aleksander sadikaj Archives - Albeu.com

Misteri i zhdukjes së mikut të Aleksandër Sadikajt, publikohet FOTO-ja e Eraldo Muçit
Prej disa ditësh, 30-vjeçari nga Memaliaj Eraldo Muçi, është zhdukur pa lënë gjurmë. Muçi ka qenë një prej miqve më të besuar të Aleksandër Sadikaj, i njohur si “Sanço i Memaliajt”, i ekzekutuar me bombë me telekomandë më 11 qershorit të vitit 2022, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, pranë qendrës tregtare TEG.

Muçi rezulton i humbur që prej datës 15 qershor, kur ka pasur për herë të fundit kontakt me familjen.

Prej asaj dite, ai nuk është përgjigjur më në telefon dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.

Më 24 qershor, babai i tij, S. Muçi, 73-vjeç, ka bërë kallëzim në Stacionin e Policisë në Memaliaj, duke raportuar se prej 9 ditësh kishte humbur çdo kontakt me të birin.

Para se të zhdukej, Eraldo ka ndaluar tek ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe më pas ka udhëtuar drejt Durrësit.

Burimet policore, thanë se për herë të fundit, i riu është parë në autostradën Durrës-Tiranë dhe nga ai moment nuk ka asnjë të dhënë rreth tij.

Familja ngre dyshime të forta se atij mund t`i ketë ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale, për motive hakmarrje, por policia nuk përjashton as pista të tjera.

Dyshohet për një përplasje mes dy grupeve rivale në trafikun e drogës në Greqi, që ka sjellë dhjetra atentate dhe disa viktima.

The post Misteri i zhdukjes së mikut të Aleksandër Sadikajt, publikohet FOTO-ja e Eraldo Muçit appeared first on Albeu.com.

Vijon saga e hakmarrjes Papa-Sadikaj, shënjestra e atentatit në Selitë vëllai i biznesmenit, u plagos dy herë në Greqi
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë, ku ju bë atentat 35-vjeçarit Zamir Kalemi, i cili mbeti i plagosur me plumb në këmbë.

Mësohet se Zamir Kalemi ka qenë duke lëvizur me një makinë Smart në momentin që është qëlluar me armë.

Të dy makinat kanë qenë në lëvizje, është qëlluar shumë herë me kallashnikov në drejtim të Smartit me të cilin lëvizte shënjestra.

Kalemi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Edhe pse u raportua se është plagosur me plumb në këmbë, mësohet se e kanë kapur më shumë plumba.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja kallashnikovi.

Ndërkohë pas ngjarjes është gjetur një makinë në Bërzhitë, e cila dyshohet se ju përkiste autorëve.

Shënjëstra e atentatit, Zamir Kalemi, është vëllai i biznesmenit Adriatik Kalemi alias Andrea Kalemi, të cili breda pakmuajsh ju bë dy herë atentat në Greqi, por në të dyja rastet mori plagë të rënda por arriti të mbijetojë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zamir Kalemi dhe vëllai i tij Andrea Kalemi janë kushërinjtë e Aleksandër Sadikajt.

Vrasja e Aleksandër Sadikajt

Aleksandër Sadikaj u vra në një atentat me tritol në vitin 2022. Në qershor të 2022 Sadikaj ka qenë duke lëvizur me makinën  e tij pranë një qendre tregtare në Tiranë, ku është hedhur në erë me tritol të telekomanduar.

Vetëm dy ditë para se të ekzekutohej në 11 qershor 2022 në Tiranë, shumë pranë rreth rrotullimit të një qendre tregtare, Alekandër Sadikaj, ka qënë në qytetin e Sarandës.

I riu rezulton të ketë fjetur pikërisht në hotelin ”Blues Sky”, që është në pronësi të Edmond Papa dhe vëllait të këtij të fundit Kristo Qirici.

Dyshohet se vrasja e tij lidhej me dsa borxhe që ai i kishte Edmond Papës.

Vrasja e Edmond Papës dhe futja në “lojë” e Andrea Kalemit

Në 16 dhjetor të vitit 2022 u ekzekuua me armë zjarri pranë banesës së tij në Selitë Edmond Papa. Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spital në atë kohë por për shkak të plagëve të shumta nuk arriti të mbijetojë.

Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe u shpall në kërkim shoku tjetër Andrea Bode.

Atentatet ndaj Andrea Kalemit

Biznesmeit 51-vjeçar Andrea Kalemi i është bërë dy herë atentat në Greqi. Herën e parë ai u qëllua me breshëri automatiku ndërsa ndodhej me pushime me familjen në ishullin Pax në Greqi.

Ndërsa herën e dytë në 14 dhjetor të vitit 2023, ndërsa ndodhej në burgun e Kordhialosit, ku u sulmua me mjet prerës nga një shtetas egjiptian.

Pas neutralizimit në telefonin e egjiptianit u gjet fotoja e Kalemit. Mediat greke në atë periudhë shruanin se për eleminimin e Kalemit ishte dhënë urdhëri nga një tjetër burg i Greqisë.

The post Vijon saga e hakmarrjes Papa-Sadikaj, shënjestra e atentatit në Selitë vëllai i biznesmenit, u plagos dy herë në Greqi appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj Aleksandër Sadikajt në Sauk, motra nxjerr emrat e autorëve: I erdhën edhe në varrim
Vitin e kaluar Sauku u trondit nga një vrasje me shpërthim me eksploziv që ishte vendosur në një makinë, e cila drejtohej nga Aleksandër Sadikaj. Ngjarja ndodhi në muajin qershor, teksa Sadikaj ndërroi jetë në vend. Ende nuk dihet kush janë autorët, megjithatë motra e viktimës ka deklaruar se i ka emrat.

