.

Po ashtu, ai vëren se edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka kërkuar nga Serbia përgjegjësi për sulmin në Banjskë dhe për sulmin ndaj trupave të KFOR-it në Zveçan.

Kuçi thekson se Ambasada gjermane dhe përfaqësues të vendeve partnere kanë kërkuar vazhdimisht përgjegjësi për sulmin në Banjskë. Sipas tij, ambasadori gjerman në Kosovë ka nënvizuar se Radoiçiqi dhe të gjithë të përfshirët në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë.

Në fund, ai ndalet te deklarata më e fundit e Vuçiqit, për të cilën thotë se presidenti serb sërish i doli në mbrojtje Radoiçiqit duke deklaruar se ai nuk ndiqet “për krim”, por “për Kosovë e Metohi”. Për Kuçin, kjo nuk është një deklaratë e rastësishme, por mbrojtje politike për një figurë të sanksionuar nga SHBA-ja, të kërkuar nga Interpoli, të akuzuar në Kosovë dhe që ka pranuar përgjegjësinë për Banjskën. Ndërkohë, ai thotë se raportimi i Radios Evropa e Lirë tregon se institucionet serbe vazhdojnë t’u japin kontrata milionëshe kompanive të lidhura me persona të akuzuar për Banjskën. Sipas tij, kjo mbrojtje nuk kufizohet te deklaratat, por shfaqet edhe përmes parave publike, tenderëve dhe kontratave shtetërore.

Për këtë arsye, Kuçi shtron pyetjen se kur Vuçiq kërkon “mbrojtje për serbët në Kosovë”, dilema e vërtetë është: mbrojtje nga kush?

A është fjala për mbrojtje nga institucionet e Kosovës që kërkojnë rend dhe ligj?

Ose, siç shprehet ai, nga strukturat kriminale dhe paramilitare që vetë Beogradi i ka ushqyer, mbrojtur dhe përdorur për vite me radhë?

Sipas Kuçit, serbët e Kosovës nuk janë të rrezikuar nga drejtësia, por nga instrumentalizimi politik i Beogradit, nga strukturat kriminale që flasin në emër të tyre dhe nga një regjim që dhunën e paraqet si patriotizëm.

Ai shton se siguria nuk ndërtohet duke mbrojtur kriminelët.

Paqja, vijon ai, nuk ndërtohet duke amnistuar sulmet ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe rendit kushtetues.

Sipas tij, drejtësia nuk mund të zbatohet në mënyrë selektive: ose Radoiçiq dhe rrjeti i tij përballen me drejtësinë, ose Serbia pranon hapur se krimi i organizuar është pjesë e politikës së saj shtetërore ndaj Kosovës.

Kuçi përfundon se kur një shtet nuk i ndjek penalisht rrjetet e dhunës, por vazhdon t’i ushqejë ato me kontrata publike, atëherë problemi nuk mbetet më vetëm te krimi i organizuar. Sipas tij, problemi është vetë shteti që e përdor krimin si instrument politik.

Në fund, ai e përmbledh qëndrimin e tij me vlerësimin se ndarja e vërtetë nuk është mes serbëve dhe shqiptarëve, por mes drejtësisë dhe krimit.

</body></html>

The post Kuçi rendit 9 argumente: Pse Vuçiq s’mund të pretendojë se po kërkon “mbrojtje për serbët” appeared first on Albeu.com.

Ish-eprori: Radoiçiqi vepron nën ndikimin e Vuçiqit dhe Vulinit, Banjskën e lidh me skenarë nga Beogradi
<html><head></head><body>

Naim Miftari, ish-epror dhe luftëtar i UÇK-së e TMK-së, ka komentuar për “Bota sot” shfaqjen e Milan Radoiçiqit dhe të ashtuquajturve “Mjekrra Kuqe” në protestën e organizuar në mbështetje të pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Miftarit, kjo paraqitje e tyre vetëm sa e përforcon atë që, siç thotë ai, tashmë njihet gjerësisht në opinionin ndërkombëtar.

“Dalja e Radoiçiqit dhe “Mjekrra Kuqeve” në protestën për mbrojtjen e pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, bashkë me deklarimin e Vuçiqit për terroristin Milan Radoiçiç, e vërteton edhe një herë atë që e di e gjithë bota: që Radoiçiqi është thjesht një vegël e Vuçiqit dhe Vulinit.

Është interesant se në kohën kur ndodhi sulmi në Banjskë, Vuçiq kishte shkuar në OKB, në Nju Jork të Amerikës, në mënyrë që të ishte larg Kosovës pikërisht kur pritej të realizohej marrja e veriut të Kosovës nga terroristët serbë. Po ashtu, interesant mbetet edhe fakti se për këtë plan dyshohet të jetë korruptuar edhe një komandant bashkë me stafin e tij, i cili kishte nën drejtim qindra ushtarë në veriun e Kosovës dhe ishte pjesë e një strukture ushtarake të një shteti anëtar të NATO-s. Operacioni i fshehtë drejtohej nga Aleksandar Vulin, i cili çdo orë i raportonte shefit të tij, A. Vuçiq”, ka deklaruar ai.

Më tej, ai ka vlerësuar se veprimi i institucioneve në veriun e Kosovës ka pësuar ndryshim të madh në raport me periudhat e mëhershme, duke nënvizuar se sot shteti ka më shumë kontroll dhe vendosmëri në terren.

“Por, llogaritë i bënë gabim. Qeveria e Kosovës, kryeministri Kurti dhe policia e Kosovës nuk ishin si në të kaluarën, kur Hashim Thaçi kishte dërguar policinë në veri për sundim të ligjit, ndërsa në prapaskenë përgatitej ndarja e veriut me Serbinë. Pas vrasjes së Enver Zymberit dhe plagosjes së shumë policëve të Kosovës, shteti i Kosovës ishte tërhequr nga veriu me turp.

Në rastin e Banjskës, Thaçi ndodhej në burg, ndërsa qeveria e Kosovës me Albin Kurtin kishte vendosur seriozisht që asnjë pëllëmbë e Kosovës të mos sundohet apo kontrollohet nga bandat e Beogradit, bandat e drogës dhe të kontrabandës”, ka shtuar ai.

Në fund, Miftari ka vënë theksin te roli i institucioneve aktuale të Kosovës dhe ai i faktorëve ndërkombëtarë në zhvillimet që lidhen me sigurinë në veri të vendit.

“Kosova kishte zot shtëpie dhe djem që e mbrojnë shtetin e Kosovës. Kosova kishte fat që Franca kishte tërhequr ushtrinë e saj pro-serbe nga veriu i Kosovës. Po ashtu, fat tjetër ishte që një agjent francez i DGSE-së ishte në burg në Hagë. Dhe fat ishte që tani kishim kryeministër Albin Kurtin, presidenten Vjosa Osmani dhe ministrin e MPB-së Xhelal Sveçla. Kosova ishte me fat”, ka përfunduar Miftari për “Bota sot”.

</body></html>

The post Ish-eprori: Radoiçiqi vepron nën ndikimin e Vuçiqit dhe Vulinit, Banjskën e lidh me skenarë nga Beogradi appeared first on Albeu.com.