Aleksandër Përdodën Archives - Albeu.com

Vrau rapsodin dhe mikun e tij, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdodën
Në datën 27.04.2020, në fshatin Lalm i Ri, Lezhë, janë vrarë me armë zjarri shtetasit Kol Murrani dhe Preng Simoni.

Autorët e ngjarjes u identifikuan nga policia vëllezërit Aleksandër Perdoda (aktualisht në burg, i dënuar me burgim të përjetshëm) dhe Edmond Perdoda ( i arrestuar më 11 shkurt 2022).

Si ndodhi vrasja

Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër, të Njësisë Administrative të Kolshit.

Ata kishin shkuar në vendlindje që prej orëve të mëngjesit të asaj dite dhe pasi nuk janë përgjigjur në telefon, djali i njërit prej viktimave ka dalë t’i kërkoje.

Ai i ka gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00 të datës 27 prill të vitit 2020, ndërsa ekzekutimi i tyre mendohet të jetë kryer rreth mesditës.

Murrani dhe Simoni banonin në periferi të qytetit të Lezhës dhe ditën e ngjarjes, në 27 prill 2020, kishin dalë herët në mëngjes me motor, për të shkuar te shtëpitë e vjetra që kanë në fshatin Lalm i Vjetër.

Pasi kanë ngarkuar një thes me jonxhë, dy burrat kanë vendosur të kthehen në Lezhë, por rrugës dyshohet se janë qëlluar befasisht me armë zjarri nga Aleksandër Përdoda.

Për shkak të terrenit të thyer malor dhe mungesës së infrastrukturës së rrugës, Policisë i është dashur 60 minuta për të mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ndodheshin viktimat.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një konflikti pronësie mes Preng Simonit dhe Aleksander Përdodës, i cili kishte ndodhur 8 muaj para ngjarjes.

Në dëshminë e tij, vetë i pandehuri e pranoi konfliktin asokohe, por çështja sipas tij ishte zgjidhur.

Nga analizimi që u është bërë qelizave telefonike, Përdoda ka qenë afër vendit të krimit.

Po në lidhje me vrasjen e dyfishtë të Kol Murranit dhe Preng Simonit asokohe u shpall në kërkim edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi Edmond Përdoda, i cili dyshohet se ka ndihmuar të vëllanë për fshehjen e provave.

The post Vrau rapsodin dhe mikun e tij, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdodën appeared first on Albeu.com.