Njëri sipas saj është biznesmeni nga Saranda që u ekzekutua në Tiranës, Edmond Papa dhe Ledian Alushaj, ky i fundit shoku i tij i ngushtë.

“Isha tek burgu kur i gjuajti tritol shoku, Aleksandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë. Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës pra këta të dy në bashkëpunim me vranë Aleksandrin.

Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”. Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne. Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tok këta pra janë gangsterët e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve.

Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më. E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne. Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte, ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt”-shkruan motra e të ndjerit.

The post Atentati ndaj Aleksandër Sadikajt në Sauk, motra nxjerr emrat e autorëve: I erdhën edhe në varrim appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Edmond Papës, prokuroria mbyll hetimet. Dërgon në gjyq dy miqtë e Aleksandër Sadikajt
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet duke marë të pandehur Albano Velo dhe Andrew Bode, të cilët akuzohen si personat që morën pjesë në grupin  e vrasjes së biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa.

Dy personat e marë të pandehur janë shokët e Aleksandër Sadikaj, i vrarë me tritol në zonën e TEG.

Ngjarja e rëndë e vrasjes së Edmond Papa u rregjistrua në Tiranë në 16 dhjetor 2022.

Ndërsa pas krimit policia mundi të arrestojë Albano Velon, djalin e një ish-punonjësi Policie në Komisariatin nr.4 në Tiranë dhe shpalli në kërkim Andrew Bode.

Krimi lidhet me një seri ngjarjesh të tjera të ndodhura në Sarandë, Tepelenë, Tiranë dhe Greqi, për shkak të përplasjeve mes anëtarëve të dy grupeve kriminale.

Vrasja e Edmond Papa u realizua 6 muaj pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj në zonën e rreth rrotullimit të TEG në Tiranë.

I riu Sadikaj rezulton të ketë fjetur pikërisht në hotelin ”Blues Sky”, që është në pronësi të Edmond Papa dhe vëllait të këtij të fundit Kristo Qirici.

Ky person por edhe individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, në rrugë operative dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e Sadikaj është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin ky ai kishte fjetur dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë.

Në vazhdim të këtyre dyshimeve,familjarët dhe persona të rrethit shoqëruar të Aleksandër Sadikaj, janë angazhuar privatisht për të mësuar detaje me qëllim hakmarjen për vrasjen e personit të tyre të afërm.

Në objektivin e familjarëve dhe vetë babait të Aleksandër Sadikaj, Edmond Papa, ka qënë njeriu kryesor i dyshuar si autor dhe organizator i këtij krimi të rëndë të ndodhur në 11 qershor 2022.

The post Vrasja e Edmond Papës, prokuroria mbyll hetimet. Dërgon në gjyq dy miqtë e Aleksandër Sadikajt appeared first on Albeu.com.

Plagosja e shqiptarit në Greqi, dyshohet për hakmarrje në lidhje me vrasjen e Edmond Papës
Mbrëmjen e djeshme, pas një sherri mes dy shqiptarëve në ishullin Paxos në Greqi, u plagos me armë zjarri 51-vjeçari Andrea Kalemi.

Kalemi nuk është një emër i pajohur për drejtësinë shqiptare.

Ai dyshohet se është i implikuar me vrasjen e Edmond Papës, i vrarë në muajin dhjetor 2022 në zonën e Selitës në Tiranë. Po ashtu, ai është akuzuar se ka vrarë dy persona në Belgjikë në vitin 2001.

Policia thotë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh për borxhe të vjetra mes autorit dhe viktimës, ose edhe pista e hakmarrjes, pasi autori i plagosjes kishte shkuar nga Italia në Greqi posaçërisht për 51-vjeçarin.

Situata pritet të sqarohet nëse bëhet i mundur arrestimi i autorit ose pas dëshmisë së të plagosurit.

Vrasja e Edmond Papës

Në dhjetor të vitit 2022, në zonën e Seliës në Tiranë, u vra biznesmeni Edmond Papa. Papa dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

Albano Velo, akuzohet si vëzhgues dhe organizatori i ngjarjes së rëndë dhe është arrestuar nga policia e Tiranës tre javë pas ngjarjes për vrasjen e 49-vjeçarit nga Fieri por me banim në Sarandë. Ai rezulton shok i Aleksandër Sadikajt, që u vra me eksploziv të telekomanduar 7 muaj më parë. Policia ka arrestuar dhe Andew Bode dhe ka shpallur në kërkim edhe një tjetër person si bashkëpunëtor në vrasje, i cili dyshohet të ketë pasur rolin e ekzekutorit.

Një tjetër që dyshohet të jetë i impikuar është i plagosuri mbrëmjen e djeshme në Greqi, Adriatik alias Andrea Kalemi, i cili është djali i dajës së Aleksandër Sadikaj. Sipas analizës së bërë nga policia dhe prokuroria, Andrea Kalemi, ka lidhje të ngushta shoqërore me dy personat e arrestuar Albano Velo dhe Andreë Bode, ku së bashku kanë frekuentuar lokalet dhe udhëtuar jashtë shtetit.

Ky person por edhe individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, në rrugë operative dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e Sadikaj është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin ky ai kishte fjetur dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë.

The post Plagosja e shqiptarit në Greqi, dyshohet për hakmarrje në lidhje me vrasjen e Edmond Papës appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit, dalin në skenë miqtë e biznesmenit të ekzekutuar Edmond Papa
U desh që familjarët e djalit nga Fieri të zhdukur në Sarandë të vinin në Komisariatin e Sarandës dhe të kërkonin nisjen e kërkimeve për gjetjen e tij, që Policia lokale dhe ajo Shtetit të merrnin masa për të hyrë në operacione kërkimi.

Dhe në fakt pa u mbushur 24 orë u dha një shkëndijë, pasi besohet se është lokalizuar zona në të cilën dyshohet se mund të jenë fshehur trupat e dy 46- vjeçarëve si dhe është gjetur një automjet, që është pikasur si i dyshimtë me datën 6 prill në vendin ku edhe janë zhdukur Thodhori dhe Sulovari. Kështu, meqë policia dhe ekspertët e hetimit kanë nisur të grumbullojnë fakte e prova, është kërkuar shoqërimi i një sërë personash me të shkuar kriminale, kontingjent dhe të dyshuar të cilët mendohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Po ashtu janë riparë dosjet e dy ekzekutimeve brutale në Tiranë të Aleksandër Sadikajt dhe të Edmond Papës, për të shkuar deri në Athinë, atje ku dy vjet më parë dyshohet se ka nisur edhe përplasja mes grupeve që tashmë mund të lokalizohen me qytetin e tyre, Sarandën.

KËRKIMI

Leonard Thodhori, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, rezultojnë të zhdukur prej 18 ditësh dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre. Sipas burimeve bëhet me dije se policia dyshon se ata janë ekzekutuar dhe më pas groposur në fshatin Vrinë të Bashkisë Konispol. Prej orëve të mëngjesit të djeshëm, rreth 50 familjarë të Fatmir Sulovarit, 46 vjeç, kanë shkuar në zonë për të bërë kërkime, ndërsa më vonë iu është bashkuar edhe Policia. Po hetohen disa pista për këtë ngjarje, motivi kryesor mendohet të jetë shit-blerja e një toke, por nuk përjashtohet as pista për të kaluarën e tyre, pasi të dy janë persona me precedentë për çështje narkotikësh. Burimet policore tregohen shumë të rezervuara në dhënien e informacioneve, megjithatë është mësuar se personat e shoqëruar prej 48 orësh janë me precedentë penalë, disa madje edhe të arrestuar dy vitet e fundit nga policia e Sarandës për vepra të rënda por të liruar më pas nga Gjykata e këtij qyteti. Ende nuk ka informacion nëse ndaj tyre ka ndonjë masë arresti.

TË DYSHUARIT

Autorët e dyshuar janë kujdesur të fshehin provat mirë, pasi një prej 8 automjeteve të sekuestruara për verifikim, rezulton që ka pasur disqet e gomave të lyera për kamuflim. Mungesa e provave konkrete, por kryesisht e trupave, mendohet se është arsyeja pse policia nuk po e konkludon operacionin me arreste. Megjithatë, para Komisariatit të Sarandës është vënë re në orët e para të mëngjesit një sasi e konsiderueshme efektivësh e automjetesh, ndoshta për te rinisur operacionin qe prej disa ditësh po zhvillohet në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Vlorës. Ndërkohë në një magazinë në afërsi te fshatit Nivicë të Bashkisë, Himarë është gjetur i fshehur një automjet tip “Mercedes-Benz” që mendohet se është mjeti me të cilin janë rrëmbyer Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan. Nga pamjet filmike është e vështirë te dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet që targat e mjetit janë greke të vjedhura në Lezhë.

HETIMET

Zhdukja e dy 46- vjeçarëve në Sarandë, po surprizon Policinë për shkak të emrave dhe fakteve që dalin në dosjen hetimore. Kështu përveç zhdukjes së “Koçoles” dhe Sulovarit apo Krasniqit, në skenë ka dalë dhe një shpërthim eksplozivi në një banesë në 5 dhjetor 2022 në Sarandë, çështje ende e pazbardhur. Ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, por policia është detyruar të shfletojë dosjen e disa muajve më parë për shkak se mjeti i përdorur në të dyja ngjarjet dyshohet se është i njëjtë dhe mund të ndodhemi para të njëjtëve autorë. Përveç kësaj, ndër personat e shoqëruar apo që kërkohen për t’u shoqëruar për t’u marrë në pyetje, rezultojnë persona me precedentë penalë brenda dhe jashtë vendit për çështje droge.

Ndër këta persona, ka edhe miq të biznesmenit Edmond Papa, i ekzekutuar në 16 dhjetor 2022 në Tiranë. Disa prej tyre rezultojnë si të marrë në pyetje apo të përmendur edhe në dosjen e vrasjes së 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj më 11 qershor në zonën e Saukut në Tiranë. Edhe këto dy ngjarje nuk lidhen me zhdukjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, pasi pista kryesore lidhur me zhdukjen apo vrasjen e tyre është ajo lidhur me shit-blerjen e një toke në fshatin Çukë e cila ishte në pronësi të Leonard Thodhorit.

Duket se policia ndodhet para një serie ngjarjesh që nuk kanë lidhje me njëratjetrën, por që rrotullohen rreth të njëjtave personazhe.

KUSH JANË TË ZHDUKURIT?

Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi kanabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

The post Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit, dalin në skenë miqtë e biznesmenit të ekzekutuar Edmond Papa  appeared first on Albeu.com.

Djalin ia vranë në atentat me tritol, nëna e Aleksandër Sadikajt tregon bisedën e fundit me të birin
Zbardhet dëshmia e nënës së Aleksandër Sadikajt, të riut të vrarë në mënyrë mafioze, duke u hedhur në erë me tritol në automjetin e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në rrethrrotullimin e Teg-ut në qershor 2022.

Emisioni “Në Shënjestër”  ka siguruar dëshminë e shtetases me inicialet S. K., e cila ka treguar për policinë edhe dyshimet e saj dhe lëvizjet e fundit të djalit, pak para se ai të vritej.

Sipas informacioneve që ka dhënë nëna e Sadikajt, djali i saj nuk ka qenë i vetëm në këtë hotel, por ishte në shoqërinë e dy personave të tjerë, që i ka identifikuar si; Ledjani dhe Xhoni. Në dosje bëhet e ditur se Ledjani rezulton se e ka këshilluar Sadikajn që makinën e tij tip Golf të bardhë ta çonte në fshatin Kurjan në Fier, te magazinat e dajës së Edmond Papës. Kjo sipas nënës së tij, me qëllimin për ta rregulluar pas një defekti teknik që kishte automjeti.

“Djali im ka qëndruar në hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë së bashku me shtetasit Ledjan dhe Xhoni me origjinë nga Fieri dhe banues në Sarandë. Pak kohë para se të vritej, Aleksandri më ka thënë se automjetin tip Golf me ngjyrë të bardhë e kishte lënë disa ditë për ta rregulluar në fshatin Kurjan në Fier, tek magazinat në pronësi të dajës së Edmond Papës. Ai që i sugjeroi djalit tim për ta çuar makinën në Kurjan, ishte Ledjani, i cili është lidhje e ngushtë shoqërore e vëllezërve Papa.”, tha nëna e Sadikajt.

Kjo mesa duket ishte edhe arsyeja përse Aleksandër Sadikaj, ditën që shpërthimi i mori jetën, nuk lëvizte me makinën e tij, por me një automjet tip ‘Mercedes Benz’. Ekspertët e xhenios, konstatuan se ishin vendosur 500 gramë tritol, pikërisht në serbatorin e makinës.

Por pas vrasjes së djalit të saj, dhe të thënave që ai i kishte lënë, mbi shoqërinë ditët e fundit me Ledjanin, nëna e Sadikaj kërkoi të kishte një komunikim me të, qoftë për të mësuar edhe diçka nga e vërteta e asaj që ndodhi me djalin e saj. Por ky takim, siç del edhe nga ky rrëfim i saj përpara oficerëve të policisë, nuk u mundësua kurrë, pasi ai mesa duket refuzoi t’i dilte përballë

“Pas vrasjes së djalit tim Aleksandrit, kam kërkuar që të takohem me Ledjanin, të cilit i ka çuar fjalë nëpërmjet Xhinos. Ky i fundit më ka thënë që Ledjani kishte fshirë të gjitha rrjetet sociale dhe nuk dëshironte të më takonte.”, tha nëna e Aleksandër Sadikaj.

Teksa Ledjani, po i fshihej nënës së Aleksandër Sadikaj, kjo e fundit thotë se insistoi deri në fund për të një takim me të. Madje duke shkuar këtë herë vetë në hotelin ‘Blu Sky’ në Sarandë ku qëndronte, ai.

“Pasi pashë që Ledjani nuk donte të më dilte në takim, ndodhur në këto kushte kam shkuar vetë tek hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë.

“Por edhe këtë herë ai nuk më ka dalë në takim. Për arsye të cilat nuk mi bëri të njohura”, tha ajo.

Por ndërsa nëna e Aleksandër Sadikaj, kërkonte me insistim të mësonte të vërtetën mbi vrasjen e të birit, në fundin e muajit dhjetor vjen edhe ekzekutimi i Edmond Papës. Ngjarje kjo e ndodhur më 16 dhjetor 2022, në një lokal në rrugën ‘Fadil Bodinaku’ në zonën e Selitës në Tiranë. Papa u qëllua ndërsa po pinte kafe, poshtë pallatit ku banonte vëllai i tij, ditën kur ai udhëtoi nga Saranda drejt Fierit ku thuhet se mori nënën e tij për ta sjellë në Tiranë për disa kontrolle shëndetësore.

Por ndërsa të gjitha dyshimet bien mbi një konflikt të mundshëm për drogën midis Sadikaj dhe Papës, duket se pistat rrokullisen edhe njëherë pas dëshmisë së fundit të dhënë nga nëna e tij. Kjo e fundit përpara grupit hetues tregon një tjetër version që mund të jetë një pistë e besueshme, version të cilin ajo e bazon në bisedën që Xhino ka bërë me djalin e saj pak minuta para se të vritej. Sadikaj i ka treguar në telefon një tokë që familja e tij kishte në pronësi pranë TEG-ut, pronë që me shumë gjasa duhet të ketë pasur një vlerë të lartë në treg.

“Më datë 17 Dhjetor 2022 në shtëpinë time në Memaliaj ka ardhur Xhino, i cili më ka thënë që ishte kthyer nga varrimi i Edmond Papës dhe më ka kërkuar që ta shoqëroja për në varreza, tek varri i Aleksandrit. Xhino më ka treguar nga telefoni një video që Aleksandri kishte regjistruar vetëm pak minuta para se të vritej, që tregonte një sipërfaqe toke që kemi në pronësi në afërsi të Qendrës Tregtare ‘TEG’ dhe për këtë pronë kishte shfaqur interes për ta blerë Ledjani.”, tha nëna e Sadikajt.

Sipas nënës së Aleksandër Sadikaj, interes për këtë tokë kishte shfaqur edhe Ledjani, por mesa duket familja Sadikaj ishte treguar më e shpejtë në veprimet e saj. Në dojse thuhet se kjo mund të ketë lënë të pakënaqur, Ledjanin dhe njerëzit e tij përreth, në këtë rast edhe Edmond Papën. Një version i mundshëm ky, pa lënë mënjanë edhe konfliktet e tjera që palët mund të kenë pasur në afera të ndryshme. Ndërkohë që siç del nga dëshmia e nënës, Xhino i ka pohuar se Edmond Papa dhe njerëzit që i rrinë afër janë të rrezikshëm, pasi ndër të tjera, mbajnë edhe lëndë shpërthyese. Kjo rriti edhe më shumë dyshimet te nëna e Aleksandër Sadikaj, se vrasësi i të birit ishte Edmond Papa dhe njerëzit pranë tij.

“Xhino më ka pohuar që vëllezërit Papa dhe Ledjani, mbajnë armë zjarri dhe lëndë eksplozive në ambjentet e Hotel ‘Blu Sky’, në Sarandë. Dyshoj se vrasja e djalit është organizuar nga vëllezërit Edmond Papa dhe Kristo Qiriqi, alias Jetmir Hoxha, në bashkëpumim me Ledjanin.”, theksoi ajo./BW/

The post Djalin ia vranë në atentat me tritol, nëna e Aleksandër Sadikajt tregon bisedën e fundit me të birin appeared first on Albeu.com.

Nga atentati me tritol i “Sanços” te vrasja e Papës, marrëdhënia e dy viktimave pas kuintave. Zbardhe dëshmia e nënës së Sadikajt
Aleksandër Sadikaj u ekzekutua në mënyrë makabër mesditën e 11 qershorit 2022 pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, vetëm pak minuta pasi kishte lënë banesën e tij në lagjen ‘Sauk i Vjetër’, ku ai qëndronte me qira prej 3 vitesh.

Emisioni “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala zbardh të tjera detaje nga ngjarja e rëndë kriminale që tronditi mbarë opinionin publik.

Sadikaj mund të mos ishte i painformuar mbi fundin e tij tragjik, ndërsa dëshmitë e reja, tregojnë se rrotull tij shumë njerëz ishin vënë në lëvizje për ta eliminuar. Në pamjet e tmerrshme, tashmë të bëra të njohura, ku ai humbi jetën vetëm pak minuta pas këtij shpërthimi rrugës për në spitalin e Traumës. Por ndërsa kanë kaluar shumë muaj nga ky atentat i mirëfilltë mafioz, policia nuk ka ende autorë të mundshëm të lidhur me këtë ekzekutim.

Por vetëm dyshime të cilat nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse vazhdojnë ta davarisin edhe më shumë prapaskenën e këtij atentati.

Ashtu siç janë edhe dyshimet mbi një tjetër personazh, i cili u ekzekutua vetëm disa muaj pas eleminimit të Aleksandër Sadikaj. Bëhet fjalë për Edmond Papën, një biznesmen i cili jetonte midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ai thuhet se ishte i lidhur me trafikun e drogës, ashtu si dhe Aleksandër Sadikaj, i riu nga Memaliaj, i njohur me nofkën ‘Sanço’. Kjo për faktin se Sadikaj ishte arrestuar disa herë në Greqi dhe Shqipëri për trafik të lëndëve narkotike, por edhe për krime kundër personave të ndryshëm, si plagosje apo vrasje, ndërsa thuhet se zotëronte pasuri marramendëse.

Por edhe Papa që pavarësisht se në dukje një profil i tërhequr, duket se nga pas ruante të njëjtën statu-squo.

Emisioni ‘Në shënjestër’ ‘zbërthen’ se çfarë i lidh këta dy personazhe. Cila ishte marrëdhënia e tyre prapa kuintave? Sipas dëshmive më të fundit të siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’ Aleksandër Sadikaj, rezulton se ka qëndruar në hotelin e Edmond Papës, gjatë ditëve të fundit, para se ai të eleminohej mizorisht në Tiranë më 11 qershor 2022. Ky fakt del të jetë i vërtetë edhe nga dëshmia e dhënë së fundmi në polici nga nëna e Sadikaj, e cila ka pohuar se vetëm disa ditë para se të vritej, djali i saj ka qëndruar në hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë, në pronësi të Edmond Papës dhe vëllait të tij, Kristo Qirici.

Dosja Hetimore

Më datë 9 Janar 2023, në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë është paraqitur nëna e viktimës, shtetesja me inicialet S. K, e cila ka deklaruar se: “Djali im Aleksandër Sadikaj dy apo tre ditë para se të nisej për në Tiranë, ka qëndruar së bashku me disa shokë të tij në hotel ‘Blue Sky’ Sarandë, në pronësi të vëllezërve Kristo Qirici dhe Edmond Papa.”.

Sipas informacioneve që ka dhënë nëna e Sadikaj, djali i saj nuk ka qenë i vetëm në këtë hotel, por ishte në shoqërinë e dy personave të tjerë, që i ka identifikuar si; Ledjani dhe Xhoni. Në dosje bëhet e ditur se Ledjani rezulton se e ka këshilluar Sadikajn që makinën e tij tip Golf të bardhë ta çonte në fshatin Kurjan në Fier, te magazinat e dajës së Edmond Papës. Kjo sipas nënës së tij, me qëllimin për ta rregulluar pas një defekti teknik që kishte automjeti.

“Djali im ka qëndruar në hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë së bashku me shtetasit Ledjan dhe Xhoni me origjinë nga Fieri dhe banues në Sarandë. Pak kohë para se të vritej, Aleksandri më ka thënë se automjetin tip Golf me ngjyrë të bardhë e kishte lënë disa ditë për ta rregulluar në fshatin Kurjan në Fier, tek magazinat në pronësi të dajës së Edmond Papës. Ai që i sugjeroi djalit tim për ta çuar makinën në Kurjan, ishte Ledjani, i cili është lidhje e ngushtë shoqërore e vëllezërve Papa.”, tha nëna e Sadikajt.

Kjo mesa duket ishte edhe arsyeja përse Aleksandër Sadikaj, ditën që shpërthimi i mori jetën, nuk lëvizte me makinën e tij, por me një automjet tip ‘Mercedes Benz’. Ekspertët e xhenios, konstatuan se ishin vendosur 500 gramë tritol, pikërisht në serbatorin e makinës. Por pas vrasjes së djalit të saj, dhe të thënave që ai i kishte lënë, mbi shoqërinë ditët e fundit me Ledjanin, nëna e Sadikaj kërkoi të kishte një komunikim me të, qoftë për të mësuar edhe diçka nga e vërteta e asaj që ndodhi me djalin e saj. Por ky takim, siç del edhe nga ky rrëfim i saj përpara oficerëve të policisë, nuk u mundësua kurrë, pasi ai mesa duket refuzoi t’i dilte përballë

“Pas vrasjes së djalit tim Aleksandrit, kam kërkuar që të takohem me Ledjanin, të cilit i ka çuar fjalë nëpërmjet Xhinos. Ky i fundit më ka thënë që Ledjani kishte fshirë të gjitha rrjetet sociale dhe nuk dëshironte të më takonte.”, tha nëna e Aleksandër Sadikaj.

Teksa Ledjani, po i fshihej nënës së Aleksandër Sadikaj, kjo e fundit thotë se insistoi deri në fund për të një takim me të. Madje duke shkuar këtë herë vetë në hotelin ‘Blu Sky’ në Sarandë ku qëndronte, ai.

“Pasi pashë që Ledjani nuk donte të më dilte në takim, ndodhur në këto kushte kam shkuar vetë tek hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë.

Por edhe këtë herë ai nuk më ka dalë në takim. Për arsye të cilat nuk mi bëri të njohura”, tha ajo.

Por ndërsa nëna e Aleksandër Sadikaj, kërkonte me insistim të mësonte të vërtetën mbi vrasjen e të birit, në fundin e muajit dhjetor vjen edhe ekzekutimi i Edmond Papës. Ngjarje kjo e ndodhur më 16 dhjetor 2022, në një lokal në rrugën ‘Fadil Bodinaku’ në zonën e Selitës në Tiranë. Papa u qëllua ndërsa po pinte kafe, poshtë pallatit ku banonte vëllai i tij, ditën kur ai udhëtoi nga Saranda drejt Fierit ku thuhet se mori nënën e tij për ta sjellë në Tiranë për disa kontrolle shëndetësore.

Por ndërsa të gjitha dyshimet bien mbi një konflikt të mundshëm për drogën midis Sadikaj dhe Papës, duket se pistat rrokullisen edhe njëherë pas dëshmisë së fundit të dhënë nga nëna e tij. Kjo e fundit përpara grupit hetues tregon një tjetër version që mund të jetë një pistë e besueshme, version të cilin ajo e bazon në bisedën që Xhino ka bërë me djalin e saj pak minuta para se të vritej. Sadikaj i ka treguar në telefon një tokë që familja e tij kishte në pronësi pranë TEG-ut, pronë që me shumë gjasa duhet të ketë pasur një vlerë të lartë në treg.

“Më datë 17 Dhjetor 2022 në shtëpinë time në Memaliaj ka ardhur Xhino, i cili më ka thënë që ishte kthyer nga varrimi i Edmond Papës dhe më ka kërkuar që ta shoqëroja për në varreza, tek varri i Aleksandrit. Xhino më ka treguar nga telefoni një video që Aleksandri kishte regjistruar vetëm pak minuta para se të vritej, që tregonte një sipërfaqe toke që kemi në pronësi në afërsi të Qendrës Tregtare ‘TEG’ dhe për këtë pronë kishte shfaqur interes për ta blerë Ledjani.”, tha nëna e Sadikajt.

Sipas nënës së Aleksandër Sadikaj, interes për këtë tokë kishte shfaqur edhe Ledjani, por mesa duket familja Sadikaj ishte treguar më e shpejtë në veprimet e saj. Në dojse thuhet se kjo mund të ketë lënë të pakënaqur, Ledjanin dhe njerëzit e tij përreth, në këtë rast edhe Edmond Papën. Një version i mundshëm ky, pa lënë mënjanë edhe konfliktet e tjera që palët mund të kenë pasur në afera të ndryshme. Ndërkohë që siç del nga dëshmia e nënës, Xhino i ka pohuar se Edmond Papa dhe njerëzit që i rrinë afër janë të rrezikshëm, pasi ndër të tjera, mbajnë edhe lëndë shpërthyese. Kjo rriti edhe më shumë dyshimet te nëna e Aleksandër Sadikaj, se vrasësi i të birit ishte Edmond Papa dhe njerëzit pranë tij.

“Xhino më ka pohuar që vëllezërit Papa dhe Ledjani, mbajnë armë zjarri dhe lëndë eksplozive në ambjentet e Hotel ‘Blu Sky’, në Sarandë. Dyshoj se vrasja e djalit është organizuar nga vëllezërit Edmond Papa dhe Kristo Qiriqi, alias Jetmir Hoxha, në bashkëpumim me Ledjanin.”, theksoi ajo.

Por një dëshmi tjetër që ngre dyshime se Edmond Papa fshihej pas vrasjes së Aleksandër Sadikaj është edhe ajo e një të riu, me inciale E. G., që kishte njohje të afërta me Sadikaj. I riu del se është paraqitur në polici, më datë 23 Nëntor 2022, gati një muaj para se Edmond Papa të ekzekutohej, ku ka deklaruar se çfarë familja e Sadikajt, ka dashur që ai të thotë në polici, lidhur mbi personin e Ledjanit. Sipas të riut, Ledjani i kishte sugjeruar Sadikajt që ta çonte makinën e tij ‘Golf’ në fshatin Kurjan, për t’i bërë atë vendin e fshehtë.

Por ky ‘vendi i fshehtë’ nuk del qartë se për çfarë bëhet fjalë, por që mund të jetë edhe vendi i modifikuar ku mund të fshihej një sasi droge.

Dosja Hetimore

E. G, e identifikon personin me emrin ‘Ledi’ si shtetasin Ledjan ose Eldjan. Më datë 23 Nëntor 2022, E. G është paraqitur sërish në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe në vijim të deklarimeve të dhëna më parë ka shpjeguar se:

‘Më datë 22 Nëntor 2022 jam telefonuar një kushëriri i viktimës Aleksandër Sadikaj, i cili ka kërkuar të më takojë. Një ditë më pas më 23 Nëntor 2022, jemi takuar dhe në tavolinë së bashku me ne ka qenë dhe një shtetas tjetër, qeros, të cilin e kam takuar dhe më parë, por nuk ia kam fiksuar emrin. Gjatë bisedës kushëriri i Sadikajt më tha përse nuk ia shpjegove policisë çështjen e Ledjanit. Unë i thashë që në polici kam treguar gjithçka di në lidhje me Aleksandrin, përfshirë këtu edhe për Ledjanin.”, ka pohuar i riu me inicilaet E. G.

Pasi i afërmi i Sadikjat i kishte kërkuar të riut të jepte edhe një herë dëshminë e tij në polici, ky i fundit kishte pohuar se; “Në këtë moment kushëriri i viktimës komunikoi në telefon me dikë, dhe më tha mua të shkoja në polici të deklaroj që: ‘Aleksandri më ka thënë mua që ka qenë Ledjani ai që i ka thënë që ta çonte makinën e tij tip ‘Golf’ në Roskovec për t’i bërë vendin e fshehtë. Pasi sipas kushëririt të Sanços, dyshimet mbi vrasjen e Aleksandrit, i kemi tek ky person.”. Më tej i riu me inicialet E. G, bazuar në dëshminë e tij të dytë të dhënë në polici, mohon që Aleksandri t’ia kishte thënë një gjë të tillë.

“Aleksandri nuk më ka pohuar një gjë të tillë, por kushëriri i viktimës më ka kërkuar të deklaroj një gjë të tillë. Unë i thashë atij se Aleksandri nuk ma ka thënë këtë gjë dhe nuk mund të gënjej për diçka që nuk e kam dëgjuar vetë, por ai më tha thuaje dhe këtë se kështu e ndihmojmë dhe policinë.”, tha ai.

Megjithë këto dëshmi, është e paqartë se kush thotë të vërtetën dhe kush ka gënjyer në këtë histori.

Por fakti është se vetëm një muaj pas këtyre dëshmive, u krye ekzekutimi i Edmond Papës, njeriut kyç që dyshohej se kishte gisht në vrasjen e Aleksandër Sadikaj, ndërkohë që policia ende edhe sot nuk ka asnjë autor për atentatin mafioz ku humbi jetën 25-vjeçari. Ndërkohë që bashkëjetuesja e tij tha në dëshminë e saj të parë, fill pas ngjarjes, se tri ditë para se të ndodhte atentati, Sadikaj ishte në Memaliaj. Kjo periudhë përkon me kohën, ku nëse do t’i besojmë të thënave që i ka lënë nënës së tij, ai e kishte dërguar makinën e tij tip ‘Golf’ të bardhë në fshatin Kurjan të Fierit. Ai zgjodhi mesa duket të kthehet në Tiranë, me një ‘Benz’, automjet ku pasi u kthye në Tiranë, partnerja e tij tha në dëshminë e saj të parë në polici, se kishte konstatuar diçka të pazakontë në serbatorin e makinës.

“Më datë 8 Qershor 2022, Aleksandri ka qenë në Memaliaj ku ka qëndruar deri më datë 9 Qershor ku ka ardhur në Tiranë rreth drekës. Rreth orës 20.00 kemi parkuar makinën te parkingu i qendrës tregtare në zonën e Komunës së Parisit dhe kemi shkuar për të ngrënë darkë tek një restorant. Kur jemi kthyer rreth orës 23.30 kam vënë re se ishte hapur kapaku i llamarinës së sebratorit dhe e vura në dijeni Aleksin. Por ai nuk e vrau mendjen fare. Më pas mbylla kapakun dhe kemi shkuar në shtëpi. Të nesërmen kam dalë rreth orës 10:00 për punë ndërsa Aleksandri ka qenë në gjumë. Rreth orës 20.20 kam shkuar tek lokali ku kam qëndruar rreth dy orë dhe më pas jam larguar për në banesë. Ndërkohë që Aleksandri qëndroi dhe pak.”, tha bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikaj.

Vetë E. G, siç rezulton edhe në këtë dëshmi të tij të parë të dhënë në polici, është shprehur edhe mbi detaje të tjera që lidheshin mbi jetën e Sadikaj, duke u ndalur dhe te borxhet.

“Aleksandri nuk fliste. Ai nuk i kishte borxh askujt. Por kam dëgjuar në biseda dhe më ka thënë se një person që e thërrisnin me pseudonimin ‘Peqja’ nga qyteti i Kuçovës i kishte një borxh prej 15 ose 19 milionë lekësh të vjetra. Madje këto ditë, ‘Peqja’ i kishte dërguar një person, i cili po ndërmjetësonte që t’i sillte paratë e borxhit dhe ta mbyllte si problem. Në kohën që ja kishte dhënë paratë, ai nuk i kishte t’ia kthente dhe kishin rënë dakord që t’i jepte përqindje interesi.”, tha ai.

Po ashtu në dosje thuhet se i riu me inicialet E. G, për kthimin e borxhit po negocionte një tjetër person. i njohur si Robert Gj./bw

The post Nga atentati me tritol i “Sanços” te vrasja e Papës, marrëdhënia e dy viktimave pas kuintave. Zbardhe dëshmia e nënës së Sadikajt appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i Aleksandër Sadikajt me tritol, 27-vjeçari dy ditë para se të vritej fjeti te hoteli i Papës, pistat e reja të hetimit
Vetëm dy ditë para se të ekzekutohej në 11 qershor 2022 në Tiranë, shumë pranë rreth rrotullimit të TEG, Alekandër Sadikaj, ka qenë në qytetin e Sarandës.

I riu rezulton të ketë fjetur pikërisht në hotelin, që është në pronësi të Edmond Papës dhe vëllait të këtij të fundit Kristo Qirici. Kjo marëdhënie por dhe dëshmi të mbledhura nga policia, kanë faktuar se Sadikaj dhe Edmond Papa, njiheshin mirë me njëri-tjetrin.

Por për shkak të borxheve të lindura si pasojë e blerjes së një sasie prej 100 kg hashash në Memaliaj, marëdhëniet mes dy miqve ishin kthyer në kontradiktore.

Janë zbuluar detaje të tjera rreth dosjes hetimore të vrasjes së Edmond Papës në Selitë të Tiranës, ku veç të arrestuarit Albano Velo dhe Andrew Bode, një tjetër emër del në skenën e hetimit si i dyshuar se mund të ketë gisht në këtë ngjarje.

Bëhet fjalë për Adriatik alias Andrea Kalemi, i cili është djali i dajës së Aleksandër Sadikaj, sipas Ora News. Sipas analizës së bërë nga policia dhe prokuroria, Andrea Kalemi, ka lidhje të ngushta shoqërore me dy personat e arrestuar Albano Velo dhe Andrew Bode, ku së bashku kanë frekuentuar lokalet dhe udhëtuar jashtë shtetit.

Ky person por edhe individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, në rrugë operative dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e Sadikaj është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin ku ai kishte fjetur dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë.

Në vazhdim të këtyre dyshimeve, familjarët dhe persona të rrethit shoqëruar të Aleksandër Sadikajt, janë angazhuar privatisht për të mësuar detaje me qëllim hakmarjen për vrasjen e personit të tyre të afërm.

Në objektivin e familjarëve dhe vetë babait të Aleksandër Sadikajt, Edmond Papa, ka qenë njeriu kryesor i dyshuar si autor dhe organizator i këtij krimi të rëndë të ndodhur në 11 qershor 2022.

Nisur nga kjo situatë, pas 6 muaj nga vrasja e Sadikaj është vendosur ekzekutimi i Edmond Papa në Tiranë. Vrasja e tij është kryer teksa ndodhej i vetëm në ambjentet e një kafeneje dhe Papa po konsumonte kafe. Ai është qëlluar me pistoletë disa herë në një distancë të vogël, duke i shkaktuar plagë tejshkuese.

Për këtë krim policia mundi të arrestojë Albano Velon, djalin e një ish-punonjësi Policie në Komisariatin nr.4 në Tiranë dhe shpalli në kërkim Andreë Bode.

Ndërsa mësohet se veprimet hetimore janë duke u kryer edhe përmes personit tjetër, Andrea Kalemi, Aldo Kalemaj dhe personave të tjerë që dyshohet se janë implikuar në këtë vrasje.

Ndërkaq gjatë kontrollit të makinës së Edmond Papës, janë sekuestruar dy receta mjekësore, një sasi vlerash monetarë, tre karta me mbishkrimin CE, një me mbishkrim “Blue Sky”, një kartë me mbishkrim “Grand Casino Prestige Member”.

Një kartëvizit me mbishkrim të një spitali privat, leje drejtimi në emër të Edmond Papa, dy karta banke me mbishkrim “Intesa”dhe “BKT”./Albeu.com/

The post Ekzekutimi i Aleksandër Sadikajt me tritol, 27-vjeçari dy ditë para se të vritej fjeti te hoteli i Papës, pistat e reja të hetimit appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi në Tiranë, gazetarja zbulon detajet: Edmond Papa ka takuar Aleksandër Sadikajn 2 ditë para se ky i fundit të vritej
Gazetarja Dorjana Bezat ka treguar një detaj lidhur me vrasjen e Edmond Papës, të premten, brenda një lokali në zonën e Selitës në Tiranë.

E ftuar në emisionin “Top Story”, Dorjana Bezat thotë se viktima e të premtes ishte takuar me Aleksandër Sadikajn, 2 ditë para se ky i fundit të vritej me lëndë plasëse në mjetin e tij.

“Ka të dhëna Policia se viktima e të premtes, Edmond Papa, ishte takuar në Sadikaj në në hotelin e tij në Sarandë vetëm 2 ditë para se të ndodhte vrasja. Dyshohet se janë takuar dhe janë prishur për pazaret e drogës, ndaj dhe ka ndodhur ngjarja”, tha në fjalën e saj Bezat.

The post Ekzekutimi në Tiranë, gazetarja zbulon detajet: Edmond Papa ka takuar Aleksandër Sadikajn 2 ditë para se ky i fundit të vritej appeared first on Albeu.com.